BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Anjeza: Ditėn e nis me frazėn: Nuk dua tė flas me asnjė nė telefon!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Anjeza: Ditėn e nis me frazėn: Nuk dua tė flas me asnjė nė telefon!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/3/2012, 14:38

    Anjeza: Ditėn e nis me frazėn: Nuk dua tė flas me asnjė nė telefon! 00151

    “Momenti kur lanēon diēka tė re ėshtė pėrherė emocionues”, e nis rrėfimin e saj Anjeza, vetėm pak orė pas promovimit tė kėngės sė saj mė tė re. Ėshtė njė kėngė qė vjen nė hapėsirėn e duhur kohore, sidomos nėse merret parasysh qė efekti i kėngės “Ti dhe unė” ndihet ende.

    Anjeza Shahini ėshtė njė nga zėrat mė tė mirė e mė premtues tė muzikės moderne shqiptare. Ajo vjen nė kėtė intervistė pėr tė na treguar diēka mė shumė pėr videoklipin e kėngės “Tė desha shumė”, por edhe pėr veten e saj. E kujdesshme nė jetėn e saj private, Anjeza ka ditur pėrherė tė shfaqė vetėm vlerat si artiste, pa i pėrzier kėto dy fusha. Nė fakt tė gjithė jemi kuriozė pėr tė ditur diēka mė shumė pėr tė. Nė kėtė intervistė ajo flet edhe pėr dashurinė, pėr atė sesi e sheh veten mes karrierės dhe familjes, ėndrrave dhe realitetit. Momente nga fėmijėria, nostalgji, por edhe pjesė nga e pėrditshmja e saj, Anjeza i tregon ēiltėrsisht pėr “Mapo”-n. Gjithashtu Anjeza, qė ka bėrė njė nga pėrfaqėsimet mė tė mira tė Shqipėrisė nė Eurosong, shprehet pėr kėngėn e Rona Nishliut: “Atė qė Rona dha nė skenėn tonė, besoj se do ta japė edhe atje. Nėse do tė jetė mė mirė se unė, kėtė nuk e them dot deri nė momentin qė bėhen votimet”- vazhdon mė tej kėngėtarja e talentuar.

    Anjeza, keni bėrė promovimin e klipit dhe kėngės suaj mė tė re “Tė desha shumė”. Ēfarė emocionesh ka njė kėngė e re?

    Ky videoklip ėshtė sjellja e njė kėnge tė re, pėr tė mbajtur publikun nė kontakt tė vazhdueshėm me atė ēka unė bėj. Ėshtė njė kėngė qė ka pak kohė qė ėshtė bėrė. Ėshtė njė kėngė e Endrit Shanit, me tekst tė motrės sime dhe videoklipi ėshtė realizuar nga “Sebastian Production”. Kisha njė kohė tė gjatė qė po e mendoja dhe kemi rreth njė muaj qė po pėrgatitemi pėr klipin. Mendoj se duhej diēka e re pas videoklipit “Ti dhe unė” dhe mendoj se edhe koha ėshtė mjaft e pėrshtatshme.

    Si i pėrjetoni kėto emocione, komplimentet apo edhe kritikat sot?

    Ėshtė emocionuese, sepse gjithmonė ke ankthin kur sjell diēka tė re, nėse njerėzit do ta pėlqejnė apo jo. Momenti kur lanēon diēka tė re ėshtė pėrherė emocionues. Kur rezultati ėshtė pozitiv, ndihesh mė mirė sigurisht. Sa i pėrket kritikave, qė nga promovimi deri tani kėnga ėshtė pritur shumė mirė. Nga komentet qė kam marrė deri tani cilėsohet si njė nga kėngėt mė tė mira qė kam sjellė nė treg. Kjo ėshtė dhe arsyeja pse lė hapėsira, qė ajo qė sjell t’ia vlejė. I kushtoj kohė diēkaje qė bėj, duke parė me detaj ēdo gjė. Ėshtė pėrgjegjėsi tė sjellėsh njė kėngė tė re pėr publikun.

    “Tė desha shumė”, duket nė fakt shumė personale. A ėshtė nė fakt kjo kėngė njė dedikim dashurie pėr dikė?

    Ėshtė pėr tė gjithė ata qė janė tė dashuruar, por ėshtė njė kėngė qė flet pėr njė personazh, e cila edhe pse ka ikur diku, kthen kokėn pas dhe kupton qė ka dashur dikė shumė. Tekstin e ka shkruar motra ime, kėshtu qė nuk ka lidhje personalisht me mua.

    Keni qenė pėrherė e kujdesshme nė materialet tuaja muzikore. Nė fakt, sa e vėshtirė ka qenė tė krijosh njė stil tė veēantė nė njė kohė qė gjithēka duket kaotike nė kėtė drejtim?

    Ėshtė ajo qė thashė pak mė sipėr. Unė lė gjithmonė dhe marrė kohėn e duhur pėrpara se tė sjell diēka tė re. Dua qė nė kėngėt qė sjell tė jem sa mė origjinale, edhe pse kjo mund tė mė lėrė nė “backstage” pėr pak kohė.

    Sa kohė duhet pėr tė bėrė njė kėngė tė re? Cila ėshtė pjesa mė e vėshtirė, tė themi?

    Pjesa mė e vėshtirė ėshtė qė unė tė adaptohem me atė qė ėshtė krijuar. Qė nga momenti kur merr kėngėn nė studio dhe deri te realizimi i klipit janė moria e gjithė detajeve qė e bėjnė tė vėshtirė. Realizimi i videoklipit, sa pėrshtatet me kėngėn, sa tė bashkohen idetė e tė gjithėve nė grup pėr kėtė, bėjnė qė njė prurje e bukur dhe e veēantė tė kėrkojė njė kohė specifike pėr t’u krijuar.

    Ende sot jehona dhe arritja juaj nė Eurosong pėrmendet nė ēdo fundvit, kur shpallet fituesi i ri RTSH-sė. Dua tė di ēfarė mendoni pėr kėngėn e Rona Nishliut sivjet?

    Kam qenė qė nė momentin e parė shumė pozitive. Ėshtė njė kėngė qė mė ka dhėnė shumė emocion. Me po kėtė emocion pres ta shoh edhe nė “Eurosong” dhe shpresoj qė kėshtu tė pritet edhe nga publiku europian. Ėshtė njė kėngė shumė emocionale, zėri i Ronės nuk besoj se ka nevojė pėr koment, pėr fjalė mendoj. Fakti qė kėnga ėshtė ribėrė nė Los Angelos, besoj se ėshtė diēka qė premton. Atė qė Rona dha nė skenėn tonė besoj se do ta japė edhe atje. Nėse do tė jetė mė mirė se unė, kėtė nuk e them dot deri nė momentin qė bėhen votimet. Megjithatė, shpresoj qė tė jemi nė finale dhe tė pėrfaqėsohemi denjėsisht. Mė rėndėsi ka qė tė dalim mirė, sesa pozicionimi nė klasifikim.

    Ikja e viteve mes suksesit dhe rritjes profesionale, si e ka ndryshuar Anjeza Shahinin si person?

    Mendoj se si person mund tė kem ndryshuar, sepse tė gjithė njerėzit ndryshojnė me kohėn. Kjo ka lidhje me ēdo gjė qė i ndodh njeriut pėr t’u rritur. Por mendoj se karakteri ėshtė i lindur dhe thjesht zhvillohet, por nuk ndryshon. Tė jesh i njohur ose e famshme nga ana tjetėr mendoj se tė bėn mė tė pėrgjegjshėm, tė ndihmon tė rritesh mė shpejt, tė marrėsh pėrgjegjėsi mė tė mėdha. Asgjė tjetėr, veē asaj qė duhet tė jesh mė i kontrolluar.

    Duke u rritur tė gjithė bėhen pak nostalgjikė pėr fėmijėrinė. A ju ndodh edhe ju kjo gjė?

    Mua mė ndodh gjithmonė. E kujtoj fėmijėrinė si njė moment shumė tė bukur, koha mė brilante pėr mua. Vėrtet qė kam pasur njė fėmijėri shumė tė bukur. Ajo kohė gjithmonė shijohet, sepse nuk mendon ē’do tė bėsh nė tė ardhmen. Ka qenė koha kur loznim jashtė. Ndonjėherė kthehemi dhe nė kėto vite.

    Si ka qenė fėmijėria juaj Anjeza? A kishit idhuj nė atė kohė?

    Po kur kam qenė fėmijė imitoja gjithmonė mamin tim. Shkaku ishte sepse mami kėndonte dhe unė doja qė tė bėhesha si ajo.

    Ēfarė muzike ju ka pėlqyer nė adoleshencė?

    Kam dėgjuar gjithmonė shumė rryma… Pėrgjithėsisht kam dėgjuar kėngėtarėt tė cilėt i kėndoja (duke qenė se nė kohėn e adoleshencės kam qenė tek Ethet). Dėgjoja shumė Houston, Turner, Mariah Carey, po edhe rryma tė tjera, si rrok, pop p.sh. Roxete, BSB, Briteny Spears, si tė gjithė me pak fjalė.

    Anjeza, si ėshtė njė ditė e juaja e zakonshme?

    Gjithmonė me tė papritura… Nėse planifikoj tė rri nė shtėpi, mė qėllon qė duhet tė dal me tuta tė shkoj diku ose e filloj ditėn vonė nė orėn 12. Ditėt normale janė ato kur bėj takime, shkoj nė prova, fundjavat live dhe takimet me miqtė.

    Angazhimet qė ju lodhin cilat janė?

    Janė ato kur bėhen shumė angazhime bashkė. Mbivendosja e tyre mė lodh, tė bėsh shumė gjėra nė tė njėjtėn kohė.

    Kur nevrikoset Anjeza kush duhet tė ketė frikė?

    Pėrgjithėsisht mundohem ta kontrolloj veten. Megjithatė, kur nevrikosem frikė duhet tė ketė ai qė mė bėn me nerva (qesh).

    A qani shpesh? Ēfarė ju bėn tė derdhni lot?

    Jo qaj nuk jam tip qė qaj shpesh. Qaj njėherė pėr tė gjitha kohėt. Duke qenė tip nostalgjik, kujtimet mė bėjnė ndonjėherė tė derdh lot ose kur largohet dikush, ndonjėherė edhe ndonjė kėngė…

    Anjeza, si i keni marrėdhėniet me kuzhinėn? Ju pėlqen tė gatuani?

    Mė pėlqen shumė tė gatuaj, por mė vjen shumė rrallė rasti pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Kur gatuaj gjėrat qė i bėj vetė mė shijojnė shumė (qesh).

    Anjeza, jeni mė shumė klasike apo sport?

    Sport gjatė ditės, klasike mbrėmjeve.

    Ēfarė i thoni vetes sapo ēoheni nga shtrati? Keni njė frazė me tė cilėn nisni ditėn?

    Nuk dua tė flas me asnjė nė telefon.

    Anjeza, vėrtet jeni dashuruar me njė tė huaj?

    Nuk dua tė jap asnjė lloj komenti pėr dashurinė. Mendoj se ėshtė diēka shumė personale.

    Ēfarė ėshtė dashuria pėr ju?

    Ėshtė njė idealizėm qė ndonjėherė edhe e besoj.

    Jeni realiste nė kėtė pikė apo ju pėlqen tė ėndėrroni?

    Nuk besoj se ka njerėz qė nuk ėndėrrojnė, por mua mė pėlqen tė jem me kėmbė nė tokė.

    Nė jetėn e njė femre ēfarė ka mė shumė rėndėsi karriera apo familja?

    Mendoj se mė shumė rėndėsi, padyshim qė ka familja.

    Jeni tradicionale apo mė tepėr “open mind”?

    Unė jam tradicionale pėr gjėrat qė duhet tė jem. I respektoj mendimet e tė tjerėve dhe mendoj se jam mendjehapur pėr ato gjėra qė duhet. Jam shumė e lirė nė mendime dhe nuk kam paragjykime. Tradicionale mė shumė jam pėr gjėrat qė lidhen me familjen. / Jonida Hitoveizi Mapo/

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:03