BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Arion Muēa: “E diela shqiptare” mė dha ēfarė ėndėrroja!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Arion Muēa: “E diela shqiptare” mė dha ēfarė ėndėrroja!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/3/2012, 18:51

    Arion Muēa: “E diela shqiptare” mė dha ēfarė ėndėrroja! 00157

    Ndjehem njė mashkull i suksesshėm, sepse bėra pėr vete njė nga femrat mė tė bukura qė kanė parė sytė e mi. A i u gjend rastėsisht nė ekranin e shqiptarėve para disa vitesh, kur vendosi qė tė jetė pjesė e njė realyti-show. Mė pas filloi qė tė aktivizohet nė emisione tė ndryshme radiofonike dhe televizive, por qė veten e ndjeu tė realizuar kur u bė pjesė e spektaklit mė tė ndjekur nga tė gjithė shqiptarėt, “E diela shqiptare”. Ky ėshtė Arion Muēa, i cili nė njė rrėfim pėr gazetėn “Koha Jonė”, flet se si ndjehet pėrkrah emrave tė mėdhenj tė ekranit dhe pėr jetėn e tij tė pėrditshme. Teksa flet me tė, kupton se ai ėshtė ai djali i mirė qė tė gjitha mamatė do tė dėshironin ta kishin dhėndrin e tyre, por Arioni na tregon se ėshtė i dashuruar prej dy vjetėsh, me vajzėn mė tė bukur qė kanė parė sytė e tij dhe kjo e bėn atė, ashtu siē shprehet edhe vetė, njė mashkull shumė tė suksesshėm. Veē dashurisė qė ka pėr gazetarinė, pak kush e di se ai ėshtė edhe njė dizajnues shumė i mirė.

    Ju u bėtė pjesė e televizionit, pasi keni marrė pjesė nė realyti-show, “Big Brother”, ēfarė ju shtyu tė bėheshit pjesė e kėtij spektakli?

    “BB” ka qenė fillimi dhe “podiumi” qė mė dha mundėsinė tė prekja kėtė botė, edhe pse pas pjesėmarrjes sime aty kam pasur vazhdimisht eksperienca tė tjera nė TV dhe radio, asnjėra nuk krahasohet me emocionet qė mė dhuron skena e “Tė dielės”, ku ndodhem sot. “BB” ishte njė mėnyrė pėr tė ardhur nėpėrmjet ekranit, dhe pėr t’u bėrė nė njė farė mėnyrė pjesė e familjeve shqiptare, gjithashtu pėr t’u bėrė sa mė i afėrt me ta. Them se nė njė farė mėnyre mu mundėsua ajo ēka po bėj sot nė televizion.

    Si u gjendet tek spektakli “E diela Shqiptare”?

    Si ēdokush pėrpara njė eksperience tė re, plot me dyshime dhe frikė, me vėshtirėsi e mosbesim, por tė gjitha kėto ndjesi i zhduku mikpritja dhe harmonia qė gjeta tek stafi i spektaklit “E diela shqiptare! Pėrfitoj nga rasti pėr t’i falėnderuar dhe rinovuar mirėnjohjen time!

    Prindėrit tuaj merren me modėn, po ju pse devijuat, paksa le tė themi, dhe po merreni me televizionin?

    Kjo nuk ėshtė plotėsisht e vėrtetė, sepse unė qė nė moshė tė vogėl, kur isha vetėm 14 vjeē, isha bėrė pjesė e aktivitetit tė prindėrve tė mi, normalisht me detyrat qė mund tė mė pėrshtateshin mua dhe me shpresėn pėr tė mė mė- suar njė zanat qė ėshtė dhe “art”, i cili do kohė dhe talent pėr t’u “vjedhur”. Kanė kaluar 13 vjet dhe asnjėherė nuk jam larguar nga atelieja “Jona Muēa”, sepse sot jam njė nga dizajnuesit e saj!

    Momentalisht jeni student, studioni pėr?

    Jam student nė vitin e fundit nė degėn Gazetari nė UET dhe shpresoj qė tė diplomohem kėtė vit, sepse momentalisht jam paksa mbrapa me studimet, kjo sepse i jam dedikuar punės dhe programit tė sė dielės.

    Disa vite tė jetės suaj i keni kaluar nė Itali, pse u larguat prej saj?

    Si ēdo gjė nė jetė ka njė fillim dhe njė fund. Jeta ime nė Itali ishte shumė e bukur dhe e mbushur me variacione, por shpresa dhe besimi qė ka te vetja e shtyjnė gjithmonė njeriun qė tė kėrkojė mė shumė dhe sigurisht mė tė mirėn. E tė gjitha kėto arsye mė bėnė qė tė bėja kėtė zgjedhje. Njė fjalė e urtė popullore thotė “kush le rrugėn e vjetėr pėr njė tė re, di ēfarė le, por jo ēfarė do tė gjejė”, unė gjeta “Amerikėn”.

    Si nis njė ditė e juaja?

    Me telefonin qė bie pa fund, pėr tė mė zgjuar, mė pas dita ime vazhdon nė auditorėt e universitetit dhe nė punė, ēdo ditė ka tė njėjtėn refren fatmirėsisht, dhe kjo mė pėlqen.

    Si e shini bashkėpunimin me Andresėn, fakti qė ajo nuk flet shqip, e vėshtirėson paksa punėn tuaj?

    E vėshtirėson disi punėn, por jo punėn time, sepse unė me Andresėn takohemi shumė pak, pėr shkak se kemi drejtime tė ndryshme nė punė dhe takohemi me kėnaqėsi kur kemi insertet e pėrbashkėta, si dhe gjatė transmetimit tė spektaklit tė “E diela shqiptare”. Pastaj Andresa ėshtė gallatė me mėnyrėn e tė folurit shqip, e tashmė nuk perceptohet si njė moskomunikim, por si njė tjetėr komunikim. (Qesh)

    Temat e rubrikės suaj “4D” i zgjidhni vetė, apo jua sugjerojnė produktorėt?

    Siē thashė mė lart, stafi i spektaklit “E diela shqiptare”, ėshtė si njė familje e madhe dhe ēdo material qė pėrgatitet dhe mė pas shfaqet, ėshtė menduar sė bashku me Aldon, Majolen, Ivin, Gencin dhe sigurisht Pali Kuken, qė bashkė me Arditin formojnė “tavolinėn” e madhe qė ėshtė dhe filtri i rubrikės “4D”.

    Ju hyni tek djemtė e pashėm, keni menduar ndonjėherė qė tė konkurroni nė konkurse bukurie? (Qesh).

    Jo! Mendoj se Shqipėria ka djem mė tė pėrshtatshėm pėr tė marrė pjesė nėpėr kėto konkurse, unė mendoj tė punoj fort nė atė qė shpresoj tė jetė profesioni dhe pasioni im, televizioni!

    Dhe duke u nisur nga ato qė thamė mė lart, sa i suksesshėm jeni ju me vajzat?

    Tė kesh njė marrėdhėnie tė mirė me seksin e kundėrt ėshtė njė art mė vete, do tė thosha unė. Personalisht ndihem me fat, sepse e kam mėsuar shumė i ri kėtė art. Por mund tė tė them me bindje se ndjehem njė mashkull i suksesshėm, sepse bėra pėr vete njė nga femra mė tė bukura qė kanė parė sytė e mi.

    Jeni ndjerė ndonjėherė nė siklet nga vėshtrimet e ndonjė vajze?

    Me siguri qė kujtdo i ka ndodhur njė gjė e tillė dhe nuk besoj se jam i vetmi. Besoj se tė gjithėve iu pėlqen tė jenė nė qendėr tė vėmendjes, kush mė shumė e kush mė pak. Por kur kėto vėshtrime bėhen tė tepruara, me siguri qė tė venė nė siklet.

    Arion, nė pėrgjithėsi jeni gjuetar nė lidhje me seksin e kundėrt, apo nė tė shumtėn e rasteve keni qenė preja?

    Tashmė jam i lidhur prej 2 vjetėsh dhe e kam lėnė rolin e gjuetarit, por mund tė tė rrėfej se duke qenė se unė jam 27 vjeē, kuptohet se nė jetė kam qenė dhe pre edhe gjahtar, Mund tė them se tė dyja kėto role kanė ndjesitė e veta.

    Si e mendoni veten tuaj pas 20 vitesh?

    Sot, pėr tė hir tė sė vėrtetės, me vėshtirėsi mund ta mendosh vetėn pas njė viti, por tė jem plotėsisht i sinqertė do tė dėshiroja tė isha i martuar dhe me fėmijė. Pra, me njė familje tė shėndetshme, me profesionin e ėndrrave, i cili tė mė lejojė tė plotėsoj kėrkesat e familjes.

    Ēfarė prisni ju nga 2012?

    Tashmė, 2012 ėshtė nė vijim dhe atė qė kam kėrkuar nė vitin 2011 pėr 2012, ėshtė duke u realizuar.

    Cilat janė projekt e tua tė ardhshme, a do tė keni bashkėpunime tė tjera?

    Unė do tė punoj me korrektėsi dhe profesionalizėm nė kėtė sesion dhe shpresoj qė ky projekt tė vazhdojė sa mė gjatė, pėr tė mė kompletuar dhe pėrmirėsuar ēdo ditė e mė shumė.

    Nga Yllka Selita Koha Jone

      Ora ėshtė 9/5/2024, 02:24