BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Te bukura per 8 mars!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Te bukura per 8 mars!

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/3/2012, 12:55

    Te bukura per 8 mars! Images

    Para blerjes sė mimozave, apo daljes nė mbrėmje me mikeshat nė diskotekė, dedikojini vetes njė moment qetėsimi dhe zbukurimi vetėm pėr ju.

    Tetė marsi ėshtė festa e gruas: tė festojmė apo jo? Kjo ėshtė dilema. Cilado qoftė pėrgjigjja, ne femrat e lėmė gjithmonė veten pas dore, duke u marrė me punė tė tjera. A nuk ka ardhur momenti qė tė kujdesemi mė shumė pėr veten? Nuk ka rėndėsi nėse arsyeja e ndryshimit ėshtė dita e gruas, apo rikujtimi i padrejtėsive qė u kanė bėrė, luftėrat dhe arritjet qė kanė tė bėjnė me botėn femėrore. E rėndėsishme ėshtė dėshira pėr tė pėrfituar nga ky pretekst pėr t’u dėfryer me mikeshat, pėr t’u ēlodhur paksa dhe pėr t’u bėrė mė tė bukura. Nėse nuk keni mundėsi ekonomike pėr tė shkuar nė njė qendėr estetike tė specializuar, mund tė pėrdorni produkte kozmetike tė bėra nė shtėpi. Filloni me kujdesin pėr lėkurėn, duke pėrdorur njė maskė me mjaltė energjidhėnėse, qė do t’ju ndihmojė tė largoni shenjat e stresit, ndotjen dhe zakonet e kėqija ushqimore. Pėr ta pėrgatitur pėrzieni dy lugė kos me njė lugė ēaji mjaltė dhe njė limon. Pasi e keni pastruar lėkurėn me kujdes vendosni maskėn dhe lėreni tė veprojė pėr rreth 20 minuta, pastaj shpėlajeni me ujė tė bollshėm dhe nė fund lyejeni fytyrėn me krem hidratues.

    Produktet pėr flokėt

    Doni qė tė keni flokė mė tė butė, mė me shkėlqim dhe qė t’i lyeni mė lehtė? Pėrgatisni njė ēaj kamomili dhe lėreni bustinėn brenda. Pas dhjetė minutash, shtojini ēajit njė lugė uthull molle dhe gjysmė avokado tė grimcuar. Aplikojeni pėrzierjen nė flokė tė thatė dhe lėreni pėr njėzet minuta. Pastaj vazhdoni me larjen si zakonisht. Duke pėrdorur kėtė lloj maske mund t’i thoni lamtumirė flokėve tuaj pa shkėlqim.

    Kujdesi pėr trupin

    Edhe trupi kėrkon kujdes tė veēantė, ashtu si ēdo pjesė tjetėr e tij. Aplikoni fillimisht nė trup njė skrab, pastaj provoni njė dush kundėr celulitit. Mbushni njė tas me kripė tė imėt pastaj shtojini ujė deri sa masa tė bėhet e njėtrajtshme. Me lėvizje ngjitėse-zbritėse pėrhapeni kėtė skrab nė tė gjithė trupin duke shmangur gjoksin dhe qafėn: nė kėtė mėnyrė do tė eliminoni tė gjitha helmet dhe lėkurėn e vdekur. Pasi ta keni shpėlarė trupin nga kripa, futuni nė njė vaskė me ujė tė nxehtė, ku ndėrkohė keni tretur edhe dy gota me kripė deti, keni hedhur 5 pika vaj selvie, 5 pika vaj limoni, 5 pika esencė livande, 5 pika vaj portokalli tė hidhur dhe 5 pika vaj rozmarine.

    Trukimi (lyerja)

    Shpeshherė kemi shumė pak kohė nė dispozicion pėr t’u veshur dhe pėr tė dalė. Herė tė tjera na mungon grimi i duhur pėr rastin; megjithatė me pak vendosmėri gjithēka i gjendet ilaēi dhe mund tė zbukuroheni sa hap e mbyll sytė. Pėr shembull, nėse doni tė vishni njė fustan tė hapur pėr njė mbrėmje tė rėndėsishme, por nuk mundeni sepse jeni shumė e bardhė, mos u trishtoni. Zgjidhja do tė ishte pėrdorimi i kremrave nxirės. Mund tė lyeni shpatullat dhe dekoltenė, duke zgjidhur kėshtu pėrfundimisht problemin tuaj. Gjithashtu mund tė eksperimentoni edhe me grimin, duke krijuar hibride me ruzhin e faqeve dhe fondotinėn. Nėse doni tė jeni nė lartėsinė e duhur gjatė gjithė mbrėmjes, mos abuzoni me alkoolin, sepse njėra shishe tėrheq tjetrėn e kėshtu me radhė. Tė humbasėsh kontrollin nuk ėshtė asnjėherė e hijshme.

    Kėpucėt e larta

    I urreni kėpucėt me taka? Para se t’i vishni, fėrkojini kėmbėt me pak vaj menteje pėr t’i “ringjallur” dhe freskuar. Tė njėjtėn gjė bėni edhe pasi tė ktheheni nė shtėpi. Masazhi ju ēlodh muskujt.

    Humori i mirė

    Nuk jeni zgjuar mirė? Pėr tė rikthyer humorin, ndėrkohė qė nuk jeni ngritur ende nga shtrati, shtriqini ngadalė duart dhe kėmbėt duke formuar njė yll dhe qėndroni ashtu pėr disa sekonda duke marrė frymė thellė dhe duke u frymėzuar. Pastaj me qetėsi ngrihuni dhe dilni pėr tė bėrė njė shėtitje tė shkurtėr. Ajri i pastėr dhe aktiviteti fizik do t’ju mbushin me energji pozitive. Mė pas mund tė bėni njė dush me ujė tė nxehtė dhe tė pėrdorni njė skrab pėr tė eliminuar qelizat e vdekura tė epidermės. Lyhuni pak, duke pėrdorur njė “make up” natyral dhe vishuni thjesht e komode.(Shqip)

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 22:20