BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Blerim Destani: Nuk e kam harruar tė dashurėn e parė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Blerim Destani: Nuk e kam harruar tė dashurėn e parė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/3/2012, 11:39

    Blerim Destani: Nuk e kam harruar tė dashurėn e parė! 00175

    Ėshtė njė prej meshkujve mė tė lakuar nė botėn e spektaklit. Simpatik e shumė i suksesshėm jo vetėm nė profesion, por edhe nė marrėdhėnie me femrat…Pikėrisht tek marrėdhėnia qė ka me kėto tė fundit kemi ndaluar mė shumė sot, ndaj po ju lėmė tė shijoni pėrgjigjet e tij, pėrgjigjet e Blerim Destanit, aktorit tė kthyer nė njė seks-simbol pėr femrat shqiptare.

    Ėshtė e vėrtetė, qė puthjen e parė pasi ia keni dhėnė njė vajze ia keni mbathur me vrap?

    Jo. Puthjen e parė ma ka marrė vajza qė e pėlqeja, dhe atė, pasi ishte vonuar nė takim. Pas puthjes ngela nė vend, nuk lėviza. Mė pėlqeu kjo mėnyrė e arsyetimit tė vonesės.

    A ėshtė e vėrtetė qė dashuria e parė nuk harrohet?

    Zakonisht njeriu nuk i harron apo pėrherė i kujton gjėrat qė e kanė lėnduar dhe nė kėtė kontekst edhe kjo “dashuria e parė nuk harrohet”, pėrmendet si trauma e parė.

    Juve, ju kujtohet cila ishte dashuria juaj e parė?

    Natyrisht qė mė kujtohet.

    A mund tė flasim pak mė shumė pėr dashurinė e parė?

    Dashuria e parė ėshtė interaksioni i parė emocional i ēdo njeriu dhe ėshtė e predestinuar tė “mos harrohet”, pasi ajo zakonisht ndodh nė njė moshė shumė tė re dhe si e tillė ėshtė shumė larg asaj qė mund tė quhet realizimi i dashurisė.

    Cila ėshtė femra qė lė mė shumė gjurmė nė mendjen e njė mashkulli?

    Gjurmėt nė mendjen e ēdo njeriu ngelin pas njė pėrjetimi tė fuqishėm. Dhe tek njė mashkull lėnė gjurmė tė tillė femrat qė mashkullin e bėjnė tė ndjehet mė i plotė. Gjatė kohės kur ndodhin pėrjetimet nuk jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė ndjenjė, pasi zakonisht kjo ndjenjė paraqitet kur mbaron pėrjetimi dhe fillojmė tė ndjejmė se ajo femėr na mungon.

    Po femra qė harrohet mė shpejt?

    Gjithēka ėshtė rezultat i pėrjetimit; si ėshtė pėrjetimi ashtu ėshtė edhe kohėzgjatja e tė tė kujtuarit apo tė harruarit.

    Ēfarė ėshtė gjėja e parė qė vėreni tek njė femėr?

    Zakonisht janė detaje tė vogla. Nė shumicėn e rasteve as ajo nuk ėshtė e vetėdijshme, qė pikėrisht ato detaje e bėjnė tė veēantė.

    A mund tė joshė njė femėr pa fjalė? Si?

    Njerėzit nuk komunikojnė vetėm me tė folur. Tė folurit ėshtė vetėm njė nga mėnyrat kryesore tė tė komunikuarit. Unė i ēmoj komunikimet pa shumė fjalė.

    I besoni dashurisė me shikim tė parė apo dashurisė pas disa kohėsh?

    Mė pėlqen mendimi i njė shkrimtari gjerman, i cili thotė: “Tek dashuria me shikim tė parė, duhet shikuar edhe njė herė”.

    A mund tė bini dot nė dashuri me njė femėr e cila nuk ju pėlqen si aktor?

    Aktrimi ėshtė profesioni i jetės sime dhe ėshtė pjesė qenėsore nė jetėn time. Por, nėse ndonjėra do tė mund tė bėnte njė ndarje tė tillė, pėr mua do ishte njė sfidė interesante.

    Ju jeni shumė aktiv nė Facebook e Twitter; a keni pasur ndonjėherė flirt, me
    ndonjėrėn qė keni njohur nė kėto rrjete sociale?


    Jo. Komunikimin nė FCB nuk e shoh nė atė mėnyrė. Unė mundohem qė tė jem aktiv pėr disa gjėra qė kėrkohen nga unė.

    A i besoni njohjeve online?

    Njohjet online janė trajtuar shumė nė letėrsi dhe dramaturgji, dhe keqkuptimet qė mund tė lindin nga njė njohje e tillė janė pėrplot me humor tė zi, pasi ka edhe mundėsi pėr keqpėrdorime.

    Nė njė foto ku keni dalė me Anxhela Martinin duket se ka shumė kimi mes jush? Ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė atė mbrėmje?

    Ishte njė mbrėmje e kėndshme mes miqsh.

    Juve, do t’ju pėlqente tė lidheshit me njė personazh tė njohur?

    Nuk do tė mė pengonte.

    Cila ėshtė femra mė seksi nė botė sipas mendimit tuaj?

    Tė gjitha femrat nė botė e kanė atė dimension qė karakterizohet si “seksi”, por disa dinė mė mirė ta shprehin e disa mė pak.

    Po femra mė e shėmtuar (mė pėrmendni njė emėr tė njohur)…

    Nuk ka femėr tė shėmtuar. Ėshtė ēėshtje shijesh.

    Ju jeni edhe shumė i pasur; do t’ju pėlqente qė bashkėshortja juaj tė ishte e
    pasur apo nuk do ta kishit pasur problem edhe nėse do tė ishte e varfėr?


    Gjendja materiale asnjėherė nuk ka qenė dhe nuk ėshtė prioritare tek unė. Kėshtu mendoj edhe pėr veten.

    Ju konsiderojnė mashkull seksi; juve ju pėlqen vetja?

    Mė mjafton qė ndjehem mirė.

    Ēfarė ju pėlqen mė shumė tek vetja (e kam fjalėn pėr pamjen e jashtme)?

    Mė shumė e shikoj veten se si ndjehem, se sa si dukem.

    Ēfarė nuk ju pėlqen?

    Gjithēka ėshtė si ėshtė dashur tė jetė.

    Ēfarė do tė donit tė ndryshonit?

    Asgjė.

    A do t’i drejtoheshit kirurgjisė plastike pėr tė pėrmirėsuar pamjen e jashtme?

    Asnjėherė.

    A ju bezdis vėmendja qė media i kushton jetės private tė njė artisti?

    Mė bezdisin thashethemet qė botohen, pa u konfirmuar ajo qė mund tė quhet lajm.

    Nėse do tė kishit mundėsi, ēfarė do tė ndryshonit nga jeta juaj e tanishme?

    Do tė kisha dashur tė kisha mė shumė kohė tė lirė.

    Flasim pak pėr projektet tuaja artistike. Me ēfarė po merreni tani?

    Jam nė pėrgatitje pėr njė film qė do xhirohet nė Gjermani, dhe mė pas mė duhet tė
    shkoj nė L.A.

    Biznesi si po shkon?

    Mirė shumė.

    /Bluetooth/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 13:29