BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Eda Zari: Frymėzohem nga dashuria, mė merr malli thjesht pėr njė pėrqafim!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Eda Zari: Frymėzohem nga dashuria, mė merr malli thjesht pėr njė pėrqafim!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/3/2012, 16:02

    Eda Zari: Frymėzohem nga dashuria, mė merr malli thjesht pėr njė pėrqafim! 00182

    Jo shumė e njihnin Eda Zarin, shqiptaren e famshme qė luante njė muzikė kaq unike nė skenat e huaja. Ajo erdhi me “Toka Incognita”, njė portė qė Eda Zari e hapi me finesėn dhe thjeshtėsinė e njė artisti, duke pėrfshirė nė njė atmosferė emocionuese publikun kryeqytetas.

    Kjo ishte vetėm pak muaj mė parė, njė mbrėmje vjeshte, shija e sė cilės te publiku qė ishte nė sallė ėshtė ende e freskėt. E larguar nga Shqipėria qė 17 vjeēe, Eda Zari kthehet kėsaj here jo me muzikė, por me njė rrėfim pėr veten e saj. Ikjen nga Shqipėria, dashurinė, ndjesinė si nėnė por edhe si grua, tė gjitha kėto Eda i rrėfen nė kėtė intervistė pėr suplementin “Madame Mapo”. Njė surprizė tjetėr pėr ata qė e duan muzikėn e saj ėshtė se Eda Zari do tė bėhet pjesė e festimeve tė 100-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, pėrkatėsisht me njė sėrė koncertesh tė hapur nė verė.

    Pas koncertit tė parė recital nė Tiranė, mund tė thoni si u gjendėt mes publikut shqiptar?

    Mund tė them qė nuk ėshtė hera e parė qė ndodhesha para publikut shqiptar, por hera e parė qė isha nė njė recital tė tillė, gjithmonė nė kuadėr tė albumit tim mė tė ri. Ajo qė ėshtė mė interesante pėr mua ėshtė tė gjendesh nė gjirin e njerėzve tė tu, spektatorit tėnd dhe tė marrėsh ngrohtėsi tė cilėn e kėrkon prej vitesh. E them kėtė, sepse duke qenė pėrherė nė koncerte, nė vende tė ndryshme, bėhet njė rutinė dalja nė skenė dhe merr pėrherė nga publiku i atij vendi njė jehonė tė caktuar qė tė pėrkėdhel. Dėshira gjithmonė ka qenė qė pse mos tė merret ky emocion edhe nė vendin tėnd, gjė qė pėr ēdo shqiptar ėshtė legjitim. Ėshtė thjesht fakti i tė qenit shqiptar, gjė qė, nė ēdo artist, nė njė moment tė caktuar u kthehet rrėnjėve. Vjen te pika ku ke filluar.

    Shumė artistė shprehen qė nuk ka si duartrokitjet e publikut shqiptar. A ėshtė mė emocionuese ngrohtėsia e njė publiku qė ti realisht nuk pėrfaqėson, qė nuk njeh?

    Nė fakt unė nuk e ndaj kėtė gjė. Publiku mbetet publik. Nuk ka rėndėsi nėse je nė vendin tėnd apo nė Brazil p.sh. Pėr mua suksesi ėshtė sukses, nuk ka rėndėsi publiku. Tė kthehemi tek aspekti shpirtėror, ėshtė normale, sepse ti kėrkon rrėnjėt, identitetin tėnd. Nėse kthehesh nė Shqipėri ku ēdo artist ka pasur fillesat, kujtimet e para, ėshtė legjitime tė kthehesh dhe tė debutosh, tė marrėsh duartrokitje, pse jo edhe kritika. Arti ėshtė subjektiv, dikujt mund t’i pėlqejė Eda Zari, dikujt jo. Ėshtė gjithmonė njė publik i caktuar qė tė ndjek dhe nuk mund tė thuash je e njohur kėtu apo atje. Ėshtė gjithmonė njė publik i caktuar qė vjen dhe dėgjon, siē dėgjon dikush muzikėn punk, apo lloje tė tjera. Kėshtu qė edhe publiku im ėshtė interesant dhe gjėja mė e vlefshme.

    Si lindi ideja tė krijohej kjo muzikė mikse me ndėrthurje shumėkulturash dhe elemente tė veēanta?

    Kur shoh publikun shoh dėgjuesin, nuk e ndaj nė asnjė lloj nacionaliteti. Nė radhė tė parė ēdo ide qė vjen ėshtė njė pjellė e njė inspiracioni qė unė mund tė kem dhe nga ai embrion fillon tė krijohet njė projekt tjetėr. Duke qenė se kam lėvruar shumė zhanre tė muzikės, edhe pse vetė kam studiuar muzikė klasike. Nė njė moment tė caktuar vjen ajo dėshira pėr tė sjellė si ēdo muzikant tjetėr internacional tė bėjė diēka tė veēantė. Ideja ishte tė bėnim njė projekt qė tė pėrmbante tė gjitha kėto zhanre dhe stile muzikore tė cilat mua mė inspirojmė dhe t’i vendosim nė diēka kompakte, pa cenuar asnjė element karakteristik, si njė element nga Maroku, muzika keltike apo nga kultura tė tjera. Tė gjitha kėto tė paketuara bukur pa cenuar asnjė element pėr tė dhėnė diēka qė ėshtė muzika jonė, njė muzikė e sinqertė.

    Fillimet i keni pasur vetėm apo me bandėn tuaj Eda?

    Ka qenė shumė e strukturuar ideja ime. Kanė qenė disa kompozime tė cilat ishin nė sirtar, qė u krijuan nėpėrmjet disa orkestruesve gjermanė, qė unė kisha kohė qė punoja. Ideja ishte qė tė futnin edhe ca elemente tė muzikės sė filmit, pėr ta bėrė pak edhe mė tė gjerė atė barkun zhvillues tė orkestrimit, mėnyrės si janė aranzhuar pjesėt, pėr t’i dhėnė mė shumė thellėsi. Banda ka qenė e piketuar qė nė fillim. Ka qenė ēdo gjė e mirėmenduar edhe pse nė koncerte dukemi tė gjithė spontanė apo duke improvizuar.

    Eda, ju i krijoni vetė tekstet e kėngėve…

    Shumicėn e gjithė teksteve tė kėngėve i bėj vetė. Nėse fillojnė dhe bėhen shumė duar nė njė tekst fillon dhe prishet gjella, kėshtu qė unė nė kėtė pikė jam shumė diktatore (qesh). Aspekti i frymės demokratike nė njė bandė ėshtė qė secili tė jap njė identitet si muzikant po pa cenuar atė qė ėshtė esenca e krijuar nga unė, idesė primare.

    Kur krijoni njė tekst udhėtoni mbrapa nė kohė apo jeni nė njė gjendje tė ardhme?

    Kjo varet. Unė nė fillim krijoj muzikėn pastaj tekstin. Ėshtė ideja qė nė bazė tė muzikės unė inspirohem, pastaj se ēfarė dua tė them me kėtė. Normalisht tema e dashurisė, temė qė nuk del nga koha, gjithmonė trend, ėshtė njė garanci pėr ēdo dėgjues dhe aq mė tepėr qė unė identifikohem. Mund tė jetė njė dashuri e nėnės pėr birin, njė dashuri e humbur, njė dashuri qė ende s’e ke gjetur dhe i kėndon asaj. Tema e dashurisė gjithmonė mė ka frymėzuar. Nė jetė takojmė shumė njerėz tė cilėt lėnė ose nuk lėnė brazdė nė jetėn tonė. Aq mė tepėr ne femrat e kemi mė tė kristalizuar sensibilitetin tonė. Unė kam ato brazdat e mia ndaj gjithmonė fillesat kanė qenė pėr temėn e dashurisė. Megjithatė ka edhe tema tė tjera, meditative, tė jetės, sociale, realitet etj.

    Jeni nga ato femra qė paralelisht me karrierėn keni dhe familjen. Si ėshtė menaxhimi i tė dyjave?

    Ka raste kur jam aeroporteve, hoteleve dėgjoj lexoj tė njėjtat pyetje. Bėhet ashtu si tė mė vijė, rrumpallė (qesh). Aty njė plan, aty diēka tjetėr. Unė kam njė familje, e cila mė jep gjithmonė njė mbėshtetje tė jashtėzakonshme. Unė nuk i ndaj dot. Madje edhe tim shoqi i kam thėnė mos mė vendos kurrė para pyetjes artin apo familjen, se i dua tė dyja. Kjo ka qenė si tė thuash njė lloj “kontrate” midis nesh. Nė aspektin e familjes mund tė them qė ka njė plan tė caktuar, por ndonjėherė ka edhe gjėra tė paparashikuara. Pėrveē kėsaj dua tė them qė ėshtė edhe me faza, jo pėrherė je nė udhėtim. Ėshtė njė punė non-stop, po pėr tė mos e ekzagjeruar, siē bėjnė tė gjithė bėjmė dhe ne.

    Kthehemi pak pas nė kohė. Si ishte pėr ju shkuarja nė perėndim, i njė vajze qė vinte nga njė vend i mbyllur?

    Ishte mė tepėr njė realitet i parė nga fokusi i njė adoleshenteje qė asnjėherė nuk ka qenė jashtė kufijve tė Shqipėrisė, asnjėherė nuk ėshtė pėrballuar me njė realitet tė njė kulture tė huaj.

    Si e kujton?

    Kur hedh sytė nė atė kohė nuk e kam ndjerė. Ajo qė mė kujtohet qė kur kam shkuar nė Gjermani ka qenė vetė shkuarja aty me njė respekt tė jashtėzakonshėm pėr atė vend. Mendoja qė ēdo njeri do tė fliste anglisht, mendoja qė ata njerėz dinin gjithēka rreth muzikės rreth artit pamor, rreth librave… nė kėtė klan shoqėror qė kisha kėtu, mendoja qė atje do tė ishte mė lart, mė tė mbushur nė intelekt. Unė shkoja me njė uri tė jashtėzakonshme, t’i bėja tė gjitha. Tė merresha me ēdo gjė dhe mendoja qė tė gjithė njerėzit atje ashtu ishin. Nuk ishte kėshtu nė fakt, sepse njerėzit as gjuhėn e tyre nuk e flisnin si duhej. Fillova tė kuptoja qė nivelet janė tė ndara dhe ėshtė njėlloj kudo.

    Si u gjendet me bashkėmoshatarėt tuaj?

    Mbaj mend vitin e parė nė konservator. Ishim nė orėn e dramės dhe mė bėri shumė pėrshtypje sesi moshatarėt e mi diskutonin me njėri-tjetrin, tek mėnyra si e jepnin kritikėn si e merrnin, sa hapur flisnim pėr seksin, ndjesia e tė dashurės. Ne nė kurs kishim njė djalė homoseksual, fliste pėr eksperiencat e tij dhe unė rrija dhe prisja ē’do bėhej. Kisha gjėra tė pasistemuara nė mentalitetin tim tė deriatėhershėm. Fillova ta ndėrtoja sėrish mentalitetin tim, ato gjėra qė i shihja si negative pa prekur ato qė edhe unė kisha pozitive, tė pastra, sepse edhe ne kemi gjėra tė mira.

    A paragjykoheshe pėr faktin qė vije nga njė vend si Shqipėria?

    Paragjykimet janė edhe sot e kėsaj dite, sepse janė pikėrisht vendet e lindjes qė shihen si vende qė kanė mentalitet arkaik. Shqiptarėt deri nga mesi i viteve ’90, edhe tė huajt qė ishin kėtu e njihnin Shqipėrinė vetėm nga njė anė e medaljes dhe habiteshin kur ti thoshe qė jam shqiptare. Atje ku ka dele tė zeza ka dhe tė bardha. Megjithatė, pėr vendet e vogla gjėrat spektakolare janė gjithmonė negative. E keqja ėshtė qė shumė shqiptarė pėrpiqen tė bėhen gjysmė-italian ose gjysmė grek. Unė nuk e kam ndjerė shumė nė kurrizin tim, ndoshta sepse muzika ėshtė internacionale.

    Ėshtė mė e lehtė qė njė femėr tė zhvillojė karrierėn jashtė sesa nė Shqipėri?

    Unė marrė si shembull nėnėn time, e cila ka qenė pėrherė nė punėn e saj, ka pasur lekėt e saj. Ka dhe gra tė cilat luftojė pėr pavarėsi, varet sesa ato duan tė dalin nga ajo mėnyrė tė menduari.

    Si e sheh femrėn shqiptare sot?

    Mua mė duket se femra shqiptare ka qenė gjithmonė e pavarur, ka ēarė me shpatė (qesh). Gjithmonė ka luftuar pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes. Pastaj ėshtė pjesa tjetėr e pashmangshme nė tė gjithė botėn, ku gruaja shihet si objekt. Ėshtė vetė figura e femrės qė shihet si e tillė, qė njė femėr e has nė momentin e parė dhe kjo ėshtė universale.

    Kush ėshtė mė krijues mashkulli apo femra, sepse edhe kur krijon njė mashkull femra ėshtė sėrish nė qendėr?

    Ėshtė shumė komplekse kjo temė. Nuk mund ta them me pėrqindje kėtė gjė. Di qė tė dyja palėt mundohen tė gjejnė njė gjuhė tė caktuar, tė komunikojnė nėpėrmjet statuseve qė mund tė kenė, por mendoj se femra flet mė hapur pėr ēėshtjet e zemrės sesa njė mashkull.

    Eda, a tė ndihmon amėsia nė krijim?

    Jo. Tė jesh nėnė ndoshta tė ndėrgjegjėson mė shumė pėr t’i parė gjėrat lakuriq, tė vėrteta siē janė, pa i zbukuruar. Tė jesh nėnė, nuk ka tė bėjė me faktin nėse mund tė krijosh mė mirė apo jo. Ndonjėherė ato qė nuk kanė fėmijė janė mė tė ndjeshme pikėrisht pėr kėtė aspekt. Nuk besoj se ka tė bėjė shumė amėsia.

    Si njė shqiptare, me tipare mesdhetare, jeni martuar me njė gjerman. Si ėshtė marrėdhėnia juaj?

    Ndoshta unė jam e ngopur me kėto patetizmat e mėdha. Si tė thuash mentaliteti disi ballkanik qė gjėrat i themi nė mėnyrė tė zjarrtė, qė gjėrat i themi me gjeste, me duar me trup. Ndoshta ka qenė njė ngopje e mjaftueshme pėr tė kėrkuar diēka mė esenciale. Im shoq ėshtė fizikan. Nuk ėshtė vetėm gjerman, por edhe fizikan. I bie qė nė kėtė aspekt tė jetė krejt i thatė, nga aspekti emocional. Ai shikon vetėm aspektin praktik, funksionon apo jo. Kjo ėshtė njė gjė shumė e mirė qė mua mė qaset bukur. Ėshtė njė balancė dhe mua mė pėlqen qė ėshtė e tillė.

    Nė bandėn tuaj keni edhe djalin tuaj…

    Po ėshtė djali i madh. Unė kam dy djem, njėri qė ėshtė 17 vjeē dhe tjetri qė ėshtė 4 vjeē. Mesa duket nė padashje janė ndarė fėmijėt, njėri nga e ėma dhe tjetri nga i ati. Djali i madh mė ngjan shumė mua, edhe nė muzikė, sensibilitet, ndėrsa i vogli ėshtė si i ati, biond me sy blu. Tani nė vitet e para kuptohet se cilėn rrugė do ndjekė. Nuk ėshtė emocional, ėshtė i ftohtė, nuk ėshtė aspak grindavec. Komplet klasik si i ati. Djali i madh qė i vogėl ka ndenjur pas meje dhe ka marrė nga kjo gjė.

    Eda, sė fundmi, cilat janė projektet qė tė lidhin me Shqipėrinė gjatė kėtij viti?

    Nė kuadrin e albumit “Toca Incognita” ėshtė planifikuar tė bėhen disa koncerte tė hapura gjatė verės me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė. Do jenė projekte qė do tė mbėshteten edhe nga media. Do tė kemi bashkėpunime edhe me artistė tė huaj dhe do tė jenė projekte qė do tė kenė gjithmonė jo vetėm sensin e spektaklit por edhe sensin e pėrēimit tė emocioneve. Do tė jetė njė muzikė e veēantė 100% live kuptohet. Ndėrsa nė fund tė vitit kam disa plane tė tjera, pasi kjo periudhė ėshtė shumė e ngarkuar me koncerte nga Azia nė Rusi.

    Eda, si nis njė ditė e zakonshme pėr ju?

    Mund tė jetė nė orėn 10:00. Njė kafe me qumėsht.

    Si i keni marrėdhėniet me kuzhinėn?

    Gatuaj shumė mirė, jo pėr t’i bėrė qejfin vetes, po duke qenė se kam dhe mamanė nga Pėrmeti kjo kuptohet.

    U ke mėsuar ndonjė recetė mikeshave gjermane?

    Jo. Nuk dua t’ua mėsoj. Dua t’i mbaj si gjėra sekrete.

    Ēfarė tė bėn melankolike?

    Dashuritė e humbura.

    Jeni ėndėrrimtare?

    Ėndėrroj. Kam shumė qejf tė ėndėrroj, pavarėsisht se nė jetėn private gjithmonė duhet tė jem shumė praktike. Kam qejf iluzionet.

    Pėr ēfarė ju merr malli?

    Pėr njė pėrqafim tė vėrtetė, tė ndjerė.

    /JONIDA HITOVEIZI / MAPO/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 08:52