BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gruaja e Hashim Thaēit rrėfen marrėdhėnien me tė shoqin dhe Shqipėrinė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Gruaja e Hashim Thaēit rrėfen marrėdhėnien me tė shoqin dhe Shqipėrinė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/3/2012, 16:08

    Gruaja e Hashim Thaēit rrėfen marrėdhėnien me tė shoqin dhe Shqipėrinė! 00183

    Lumnije Thaēi, bashkėshortja e kryeministrit tė Kosovės Z.Hashim Thaēi, vjen nė njė rrėfim tė veēantė pėr jetėn e saj si bashkėshorte e kryeministrit tė shtetit tė dytė shqiptar. Zonja Lumnije tregon se si i mban mend ajo aktoret e mėdha shqiptare nė Kosovėn “tjetėr” atė tė para pavarėsisė, si qe vizita e saj e parė nė Tiranė nė vitin 1993, cila ėshtė jeta qė bėn sot mes kujdesit pėr djalin dhe punės nė mėsimdhėnie apo takimet me diplomatet femra pėr tė promovuar Kosovėn…

    Zonjėn Thaēi e takuam pak ditė mė parė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė. Ėshtė e hijshme, por edhe e sjellshme e paēka pozicionin tė tė shoqit ėshtė mbi tė gjitha e thjeshtė. Kur i kėrkuam tė na fliste pėr jetėn e saj ajo pranoi, por na tha se fillimisht i duhej tė takonte tė pranishmit nė aktivitet. Ajo pat ardhur nė Tiranė me ftesė tė zonjės Liri Berisha nė datėn 6 mars. Atė ditė, bashkėshortja e kryeministrit shqiptar kishte vendosur qė tė nderonte aktoret mė tė njohura shqiptare me rastin e 8 marsit dhe nė aktivitet pati ftuar edhe Lumnije Thaēin. Kjo e fundit pasi pėrshėndeti idhujt e artit shqip, e mbasi takoi edhe gratė diplomate tė pranishme pranoi tė bisedonte pėr veten. Duket e lumtur pėr praninė nė kryeqytetin shqiptar dhe rrėfimin e bėn buzagaz. Ėndrra e saj e hershme mban emrin Shqipėri, njė ėndėrr qė pat lindur nė kohė tė turbullta mes krismave tė njė lufte qė s’po mbaronte. Atėkohė televizioni shqip kishte njė tjetėr dimension sepse pėrcillte ėndrrėn…

    Jeni nė Tiranė pėr festėn e gruas, si ndiheni?


    Ndihem shumė shumė mirė dhe madje nuk mund ta pėrshkruaj mėnyrėn se si ndjehem sa herė qė vij kėtu apo kėnaqėsinė e qetėsinė shpirtėrore qė kam kur jam nė Tiranė.

    Kur keni ardhur pėr herė tė parė nė Tiranė?

    Pėr herė tė parė kam ardhur nė vitin 1993 si studente. Asokohe erdhėm pėr tė vizituar Universitetin Bujqėsor tė Tiranės. Jam ndjerė shumė e lumtur dhe gjithnjė e kam ėndėrruar kėtė ēast tė ardhjes nė Tiranė lirshėm, e kam ėndėrruar gjithnjė Shqipėrinė dhe jam e lumtur qė jam kėtu.

    Si ka ardhur ftesa pėr tė marrė pjesė nė nderimin e aktoreve mė tė mira shqiptare?

    Ftesa mė ka ardhur nga zonja Berisha e unė ndjehem e nderuar qė jam ftuar sepse ėshtė nder pėr mua tė jem nė njė aktivitet tė tillė ku nderohen artistet mė tė mėdha shqiptare.

    Tė cilat ju i keni ndjekur nė vegjėli e nė rini…?!


    Patjetėr, i kam ndjekur shumė. Mund tė them se jam rritur me Televizionin Shqiptar me shumė interes. Unė, aktoret shqiptare i ndjek ende sot me shumė kėnaqėsi dhe interes.

    Sot i keni pėrballė, e jeni kėtu pėr t’i nderuar, po nė njė kohė tjetėr kur ju i shihnit nga ekrani, cilat donit mė shumė?

    Ne jemi rritur nė njė ambient ku e kishim tė vėshtirė tė dėgjonim shumė shqip, e ku televizionet tona mezi vepronin. Nė kėto kushte ne ishim shumė tė etur pėr televizionet shqiptare ku flitej shqip dhe e them me bindje shumė tė plotė se nė njė situatė tė tillė ne edhe emisionet pėr fėmijė i ndiqnim me shumė kujdes. Kjo do tė thotė qė kur vinte puna pėr aktoret shqiptare, vėmendja jonė ka qenė gjithnjė maksimale. I kam dashur shumė ato, interpretimin e tyre nėpėr filma dhe rolet e ndryshme.

    Po ato qė keni pasur mė shumė pėrzemėr?

    Mund tė pėrmend tani dy prej tyre, Tinka Kurtin dhe Margarita Xhepėn pa dashur tė anashkaloj tė tjerat. Unė i dua tė gjitha dhe iu uroj tė gjithave jetė tė gjatė dhe sa mė shumė role tė bukura.

    Kėtė herė jeni nė Tiranė pėr femrat, ndėrsa herė tė tjera keni qenė duke shoqėruar kryeministrin e Kosovės, z.Thaēi…

    Po kam ardhur edhe pėr tė shoqėruar bashkėshortin, por edhe sot ndihem shumė mirė.

    Sa ka ndryshuar jeta juaj tani si bashkėshorte e kryeministrit me jetėn nė fillesat e marrėdhėnies suaj me z.Thaēi?

    Ka ndryshim, por jo edhe aq tė madh sepse Hashimi ka qenė gjithnjė i angazhuar me aktivitete. Nga ana tjetėr unė jam pėrpjekur tė adaptohem me ambientin e tij dhe kėtė do vazhdoj tė bėj edhe nė tė ardhmen, domethėnė pėrshtatem me punėn dhe angazhimet e tija, pėrgjegjėsi ka shumė, por ia dal.

    Jeta juaj ndahet mes mėsimdhėnies dhe angazhimeve?

    Po jam lektore dhe pjesėn tjetėr tė kohės mes angazhimeve dhe familjes. Unė qė prej vitit 1995 kur kam pėrfunduar studimet e mia tė larta nė Fakultetin e Bujqėsisė, kam pasur mundėsinė tė jem pjesė e institucioneve arsimore dhe kam dhėnė mėsim.

    Ju pamė qė takuat disa gra diplomate…

    Po, edhe pse jam nė Shqipėri pėrpiqem tė kryej detyrėn qė mė takon nė tė tilla raste.

    Merrni pjesė shpesh nė aktivitete pėr femrat?

    Po, jam pjesė e tyre shpesh. Pėr disa kohė jam marrė edhe me aktivitetet qė kanė pasur tė bėjnė me ēėshtjen e shtetit tė Kosovės dhe mė pas jam tėrhequr pėr shkak se mė ėshtė dashur tė kujdesem mė shumė pėr familjen time. Tani po pėrpiqem dhe po punoj pėr tė themeluar njė shoqatė pėr fėmijėt nė nevojė.
    Pse pėr fėmijėt?


    Qė tė jap edhe unė kontributin tim personal pėr ta.

    Kush merret mė shumė me djalin tuaj? Kush po e edukon?

    Duke qenė se Hashimi ėshtė shumė i zėnė me angazhimet pėr shkak tė detyrės, angazhime qė janė tė lidhura me politikėn, nė fakt kujdesem pėr edukimin e tij vetė nė masėn 100%.

    Atėherė, ai do tė ndjekė rrugėn tuaj nė jetė apo atė tė tė atit?

    Atė do tė jetė vete ai qė do tė vendosė, por tani pėr tani ėshtė ende i vogėl. Kur tė rritet do tė jetė vetė ai qė do tė gjejė rrugėn e jetės sė vet.

    Nga Fatmira Nikolli (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 17:24