BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Valbona Peraj: Pas divorcit jam e dashuruar vetėm me kėngėn!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Valbona Peraj: Pas divorcit jam e dashuruar vetėm me kėngėn!

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/3/2012, 23:37

    Valbona Peraj: Pas divorcit jam e dashuruar vetėm me kėngėn! 02122

    Njė emėr i lakuar nė muzikėn shqiptare, pasi ka arritur tė realizojė njė klip me gjarpėr origjinal. Ashtu ėshtė ajo gjithmonė kėrkuese, ngulmuese me ide tė qarta pėr tė ardhmen. Dhe pse me profesion inxhiniere dhe pse vazhdon Fakultetin e dytė pėr Juridik, kėnga mbetet profesioni qė se zėvendėson me asgjė. Ajo, kur flitet pėr kėngėn ėshtė e rrėmbyeshme si vetė rrėmbyeshmėria nė dimėr e lumit qė ka emrin. Ėshtė folur pėr tė se, pas divorcit djalin e ka ish -bashkėshorti, por Bona nuk e pranon kurrė kėtė fakt pasi ėshtė e lidhur pazgjidhshmėrisht me djalin.

    Jo kohėt e fundit keni nxjerrė njė kėngė tė re. Kush shėrbeu si shtysė pėr kėtė kėngė?

    Si shtysė kanė shėrbyer shumė dashuri tė zhgėnjyera qė ndodhin sot mes tė rinjve. Dashuri, tė cilėt nuk janė ēuar deri nė fund, por janė lėnė nė mėshirėn e fatit, apo rrugėve tė panjohura. Eh sa shumė zemra ka plagosur sot dashuria..

    Pse psherėtin dhe ku e mbėshtet kėtė thėnie?

    Ku e mbėshtes? Tek realiteti shqiptar. Tek ky realitet ku meshkujt, por dhe femrat dashurinė e kanė kthyer nė interes nga njėra anė, por dhe nė dashuri me mentalitet maskilist, ku femra shihet vetėm si amvisė shtėpie. Kėtu s’dua tė godas vetėm meshkujt, por dhe femrat shumė liberale qė i kalojnė kufijtė e njė ndjenje tė sinqertė dhe shohin vetėm interesin.

    Titulli i kėngės ėshtė shumė bombastik “Tė sheh ai zot”. Ē’do tė thonė kėto vargje?

    Ato e thonė vetė fjalėn e tyre. Pra, pėr dashurinė e lėnė nė mes, pėr dashurinė e fyer. Shumė vajza u falin tė dashurve tė tyre gjithēka, ndjenjėn, dashurinė njerėzore, trupin, ēdo gjė tė bukur dhe nė fund ka shumė meshkuj qė i lėnė nė mes dashuritė, i harrojnė, i fyejnė dhe lidhen me dikė tjetėr.

    Mund tė na thoni disa vargje tė kėsaj kėnge?

    Po, mund tė them: Sa vite unė t’i fala kot, Kėto vite t’i mi ktheve nė lot’
    Dhe vetėm, por pa ty unė sot…

    Cili ka qenė kompozitori i kėsaj kėnge?

    Ėshtė kompozitori i talentuar Gjergj Jorgaqi. Pėr mua ka njė harmoni mes muzikės dhe tekstit tė kėsaj kėnge. Njė harmoni qė ėshtė shumė organike, pa sforco. Muzika ėshtė sa melankolike po aq dhe me timbėr dhe e fuqishme nė refren.

    Keni marrė pjesė nė ndonjė aktivitet me kėtė kėngė kaq interesante?

    Po nė fund tė muajit dhjetor nė Maqedoni zhvillohet njė Festival i Muzikės sė Lehtė me pjesėmarrjen e mė shumė se 20 shteteve. Kėtė vit mori dhe Shqipėria. Pra, nė vitin 2011 ishte Festivali i XI-tė i kėngės ku mora pjesė unė.

    A u vlerėsua kėnga juaj?

    Po u vlerėsua shumė. Unė mora ēmim tė parė. Ishte e befasishme kjo pėr mua aq mė tepėr nė prag tė vitit tė ri.

    U emocionuat?

    Shumė. Madje se di, por mė thanė qė edhe lotova , kur unė mbahem pėr njė femėr e fortė.

    Si e kalon kohėn e lirė Bona?

    Eh, po tė them se s’kam kohė tė lirė nuk do ta besosh. S’kam fare. Sa dal nga puna (Ministria e Transporteve) vazhdoj masterin, por mbi tė gjitha mė pret dhe djali im i vogėl qė ende si ka mbushur dy vjeē. Me tė kam njė lidhje qė o zot. Por mė duhet dhe tė mendoj pėr muzikėn. Pra, njė tendosje e madhe, sa thuajse nuk kam kohė as pėr vete.

    Po pėr punėt e shtėpisė nuk keni kohė?

    Pėr kėtė ja di pėr faleminderit nėnės time. Unė jetoj me tė, pas divorcit dhe ajo ka ngelur pėr mua ajo nėnė e mirė dhe mė trajton sėrishmi si fėmijė. Shumė gjėra i gjej gati falė pėrkujdesjes, falė gatishmėrisė, falė punės sė saj qė s’thotė kurrė u lodha. E kush nuk do ta dėshironte njė nėnė tė tillė? Pra me punėt qė bėn mendoj se, nė sytė e saj unė kam ngelur ende e vogėl..

    Sikur u shkėputėt paksa nga muzika pas lindjes?

    Normale. Kjo ngjet me tė gjitha femrat. Por tashmė ajo fazė kaloi pėr mua. Tani shoh vetėm pėrpara. Muzika pėr mua ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e jetės. Pa tė s’mund tė rri dot. Ajo periudhė heshtje mė shėrbeu tė shoh nga afėr shumė gjėra pėr muzikėn. Dhe kam mėsuar jo pak. Tashmė jam e aftė tė pėrballem me ēdo vėshtirėsi.

    Mendoni se jeni mbrapa shoqeve nė kėtė moment?

    Aspak. Tė thashė qė periudha e lindjes ishte pėr mua moment shumė i mirė. Shija tė gjitha kėngėtaret dhe kėngėtarėt, krahasoja kėngėt e mia dhe mandej dola me kėngėn e mėsipėrme. Ristartimi im nuk ishte i pakėt. Njė kėngė moderne, njė muzikė po aq moderne dhe njė ēmim tė parė dhe nė njė Festival jo pak tė rėndėsishėm.

    Po klip ka ndėrmend tė realizojė Bona?

    Po. Sė shpejti dhe klipi ka tė bėjė me kėtė kėngė. Pra, do tė bėj klipi kėngėn qė sapo diskutuam. Pėr mua ky klip do tė ketė sukses sidomos tek tė rinjtė. Pra, kėnga ėshtė mė shumė rinore.

    Qarkullojnė llafe se Bona ėshtė futur nė politikė dhe ka marrė teserė partie?

    E di qė thonė dhe qė do tė thonė. E di dhe sado e heshtur thashethemet nė Shqipėri janė si buka nė tre vafte. Unė kam shumė oferta, por deri tani nuk kam vendosur ende. Kam disa punėt e mia nė dorė qė n.q.s do tė merrem tani me politikė s’do tė gjejnė dot rrugėn e duhur.

    Kjo do tė thotė qė s’do tė merreni kurrė me politikė?

    Atė s’e thashė. Mė pėlqen politika, por sidomos mė pėlqejnė femrat qė merren me politikė. Shumė femra nė politikė po tregojnė se ēfarė mund tė bėjnė femrat shqiptare. Ato kanė kurajo, forcė, kanė personalitet, vizion. Dua tė marr shembull prej tyre. Kur tė jem plotėsisht e pėrgatitur vėrtet do tė futem nė politikė. Politika ėshtė njė art qė pėrvetėsohet nga njerėz me temperament, nga njerėz tė kompletuar, por mbi tė gjitha nga njerėz qė sfidojnė kohėn dhe realitetin e egėr shqiptar.

    Ėshtė e dashuruar pėr momentin Bona?

    Po, jam e dashuruar me kėngėn, madje do tė thosha marrėzisht. Kur kėndon, sidomos njė kėngė tė re, vetja mė duket nė njė planet tjetėr, nė njė vend, ku sundon hareja, gėzimi, mirėsia. Kėnga mė ndalon nga shumė vese. Kėnga ėshtė njė magji qė tė magjeps dhe tė jep shumė ėndėrrime pėr jetėn. Tė jesh kėngėtare s’ėshtė e lehtė, por ėshtė dhe njė privilegj, pasi je gjithmonė aktive dhe mes syve tė njerėzve nė ēdo vatėr. Njėkohėsisht jam e dashuruar dhe me tim bir qė e kam si engjėll. Dy dashuri nuk janė pak, aq mė tepėr kur qarkullojnė fjalė se fėmijėn tim e ka nėn kujdestari ish -bashkėshorti im. Djalin e kam unė dhe vetėm unė. Ai ėshtė gėzimi mė i madh pas punės sė lodhshme.

    Ē’mendim keni pėr meshkujt shqiptarė?

    Janė kurajozė, por edhe pak gėnjeshtarė. Ky defekt mė duket paksa anakronik. Sot vetėm n.q.s s’do tė emancipohesh pasi jetojmė nė njė shoqėri tė lirė.

    Profesioni i parė inxhiniere mekanike. Si vendosi Bona pėr kėtė profesion mė shumė pėr meshkujt?

    As vetė s’e di, por edhe sot mė pėlqen. Kam qenė nxėnėse e mirė dhe dalja e studimeve nė kėtė profesion nuk mė dha ndonjė ndjesi negative. S’kisha ndonjė preferencė qė tė thoja jo, nuk e dua. Nuk mė ka dalė keq. (qesh).

    /Albert Zholi Gazeta Telegraf/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 07:36