BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    F1 rrezikon ndarjen

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje F1 rrezikon ndarjen

    Mesazh nga Albatros 20/6/2009, 15:17

    Formula 1 ėshtė zhytur nė krizėn e saj mė tė madhe nė 60 vjet, pasi tetė nga 10 ekipet kanė njoftuar pėr planet e krijimit tė njė kampionati tė tyre. Asociacioni i ekipeve FOTA ka thėnė se BMW-Sauber, Brawn, Ferrari, McLaren, Red Bull, Renault, Toro Rosso dhe Toyota janė tė bashkuar nė vendim pėr ndarjen e sportit nė dysh.

    “Ekipet nuk mund tė vazhdojnė nė shkeljen e vlerave tė rėndėsishme tė sportit dhe kanė vendosur tė refuzojnė paraqitjet e kushtėzuara pėr kampionatin e vitit 2010”, thuhet nė komunikatė. “Kėto ekipe nuk kanė alternativė tjetėr pėrveē tė krijojnė njė kampionat tė ri qė reflekton vlerat e garuesve dhe partnerėve tė saj”.

    Federata Ndėrkombėtare e Automobilizmit (FIA) ka njoftuar se tė premten ka qenė afati i fundit qė ekipet tė bėjnė regjistrimin apo tė rrezikojnė ta humbin vendin nga garues tė rinj.

    Tetė ekipet nga FOTA kishin paraqitur regjistrim tė kushtėzuar nėn rregullat e vitit 2010, tė pėrfshirė me kufizimin buxhetor kanė kėrkuar ndryshime nė marrėveshjen e re komerciale tė sportit.

    Pėrpjekjet nga tė dyja anėt pėr tė arritur kompromis dėshtuan dhe FIA akuzoi ekipet se dėshirojnė tė marrin kontrollin e sportit. FOTA ka thėnė se kampionati i ri do tė joshė mė tepėr garues, do tė vlerėsojė dėshirat e tifozėve dhe do tė ketė udhėheqje transparente.

    Ekipet qė tė dielėn do tė marrin pjesė nė garėn pėr Shpėrblimin e Madh tė Britanisė po ashtu kanė premtuar “ēmime mė tė lira tė biletave, partnerė dhe aksionarė tė rėndėsishėm.
    Pilotėt mė tė mirė, sponsorėt, promotorėt dhe kompanitė historikisht tė lidhura me shkallėn mė tė lartė tė sportit tė gjithė do tė paraqiten nė serinė e re”.

    Mbetet tė shihet nėse ekipet e reja tė regjistruara pėr sezonin e ardhshėm do tė jenė tė interesuara tė garojnė nė kampionat nė mungesė tė ekipeve tė famshme si Ferrari dhe McLaren. FOTA do tė ketė mjaft opsione pėr tė formuluar kalendarin sezonal, pasi Formula 1 ka larguar disa pista nė Evropė dhe Amerikė dhe nė vend tė tyre ka pėrfshirė garat nė Lindjen e Mesme dhe Azi.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 16:15