BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Strategjia kunder harreses!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Strategjia kunder harreses!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/3/2012, 10:33

    Strategjia kunder harreses! Images

    Kur e ka datėlindjen gjyshja? Papritur ke humbur fjalėkalimin e email-it ose kodin e kartės sė bankės.Me ndihmėn e teknikave tė fiksimit nė mend arrin t’i kujtosh gjėrat mė lehtė.

    Ju e njihni ndjenjėn e pakėndshme nė supermarket, kur je te arka dhe pėrsėri ke harruar PIN-in pėr kartėn me cash elektronik. Po aq e pakėndshme ėshtė kur vė re qė ke harruar nė shtėpi mbi tryezėn e kuzhinės listėn e blerjeve. Me siguri, kėto minikriza tė jetės sė pėrditshme janė pjesė e saj – apo ka rrugė si mund t’i mbash mend mė mirė gjėra tė tilla?

    T’i fiksosh gjėrat nė mend me asociacione

    Pėr t’u kujtuar mė mirė pėr fjalė-kodin personal tė e-mail-it ose pėr datėlindjen e gjyshes, ka metoda tė ndryshme tė fiksimit nė mend. Si mund t’u kujtohen gjėrat mė mirė nė jetėn e pėrditshme (jo vetėm gjenive), e shpjegon Christian Elger, epileptolog nė Klinikėn Universitare tė Bonit. “Kur doni tė mbani mend gjėra shumė tė ndėrlikuara, atėherė kjo bėhet vetėm pėrmes asociacioneve. Mė e mira ėshtė, tė pėrfytyrosh dy gjėra. Pėr shembull, kur duhet tė bėni pazarin pėr shtėpinė, mbyllni sytė dhe pėrfytyroni pastrimin. Atėherė ngjallni asociacione me gjėrat qė ju duhen pėr pastrim. Kur ndėr to ėshtė njė gjė qė iu duhet ta blini, ajo iu del para syve. Kėshtu mund t’u kujtohen pėrsėri gjėra qė i keni harruar.”

    Teknikėn e ngulitjes nė mend me ndihmėn e asociocioneve e pėrdor edhe asi i matematikės, Gert Mittring. Tetė herė kampioni i botės nė llogaritje me mend arrin tė mbajė mend nė saj tė lidhjeve mendore kombinime numrash shumė tė gjata. Ai rekomandon qė kombinimet tė jenė para sė gjithash krijuese dhe individuale, kėsisoj arrin t’i stimulosh mė mirė qelizat gri. “Personi duhet tė vendosė lidhje mes fakteve dhe pėrfundimeve dhe interesave speciale tė veta. Kur dikush shfaq interesim pėr detaje tė astronomisė, atėherė nuk ėshtė keq t’i pėrdorėsh kėto njohuri si ndihma asociacionesh. Pėrse jo?”

    Meqenėse hobby i Mittringut janė numrat, ai i lidh faktet e rėndėsishme pikėrisht me veēoritė numerike. “Kur kam tė bėj me shifra, pėrpiqem tė shfrytėzoj kryesisht veēoritė e numrave. Kjo nuk ėshtė njė teknikė aq e pėrhapur. Kur duhet tė fiksoj nė mend 251 si numėr treshifror, atėherė pėrdor faktin, qė ky ėshtė numri mė i vogėl prim, i cili ėshtė mė i madh se ¼ e 1.000.”

    Vezė pėr mėngjes, tėrfil katėrfletėsh dhe shtatė xhuxhat

    Mittring e pranon qė kėto lloj asociacionesh janė tė papėrshtatshme pėr shumicėn e njerėzve. Nė librin e tij: “Rechnen mit dem Weltmeister / Tė llogarisėsh me kampionin e botės” ai jep kėshilla se si “njerėzit normalė” mund tė ngulitin nė mend kombinime numrash tė gjata me ndihmėn e lidhjeve. Pėr tė kujtuar njė kombinim numrash si 047, Mittring kėshillon tė veprohet si vijon: Numri zero i kujton atij njė vezė pėr mėngjes. Shifrėn katėr ai e lidh me njė gjethe tėrfili katėrshe dhe nė rastin e numrit shtatė atij i shkon mendja te pėr shembull te shtatė xhuxhat. Nė librin e vet Mittring kėshillon nė pėrfundim qė asociacionet tė integrohen nė njė histori. Ky mund tė kishte kėtė trajtė: “Veza pėr mėngjes gjendet nė tėrfilin katėrsh pranė shtatė xhuxhėve. Nė kėtė mėnyrė edhe ju mund ta fiksoni fare lehtė kombinimin e numrave 047.”

    Tė mėsosh prej teknikės Loci

    Kur asociacionet nuk ndihmojnė aq pėr tė fiksuar mė mirė gjėrat, qelizat gri mund t’i nxisė e ashtuquajtura teknikė-Loci. Prof. Elger e paraqet atė. “Kur mė duhet tė prodhoj diēka tė gjatė, njė ēėshtje tė ndėrlikuar, atėherė rekomandohet ndoshta teknika virtuale. Mbyll sytė dhe eci nėpėr shtėpi. Nė ēdo cep kam vendosur argumente (gjithēka vetėm virtualisht nė kokė) dhe mė pas argumentet i sjell nė renditjen e duhur.”Njė tjetėr teknikė fiksimi ėshtė lidhja e fakteve me emocione, kėshtu mund tė tė kujtohen gjėrat mė lehtė pėr kohė tė gjatė. Tė dy ekspertėt kėshillojnė, qė pėr tė filluar me stėrvitjen e mendjes tė pėrballesh pėrditė me sfida tė vogla.

      Ora ėshtė 10/5/2024, 14:45