BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Per cfare nuk duhet te merakoseni!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Per cfare nuk duhet te merakoseni!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/3/2012, 19:14

    Per cfare nuk duhet te merakoseni! Images

    Me siguri keni dėgjuar disa nga kėto mite tė zakonshme pėr tė cilat ndoshta edhe ju keni menduar qė ka tė vėrteta nė to.

    1. Pini tetė gota ujė nė ditė

    Qė nga viti 1945 njerėzve u rekomandohet qė gjatė ditės tė konsumojnė tė paktėn 8 gota lėngje. Shumica nga e ne beson qė ne kemi nevojė pėr tetė gota ujė, pėrveē asaj ēka hamė dhe pimė ēdo ditė. Uji ėshtė i shkėlqyeshėm, por lėngjet i konsumojmė edhe me lėng, ēaj, qumėsht, pemė dhe perime – dhe atė shumė shpesh, prandaj nėse ushqimin e kemi tė balancuar nuk ka arsye pėr shqetėsim. Nėse jeni tė etur, duheni tė pini, por kurrsesi nuk guxoni ta teproni.

    2. Pėr shkak tė stresit do t’u zbardhen flokėt

    Deri tani nuk ka dėshmi shkencore qė vėrtetojnė qė dita e keqe ndikon nė ngjyrėn e flokut tuaj. Flokėt na zbardhen sipas gjenetikės dhe duhet ta pranojmė qė edhe kur na paraqiten ato fije gri, produktet pėr flokė i fshehin mjaft mirė.

    3. Leximi nė dritė tė dobėt shkatėrron shikimin

    Duke lexuar nė dritė tė dobėt mund t’i lodhni sytė, ēka mund tė shkaktojė dhimbje tė kokės. Por, nuk do tė bėni asnjė dėm afatgjatė, pėrveēse ndoshta tė shkaktoni rrudha tė vogla rreth syve. Sytė eventualisht mund tė lodhen dhe thahen, madje edhe mund t’iu duket qė shikimi juaj ėshtė mė pak i qartė, por gjumi i mirė dhe kualitativ do tė ndihmojė qė sytė tuaj tė shėrohen tėrėsisht.

    4. Kafeja ėshtė me tė vėrtetė e keqe

    Shprehia juaj ditore ka nė fakt shumė gjėra pozitive. Kafeja vjen nga bimėt, tė cilat kanė fitokimikate tė dobishme qė veprojnė si antioksodantė. Studimi i Harvardit nė mė shumė se 125.000 kafe pirės, ka zbuluar qė te femrat redukton rrezikun nga diabeti i tipit 2 pėr 30 pėr qind. Studimet tjera tregojnė qė kafja redukton edhe rrezikun nga sėmundja e Parkinsonit, kanceri i zorrės sė trashė, cirroza, madje edhe qė mund tė rrisė jetėgjatėsinė tuaj. Po ashtu, kafeja nuk ka asnjė ndikim nė sėmundjet e zemrės. Dy deri tre filxhanė nė ditė janė tė mirė pėr shumicėn e njerėzve, por nėse pini kafe ndėrsa ju mundojnė tė rrahurat e shtuara tė zemrės, ankthi, apo netėt pa gjumė, reduktoni apo zėvendėsojeni mė atė qė nuk pėrmban kafeinė.

    5. Ushqimi i freskėt ėshtė gjithmonė mė i mirė se i ngrirė

    Qysh kur shkencėtarėt flasin pėr pėrparėsitė e antioksidantėve, ėshtė bėrė refren tė hani sa mė shumė pemė dhe perime tė freskėta, ēka tregon qė ushqimi i ngrirė ėshtė i kategorisė sė dytė. Por edhe ushqimi i ngrirė mund tė jetė po aq i mirė sa edhe i freskėti, sepse pemėt dhe perimet nė kulmin e pėrmbajtjeve tė tyre ushqyese janė ngrirė duke ruajtur tė gjithė materiet ushqyese.

    6. Vezėt ngrenė kolesterolin

    Studimet e reja kanė zbuluar qė yndyrat e ngopura nė ushqimin tonė, dhe jo konsumimi i kolesterolit kanė probabilitet mė tė lartė pėr tė rritur rrezikun nga sėmundjet e zemrės. Vezėt kanė vetėm 1,6 gramė tė yndyrave tė ngopura, por edhe proteina dhe vitamina A dhe D. Prandaj, vezėt lirisht mund t’i hani pėr mėngjes, vetėm ta keni parasysh sasinė e kolesterolit nė ushqimin tjetėr qė e hani gjatė ditės.

    7. Nėse e keni ftohtė do tė ftoheni

    Nėna e kishte gabim. Nuk mund tė ftoheni nėse nuk jeni tė ekspozuar ndaj virusit i cili shkakton ftohjen. Ftohja nuk ndikon nė imunitet, pėrveēse nėse e keni aq ftohtė saqė shkatėrrohet mekanizmi mbrojtės i trupit tuaj, por kjo ndodh vetėm nė rast tė hipotermisė. Arsyeja pse njerėzit ftohen mė shpesh gjatė dimrit nuk ėshtė tek temperatura, por pikėrisht tek ekspozimi i shtuar ndaj viruseve tė ftohjes.

    8. Pėr shkak tė buzėkuqit mund tė sėmureni

    Nė vitin 2007 grupi pėr mbrojtje tė mjedisit, i Kampanja pėr kozmetikė tė sigurt, ka testuar 33 buzėkuq pėr plumb. Edhe pse nuk ka kufizim pėr buzėkuqin, njė e treta e tyre ka pasur mė shumė se kufiri i lejuar pėr bonbone ēka ka shkaktuar pėrhapjen e frikės. Realiteti ėshtė qė plumbi gjendet gati nė gjithēka, ndėrsa rreziku nga plumbi nė buzėkuq ėshtė shumė i vogėl. Nė fakt, helmimi me plumb mė sė shpeshti ėshtė shkaktuar nga faktorėt tjerė tė mjedisit, pėr shembull me tubat dhe ngjyrat nė shtėpitė mė tė vjetra. Rreziku nga buzėkuqi nuk ėshtė diēka pėr ēka duhet tė shqetėsoheni. /ikub/

      Ora ėshtė 20/5/2024, 22:42