BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dule Malindi, interpretuesi i njohur i kėngės popullore tė jugut!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dule Malindi, interpretuesi i njohur i kėngės popullore tė jugut!

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/3/2012, 12:38



    Ėshtė ndėr tė parėt instrumentistė, qė ka marrė guximin tė ndėrhyjė nė kėngėn popullore tė Skraparit pėr ta pėrpunuar, por edhe pėr ta orkestruar atė. Me gjithė vėrejtjet e profesionistėve, njohės tė kėngėve popullore, se kėnga e Skraparit nuk pranon orkestėr, veē isos karakteristike tė saj, ai ia ka dalė mbanė duke sjellė risi nė kėngėn e krahinės sė tij, por edhe mė gjerė, pa thyer dhe cenuar tabunė qė kėnga e Skraparit shoqėrohet vetėm me iso. Ai shkon paralel sa nė njė krah, si pjesėtar i grupit tė mirėfilltė folklorik, ashtu dhe nė krahun tjetėr, shoqėrimin e kėngės popullore me orkestėr, kėngėn solo dhe duet. Por pėr t’u njohur mė tej me kėngėn e Dules dhe me repertorin tashmė tė pasur, bėmė kėtė bisedė me tė.

    Dalėngadalė, por i sigurt, ju keni arritur goxha sukses nė interpretimin ndryshe tė kėngės sė Skraparit, mund, me pak fjalė, tė na thoni rrugėn e suksesit tuaj?

    Ti e di se ne nė Skrapar, nė atė kohė, por edhe tani kėngėn e kėndojmė kudo, nė sebepe, dasma, gostira, po e po, por edhe nė arė, nė pyll, nė ēezmė vajzat kur mbushin ujė; nėna ime kėndonte kur bėnte punėt e shtėpisė, sidomos nė mėngjes kur tundte me tundės…

    D.m.th, se ti je rritur me kėngėn?

    Edhe ti, si unė je rritur me kėngėn, por dikush e ka mė tė ndjeshėm veshin, dikush mė pak; dikush ka ndjeshmėri pėr kėngėn, dikush pėr diēka tjetėr, si pėr shembull ti, qė shkruan, ke ndjeshmėrinė e tė kapurit tė gjėrave, tė fotografimit me mend, tė leximit dhe tė zbėrthimit tė personazhit, siē po bėn nė kėtė rast me mua. Ajo qė desha tė thosha, ėshtė lirėsia qė kanė skraparllinjtė pėr kėngėn, pėr raportet qė kanė ata me tė, ata e kanė si tė qarėn me tė qeshurėn, dhe kėtė tė qeshur ata e shprehin me kėngė…

    Mirė, tė vazhdojmė, ju kur keni ndjerė kėngėn?

    Kėnga popullore mė ka pėlqyer qė i vogėl. Mbaj mėnd nė dasma, ne ēunat rrinim pas derės ose nė fund tė odės dhe dėgjonim kur kėndoni burrat, por mė shumė prisnim deri sa t’ia merrte valles Njazi Spahiu. Hajde tė kėnduar, hajde tė kėrcyer, sidomos kėngėn e Dados, qė mė vonė u ēua edhe nė festivalin e Gjirokastrės. Tė nesėrmen, kur lėshonim kecėrit ose pėrcillnim dhitė, nė ndonjė bregore ia merrnim valles me radhė, dridheshim e spėrdridheshim qė t’ia arrinim Njaziut, por jo, ai seē kishte ca lėvizje tė papritura dhe bėnte njė mimikė nė fytyrė qė tė linin pa mend. Ja kėshtu, kur shkuam nė shkollė, aty bėhej njė punė mė e organizuar, unė qė nė fillore kam qenė nė grupin artistik tė shkollės.

    Me moshėn qė keni ju, besoj se u kanė zėnė ato grupet amatore tė fshatrave si tė estradės, tė teatrove tė kėngėve popullore, mbrėmjet e shumta tė dėfrimit?

    Po. Qė moshėn 16 vjeē i bija fizarmonikės, ku s’kam shkuar me tė nė krah nė aktivitetet qė organizoheshin, nė fshatrat e zonės sė Ēepanit po e po, por edhe nė shumė fshatra tė Pėrmetit. Vinim e gjithė rinia, si atėherė. Mbrėmjet e dėfrimit mbylleshin ndaj tė gdhirė, orkestėr, dixhej, ishte fizarmonika ime. Megjithėse isha i privilegjuar si orkestrant, me njė vegėl bazė si fizarmonika, s’mė linte haseti, sidomos kur shkonim andej nga fshatrat e Pėrmetit dhe shikoja se nė grupet e tyre kishte hyrė klarineta. Nuk e zgjata, u nisa nė njė kurs 6-mujor pėr klarnetė nė Tiranė. Kur u ktheva, tani “ishte bėrė Muēua me dyfek”, vazhdova tė shkoja edhe nėpėr dasma, kur shkova nė ushtri, po prapė zanatin. Dhe kėshtu pak nga pak, njeriu s’ngelet nė vend, rritet!…

    Kur filluat tė dilnit nė publik ose tė publikoheshin me ato kasetat e famshme tė magnetofonave?

    Vitet ‘90 mua mė gjetėn nė Turqi, ku ndenja 11 vjet me radhė. Domosdo qė aty mora me vete edhe klarinetėn time tė dashur. “T’i bie kur tė mėrzitem”, thashė me vete kur ika. Por jo, edhe atje mė doli punė, merrja pjesė herė pas here nė veprimtaritė e konsullatės sonė atje, nė aktivitetet e shoqatės sė shqiptarėve tė Stambollit, por edhe nė dasma tė shqiptarėve tė vjetėr, dasma tė bukura, me ato zakonet e para.

    Pse ikėt nga Turqia?

    Thjesht pėr tė ardhur nė vendin tim, jo nė kuptimin patriotik, por kėtu kishte hapėsira tė pamata pėr ēdo gjė, aq mė tepėr pėr pasionin tim, kėngėn. Sa erdha qė andej ngritėm njė grup instrumentistėsh me njė grup shokėsh. Merrnim pjesė nė veprimtari tė ndryshme, por sidomos nė dasma. Dalėngadalė fillova tė kėndoja bashkė me shokėt, por edhe vetėm, tė krijoja kėngė qė kėndoheshin solo. Mu duk se isha, nė rrugė tė mbarė. Tani, veē veprimtarive tė plota dhe tė organizuara muzikore, kam nxjerrė disa albume me kėngė. Kam kėrkuar bashkėpunim me autorė tė njohur tekstesh. P.sh, pėr diskun e parė me titull “Djali nė Tomorr”, kam bashkėpunuar ngushtė me poetėt Xhevahir Spahiu dhe Jorgo Papingji. Pėr kėngėn e kurbetit kam dhe disa kėngė tė tjera kam bashkėpunuar me Bledar Koēin, ndėrsa pėr orkestrimin, me kompozitorin Klodian Qafoku. Kam bashkėpunuar me kėngėtarėt si Shkėlqim Beqiri, Evgjeni Ēuli si dhe me grupin “Demir Zyko”, kėtu nė Tiranė dhe grupin e valleve tė Skraparit etj.

    Kemi parė qė videoklipet i keni me sfonde tė natyrės sė bukur shqiptare?

    Sipas mundėsisė, pasi ka edhe shpenzime tė regjistrosh kėngė, por unė videoklipet kam qejf t’i regjistroj nė natyrėn e bukur tė Skraparit, nė Kanionet e Osumit, Mullirin e Babait, Urėn e Kasabashit, nė Ēorovodė, Bogovė, Kulmak etj., atje, ku kėngėt e bukura ngjisin dhe harmonizohen me natyrėn tonė tė mrekullueshme.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 23:45