BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Soni Malaj: “S’ka dasmė me Mirkon, pa mėsuar Vallen e Shqipeve”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Soni Malaj: “S’ka dasmė me Mirkon, pa mėsuar Vallen e Shqipeve”

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/3/2012, 23:09

    Soni Malaj: “S’ka dasmė me Mirkon, pa mėsuar Vallen e Shqipeve” 0950

    Ka vendosur tė flasė! Soni Malaj do ta thyejė heshtjen…Prej muajsh mediat, pėrfshirė kėtu edhe ne, kanė kėrkuar me insistim qė ajo tė tregojė jetėn e saj tė re, megjithatė deri para njė jave kishte vendosur qė emocionet e saj t’i ruante pėr vete. Pas njė insistimi tė gjatė, ajo pranoi. Pranoi tė rrėfente pėr herė tė parė nė “Bluetooth” gjithė magjinė qė i ka dhuruar vajza e saj e parė, Anna. Edhe pse u bė kohė qė jeton larg Shqipėrisė, kurioziteti pėr tė ėshtė i madh dhe dashamirėsia e publikut vazhdon tė jetė nė tė njėjtat doza, ndoshta edhe mė e fortė, duke shtuar kėtu edhe mallin.

    Kjo, sepse Soni Malaj ėshtė rritur nė sytė e publikut shqiptar dhe pėr kėtė tė gjithė e kanė dashur dhe e duan fort. Por tani duhet ta harrojmė Sonin e vogėl dhe lozonjare. Ajo sot ėshtė zonjė shtėpie, nėnė e pėrkushtuar, e megjithatė vazhdon tė mbetet njė femėr shumė e bukur. Shumė shpejt do tė rikthehet nė skenė, me njė tur koncertesh nė Evropė, sė bashku me mikun e saj tė mirė, Sinan Hoxha. Ēfarė na ka rrėfyer tjetėr sot?! Sfidat e para si nėnė, tė cilat i ėshtė dashur t’i pėrballojė e vetme, marrėdhėnia me Mirkon dhe babain e tij, dasma qė pritet tė bėhet dhe shumė e shumė detaje tė tjera…

    Soni, si po kaloni?

    Mirė, faleminderit.

    Me ēfarė po merreshit pėrpara se tė uleshit pėr tė mė shkruar mua?

    Sapo bėra njė dush, se isha nė palestėr.

    Si po i kapėrceni sfidat e para si nėnė e re?

    E mendoja shumė mė tė vėshtirė, por pėr fatin tim tė mirė Anna ėshtė fėmijė i mbarė dhe ta lehtėson shumė tė qenurit nėnė.

    Ju lė pa gjumė Anna?

    Absolutisht jo, madje shpeshherė duhet ne ta ēojmė nga gjumi, se ėshtė shumė gjumashe.

    Ėshtė qaramane?

    Qan aq sa duhet, as mė shumė as mė pak. Anna qante javėt e para se i dhimbte barku, por me ndihmėn e mjekėve kėtu mėsuam disa metoda se si mund t’ia lehtėsonim dhimbjet. Tani nuk ka mė probleme tė tilla dhe ajo bėn zė, se s’mund tė them qė qan, vetėm kur do tė hajė.

    A kujdeset Mirko pėr tė, ju ndihmon ta lani?

    Mirko kujdeset jashtė mase pėr Annėn dhe larjen e bėjmė bashkarisht, se ėshtė njė nga momentet mė tė kėndshme pėr Annėn. Kur ėshtė nė ujė ajo gėzon, lėviz kėmbėt dhe duart, ndihet shumė mirė dhe ne ia pėrcjellim asaj si njė lojė, por edhe si relaks.

    Si i keni ndarė punėt tani nė shtėpi? Kush gatuan, kush i bėn punėt?

    Ne gjithmonė gjėrat i bėjmė tė dy. Duke qenė se nuk i kemi familjarėt kėtu, jemi mėsuar qė ēdo gjėje t’ia dalim mbanė me ndihmėn e njėri-tjetrit. Kur njėri nga ne ėshtė i zėnė me punė, gjėrat i bėn tjetri dhe anasjelltas.

    A ju mungon mami? Zakonisht vajzat kanė nevojė pėr kėshillat e nėnave kur lindin.


    Unė me mamin kam qenė dhe jam shumė e lidhur. Nė fillim mendoja se si do ia dilja vetė mbanė, ndoshta duhej ta thėrrisja tė vinte kėtu. Por pastaj thashė pse? Unė duhet tė marr pėrgjegjėsitė e mia si nėnė e t’ia dal mbanė vetė dhe ashtu bėra. Tani e them me plot gojėn, qė ia kam arritur qėllimit.

    Sa kilogramė keni humbur pas lindjes?

    (Qesh) Deri tani kam humbur 11 kilogramė, por nuk e kam pasur shumė tė vėshtirė kėtė anė, pasi unė edhe gjatė shtatzėnisė jam marrė me fizkulturė. Deri nė muajin e shtatė jam marrė intensivisht me not, njė orė e gjysmė pa ndaluar, pastaj me ecje tė gjata po ashtu njė orė e gjysėm. Kjo mė ka ndihmuar tė mos shtoj shumė nė peshė, duke i lėnė kėshtu hapėsirė Annės tė rritej brenda. Sa mė pak dhjamė vendos rreth barkut, aq mė shumė hapėsirė ka fėmija tė zhvillohet dhe Anna na doli njė fėmije pėr marshallah, ishte bėrė gati pėr tė shkuar direkt nė kopėsht (qesh).

    Dilni bashkė pėr shėtitje? Ku shkoni?

    Ne dalim pothuajse ēdo ditė pėr shėtitje. Gjatė shtatzėnisė ne u zhvendosėm nga qendra e Seviljes, nga zhurmat dhe nga njerėzit qė kėndonin me kitare nė katėr tė mėngjesit, nė periferi, ku mbizotėronte qetėsia, parqet pafund, kėndet e lojėrave pėr fėmijė, pishinat dhe fushat e tenisit. Kėshtu qė ne shėtitjet i bėjmė kėtu nėpėr parqe. Por nė ditėt kur e kemi tė pamundur tė dalim, Annėn e nxjerrim nė oborrin e shtėpisė dhe kėshtu Anna ēdo ditė rri pėr 4 orė nė ajėr tė pastėr. Gjė kjo shumė e rėndėsishme pėr zhvillimin e fėmijės, nė kėtė mėnyrė ajo ha mė mirė dhe fle mė mirė.

    Ēfarė muzike i vini? I kėndoni ndonjė kėngė tuajėn?

    Annės i pėlqen shumė muzika, vallė kujt t’i ketė ngjarė?! (qesh) Mjafton tė jetė muzikė dhe ajo kėnaqet. Unė i kėndoj shpesh, pasi pothuajse ēdo ditė bėj kanto dhe Anna ėshtė pranė meje, shikon dhe qesh gjithmonė, sa herė unė kėndoj. I kėndoj shpesh dhe kėngė popullore. Madje njė ditė e kisha futur nė marsup (ēanta ku vendosen bebet pėr t’u mbajtur) dhe kėrceja dhe kėndoja me tė kėngė popullore, erdhi njė moment dhe u lodha, se Anna peshon goxha dhe vendosa tė ndaloja muzikėn. Sapo e ndaloja ajo fillonte qante, kur e ndizja pushonte si me sustė. Shyqyr qė e zuri gjumi, se filloi tė mė dhimbte kurrizi.

    I lexoni pėrralla?

    Njė pėrrallė nga fillimi deri nė fund jo, pasi Annėn e zė gjumi qė nė rreshtin e dytė, por unė ose Mirko i bėjmė ndonjė teatėr tė vogėl me kukulla pėr ta kėnaqur.

    Si e thėrrisni me pėrkėdheli?

    Anna ka njė arsenal me emra e nofka qė e thėrrasim dhe njėri ėshtė mė i ēuditshėm se tjetri, duke filluar nga tė gjitha llojet e frutave, duke luajtur me emrin e saj, pastaj si pėr ta ėmbėlsuar edhe mė shumė i thėrras Zenepe (qesh).

    Ēfarė s’do tė donit tė kishte nga Mirko?

    Pėr sa i pėrket temperamentit do mė pėlqente shumė t’i ngjante Mirkos. Pėr sa i pėrket ndonjė tipari fizik qė s’do doja t’i ngjante do ishte hunda, do ishte mė mirė pėr djalin hunda e Mirkos, jo pėr Annėn (qesh).

    Pėr ēfarė do donit t’i ngjante?

    Po siē e thashė dhe mė sipėr, nga ana e karakterit do doja t’i ngjante, tė merrte sa mė shumė nga Mirko. Kur e kisha nė bark Annėn, i lutesha Zotit qė tė merrte nga Mirko sytė dhe vetullat, edhe fizikun gjithashtu, dhe Zoti e dėgjoi lutjen time.

    Po nga ju, ēfarė doni tė marrė dhe ēfarė jo?

    Nuk dua tė nis me karakterin, se i bije a doni mė pėr Belulin, por po e pėrgjithėsoj, do doja tė merrte tė gjitha virtytet e mija. Nga ana fizike e ka marrė atė ēfarė doja unė, formėn e fytyrės dhe buzėt.

    Si pėrfundim, kujt i ngjan mė shumė?

    Anna ėshtė njė pėrzierje shumė e lezetshme mes meje dhe Mirkos, ka ca sy tė mėdhenj si bajame me ngjyrė blu, ngjyrėn e ka trashėguar nga mamaja ime dhe njė gojė me buzė tė kuqe tė plota. Tiparet i ka shumė tė theksuara, tė cilat i pėrdor shumė sipas gjendjes sė saj emocionale dhe nuk ėshtė fare e vėshtirė ta dallosh kur ajo ėshtė paksa me nerva, se menjėherė i rrudh vetullat dhe tė shikon ngultasi nė sy ose kur habitet me diēka, menjėherė rrumbullakos gojėn. Kur i japim ndonjėherė qumėsht biberoni, papritur ti sheh qė ajo ėshtė rrudhur e gjitha nė fytyrė dhe ne kuptojmė qė qumėshtin e do akoma mė tė ngrohtė. Pra, Anna tė flet gjithė kohės me mimikėn e saj.

    Si e keni mobiluar dhomėn?

    Ėshtė njė dhomė tipike fėmijėsh, me lodrat e saj, me krevatin e vogėl dhe njė tjetėr krevat pak mė tė madh pėr kur tė rritet. Anna qė kur hyri nė muajin e dytė fle nė dhomėn e saj, kėshtu qė ia kemi bėrė tė kėndshme, jo tė ngarkuar dhe me njė ngjyrė pastel qetėsuese, jo me ngjyrė tė fortė.

    Cila ėshtė lodra e saj e preferuar?

    Ah, kėtu do tė ndalem pak. Anna ka lindur nė mėnyrė natyrale, por duke qenė se ishte njė fėmijė relativisht i madh dhe unė kisha hyrė nė javėn e 42-tė tė shtatzėnisė, m’u deshėn dy ditė pėr ta lindur. Njė natė para lindjes, nė vigjilje tė festės sė Ujit tė Bekuar, kėtu nė Spanjė quhet festa e Mbretėrve Magjikė (ata qė asistuan nė ardhjen nė jetė tė Jezu Krishtit), isha shtruar nė dhomėn e paralindjes me kontraktime tė forta dhe Mirko qė mė shtrėngonte dorėn dhe mė jepte kurajo, sepse unė pas shtatė orėsh me kontraktime tė forta,- sepse nuk po arrija pikėn e duhur pėr tė mė vėnė epiduralen,- kisha filluar tė dorėzohesha. Nė atė moment dėgjohet nė korridor muzikė kishtare e luajtur me kitara dhe unė s’kuptoja ē’po ndodhte, se isha gjysmė nė kllapi, kur befas nė dhomėn time hyjnė 3 burra tė maskuar si magjistarė, me tunike me mjekra, duke kėnduar dhe mė dhurojnė njė kukull pėr bebin qė do tė lindte, si dhe mė urojnė njė lindje sa mė tė lehtė. Aty u krijua njė situatė tragjikomike, se unė bėrtisja nga dhimbjet, ata me kitara dhe tė maskuar me kėndonin te krevati dhe ēuditėrisht kukulla e preferuar e Annės ėshtė pikėrisht kjo, qė ne ia kemi vėnė emrin Roza, se ėshtė me faqet rozė.

    Kur do ta ēoni nė ēerdhe?

    Besoj kur tė mbushė 1 vjeē.

    Keni folur me koleget tuaja, qė gjithashtu janė bėrė nėna?

    Mė shpesh kam folur me Julkėn, pasi ajo lindi Ianin bukurosh disa muaj para meje. Flisnim nė skype dhe gjithmonė i thoja, Julka kam shumė frikė nga lindja. Ajo gjithmonė me dashamirėsinė e saj mė qetėsonte pėr kėtė aspekt dhe mė thoshte tė mos e merrja me frikė, se nuk ėshtė ashtu siē e imagjinoja, por pėr fat tė keq doli ashtu siē e imagjinoja unė. Pas lindjes pastaj u lidhėm pėrsėri nė skype dhe kemi qeshur pafund, se i tregoja pėr momentet qė isha nė spital para lindjes dhe gjatė saj. Kjo tregon qė pavarėsisht dhimbjeve, pėr ne mbetet momenti mė i bukur dhe i veēantė.

    Do t’ia mėsoni shqipen Annės?

    Unė Annės i flas gjithmonė nė shqip, mė vjen nė mėnyrė shumė tė natyrshme, ėshtė gjuha e nėnės.

    Sa fėmijė keni dashur tė kishit, pėrpara se tė lindte Anna?

    Kam dashur gjithmonė tė kem tre fėmijė, se dy mė duken pak dhe katėr mė duken shumė.

    Po tani qė e provuat, mendoni njėsoj?

    Vazhdoj tė mendoj gjithmonė njėsoj.

    Marrėdhėnia nė ēift, ka ndryshuar tani qė lindi Anna?

    Po, ka ndryshuar, ėshtė bėrė mė e fortė.

    Ėshtė Mirko mė i kujdesshėm ndaj jush?

    Mirko si natyrė ėshtė shumė i kujdesshėm dhe pėr njerėzit qė do kjo gjė rritet gjithmonė e mė shumė. Me Mirkon qė kur jemi njohur, gjėja qė mė bėri pėrshtypje ishte pėrkujdesja qė kishte ai ndaj meje nė ēdo moment. Ai e dinte qė mua nė mėngjes mė pėlqente tė pija kafe para se tė punonim dhe asnjėherė s’mė mungonte kafeja, se ai e sillte gjithmonė nė sallėn e provave. Mirkos i pėlqen shumė tė pėrkujdeset pėr dy princeshat e tij, siē na quan ne.

    Tani dashuria ndahet mė tresh…

    Jo, kemi shumė dashuri, nuk kemi nevojė ta ndajmė.

    Cila ėshtė marrėdhėnia qė keni me babain e Mirkos?


    Kemi njė marrėdhėnie tė shkėlqyer. Ai erdhi nė Spanjė dhe ndenji pėr 2 muaj, duke asistuar kėshtu gjatė shtatzėnisė sime dhe nė momentin e lindjes sė Annės. Pavarėsisht moshės sė tij, ai ndenji nė sallėn e pritjes pėr dy ditė me radhė dhe nuk pranonte nė asnjė mėnyrė tė shkonte nė shtėpi, pasi priste tė shihte mbesėn e tij, e cila nė tė njėjtėn kohė do tė mbante dhe emrin e gruas sė tij, qė nuk jeton mė.

    Ju kanė vizituar prindėrit nė kėtė kohė?

    Pėr disa ditė do tė vijnė dhe me zor po presim, jemi shumė tė emocionuar.

    Jeni celebruar, por nuk keni bėrė dasmė. Kur do tė martoheni?

    Sapo tė gjejmė momentin e pėrshtatshėm. Si mua dhe Mirkos na pėlqen shumė tė bėjmė njė dasmė tipike shqiptare. Mirko ėshtė mrekulluar kur ka parė dasmėn e vėllait tim nė DVD, iu duk njė traditė shumė interesante dhe gjėja qė i bėri mė shumė pėrshtypje ishte hedhja e parave nė dasmė dhe kėrcimet. Absolutisht qė Mirko para se tė bėjmė dasmėn nė Shqipėri, do tė mėsojė tė kėrcejė valle tipike shqiptare. Ka parė nė internet disa prej tyre dhe qė tani di tė lėvizė pak. Por unė do t’i vė si sfidė tė kėrcejė Vallen e Shqipeve, tė veshur me kostum malėsori, se do jetė vėrtet spektakėl mė vete (qesh).

    Pėrfundimisht jeta juaj ėshtė zhvendosur nė Spanjė. Nuk do ktheheni mė nė Shqipėri?

    Jeta ime private ėshtė kėtu nė Spanjė, por karriera ime vazhdon tė mbetet nė Shqipėri. Kėshtu qė, shpresoj qė sa mė parė tė kthehem.

    I jeni rikthyer muzikės. Mė saktė, shumė shpejt do tė nisni njė tur koncertesh. Si ndiheni, ju ka marrė malli?

    Po, ėshtė e vėrtetė. Duke nisur nga fundi i marsit rifilloj koncertet, sė bashku me mikun tim mė tė mirė Sinan Hoxhėn. Sė pari nė Itali, pastaj nė Suedi e Danimarkė. Sigurisht me shkėputje, pasi unė e ushqej Annėn edhe me qumėsht gjiri.

    Kur tė nisni turnin e koncerteve ēfarė do tė bėni, do ta merrni Annėn me vete?

    Jo, nuk mendoj t’i ndryshoj rutinėn e saj ditore. Ėshtė shumė e vogėl pėr tė ardhur me mua, megjithėse as vetė nuk e di se si do rezistoj larg saj.

    Pėr kėngė tė reja keni nisur tė mendoni?

    Sigurisht. Kam nė dorė disa materiale nga njė kompozitor italian, tė cilat mė pėlqejnė shumė dhe me kalimin e kohės do t’i publikoj.

    U pėrfol se ju jeni tashmė nėn menaxhimin e njė shtėpie diskografike nė Spanjė,
    cila ėshtė e vėrteta?


    Ėshtė pjesėrisht e vėrtetė. Nėpėrmjet njė agjenteje spanjolle unė do tė bėj dhe njė tentativė kėtu nė Spanjė. Por kjo ėshtė pėr mė vonė, pėr muajin shtator. Kjo ka qenė njė shtysė e Mirkos pėr tė tentuar edhe kėtu, pasi unė si tip jam pak mosbesues. Duke e njohur se si funksionon shoė biz-i, mė dukej pak e vėshtirė qė unė tė rifilloj njė karrierė nė moshėn 30-vjeēare nė njė shtet tė huaj, ku pėrkrahen vetėm ata qė janė nga komuniteti latin. Megjithatė, pse bėhet njė provė nuk ka asgjė tė keqe. Unė gjithsesi jam e fokusuar mė shumė nė karrierėn time nė Shqipėri, pėr tė ardhur sa mė mirė dhe profesionalisht.

    Tani qė Soni ėshtė nėnė, do t’i dedikojė ndonjė kėngė Annės, sepse deri tani kėngėt tuaja i janė dedikuar dashurisė ose fenomeneve tė ndryshme…

    Annės ēdo ditė i kushtoj kėngė, poezi, dashuri, por njė kėngė e regjistruar pėr ta publikuar do tė vijė mė vonė.

    Eraldo Rexho Bluetooth

      Ora ėshtė 8/5/2024, 10:53