BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Aromat, magji e ringjalljes se kujtimeve!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Aromat, magji e ringjalljes se kujtimeve!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/3/2012, 22:45

    Aromat, magji e ringjalljes se kujtimeve! Images

    Duhet qė tė kėrkojmė pėr “ēelėsa” qė tė na ēojnė te shkaku i fenomeneve.

    Neuroshkenca ka shumė ngjashmėri me veprimet e njė detektivi. Ne duhet qė tė kėrkojmė pėr “ēelėsa” qė tė na ēojnė te shkaku i fenomeneve. Por pėrpara se tė analizojmė ēelėsat, duhet qė tė kemi njė informacion, ose peizazh nė lidhje me rastin me tė cilin po merremi.

    Njė shqisė komplekse

    Pėr sa i pėrket aromave, ne dimė qė tė nuhaturit ėshtė shqisa mė e vjetėr, duke qenė se origjinėn e ka te shqisat rudimentare. Ėshtė njė shqisė qė e kanė edhe bakteret mė tė vogla. Para tė parit, apo tė dėgjuarit, para vetė prekjes, krijesat kanė pasur tė zhvilluar kundėrpėrgjigjen ndaj kimikateve rreth tyre. Tė parėt e ka burimin dhe mbėshtetet nė katėr lloje sensorėsh drite nė syrin njerėzor, qeliza tė njohura si receptorė, tė cilat e shndėrrojnė dritėn nė gjuhė elektromagnetike pėr trurin tonė, ndėrsa prekja bazohet nė disa lloje tė ndryshme receptorėsh pėr presionin. Pėr nxehtėsinė, pėr tė ftohtin, dhimbjen, por nė krahasim me nuhatjen, tė gjitha kėto shqisa kanė shumė, po shumė pak receptorė nė dispozicion. Nė rastin e nuhatjes kemi tė pėrfshirė 1000 receptorė qė ndryshojnė nė mėnyrė tė vazhdueshme nė varėsi tė asaj ēka ne nuhasim. Rezultati i kėtij kompleksiteti ėshtė aftėsia jonė pėr tė shquar dhe pėr tė dalluar shumė-shumė lloje tė ndryshme aromash dhe erėrash. Sigurisht qė jo pėr tė gjitha kėto loje aromash kemi emra. Nuhatja ėshtė ndėr tė tjera, ndoshta edhe shqisa pėr tė cilėn flasim mė pak. Jemi tė mirė nė pėrshkrimin e sendeve nga pamja e tyre e jashtme, apo dimė mirė tė themi se cili ėshtė tingulli qė bėjnė sendet, por kur vjen puna te nuhatja, mjaftohemi duke e lidhur aromėn me sendin me tė cilin kanė lidhje. Pėr shembull “mban erė si njė qen i ngordhur”. Kėshtu ne mund tė kemi emra pėr ngjyrat: “e kuqe” e “verdhė” etj., por kur vjen puna tek aroma, ne i emėrtojmė sipas sendit qė prodhon atė aromė si: “aromė buke e pjekur”, “arome qepe” etj.

    Episodet e kujtesės

    Pra tani kemi informacionet e pėrgjithshme dhe duhet qė tė gjejmė se cilat janė ēelėsat e rėndėsishėm. Sė pari, pjesa e trurit qė ėshtė pėrgjegjėse pėr pėrpunimin e aromės ėshtė “kokrriza e nuhatjes”, qė ndodhet pranė pjesės sė trurit qė quhet hipokampus. Ky emėr do tė thotė “kalė deti” dhe ka njė emėrtim tė tillė pėr shkak tė formės. Kjo pjesė ndodhet e vendosur thellė nė tru nė njė pozicion qė mund tė quhet njė pikė takimi pėr tė gjitha informacionet qė vijnė nga i gjithė korteksi. Neuroshkencėtarėt kanė dalė nė pėrfundimin se hipokampusi ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr krijimin e kujtimeve tė reja nga ngjarjet e ndryshme. Njerėzit qė kanė dėmtime nė kėtė zonė tė trurit, e kanė shumė tė vėshtirė qė tė kujtojnė ngjarjet e sė shkuarės, madje edhe ato tė sė shkuarės sė afėrt. Edhe pse njerėzit me kėtė dėmtim mund tė mėsojnė gjėra tė reja si pėr shembull t’i japin biēikletės, vjersha, apo emra tė rinj, ata nuk arrijnė qė tė krijojnė kujtime nė lidhje me kėto gjėra qė i kryejnė apo nga pėrvojat e tyre. Kjo “memorie episodike” ėshtė saktėsisht ajo memorie qė kam kur kujtoj vizitat te gjyshja. Dhe “kokrriza e nuhatjes”, pika e nuhatjes nė tru, ndodhet e vendosur pikėrisht pranė hipokampusit, qė ėshtė edhe bėrthama kryesore e trurit pėr kujtime tė tilla.

    Zhytje e thellė

    Duhet thėnė se ky fakt ėshtė shumė i rėndėsishėm, por jo thelbėsor. Po t’i referohemi paralelizmit nga fusha e detektivėve, ja ku kemi nė kėtė rast “tė dyshuarin” (aromėn) qė ndodhet nė “skenėn e krimit” (pranė hipokampusit). Por do tė na duhen fakte tė tjera shtesė, nėse do tė duam ta ēojmė “ēėshtjen” nė gjykatė. Shpresoj qė fakti tjetėr, njė e dhėnė pėr neuroshkencėn, do tė arrijė qė t’ju bindė se pėrse aromat janė kaq tė fuqishme nė rikthimin e kujtimeve tė vjetra dhe tė harruara. Nuhatja ėshtė unike mes tė gjitha shqisave, sepse ajo hyn nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe tė thellė nė tru. Nėse do tė hidhnim njė vėshtrim te tė gjitha “rrugėzat” qė ndjekin shqisat e tjera nė tru, si dėgjimi, tė parėt, ky rrugėtim nis tek organi i shqisės, pra nė rastin tonė te veshėt, apo te sytė dhe lėviz drejt njė stacioni tė quajtur “talamus” e mė pas shkon edhe nė pjesėn tjetėr tė trurit. Ndėrsa me nuhatjen, situata ėshtė e ndryshme. Nė vend qė tė vizitojė “talamusin” para stacionimit tė mėtejshėm nė tru, informacioni i nuhatjes udhėton drejtpėrsėdrejti nė vendin mė tė madh dhe mė tė rėndėsishėm tė pėrpunimit tė sinjaleve “kokrriza e nuhatjes” – pa ndaluar nė asnjė pikė tjetėr nė tru. Ne nuk e dimė ende se cila ėshtė arsyeja qė rrugėtimi i sinjaleve tė shqisave tė tjera ndalon fillimisht te “talamusi”, por ėshtė e qartė se kėto sinjale shkojnė mė vonė nė qendrėn e pėrpunimit. A mund tė jetė kjo arsyeja se pėrse aromat janė njėherazi edhe shumė tė vėshtira pėr t’i shprehur me fjalė dhe tė afta qė tė zgjojnė nga “gjumi” kujtime tė fshehura shumė thellė? Studiuesit e fushės sė memories thonė se pėrshkrimi i sendeve me fjalė mund tė ndihmojė kujtesėn, por nga ana tjetėr, kjo redukton njėherazi edhe emocionin qė ndjejmė nė lidhje me subjektin. Kur pėr shembull pėrballemi me njė histori qė ka tė bėjė me kujtimet tona ne nisim qė tė kujtohemi pėr tė fillimisht nga “materialet bruto”. Nė rastin e aromės sė dollapit tė gjyshes sime, kjo aromė e veēantė ishte thithur nga receptorėt e hundės sime nė vitet e largėta tė fėmijėrisė. Kjo aromė pėr tė cilėn unė kurrė nuk e gjeta dot nė emėr, por qė mė kishte bėrė pėrshtypje shumė, “udhėtoi” drejt e nė trurin tim nga hunda ku u thith nė fillim, duke ndalur pikėrisht drejt e nė tru. Aty ky kujtim pėrzihet me kujtime tė tjera tė gjyshes, tė paprekura nga gjuha, tė ngulitura thellė nė kujtesė. Tani vite mė pas, aroma jo vetėm qė e “zhvarros” atė pėrvojė, por mjafton qė tė nxjerrė nga errėsira e viteve tė gjitha kujtimet e tjera qė kanė tė bėjnė me gjyshen dhe me atė moment tė veēantė tė jetės. E tillė ėshtė forca e aromave dhe e nuhatjes, kėsaj shqise qė nuk i jepet rėndėsi, por qė ndikon kaq shumė nė jetėn dhe emocionet tona.(Shqip)

      Ora ėshtė 10/5/2024, 01:21