BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tuna: Ne pranvere ju prezantoj albumin tim te ri!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Tuna: Ne pranvere ju prezantoj albumin tim te ri!

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/3/2012, 10:15

    Tuna: Ne pranvere ju prezantoj albumin tim te ri! 0965

    Altuna Sejdiu 10 vjet me pare mori pjese ne nje audicion talentesh te ngjashem me “X Factor” duke u bere e para shqiptare fituese e tij ne Maqedoni. Me tej, karriera e saj do te kalonte kufirin administrativ dhe ne skenen shqiptare do te sillte per here te pare rrymen R’nB’. Sot Tuna ka pas vetes 25 cmime muzikore, nje karriere te suksesshme dhe eshte nje nga kengetaret hitberese me te komentuara. Vetem ne rrjetin sociale ne “Youtube” ajo ka 6.000.000 klikime. E ftuar special ne “X Factor Albania”, ajo tregon emocionet qe i dha kjo skene, si dhe planin e ri per nje album kete pranvere.

    Tuna si u ndjeve ne skenen e “X Factor Albania”?

    Jashtezakonisht shume mire. Nje emocion shume i madh dhe sinqerisht nese do te duhej ta krahasoja me eksperiencen qe kam pasur une ne nje audicion te talenteve te rinj, mund te them qe ishte i barabarte. Megjithese kete here performova si nje artiste e afirmuar me nje bagazh pas vetes qe duhet ta arsyetoja ne nje fare forme para publikut, para fansave te mi.

    Persos interpretimit tuaj, edhe keni kercyer me trupen e baletit. Ishte e veshtire te beheshit pjese e nje performance te tille?

    Ne fakt, u mundova ta sjell dinamiken e kesaj kenge. “Roxanne” eshte nje cover kenge e grupit Police, te cilen u munduam ta sillnim ne nje version ndryshe, ne nje perpunim nga Darko Dimitrov dhe u mundova qe ta percjell emocionin dhe dinamiken tek publiku.

    Tuna, ju keni qene edhe ne jurine e “X Factor” gjate audicioneve. Sa jane zhvilluar konkurrentet tane qe nga ajo kohe?

    Do te jem shume e sinqerte, nuk kam pasur mundesi ta ndjek programin deri javen e kaluar ku ndoqa permbledhjen e 16 finalisteve dhe kuptova se une do te jem ne poziten me te mire timen ndonjehere, sepse do te performoj dhe nuk do te jem ne juri, per te bere perzgjedhjen se kush do te jene me te miret, pasi do te kishte qene mjaft e veshtire. Dhe e di qe ne piken me te veshtire sot dhe ne vazhdim eshte juria, sepse do ta kene shume te veshtire qe ne mesin e 16 zerave te mrekullueshem te perzgjedhin me te mirin. Gjithashtu, me vjen mire qe publiku do ta kete fjalen, sepse fjala e publikut eshte gjeja me e rendesishme.

    Ju vete keni ndonje te preferuar?

    Kam! Kam te preferuar, megjithate besoj se shijet jane shume relative dhe nuk do te thote qe i preferuari im do te perputhet me shijen e publikut, megjithate une sonte kam vendosur qe fatin qe une kam pasur ne karrieren time ta ndaj ne copeza te vogla per t’ua shperndare te 16 finalisteve, te cilet i pergezoj per punen e madhe qe bejne. Une dy ditet e fundit isha ne tirane, i kam ndjekur provat dhe kam pasur se sa me entuziazem dhe kembengulje punojne te gjithe. I pergezoj shume per kete. Mesazhi im eshte qe ta shijojne cdo sekonde te spektaklit se une vete e kam provuar dhe e di qe eshte nje ndjesi e pakrahasueshme. Por, une nuk do te mundesha te kthehesha me ne audicione edhe pse me shume deshire do te doja te isha perseri.

    Mund te na zbuloni projektin tuaj te radhes?

    Eshte projekti i radhes, te cilin kam ne plan ta promovoj ne pranvere, qe jane kenget e reja, albumi im i ri, i cili besoj se do te mirepritet nga fansat. /Koha Jone/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 9/5/2024, 00:59