BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ornela Bregu: Tim shoqi nuk i ndalova dy vite nė rrugė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ornela Bregu: Tim shoqi nuk i ndalova dy vite nė rrugė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/3/2012, 15:31

    Ornela Bregu: Tim shoqi nuk i ndalova dy vite nė rrugė! 0983

    Jemi njohur herėt me Ornela Bregun, bukuroshen e buzėqeshur shqiptare qė prej shumė vitesh na ka dhėnė mundėsinė ta shohim nga ekrani, qoftė duke kėnduar apo duke prezantuar. Duket se njohjet e hershme janė pjesė e vetė Ornelės, e cila njeriun e jetės e ka takuar kur vraponte pėr t’u futur nė godinėn e “Liceut Artistik” nė kryeqytet. Pas vajzės sė lirshme para kamerave, fshihej njė artiste e ndrojtur qė ishte gjithmonė nė pėrpjekje pėr t’i bėrė gjėrat mirė dhe ia ka arritur.

    Sot ajo ėshtė nėnė dhe zonjė shtėpie, e teksa flet me tė prapė duket si bukuroshja e ndrojtur e liceut, e lumtur pėr gjithēka ka bėrė pa u penduar pėr asgjė dhe e gatshme pėr tė treguar historinė e saj tė gjimnazit, qė ka qenė shumė mė e veēantė se e disa tė tjerėve…

    Ornela nė cilat vitet e keni ndjekur gjimnazin?

    Prit tani tė kujtohem (qesh). Ka qenė nė vitet 1997-1998, por unė e kam humbur njė vit shkollor.

    Pse?

    Pėr shkak tė mungesave qė bėra pėr njė muaj sepse isha nė njė koncert jashtė Shqipėrisė. Nuk m’i justifikuan mungesat dhe kėshtu u detyrova tė pėrsėrisja vitin.

    Si e keni pėrjetuar kėtė fakt? Ju shqetėsonte fakti qė nuk i kishit mė shokėt dhe shoqet nė tė njėjtin vit?

    Jo aspak. Nuk e kam pėrjetuar fare keq. Pastaj mė duhet tė them qė kemi qenė njė grup shoqesh vėrtet shumė i mirė dhe dallonim nga tė tjerėt. Ishin vajza qė ecėn pėrpara dhe janė tė njohura dhe tė suksesshme sot.

    Na e shuani kuriozitetin, kush ishin shoqet tuaja? Vazhdoni t’i ruani shoqėritė qė nga liceu?

    Vikena Kamenica, Ledina Ēelo. Edhe disa tė tjera qė janė nė opera. Jemi shoqe tė mira edhe sot.

    Ju si keni qenė nė adoleshencė, rebele apo vajzė e urtė?

    Kam qenė shumė e qetė dhe e pėrgjegjshme. Pavarėsisht moshės unė pėrpiqesha tė pėrshtatesha me tė tjerėt, por gjithmonė pa e kaluar cakun.

    Kjo do tė thotė qė ju nuk i linit orėt e mėsimit?

    Jo, kjo do tė thotė qė unė i lija orėt e mėsimit kur i linte e gjithė klasa, po ndėrkohė qė ata shkonin nė pub ose diku tjetėr, unė shkoja nė shtėpi i bėja shoqėri mamit dhe gatuaja kek. Pėr shkak tė orareve qė kishim, shpesh detyrohesha tė rikthehesha edhe njė herė nė shkollė pėr tė ndjekur orėt pasuese. Tė paktėn nuk rrija nė klasė.

    I kombinonit rrobat, bėnit tualet siē bėjnė zakonisht gjimnazistet?

    Po patjetėr, tė gjitha si grup ishim gjithmonė shumė nė formė, ndiqnim modėn, visheshim bukur. Po ashtu edhe dilnim shpesh po ishim tė pėrmbajtura dhe nuk kalonim kurrė deri aty ku nuk duhej.

    Me mėsimet si ishit?

    Shumė mirė. Mėsoja shumė.

    Keni marrė ndonjėherė katėr?

    Kam marrė, po rrallė.

    Me mėsuesit si i kishit marrėdhėniet? Jeni zėnė ndonjėherė?

    E thashė dhe pak mė lart, kam qenė e tėrhequr dhe e urtė. Me mėsuesit kam pasur marrėdhėnie tė mira dhe pėrherė kam respektuar figurėn e tyre.

    Marrėdhėnia me prindėrit si ka qenė? Ju kėrkonin llogari?

    Pak. Kjo sepse ata kishin kuptuar natyrėn time dhe mė kishin dhėnė liri tė plotė. Ndoshta ka qenė pikėrisht besimi i madh qė mė kishin dhėnė qė mė bėnte tė mos abuzoja kurrė.

    I ndanit sekretet me motrėn? Ia “vidhnit” rrobat Majlindės?

    Majlinda ka qenė njė nėnė e dytė. Duke qenė me diferencė mė tė madhe moshe nga ne tė dyja (Ornela dhe motra e vogėl), nė atė kohė isha mė shumė e lidhur me motrėn e vogėl. Me Majlindėn mė shumė u afruam pasi tė dyja krijuam familje. Sa pėr rrobat ishin ato qė mė merrnin mua rrobat sepse duke lėvizur shpesh jashtė Shqipėrisė nė ato vite, kisha njė garderobė mė tė pasur me rroba, parfume dhe tualete nga jashtė shtetit (qesh).

    Po djemtė ju ngacmonin meqė qė atėherė ishit e njohur duke qenė pjesė e “Telebingos” sė famshme? Ju ndiqnin mbrapa me makinė?

    Fati im i mirė ishte qė shtėpinė e mamit e kam afėr liceut dhe rruga nga shtėpia pėr nė shkollė ishte aq e shkurtėr saqė nuk kishte shumė hapėsirė pėr ndjekje dhe pėr tė mė ngacmuar. Unė sapo arrija futesha me vrap brenda nė shkollė.

    Po pse? Zakonisht adoleshenteve u pėlqen t’i ngacmojnė…

    (qesh) Unė kam qenė ndryshe. Njė shoqe e imja e liceut ma kujton shpesh qė nėse ne na rastiste qė duhet tė kalonim dy herė nė tė njėjtin vend, unė ndryshoja rrugėn qė tė mos thoshin ē’ne kėto qė kaluan dy herė…(qesh)

    Pastaj ne dimė qė nė vitin e fundit doli njė djalė qė arriti t’ju ngacmonte, apo jo?

    As ai nuk arriti dot kurrė tė mė ngacmonte nė rrugė. Duke e parė se si isha unė ai dėrgoi njė zotėri tė takonte babain. Unė e dija sepse e kisha vėnė re, pavarėsisht se nuk kisha reaguar kurrė. Mė shumė se unė reagonin grupe tė tjera vajzash qė sapo e shihnin dilnin pėr tė parė duke menduar se vinte pėr to, pa e ditur qė ai vinte pėr mua (qesh).

    I pari mashkull nė jetėn tuaj ėshtė sot edhe bashkėshorti juaj. Ju mungon pjesa qė nuk e keni pasur, domethėnė qė nuk keni arritur tė krijoni njohjet tuaja si vajzat e tjera gjimnaziste?

    Jo pėrkundrazi. Unė e konsideroj tė mirė dhe tė keq fatin qė mė qėlloi. Tė mirė sepse ndihesha dhe isha e sigurt nė njė periudhė tė vėshtirė qė po kalonte Shqipėria duke qenė se flasim pėr vitet 97-98. Edhe sikur mos ta kisha tė pranishėm, dihej dhe quhej “kėtė vajzėn e ka filani”. Tė keq deri diku mund ta quaja se unė mund tė isha rritur dhe pak vetė, sepse unė 21 vjeē u martova dhe 22 vjeē u bėra me fėmijė. Megjithatė po tė ishte kthyer koha pas nuk do kisha ndryshuar asgjė.

    Nė momentin kur ai komunikoi me babain tuaj, ju pranuat menjėherė? Si ja u thanė prindėrit?

    Jo, absolutisht. Unė e dija si fakt dhe kur ma thanė pėrgjigja ime ishte qė e dija po nuk kisha ndėrmend. Im atė sigurisht e la nė dorėn time duke mė thėnė: “Ti je vajzė e rritur dhe e di vetė. Kemi siguri tė plotė tek ti”. Kam pasur fatin tė kem prindėr shumė tė kuptueshėm.

    Pastaj si vazhdoi historia?

    (qesh) Kaluan dy vite vėrdallisje tė djalit nė fjalė, dhe unė vazhdoja tė mos i ndaloja.

    Ai e kishte vendosur pėr ju edhe pse nuk kishit folur kurrė?

    Ne njiheshim nga ambientet dhe shoqėritė e pėrbashkėta. Por, momenti qė ai mori vendimin ishte njė rastėsi e madhe. Ka qenė hera e parė qė unė konkurroja nė “Festivalin e RTSH” me grupin e tė rinjve, dhe ai ishte nė publik. Pasi ka parė festivalin ėshtė kthyer nė shtėpi dhe ka pyetur tė ėmėn nėse kishte parė nė festival njė vajzė bionde me kostum tė zi. Ajo i ishte pėrgjigjur qė e kishte parė dhe i kishte pėlqyer. Pėrgjigja e tij ka qenė: “Ajo do jetė nusja e kėsaj shtėpie!” (qesh). Pasi mbarova liceun u njohėm, dolėm dy-tre herė, shihnim shfaqje bashkė, nė ditėlindjen e parė nuk i shkova dhe kapriēot e mia ishin tė vazhdueshme deri kur u vendos tė shpallej fejesa. Mė pas martesa, shtatzėnia, dhe kėshtu humba edhe vitin e parė tė fakultetit.

    A ndikoi kjo histori tek ju? Ratė nga mėsimet?

    Jo fare. Unė gjėrat e mia i bėja me pėrgjegjėsi, nuk lija asgjė pas dore. Mbarova liceun, dhashė provimet, konkurrova pėr shkollėn e lartė.

    Tė flasim pak pėr gjimnazistėt sot. Si ju duken ata?

    Unė e njoh dhe e kam prekur vėrtetė nga afėr kėtė pjesė sepse prej pesė vitesh tashmė organizoj “Rin-Fest” njė aktivitet me gjimnazistėt. Ky aktivitet mė jep mundėsinė t’i njoh ata nga afėr sepse gjithmonė pėrfshin tre muaj punė. Ndėrkohė qė i ndjek gjatė periudhės parapėrgatitore deri nė dhjetė ditėt e shfaqjes, shoh qė tek ata liria ėshtė e tepėrt. Kam pėrshtypjen qė kjo ka tė bėjė me mentalitetin dhe ndryshimin e brezit.

    Mendoni qė ju keni qenė mė mirė?

    Them se vetė gjimnazi ka pasur mė tepėr rregull nė ato vite.

    Pse? Kanė qenė individėt mė tė pėrgjegjshėm apo institucionet?

    Pėr mendimi tim tani kanė ndikuar goxha prurjet e njerėzve tė ardhur nga rrethet duke u pėrzier me vendasit, diēka qė mė pėrpara nuk ka qenė kaq e vrullshme. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh sot nė mesin e gjimnazistėve pak veta tė pastėr, tė rregullt, tė edukuar dhe tė pėrgjegjshėm pėr atė qė do bėjnė.

    Nga ēfarė mendoni se vjen kjo “shthurje”?

    Nėse do ta shikoj nga ana psikologjike meqė edhe kam studiuar disa vite nė kėtė fushė, do tė thoja qė njė ndikim tė ndjeshėm luan edhe mungesa e kontrollit nga ana e prindėrve. Nuk dua tė paragjykoj prindėrit sepse jam e bindur qė secili nė vetvete mundohet, por rezultati ėshtė tjetėr. Pastaj ndikon shumė edhe dėshira pėr t’u dukur tė gjithė “cool”, “trendy”, (kėto shprehjet e tanishme) dhe pėr tė qenė tė gjithė nė modė e pak nga pak i merr rryma. Por, edhe nė kėtė pjesė ka njė dallim tė madh midis shkollave publike dhe jo publike.

    Ju cilėn do zgjidhnit, pėr vajzėn tėnde ndoshta?

    Pėr arsye kohe unė sot e kam nė shkollė private vajzėn, por deri nė gjimnaz nuk e di. Kur shkon nė njė shkollė private kuptohet qė fėmija ka prindėr me para dhe ata hyjnė tek pjesa e atyre qė organizojnė mė shumė gjėra, kanė mė shumė party, janė mė pak veta nė klasė, ndėrkohė qė gjimnazet publike janė tė mbipopulluara. Megjithatė, si frymė dhe si dashamirėsi shoqėrore unė zgjedh gjimnazet publike.

    Ēfarė kėshille do t’i jepnit gjimnazistėve tė sotėm?

    Ta kishin menaxhuar kohėn do tė ishte shumė mirė. Sigurisht duke bėrė gjėrat qė kanė dėshirė sepse kanė kohėn e tyre dhe nėse nuk kalohen nė kėtė kohė, njė ditė, ndoshta mė vonė, nė njė tjetėr moshė do shfaqen. Kėshtu qė t’i kalojnė, por me mend nė kokė do kishte thėnė ime mė. Unė po them pa e kaluar cakun qė i takon moshės sė tyre sepse asgjė nuk humb nė kėtė botė, tė gjitha do preken. /Gazeta Shqiptare/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 07:11