BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Afėrdita Dreshaj dhe Adelina Tahiri “Ēmenduritė dhe sekretet qė nuk na kanė ndarė dot”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Afėrdita Dreshaj dhe Adelina Tahiri “Ēmenduritė dhe sekretet qė nuk na kanė ndarė dot”

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/3/2012, 01:38

    Afėrdita Dreshaj dhe Adelina Tahiri “Ēmenduritė dhe sekretet qė nuk na kanė ndarė dot” 00202

    Janė tė bukura dhe tė suksesshme, po aq sa janė tė veēanta nė jetėt e tyre jo vetėm artistike por edhe private. Megjithatė shoqėria e tyre nuk ka kaluar pa u komentuar nė forma nga mė tė ndryshmet, sidomos pas fotove provokuese, pėr tė cilat u tha se vajzat po shfaqnin shenja lesbizmi mes tyre. Po kjo ėshtė vetėm njė nga gjėrat “e ēmendura” qė ato bėjnė bashkė. Afėrdita Dreshaj dhe Adelina Tahiri, dy biondet e bukura nė kėtė intervistė tregojnė miqėsinė, ēmenduritė por edhe disa sekrete mes mikesh, po pse jo edhe rivalesh.

    Vajza, na thoni pak si po ia kaloni nė Tiranė?

    Afėrdita: Ngaqė jemi bashkė tė dyja, Tirana ėshtė edhe mė e bukur. Ditėt janė me diell, nuk e di a ndriēojmė ne (qesh)…

    Adelina: Kur nuk jemi ne nė Tiranė, kemi dėgjuar qė nuk ka diell, vetėm shi (qesh). Unė kur jam me Afėrditėn, qoftė nė Tiranė, Shkup, Mal tė Zi apo Amerikė, ia kaloj shumė mirė. Ėshtė e vėrtetė qė kur ke shoqėri tė mirė ia kalon mirė kudo qė tė jesh.

    Duket se kudo jeni bashkė, pak mė parė nė Amerikė, tani nė Tiranė. Jeni bėrė tė pandashme, na i sqaroni pak kėtė punė…

    Afėrdita: Ekskluziviteti ėshtė qė jemi shoqe tė pandara. Kemi qenė bashkė nė Amerikė. Adelina erdhi pėr herė tė parė nė Amerikė dhe i pėlqeu shumė. Pastaj na qėlloi qė erdhėm tė dyja nė “Dancing” dhe kjo na bėri mė shumė qė t’i themi PO kėtij spektakli. Meqenėse jemi shoqe tė ngushta, nuk kemi pėr t’u mėrzitur dhe do ia kalojmė mirė bashkė.

    Adelina: Afėrdita bashkė me familjen e saj mė kanė pritur shumė mirė nė Amerikė dhe do doja tė shkoja prapė sapo tė mė jepej mundėsia. Sapo tė mbaroj spektakli do shkoj sėrish nė SHBA dhe ndoshta ta bezdis pak Afėrditėn. Kėshtu qė ėshtė privilegj qė jemi nė DWS bashkė.

    Si ėshtė e vėrteta e fotove provokuese gjatė kohės qė ishit nė SHBA?

    Afėrdita: Me Adelinėn, si tė puthemi nė faqe dhe nė buzė, njėlloj ėshtė. Nuk ėshtė foto provokuese sepse tani puthja nė buzė ėshtė bėrė si puthje nė dorė. Ne jemi shumė tė afėrta, tallemi shumė,jemi vajza qė bėjmė edhe shaka. Nuk e kemi problem se ēfarė do tė ndodhė.

    Adelina: Kemi dashuri mbi tė gjitha miqėsore dhe jemi vėrtet si motra. Nga momenti qė njihemi e deri tani nuk jemi zėnė asnjėherė. Ka shumė kohė qė jemi shoqe, por nuk e pėrziejmė punėn me shoqėrinė. Kjo na bėn tė ndihemi shumė tė lira dhe fotografohemi. Ka njerėz qė i marrin pėr ters apo i komentojnė, por kjo gjė ne nuk na shqetėson aspak. Ne ndihemi mirė nė atė qė bėjmė.

    Kur ka lindur miqėsia juaj vajza?

    Afėrdita: Adelina ėshtė nga Shkupi, prej nga ėshtė edhe Shpati. Ai ėshtė i pari qė mė ka njohur me Adelinėn, pasi edhe familja e tij ka miqėsi me familjen e saj. Nė fillim nuk e njihja Shkupin dhe kjo mė ka treguar qytetin. Kėshtu ka lindur miqėsia, pasi kishim edhe shumė gjėra tė pėrbashkėta.

    Adelina: Kur e kam parė Afėrditėn me Shpatin i kam thėnė kėtij: “Kush ėshtė kjo femėr e bukur?” Unė femrat e bukura i dashuroj, ato femra qė dinė ta mbajnė veten. Ēdo femėr ėshtė e bukur, mjafton qė ta mbajė pak veten. Po Afėrdita vėrtet ishte shumė e bukur dhe Shpati qė po ma prezantonte me krenari. Nė fillim mė ka pėlqyer si femėr, por nuk ishte vetėm bukuria. Ishte karakteri ai qė na ka lidhur dhe qė sot e kėsaj dite jemi nė tė njėjtėn tavolinė.

    Ēfarė kritikash bėni? A ndjeni xhelozi pėr ndonjė kėngė tė njėra-tjetrės?

    Afėrdita: Jemi shumė tė lira nė kėtė aspekt. I them p.sh. Adelinės, “kjo kėngė nuk po mė pėlqen fare”, “ēfarė ke veshur ashtu, katastrofė…’.

    Adelina: Tani qė jemi nė “Dancing with the stars” unė ia tregoj hapat dhe i them, kėtė nuk e bėj mirė. I tregojmė njėra-tjetrės edhe dobėsitė.

    Afėrdita: Publiku dashuron diēka tek Adelina qė unė nuk e kam dhe anasjelltas.

    Tani jeni bėrė si binjake…

    Adelina: Ka shumė njerėz qė kur na shohin nga larg na thonė qė dukemi si binjake. Ngaqė rrimė bashkė edhe sjelljet i kemi tė ngjashme.

    Ēfarė ēmendurish keni bėrė bashkė tė dyja?

    Afėrdita: Kemi bėrė diēka shumė tė bukur. Para dy ditėve ishim pėrballė Kuvendit, por kishte shumė parkim dhe nuk kishim ku tė linim makinėn pėr tė ngrėnė bukė. Lejohej vetėm pėr zyrtarė. I them Adelinės, ma lėr mua nė dorė kėtė punė. I fola djalit qė ishte aty dhe ai mė tha qė nuk lejohej pasi ishte vetėm pėr ministrinė. Pastaj unė i thashė qė e kam mik Sali Berishėn. “Vėrtet?!” mė pyeti ai. Dhe unė ia ktheva: “Ja, po e marr nė telefon”. “S’ka problem”, mė tha dhe kėshtu e siguruam parkingun. (qesh).

    Po nė Amerikė?

    Afėrdita: Adelina nuk mund tė shkonte nė klubet e natės aty, pasi nuk ėshtė ende 21 vjeēe ndaj nuk kemi bėrė ndonjė ēmenduri nga jeta e natės. Ne e duam shopingun jashtė mase dhe ka ndodhur mė shumė se disa herė tė kthehemi nė shtėpi me tė njėjtat bluza qė kemi blerė mė parė.

    Adelina: Problemi mė i madh ishte se zakonisht blejmė shumė dhe unė nuk i them, Afėrdita mos e merr kėtė, siē ndodh me shumė shoqe tė tjera. Ne jemi e marrim kėtė, edhe kėtė, ja edhe kjo se na duhet pėr nė spektakėl.

    Afėrdita: I thoshim njėra-tjetrės, prej nesėr do fillojmė t’i ruajmė lekėt. Pasi dilnim, “a e blejmė dhe kėtė, edhe kėtė…” e kėshtu shtyhej koha e kursimit (qesh).

    Afėrdita, ti e dije qė po tė jesh mikeshė e Kryeministrit zgjidhen gjėrat?

    Unė nuk e di. Ia futa kot (qesh). Ishim aq tė lodhura sa nuk kishim ku tė gjenim parking tjetėr. Nėse Kryeministri e lexon kėtė intervistė, faleminderit nė emrin tim se prej parkingut hėngrėm bukė.

    Afėrdita, si mė e madhe pėr ēfarė e kritikon Adelinėn, sidomos pėr ndonjė mashkull?

    Adelina: Nė shoqėri harrohet mosha, por unė e pyes, i marr mendim Afėrditės, por edhe ajo mua.

    Afėrdita: Sikur mė dėgjon kjo (qesh)…

    Ke refuzuar ndonjė ēun sepse Afėrdita tė ka thėnė “nuk ėshtė pėr ty”?

    Adelina: Po, po. Ka ndodhur. Nėse nuk e pėlqen Afėrdita, unė e heq nga lista (qesh).

    Afėrdita: Nėse nuk mė pėlqen mua, harroje (qesh).

    Kur shihni qė njėra ka mė shumė klikime se tjetra nė youtube pėr kėngėt tuaja, bėheni pak xheloze?

    Afėrdita: Jo. Definitivisht jo. S’ka shanse. Ne jemi vajza qė nuk shohim komentet dhe tė na prekin. Nuk kemi pse tė mėrzitemi ne pse dikush mund tė shkruajė gjėra tė ndryshme.

    Adelina: Mund tė ketė komente p.sh., qė Afėrdita ėshtė mė e mirė se Adelina apo e kundėrta, nuk shkon t’i lexojmė sepse secili ka vizionin e vet. Ne jemi shoqe sepse shkojmė mirė njėra me tjetrėn. Nėse do tė kishte xhelozi tė tilla nuk do tė ishim shoqe prej kaq vitesh. Koha i tregon tė gjitha. Puna ėshtė diēka tjetėr dhe shoqėria tjetėr, por ndihem e lumtur qė kemi tė njėjtėn fushė, sepse shpesh na qėllon tė jemi nė koncerte tė dyja bashkė. Jam krenare qė kam njė shoqe kaq tė mirė.

    Jeni bėrė dyshja mė e mirė kėshtu?

    Afėrdita& Adelina: Po jemi. Bukuria, zgjuarsia dhe mirėsia nuk kanė fund, po tė dyja bashkė jemi. Nuk ka mė mirė se ne (qeshin). Ndoshta bėjmė dhe njė grup bashkė.

    Cila kėrcen mė bukur, kush e dredh mė bukur belin?

    Afėrdita: Belin mė bukur e dredh Adelina. Unė i kam kėmbėt mė tė gjata pėr padjeshkat.

    Adelina: Secili ka stilin e vet. Nuk mund ta krahasosh Afėrditėn me mua, as mua me Afėrditėn, jemi tė ndryshme. Tė krahasosh p.sh. Beyoncen me Rihannėn, secila ka tė veēantat e veta. Dallohemi tė dyja nga specifikat pėrkatėse.

    Si do ia bėni kur njėra nga tė dyja do tė skualifikohet e para?

    Afėrdita: E kemi biseduar edhe kėtė. Shpresojmė mos tė na nxjerrin tė dyjave nė “Dance off”.

    Adelina: Unė do ndjehesha shumė krenare nėse fiton Afėrdita dhe jo dikush tjetėr.

    Afėrdita: Ne jetojmė nė njė shtėpi bashkė tani qė jemi nė Tiranė. Me rėndėsi ėshtė qė tė dyja tė dalim mirė. Normalisht qė njėra do dalė e para.

    Adelina: Nėse dal unė apo Afėrdita, do vazhdojmė tė rrimė sėrish bashkė pėr t’i dhėnė inspirim tjetrės qė do ngelet nė garė.

    Tani qė po rrini bashkė, ēfarė ju bezdis tek njėra-tjetra?

    Adelina: Mua mė bezdis Afėrdita qė blen ēokollata.

    Afėrdita: Po. Ajo mė tha qė mos tė blej ēokollata dhe unė i thashė “pse mė le t’i tė blej”. Ėshtė interesante se i bėjmė planet bashkė. Sot p.sh. ėshtė dita pėr tė pastruar, gjithė ditėn punė. Bezdisem ndonjėherė se Adelina ka qejf tė eci me makinė, ndėrsa unė i them hajde tė shėtisim mė mirė.

    Adelina: Afėrdita do tė mė rrahė, sepse nuk i kam nxjerrė rrobat nga lavatriēja sot.

    Afėrdita: Akoma jo?!!!!

    Kush ėshtė mė punėtore nga ju tė dyja?

    Afėrdita& Adelina: Tė dyja. Jemi ēmendurisht tė pastra. Madje dje po mendonim tė merrnim dikė pėr punėt e shtėpisė, sepse prej provave nuk kemi shumė kohė:

    Cila mėrzitet mė shpejt?

    Afėrdita: Kurrė nuk na ka ndodhur qė tė mėrzitemi. Adelina u mėrzit sot qė nuk ndenja nė prova.

    Adelina: Vėrtet qė nuk ka ndodhur kurrė tė mėrzitemi me njėra-tjetrėn.



    Jetėn e natės, cila e do mė tepėr?

    Afėrdita: Jemi bėrė plaka tė dyja. Nuk dalim fare.

    Adelina: Kur dalim, zgjat vetėm njė orė. Njėlloj i kemi shijet edhe nė kėtė pikė.

    Adelina, ti je single. Nuk tė vijnė oferta pėr tė dalė vetėm?

    Nuk ka femėr qė nuk ka oferta pėr tė dalė.

    I refuzon tė gjithė pėr Afėrditėn?

    Afėrdita: Jo. Ne nuk jemi aq tė pandashme.

    Adelina: Ende nuk ka ardhur momenti qė unė ta kem njė person, por edhe kur tė ndodhė, nuk do tė lejojė qė tė na pengojė. Do tė jetė mė mirė edhe pėr Shpatin.

    Besoj duhet domosdoshmėrisht t’i pėlqejė edhe Shpatit?

    Afėrdita: Patjetėr.

    Adelina: Kur ta kem njė person nė krah, duhet ta kalojė provimin tek Shpati dhe Afėrdita.

    Ushqimet tuaja tė preferuara cilat janė?

    Afėrdita: Mos na pyesni pasi jemi tė dashuruara pas ushqimeve. Hamė shumė. Interesante se dhe nė ushqim i kemi shijet njėlloj.

    Adelina: Ndonjėherė habitem se edhe erėrat e parfumeve i ndjejmė njėlloj. Njė rast i fundit ishte kur Afėrdita donte tė blinte njė parfum tė ri “Prada” dhe qė unė nuk ia duroja dot erėn, mė pėrzihej. Afėrdita e mori dhe i ndodhi e njėjta gjė.

    Njė kėngė bashkė kur do ta bėni?

    Adelina: Do ta bėjmė njė ditė, por njė gjė tė veēantė qė deri mė sot nuk e ka bėrė askush. Ka bashkėpunime shumė mes kėngėtarėve, po ne presim momentin qė tė nxjerrim diēka mė ndryshe nga tė tjerėt. Ta tregojmė qė jemi tė njėjta, por del interesante, nė kėngė del diēka ndryshe. Ne do dalim, por njerėzit mos ta dallojnė se i kujt ėshtė klipi i Adelinės apo i Afėrditės.

    Veē gjėrave tė pėrbashkėta, ku jeni totalisht tė kundėrta?

    Afėrdita: Unė e kam fytyrėn mė tė thatė, Adelina mė tė yndyrshme. Unė e kam numrin 41, kjo 39. Adelina pėlqen Beyonce unė Rihannėn.

    Ēfarė mund ta prishė miqėsinė tuaj?

    Afėrdita: Unė nuk besoj se mund ta prishė diēka, as ndonjė thashethem apo ndonjė gjė tjetėr. Kjo mund tė ndodhė vetėm nėse ne do ta duam diēka tė tillė. Ne nuk jemi ēift qė tė prishemi pėr tradhti, ne jemi thjesht shoqe tė ngushta.

    Adelina: Unė mendoj se prej kaq kohėsh qė jemi bashkė nuk do ta prishim shoqėrinė pėr diēka tė vogėl. Veē kėsaj kemi shumė vetėbesim tek vetja dhe ajo qė kemi me njėra-tjetrėn.

    Ēfarė sakrificash keni bėrė pėr njėra-tjetrėn?

    Afėrdita: Bėj shumė.

    Adelina: E hap ēokollatėn dhe mė thotė haje (qesh).

    Afėrdita: I dalim zot njėra-tjetrės, tė gėnjejmė…kėto i kemi bėrė.

    Keni kapur ndonjė femėr tjetėr prej flokėsh pėr njėra-tjetrėn?

    Adelina: Ka pasur raste qė kanė dashur tė na hedhin nė sherr apo tė na largojnė, por nuk e kanė arritur.

    Afėrdita: Mund tė kemi prishur marrėdhėnie me ndonjė person qė fliste keq pėr ne tė dyja.

    A bėhet ndonjėherė Shpati xheloz ngaqė rrini shpesh bashkė?

    Afėrdita: Para dy ditėsh po rrinim tė dyja me Adelinėn nė dhomė duke parė televizor…

    Adelina: Kishim harruar qė ekzistonte.

    Afėrdita: Vjen Shpati i veshur me pizhame dhe na thotė natėn e mirė. I them “ku po shkon zemėr”, “po iki tė fle, ju rrini”, mė thotė. “Nuk ka ardhur puna deri aty”,- i thashė (qesh).

    Jonida Hitoveizi MAPO

      Ora ėshtė 8/5/2024, 13:22