BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Grate pelqejne bizneset, por punojne ne administrate!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Grate pelqejne bizneset, por punojne ne administrate!

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/3/2012, 10:40

    Grate pelqejne bizneset, por punojne ne administrate! Images

    Me shume se gjysmat e grave rezultojne te papuna dhe pjesa me e madhe e tyre eshte ne zonat rurale, nderkohe qe ato te punesuarat jane ne administrate dhe 40 % e tyre mbajne role drejtuese. Keto jane te dhenat e bera publike nga nje raport I Ministrise se Punes. Sipas ketij raporti rezulton se vetem 48% e femrave jane ne marredhenie pune dhe 52% te papuna, ndersa administrata po dominohet nga femrat drejtuese. Sipas raportit te fundit, 40% e femrave mbajne rol drejtues dhe 25% e tyre punojne ne struktura te rendesishme ne administrate. Alida Tota, Drejtoreshe e Politikave dhe e Shanseve te Barabarta thote se grate po kerkojne te perfshihen ne biznese. "Kemi disa biznese te cilat drejtohen nga grate dhe numri i tyre eshte ne 24.6 per qind ku shihet nje rritje ne krahasim me nje vit me pare" ka pohuar Tota. Kjo e fundit ka theksuar se kuota prej 30 per qind e grave ne politike pritet te plotesohet ne zgjedhjet e ardhshme. "Po synojme integrimin e ketyre politikave gjinore, ne te gjitha nivelet e vendimmarrjes. Te dhenat per rritjen e perfaqesimit te gruas ne vendimmarrje, perqindja ka rritur ne 65 per qind tregojne qarte qe keto politika integrimi po funksionojne. Nderkohe persa i perket perfaqesimit te gruas ne politike, po lobohet me forumet politike te grave, per te patur perfaqesimin e gruas ne lisat e sigurta te kandidateve ne baze te ligjit te barazise gjinore" , thote Alida Tota, drejtoreshe e barazise gjinore, Ministria e Punes. Pervec kesaj, ana tjeter e medaljes tregon se papunesia te fermat eshte ne nivele shqetesuese ne fshatra. Per kete Ministria e Punes do te nise nje program per punesimin. "Ne bashkepunim me Ministrine e Bujqesise po synohet qe te perfshihen ne nje program grate e zonave rurale. Kjo ka te beje me projektet per zhvillimin e agrobiznesit, mundesite ne kete sektor do t'iu adresohen edhe grave dhe vajzave qe jetojne ne keto zona" ka pohuar shefja e Barazise Gjinore. Por te dhenat tregojne se, nje pjese e femrave eshte ne karriere, te shumta jane ato qe behen viktima te dhunes ne familje. Ne strukturat e policise eshte rritur numri i denoncueseve femra deri ne 1000 vete ndersa dhunuesi rrezikon 6 muaj deri ne 5 vite burg. /Koha Jone/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 10/5/2024, 13:06