BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Eli Fara: Muzika dhe vajza, dy dashuritė mė tė mėdha nė jetė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Eli Fara: Muzika dhe vajza, dy dashuritė mė tė mėdha nė jetė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/3/2012, 13:05

    Eli Fara: Muzika dhe vajza, dy dashuritė mė tė mėdha nė jetė! 00206

    Eli Fara ėshtė padyshim njėra nga kėngėtaret mė tė dashura tė publikut shqiptar. Ėshtė nga ato kėngėtare, qė edhe pas 25 vitesh nė skenė ėshtė po aq e freskėt dhe po aq energjike sa nė fillimet e saj. Vetėm sė fundmi ajo ka lanēuar klipin e saj tė ri, njė baladė dashurie “Vetėm sonte”. Por Eli nuk ėshtė vetėm artistja qė na ndryshon atmosferėn me muzikėn dhe zėrin e saj. Muzika, ēfarė kujton nga fillimet e saj Eli Fara, marrėdhėnia me vajzėn, por edhe ajo me vetveten si femėr dhe si nėnė. Tė gjitha kėto Eli i rrėfen nė kėtė intervistė pėr suplementin “Mapomadame”.

    Eli, pavarėsisht se keni shumė vite nė skenė, ēfarė emocionesh pėrjeton kur krijon diēka tė re?

    Mendoj se gjėja mė e re e fundit qė bėj, tė jetė mė e mirė se ajo qė kam bėrė mė para. Gjithmonė ėshtė mė e dashur mė e ėmbėl ajo ndjesia. Vjen nė rritje pėr ēdo krijim qė bėj. Unė e kam thėnė qė momenti mė i dashur qė e bėj me kėnaqėsi dhe qė e ndiej ėshtė periudha e krijimit. Pjesėn e krijimit vėrtet e kam shumė pėr zemėr.

    Duket sikur keni mė pėr zemėr baladat…

    Vdes pėr baladat. Normale ėshtė, sepse duke qenė se janė gjithė kėto vite nė skenė edhe kėngėn popullore e kam timen, fiton njė eksperiencė, piqesh formohesh si njeri. Kalon nė stade tė ndryshme dhe zbulova qė baladat janė gjithashtu gjėja ime. Mė pėlqejnė mė shumė sepse pėrshtaten me ēdo lloj moshe, me ēdo brez dhe janė mė aktuale. Janė pjesė e jetės sė ēdokujt, jam si nė shtėpinė time. Janė melankolike, romantike, tė gjera, shpirtėrore, poetike…

    Si ndihesh kur i kėndon dashurisė?

    Unė e dashuroj poezinė edhe sigurisht qė ato fjalėt i zgjedh. Jam manjake nė pėrzgjedhjen e tekstit. Nėse fjalėt nuk janė tė bukura, nuk mund ta kėndoj njė kėngė, sado e bukur tė jetė melodia. I kushtoj rėndėsi tė veēantė fjalės. Mė pėlqen poezia edhe provokimi, flirtimi, dashuria edhe rebelimi, por gjithmonė brenda poezisė.

    Nė klipin e fundit “Vetėm sonte” dukeni shumė nė formė, si tė kishin ndalur vitet pėr ju…

    Vitet kanė ecur sa tė duash, por unė ndoshta nuk e kam pasur mendjen nė kalimin e kohės dhe ndoshta kjo ka ndikuar. Njeriu jashtė ėshtė ēfarė ndien brenda.

    Po thoni qė dukeni sa vjeēe jeni nė shpirt. Sa jeni?

    (Qesh) Nuk dua tė tregohem “e marrė” dhe tė them qė ndihem 20 apo 25, por ndihem mirė.

    Kthehemi pak pas nė kohė. Ēfarė mbani mend nė kohėn e fillimeve tuaja?

    Unė kėndoja gjatė gjithė kohės me veten time, qė e vogėl. Pastaj nė shkollė qė nė cikėl tė ulėt nė korin e shkollės si soliste. Pastaj konkurrova pėr kanto, fitova konkursin dhe u ndjeva mirė, sepse kishte shumė kėrkesa. Nė konkurs kishte disa faza pėr ritmin, veshin me nota muzikore nė piano. Kam kėnduar dy kėngė, njė popullore dhe njė tė lehtė dhe mbaj mend qė kam kėnduar “Nėn kurorėn e ullirit”, njė kėngė tė festivalit tė muzikės sė lehtė. Ndėrsa kėnga popullore nuk mė kujtohet mirė. Megjithatė, dua tė them se kam qenė komode me veten. Nuk kam qenė natyrė qė domosdoshmėrish kam dashur tė eci para, tė bėhem e suksesshme. Kėto kanė ardhur vetė, tė tjerėt kanė ardhur mė kanė zgjedhur. Tė tjerėt mė kanė thėnė bėje se ke njė gjė qė duhet ta bėsh.

    Sa vjeēe keni qenė kur keni dalė pėr herė tė parė nė skenė?

    Kam qenė nė klasė tė katėrt fillore dhe mbaj mend qė bėra strofėn e parė dhe tė dytėn e harrova nga emocioni (qesh).

    U trishtove?

    E harrova strofėn dhe mėsuesja e muzikės qė kisha po mė kujtonte fjalėt dhe hyra prap unė. E mbaj mend kėtė qė te strofa e dytė i harrova fjalėt dhe ngela. Pastaj mbas disa koncerteve, mė duket se ishte 5 maji, Dita e Dėshmorėve, ku shkonim tė jepnim koncerte. Aty kėndova njė kėngė, tė cilėn e mbaj mend se mė kanė duartrokitur shumė fort.

    Ka qenė ndonjė kėngė pėr “xhaxhin Enver”?

    (Qesh). Po. Patjetėr. Njerėzit duartrokisni kaq fort dhe i shihja sytė e tyre tė kėnaqur qė thonin “sa mirė qė kėndoi” Qė atėherė jam ndjerė mirė, po pavarėsisht tė gjitha kėtyre, e ndjej edhe sot qė nuk i kam bėrė gjėrat me zor. Nuk jam shtyrė qė tė dal e para. I kam bėrė gjėrat sepse ashtu mė kanė pėlqyer, ashtu e kam ndjerė.

    Gjatė kohės sė gjimnazit, ēfarė kujtoni? Ishit e para nė ēdo aktivitet ku duhej kėnduar?

    Pėr tė kėnduar kėndonim tė gjithė, sepse ishim nė shkollė muzike. Ishim nga mė tė mirėt e njė qyteti. Nuk ėshtė se isha e para qė hidhesha “unė jam ajo qė kėndoj”. Kam qenė e tėrhequr. Shpėrthimi ka qenė nė Festivalin e Gjirokastrės nė vitin 1983 ku fillova tė ndiej privilegjet e njė njeriu qė ka diēka tė veēantė. Unė isha nė Shkollė tė Mesme dhe mė nxorėn nga shkolla fare, ku vetėm bėja prova. Unė isha me parinė e madhe tė artistėve, tė mjeshtėrve tė muzikės, tė valltarėve. Isha vetėm 15 vjeē dhe shokėt e shoqet e klasės sime mė kishin zili qė unė isha mė tepėr e pėrshirė nė provat e festivalit. Unė kisha kėngė shumė tė bukur kurbeti, valle tė kėnduar, d.m.th. nga pikat mė kryesore tė koncertit. Tė gjithė mė mbanin si tė thuash si manare ngaqė isha dhe mė e vogla e tyre.

    Cilin kėngėtar kishit qejf nė atė kohė?

    Unė pėlqeja kėngėtarėt e muzikės sė lehtė, sepse ata ishin mė tė famshmit. Muzika popullore ishte nė plan tė dytė, ishte si muzika e fshatarėve nė fakt nė atė kohė. Muzika e lehtė ishte mė nė plan tė parė. Ishin kėngėtarė si Liljana Kondakēi, Ema Qazimi, Vaēe Zela, Luan Zhegu. Tė gjithė ata qė merrnin pjesė nė festivalin e fundvitit ishin si mbretėrit e vendit. Muzika popullore ishte si nė hije. Hov mori nė vitin 1989 nė shoun qė bėri Vera Grabocka dhe aty njerėzit u kthyen nga muzika popullore. Sigurisht pas ‘90-ės, muzika dhe tradita popullore shpėrtheu nė njė mėnyrė tė paparė, sa edhe kėngėtarė tė muzikės sė lehtė filluan tė kėndonin kėngė popullore.

    Keni studiuar pėr kanto, vini nga qyteti i serenatave, mė shumė keni kėnduar popullore e mė pas baladat. Kė doni mė shumė nga kėto?

    Nuk mund t’i ndaj. Unė sapo thashė qė muzika popullore mori hov dhe gjithė kėngėtarėt e tjerė po kėndonin muzikė popullore. U hapėn kufijtė dhe Kosova, shqiptarėt e Maqedonisė, ishin tė pėrmalluar pėr muzikėn tradicionale, tė vėrtetė shqiptare dhe jo atė tė lehtė. Kaloi kjo magjia e tė kėnduarit nė vende tė ndryshme. Unė kam kėnduar nė Maqedoni pafund pas vitit ‘90, nė Stamboll, nė Kosovė. Mendoj se jam nga kėngėtaret qė kam kėnduar mė tepėr nė Prishtinė. Kam qėndruar atje gati njė vit pas lufte dhe kam kėnduar ēdo natė. Ka qenė njė atmosferė e jashtėzakonshme, njė nga ato periudha shumė tė bukura nė jetėn time.

    Serenatėn e parė ia keni kėnduar dikujt, apo dikush u ka kėnduar ju njė tė tillė?

    Pasi jam ndarė nga bashkėshorti kam pasur njė shtėpi qė e jepte Kėshilli i Lagjes nė atė kohė. Madje e kisha vėnė si kusht, ose mė jepni shtėpi ose nuk kėndoj (qesh). Ata ishin dashamirės, por ishin ato periudhat qė duhet tė gjenin vendin, se unė fillova tė kisha dhe pretendime, jo e dua nė kėtė lagje, jo e dua kėtu, jo atje. Vėrtet m’i dhanė ēelėsat e shtėpisė para se tė nisesha nė Gjirokastėr. U lumturova sigurisht. Ishte njė apartament nė kat tė tretė, me dy dhoma dhe njė kuzhinė tė vogėl. Mbaj mend qė pasi u ktheva nga Gjirokastra dhe e mobilova me ato mundėsitė e pakta dhe shpesh netėve dėgjoja zėra jashtė qė kėndonin. Ishin grupe ēunash qė kėndonin me kitarė dhe unė e kisha shumė qejf. Nuk e di nė mė kėndonin mua apo ndonjė tjetre, se nuk merrej vesh, po e mbaj mend qė dilja nė dritare tėrė qejf qė iknin duke kėnduar serenata (qesh). Unė kisha dhe fatin qė duke jetuar mes kėngėtarėve mė tė mirė tė Korēės, nė ēdo turne qė bėnin merrnin kitarat dhe kėndonim serenata. Me kalimin e viteve i them profesorit tim, Josif Mingės, qė ne duhet tė bėjmė njė album me serenata korēare dhe e bėmė njė tė tillė mė 1996.

    Si kanė ndikuar serenatat te ty si artiste?

    Mendoj se, nėse i bėn tė tuat ato gjėra, sigurisht qė bėhesh njeri mė i mirė. Ndikojnė, tė formojnė kur hyn nė to.

    Eli, kur e keni ndjerė tamam peshėn e famės?

    E kam ndjerė qysh nė Festivalin e Gjirokastrės. Vulėn e kėsaj e ka pasur ēmimi i parė qė kam fituar nė vitin 1989, sepse aty ishin kėngėtarėt mė gjigantė tė Shqipėrisė. Unė hyja pėr herė tė parė nė gjithė kėtė tempull tė kėtyre kėngėtarėve qė kishin kaq vite eksperiencė. Ishte njė arritje e madhe, edhe pse unė deri nė fund isha si e ēuditur, “bėn vaki” (qesh).

    Si mendoni, si krijohet sot?

    Mendoj ėshtė individuale. Nuk ėshtė qė ka ndonjė institucion qė e drejton kėtė gjė. Nė mėnyrė personale, ēdo njeri qė ndien se mund tė bėj diēka. Kėngėtarėt me ato mundėsi qė kanė pėrpiqen tė krijojnė gjėra tė reja. Secili, besoj, se zė vendin e vet.

    Sa e vėshtirė ka qenė pėr ju tė jesh nėnė, por edhe artiste, qė ėshtė aty ku publiku e do?

    Me kalimin e viteve fillon tė ndiesh se ēfarė i ke bėrė vetes.

    Nė ē’sens?

    Nė sensin qė je lodhur. Me kalimin e viteve e ndien sa shumė gjėra ke bėrė. Sa shumė ke sakrifikuar, sa ke gabuar, sa shumė ke pasur sukses. Tė gjitha vijnė me faza. Mendoj qė nuk ka qenė e lehtė. Kur e kthej kokėn mbrapa them “vėrtet kam bėrė gjithė kėto gjėra?”. Tė rrisėsh njė fėmijė nė njė kohė qė je pėrherė nė udhėtim, tė dalėsh nga njė vend i mbyllur me mentalitet tjetėr dhe tė fillosh tė kėndosh nė vende tė tjera, ka qenė njė periudhė eksperimentale, shumė e panjohur pėr ne.

    Ju ka humbur ndonjė pjesė e shijimit tė viteve tė rinisė, sepse keni qenė pėrherė nė skenė?

    Jo. Kam qenė nė lėvizje dhe mendoj se kam pėrfituar mė shumė se shoqet e mia. Kam njohur shumė njerėz, kam marrė shumė kėnaqėsi. Jam lodhur, por edhe jam kėnaqur. Ėshtė komplet tjetėr gjė, botė tjetėr.

    Bėhesh nostalgjike pėr diēka kur ktheheni pas nė kohė?

    Nostalgjike bėhem pėr periudhėn kur e kam pasur vajzėn tė vogėl. Atė periudhė e kam shijuar. Jam kėnaqur me atė dashuri dhe qetėsinė e fėmijės. Ajo ėshtė pjesa mė e bukur e jetės sė njė prindi, pastaj kur rriten fillojnė problemet.

    Me vajzėn fizikisht dukeni si dy shoqe. Si ėshtė komunikimi juaj me tė?

    Ėshtė kollaj tė thuash e kam si shoqe. Ėshtė kollaj tė thuash qė unė do pranoj ēdo gjė qė do bėj, sepse janė eksperienca. Prindi nuk pranon asnjėherė qė fėmija tė bėjė si tė dojė, tė provojė…

    Jeni konservatore?

    Eh. Nuk e pranoj qė fėmija im tė bėjė dhe keq. Jam pėrherė pėr mė tė mirėn. Ndoshta ėshtė mirė tė bėj dhe keq, po edhe ajo e keqja duhet tė ketė njė kufi, njė lezet. Mos tė jetė njė e keqe bajate, por njė e keqe e mirė. Tė keqen, tė keqe nuk e pranoj.

    Keni qenė nėna dhe babai pėr vajzėn tuaj…

    Ėshtė vėshtirė, sepse ajo pjesa tjetėr, qoftė edhe hija, ndikon nė lehtėsimin tėnd ndaj pėrgjegjėsisė qė ke ndaj fėmijės, edukimit nė problemet qė mund tė tė sjellė pėr t’i zgjidhur.

    A ėshtė vajza juaj njė mbėshtetje? Ia beson gjėrat asaj?

    Ėshtė inteligjente vajza ime dhe ka njė humor tė paparė. Po unė ngaqė nuk i bėhem shumė shoqe pėr gjėrat qė ajo ndonjėherė do tė rregullojė edhe mėrzitet pėr mua. Nuk ėshtė se jemi dakord pėr kėto gjėra. Nė momentin qė unė i ngre zėrin dhe i them: ”shiko se kėtu nuk je mirė”, pastaj i ikėn humori (qesh).

    Je autoritare?

    Nuk ėshtė puna si jam unė, sepse ndikon edhe mjedisi i jashtėm. Nė njėfarė mėnyre nuk mė pėlqen atmosfera e jashtme nė vendin tonė. Njė rini qė ėshtė e papunė, pa qėllime, mė shumė rrinė nė kafe. Vajza qė veshin taka qė nė mėngjes deri nė darkė, sikur janė modele… Ėshtė njė atmosferė qė mua nuk mė pėlqen realisht. Po vjen njė moment qė ēdonjėri e gjen veten, gjithsesi.

    Kur bėni “llogaritė” nė jetėn tuaj, ndiheni mė shumė e lumtur apo e lodhur?

    Tė pėrziera. Nuk i ndaj dot.

    Eli, ēfarė preferon tė bėsh nė njė ditė tė zakonshme?

    Varet si ndihem. Ndonjėherė dua edhe tė rri vetėm brenda dhe tė marr pultin e televizorit e tė mos flas me asnjė.

    Jeni melankolike si natyrė?

    Edhe jam. Meqė kam melankolinė tė lindur nė zė, duhet tė jem edhe nė tip (qesh).

    Ēfarė muzike dėgjon nė kėto raste?

    Kėndoj me vete, po mė shumė kėngėt melankolike. Kėndoj vetė, mė vjen ndonjėherė.

    Mos kėndon kėngė vaji, kėngė kurbeti?…

    Po. Ndonjėherė kėto mė vijnė pa e pasur nė mendje.

    Kur sheh veten nė pasqyrė ēfarė i thua?

    (Qesh) Do e them pak me humor kėtė. Kur e shoh veten nė pasqyrė them: “Bravo! Jo keq”.

    Si korēare, a jeni njė kuzhiniere e zonja?

    Edhe pse kam qenė vetėm me vajzėn, gjithmonė ėshtė menduar ēfarė do tė gatuajmė sot. Nuk ėshtė se kemi frekuentuar restorantet. Nuk e mendoj dot qė tė jem nė shtėpi dhe tė dal tė ha jashtė vazhdimisht.

    Kush gatuan mė shumė, ju apo vajza?

    Tė dyja gatuajmė.

    Sa kohė i kushtoni kujdesit pėr veten tuaj?

    Sa ēohem nė mėngjes hap televizorin te lajmet. Dėgjoj titujt, ndėrkohė qė pėrgatisė njė kafe, po si fillim duke pirė njė gotė ujė. Ndonjėherė pėrgatis ushqim, ndonjėherė jo, nėse kam ndonjė takim. Pastrimi i fytyrės, kremi i syve veē, kremi i ditės mė vete. Pastaj filloj pjesėn e grimit qė e bėj me qejf. Edhe kur mendoj qė nuk kam pėr tė dalė nga shtėpia, unė kėtė pjesė e bėj. Nuk dua qė tė kaloj rastėsisht pėrpara pasqyrės dhe tė trishtohem (qesh).

    Ēfarė tė lėndon?

    Ka shumė gjėra qė tė lėndojnė, p.sh. kur nuk tė ecin gjėrat qė ke menduar.

    Te njerėzit?

    Kėtė e kam pjesėn mė delikate. Ēfarė urrej mė shumė ėshtė kur te njerėzit qė kam investuar mė zhgėnjejnė.

    Ju shqetėsojnė thashethemet?

    Si natyrė, e kam pasur qysh herėt qė nuk mė interesojnė thashethemet. Ndonjėherė e kam menduar edhe me vete, si mė kanė kaluar kėshtu gjėrat. Nuk kam nevojė tė sqaroj gjėra pėr jetėn time, atė e di unė mė mirė se ēdokush tjetėr.

    Eli, duket sikur gjithė dashuria juaj ėshtė drejtuar drejt muzikės dhe vajzės suaj. Duket sikur e keni shmangur dashurinė e njė femre pėr njė mashkull…

    Tė dyja kėto kanė qenė ato qė kanė ngelur, nė fakt (qesh). Puna nuk tė tradhton dhe sigurisht dashuria pėr fėmijėn mbetet dashuria mė e madhe pėr njė njeri. Dashuri tė tjera, nuk ėshtė qė nuk kam dashuruar, si ēdo femėr. Unė nuk e quaj normale qė tė them qė s’kam dashuruar apo nuk dashuroj. S’ka kuptim, nuk ėshtė njerėzore. Ato gjėra qė ndiej nė atė pjesė, janė pjesa ime. Nuk dua ta ndaj me tė tjerėt, ėshtė privatėsia ime.

    Rresht njeriu ndonjėherė sė dashuruari?

    Asnjėherė.

    Jonida Hitoveizi MAPO

      Ora ėshtė 8/5/2024, 19:19