BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Flet biznesmeni: Pėr 10 vite kam ndihmuar financiarisht Dafina Zeqirin, ajo ėshtė mosmirėnjohėse’’

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Flet biznesmeni: Pėr 10 vite kam ndihmuar financiarisht Dafina Zeqirin, ajo ėshtė mosmirėnjohėse’’

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/3/2012, 14:05

    Flet biznesmeni: Pėr 10 vite kam ndihmuar financiarisht Dafina Zeqirin, ajo ėshtė mosmirėnjohėse’’ 00209

    Ka insistuar tė rrėfejė historinė qė ka zgjatur njė dekadė pikėrisht mes tij dhe kėngėtares sė njohur, Dafina Zeqiri, tė cilėn biznesmeni Besim Mehmeti e ka ndihmuar pėr njė periudhė 10- vjeēare pėrmes koncerteve dhe financave, tė cilat ia ka dhėnė kėngėtares. Gjithashtu asaj i ka dalė nė ndihmė edhe kur ka pasur probleme me organizatorėt e koncerteve dhe persona tė ndryshėm. Ndihet shumė i zhgėnjyer nga ajo, madje thotė se borxhin e fundit ia ka kthyer mė datė 29 janar tė kėtij viti, gjatė vizitės qė Dafina ka bėrė nė Suedi pėr xhirimin e klipit tė fundit.

    Doja t’ju pyes fillimisht nga dhe si njihesh me Dafina Zeqirin?

    Mbi 10 vite njihem me Dafinėn dhe familjen e saj, nėna e Dafinės ėshtė nga Llapashtica, kurse mua me bie ta kem si teze, pasi jam nip i asaj ane.

    Po bashkėpunimin me tė si e ke pasur, me ēfarė e ke ndihmuar deri mė tani?

    Qė nga fillimi kur ka nisur, pasi unė merrem me biznese dhe kam kontakte me njerėz tė ndryshėm, e kam ndihmuar dhe ekonomikisht. Me kontaktet e lidhjet e mia, deri atėherė kur ka filluar tė krijojė emrin e saj. Deri atėherė kemi pasur jashtėzakonisht kontakte dhe raporte tė mira.

    Me ēfarė merreni ju saktėsisht dhe sa kohė keni qė jetoni nė Suedi?

    Unė jam pronar i dy hoteleve nė Lund dhe nė Hestra tė Suedisė, kam autobusėt e mi, si dhe agjenci fluturimesh ”Kosmac travel”. Ėshtė viti i dytė qė jam futur nė showbiz, ku pėr partner kam organizatorin tjetėr z. Samir Kuqi, dhe jetoj nė Suedi prej 21 vitesh.

    Ju thoni se keni financuar kėngėtaren Dafina Zeqiri nė fillim tė karrierės sė saj,
    po mund tė na tregoni se si e keni ndihmuar, pra tė zbuloni shumėn tė cilėn e keni investuar, dhe a ju ka borxh ajo juve tani?


    Unė kam financuar dhe ndihmuar me tė holla Dafinėn, sa herė qė ka qenė nevoja, pėr 10 vite me radhė, kurse ajo ka larė borxhin nė dy pjesė dhe mė kujtohet mirė se borxhin e fundit ma ka kthyer mė 29 janar tė 2011-s, nė Helsinborg tė Suedisė. Pėrveēse e kam ndihmuar financiarisht, e kam pėrkrahur moralisht dhe njerėzisht pėr probleme me njerėz tė ndryshėm. Aty nuk ka munguar ndihma ime pėr ta nxjerrė nga situatat.

    D.m.th. borxh financiar ndaj jush ajo nuk ka? Po ēfarė problemesh kanė qenė ekzaktėsisht?

    Borxhin e ka paguar, ėshtė e vėrtetė, probleme dhe mosmarrėveshje ka pasur me organizatorėt, punė pagesash pėr tė. Pastaj ēka ka pasur nevojė, i jam gjendur nė tė gjitha mėnyrat njerėzore.

    Tani a keni ju kontakt me tė, a ju ka falėnderuar ndonjėherė?

    Unė nuk kam asgjė personalisht me tė, por po mė mundon fakti i arrogancės dhe injorancės sė saj ndaj meje. Jo pėr diēka, por pėr tė vetmen gjė qė, nė qoftė se artisti ėshtė shpirti i njė populli e ai artist nuk ėshtė mirėnjohės ndaj njeriut i cili i ka qėndruar afėr qė nga fillimi e deri ku ka mbėrritur, ē’njeri i adhuruar mund tė jetė ai nė publik? /PanoramaPlus/

      Ora ėshtė 9/5/2024, 01:33