BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si ja doli ne Hollywood, Alma Saraēi?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Si ja doli ne Hollywood, Alma Saraēi?

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/3/2012, 17:11

    Si ja doli ne Hollywood, Alma Saraēi? 00214

    Rrefimi i Alma Saraēit, e cila vajti nė Shtetet e Bashkuara nga Elbasani dhe ka luajtur ne disa role!


    Ajo do te luaje rolin e nje vampireje ne nje film te regjisorit amerikan Xhon Regan. Eshte Alma Saraēi nga Elbasani, por qe prej 8 vitesh jeton ne Amerike. Po aq sa keto vite, numerohen dhe filmat ku ajo ka interpretuar si aktore. Saraēi ka lindur ne prill 1984, ne Elbasan. Ka luajtur ne teater qysh ne moshe te vogel dhe eshte angazhuar ne televizione lokale, perpara se te zhvendosej ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne moshen 17-vjeēare. Tashme, ajo po perjeton nje nga periudhat me te suksesshme te jetes, por, per me teper na i tregon vete ne kete rrefim te detajuar per “Sh2″-in.

    Sa te veshtire e kishte Alma qe ta gjente veten ne nje vend te madh dhe te enderruar nga te gjithe?
    Vitet e para ishin me te veshtiret, per te mbijetuar, duke mesuar gjuhen, duke shkuar ne shkolle, duke punuar gati ēdo dite pas shkolle dhe duke iu adaptuar jetes. Gjeja me e lehte ishte gjimnazi, ketu gjimnazi eshte shume i lehte, dhe detyrat ishin shume me te lehta se ne Shqiperi. Keshtu qe e perdora kohen duke mesuar anglisht. Kur arrita ne universitet i ndjeva shume me teper ato diferencat kulturore dhe stresin qe ndjen kur je imigrant. Une isha me fat se gjithmone kam pasur prinder dhe shoqeri qe kane qene pozitive. Jeta ne Amerike nuk eshte kaq ideale. Pjesen me te madhe te kohes je duke punuar ose duke i dhene makines. I ka avantazhet, por ne te njejten kohe ēdo gje e mire ne jete vjen me nje ēmim qe duhet ta paguash me nje lloj menyre.

    Keni mbaruar nje shkolle, ēfare?
    Po, kam shkuar ne “Kolegj” qe eshte i njejte si Universiteti ne Shqiperi. I fillova studimet per Biologji dhe Literature franceze, por pas vitit te pare e lashe Biologjine dhe studiova Teater, Literature franceze dhe Filozofi.

    Alma, ju keni ikur adoleshente nga Elbasani, si e kujtoni femijerine tuaj ne ate qytet?
    Elbasani ka nje melankoli te bukur si qytet qe gjithmone me ka frymezuar qe kur isha e vogel. U rrita si me jeten tipike shqiptare. Me prinderit dhe vellane dhe me shume kusherinjte.

    Ēfare ju ka lidhur me aktrimin dhe cilat jane angazhimet e tuaja?
    Per mua, aktrimi eshte menyra me e bukur per vete shprehjen. Eshte nje pjese shume e rendesishme ne jeten time si njeri dhe si artist. Qe kur kam qene e vogel me ka pelqyer shume dhe sa me shume jam rritur, aq me teper e shikoj veten si aktore, eshte nje menyre per te treguar histori dhe perralla. Tani per tani kam punuar pjesen me te madhe ne role kryesore ne filma te pavarur dhe ne te ardhmen shpresoj te punoj ne filma me te medhenj.

    Kemi lexuar qe se fundi do te luani rolin e nje vampireje ne nje film, na tregoni pak me gjate per te dhe per kete rol?
    Luaj rolin a Marianes, nje vampire elitiste qe kapet nga Robin Hud dhe bashke krijojne nje marredhenie te rrezikshme
    .

    Pse ky rol?
    Une u kontaktova nga producentet para disa muajsh te beja nje konkurrim per kete rol. Sa fillova ta lexoja, me pelqeu shume projekti dhe personazhi, keshtu qe u pergatita per konkurrim dhe ia dergova regjisorit. Nuk e vrava shume mendjen, por ne te njejten kohe doja ta luaja kete rol se eshte shkruar shume bukur. Mariana eshte nje femer e forte dhe shume komplekse, edhe pse ajo eshte nje vampire nuk eshte nje karikature.

    Kush do te jene bashkepunetoret tuaj ne kete film?
    Aktori qe do te luaje rolin e Robin Hud eshte DJ Perry dhe ne kemi bashkepunuar ne dy projekte te tjera. Ai eshte nje aktor dhe producent shume i talentuar. Kemi punuar bashke ne filmin “Karma, Crime Passion Reincarnation” qe u xhirua ne Indi dhe ne filmin “Benjamin” xhiruar ne veren e vitit te kaluar ne Nju Jork. Xhon Regan (John Regan) do jete regjisori, dhe Xhon eshte nje nga regjisoret me pasionante qe kam takuar ne Hollivud. Ai ka nje sy shume te forte si regjisor dhe eshte gjithashtu nje shkrimtar shume i mire.

    Keni takuar emra te rendesishem te kinematografise, na permendini disa prej tyre dhe komplimentin me te bukur qe keni marre per talentin tuaj?
    Para dy vjetesh, kur fillova te punoja ne Los Anxhelos, pata nje pjese te vogel ne nje film me Orlando Blum. Ne kete skene, une isha nje “groupie”, nje vajze qe ndjek grupin e atij muzikanti, ai ishte nje “rockstar”. Orlando ishte nje aktor shume i sjellshem, edhe me beri pyetje per Shqiperine. Vjet punova ne filmin “Get him to the Greek” dhe pata mundesine te punoja shume afer aktorit anglez Russell Brand, ne improvizuam bashke nje video muzike per filmin, ai eshte nje shakaxhi i madh. Mendoj se komplimenti me i bukur dhe i rendesishem eshte momenti kur fiton nje konkurrim, kur ke mundesine te punosh me artistet e tjere. Sigurisht, eshte mire kur puna jote si artist komplimentohet dhe une jam shume mirenjohese per ato fjale te mira qe me thone per ndonje rol ose film qe kam bere, sidomos ne fillimin a nje karriere.

    I ruani kontaktet me miqte e tu ketu ne Shqiperi?
    Pak, ne facebook kam pasur mundesine te lidhem me shoqerine nga shkolla e mesme.

    Na pershkruani pak atmosferen ku jetoni, lagjen, shtepine?
    Jetoj ne Uest Hollivud, nje nga lagjet me te famshme ne Los Anxhelos. Eshte shume bukur, shume aktore jetojne ne kete pjese te qytetit. Eshte pak si Elbasani se ka kodra shume te bukura me shtepi moderne. Los Anxhelos eshte nje qytet shume i madh, dhe lagjet jane shume te shperndara. Zakonisht je ne makine per nje kohe te gjate, se ka gjithmone trafik. Une jetoj ne nje apartament shume te lezetshem, quhet “loft”. Muret jane te larta dhe dyert, dhe muret ne pjesen me te madhe jane me xhama. Nga ballkoni shikoj gjithe Los Anxhelosin nga ana perendimore. Me pelqen shume te jetoj ne kete ane te qytetit se ka edhe shume kafe dhe parqe te kendshme.

    Cili eshte koncepti juaj per dashurine, ēfare eshte dashuria per ju?
    Dashuria eshte nje nga ndjenjat me te bukura ne jete, po gjithashtu nje ndjenje shume delikate, qe duhet ta respektosh dhe ta marresh seriozisht. Dashuria eshte me e lehte ta ndjesh se sa ta pershkruash. Per mua dashuria eshte nje pjese shume e rendesishme e jetes.

    A po perjetoni tani nje dashuri. Keni momentalisht nje djale prane, me te cilin jeni e dashuruar?
    Po, kam nje njeri shume te veēante ne jete, qe me frymezon si femer dhe si artiste. Eshte nje nga marredheniet me te forta qe kam ne jete.

    Do te preferonit me shume nje mashkull shqiptar, apo te huaj?
    Nuk eshte shume e rendesishme nga vjen, me te rendesishme jane kualitetet qe ai ka si njeri.

    Cilat jane projektet e tuaja per te ardhmen, mendoni ndonjehere te ktheheni ne Shqiperi pergjithmone, apo ēdo gje eshte relative?
    Kam dy projekte ne vitin qe vjen qe do te xhirohen ne Evrope. Gjithashtu, jam duke u pergatitur per rolin e Anxhelines ne nje film qe e kam shkruar me shoqen time Aleksandra Uedenig, nje regjisore nga Austria. Filmi ne anglisht quhet “Cruel Innocence: A Fairy tale of Madness’, xhirimet do te fillojne kete vit ne Kaliforni dhe Nju Meksiko. Nje projekt me teme shqiptare eshte gjithashtu ne horizont per vitin qe vjen. Nuk e di ne qofte se do te kthehem ne Shqiperi pergjithmone, por e di qe do te kthehem te pakten per te xhiruar filma me tema shqiptare, dhe per pushime. Po, ēdo gje eshte relative dhe jeta eshte gjithmone duke ndryshuar, ēdo moment te sjell nje mundesi te re, dhe nje mendim te fresket. Po shpresoj qe ne vitet qe vjen te jem ne Evrope me shpesh.

    Cili eshte roli juaj i preferuar qe do te donit ta luanit ne nje film dhe pse?
    Ne fakt, do te me pelqente te luaja rolin e nje vajze shqiptare. Jam gjithmone duke luajtur ndonje vajze nga Italia ose Franca ose Spanja, Armenia etj. Do te me pelqente te luaja nje rol ku jam nga Shqiperia dhe kam mundesine te flas shqip dhe te perdor eksperiencen dhe rrenjet e mia si shqiptare. Shpresoj qe me shume filma xhirohen ne Hollivud dhe Evrope ku shqiptaret te jene personazhe kryesore.

    Ēdo gje tjeter qe ju ka ngelur po thene nga pyetjet, mund ta thoni vete pa problem…
    Une jam krenare qe jam nga Shqiperia dhe zakonisht ketu ne Los Anxhelos njerezit nuk para kane njohur shqiptare me perpara. Ndonjehere ato nuk e dine ku eshte Shqiperia ose se eshte shtet i vertete. Pak nga pak, mendoj se Shqiperia do te filloje te njihet me teper dhe mendoj se artistet jane pjese e kesaj levizje. Iu uroj gjithe shqiptareve dhe sidomos brezit te ri te kene suksese dhe gjithmone t’i ndjekin endrrat qe kane.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 12:48