BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    A mund ta mposhtim friken qe na paralizon?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje A mund ta mposhtim friken qe na paralizon?

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/3/2012, 09:35

    A mund ta mposhtim friken qe na paralizon? Images

    E mbani mend kur nė klasė, tė gjithė ishin tė lumtur qė do tė studionin pėr financė, apo pėr ligje, ndėrkohė qė nė heshtje ju vuanit, sepse donit qė tė bėheshit njė yll rroku? Po kur ishit rebel, me njė ndikim tė keq te tė tjerėt dhe mėsuesit nuk ju pėlqenin? Po kur zhyteshit ndėr ėndrra, nė kushedi se ē’universi tė largėt, ndėrkohė qė nė klasė mėsuesja shpjegonte mėsimin? Mund tė jemi ndodhur shpesh nė situata tė tilla dhe e dini se ēfarė kanė tė pėrbashkėt? Tė gjitha janė shenja qė ju mund tė jeni njė individ me njė simptomė qė quhet “simptoma e frikės nga dėshtimi”. Ėshtė njė frikė qė e kemi pa e kuptuar, qė na frenon dhe na pengon nga arritja e asaj qė duam, nga realizimi i ėndrrave tona mė tė bukura. Kjo simptomė, pra simptoma e frikės nga dėshtimi, ėshtė zbuluar pėr herė tė parė nė vitin 1960 nga njė psikolog i famshėm, John Atkinson. Ai ka punuar nė Universitetin Standford dhe gjatė kėsaj periudhe kreu njė sėrė eksperimentesh me fėmijėt – duke i vėnė shpesh nė pozicione apo detyra me pėrfitim, nė mėnyrė qė tė testonte motivimin e tyre.

    Ai vuri re se ata zakonisht ndaheshin nė dy kampe: ata qė ishin tė pėrqendruar te fitimi i shpėrblimit tė premtuar, ata qė e pėrballonin detyrėn e dhėnė me atė qė quhet “nevoja pėr arritje”, si dhe ata qė ishin tė pėrqendruar nė faktin se e dinin qė ishin dėshtakė e se do tė dėshtonin edhe nė kėtė pėrvojė, si dhe nė tė tjerat. Kėtė mėnyrė sjelljeje dhe qėndrimi ndaj detyrės sė dhėnė, Atkinson e cilėsoi pikėrisht si sindroma e “frikės nga dėshtimi” dhe kjo bazohej nė dėshirėn e tyre pėr tė shmangur pėrēmimin publik pėr shkak tė dėshtimit. Nė njėrin nga eksperimentet e kryera, fėmijėt luajtėn njė orė, nė pėrfundim tė sė cilės ishin premtuar ēmime tė rėndėsishme pėr fitimtarėt. Fėmijėt qė i pėrkisnin grupit tė parė, pra tė atyre qė e kishin “nevojėn pėr arritje”, kryen njė garė me tė gjitha forcat, por edhe me realizėm, duke e shtuar gjithnjė e mė shumė pėrqendrimin pėr arritjen qė i kishin vėnė vetes si objektiv. Ata qė kishin frikė nga dėshtimi u sollėn me njė mėnyrė qė ishte e sigurt, qė do tė ēonte nė dėshtim dhe nė humbje.

    Kėta tė fundit me anė tė kėtij qėndrimi, pėrpiqeshin qė ta fshihnin frikėn nga dėshtimi, duke u pėrpjekur qė tė gjenin justifikime nga njė dėshtim tė cilin e kishin sjellė vetė. Nė njė eksperiment tė ngjashėm tė kryer nė vitin 1970 u dol nė pėrfundimin se fėmijėt ndaheshin nė dy grupe: nė atė tė fėmijėve qė pėrqendroheshin tėrėsisht te fitorja dhe qė nuk shqetėsoheshin nga dėshtime momentale, por gjenin forcė sėrish pėr tė vazhduar, dhe tek grupi i fėmijėve pėr tė cilėt mė e rėndėsishme se arritja e objektivit ishte ruajtja e “fytyrės” nga turpi i njė humbjeje tė mundshme. Pėr ta shqetėsimi kryesor ishte pra pikėrisht moshumbja e “nderit”.
    Ndikimi i frikės nga dėshtimi

    Nga kėndvėshtrimi i ndarjes sė mėsipėrme ėshtė shumė e lehtė qė tė kuptojmė tashmė se sa ndikim kanė faktorė tė caktuar nė arritjet jetės sonė, tė karrierės. Faktori i frikės nga dėshtimi bėn qė individėt t’i ulin shumė ambiciet, ose tė gjejnė vazhdimisht maska pėr mungesėn e sigurisė qė i karakterizon. Pikėrisht kjo frikė i bėn qė tė heqin dorė nga ėndrrat dhe ta justifikojnė brenda vetes kėtė me pamundėsinė e realizimit tė tyre. Nė fakt, nė kėtė botė, asgjė nuk ėshtė e pamundur dhe kėtė individėt me besim nė vete dhe pa frikė nga dėshtimi e dinė shumė mirė. Po a ka ndonjė rrugėdalje? Pra mposhtja e frikės sonė? Psikologėt tradicionalė nuk e pėrfillin atė kategori specialistėsh – si hipnotizuesit apo ata qė merren me agupunturė – tė cilėt pretendojnė se mund tė kurojnė fobitė dhe frikėrat tona. Sipas kėtyre tė fundit, kėto janė tipare tė huaja pėr personalitetin tonė. Megjithatė ajo qė ne vetė mund tė bėjmė ėshtė qė sė pari t’i pranojmė frikėrat si pjesė e jona dhe mė pas tė pėrpiqemi qė tė shmangim pasojat e tyre shkatėrrimtare.

    Pėr ta bėrė njė gjė tė tillė ėshtė i nevojshėm gjithmonė njė plan. Ja shtatė hapa qė mund tė ndėrmarrim, pėr tė pėrmirėsuar situatėn me veten dhe marrėdhėnien qė kemi me objektivat, karrierėn, apo angazhimet tona. Kėto hapa mund tė ndihmojmė tė tejkalojmė frikėn, por jo tė kurohemi prej saj.

    1. Zbulo vlerat e tua tė vėrteta

    Nėse pėr shembull, dėshira pėr t’u bėrė yll rroku nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė sebep, njė maskė qė i vėmė vetes, atėherė duhet qė tė kthehemi nė zanafillė dhe tė zbulojmė se cilat janė gjėrat qė nė tė vėrtetė na motivojnė. Kjo kėrkon qė tė krijojmė vlerat dhe parimet qė pėrbėjnė ekzistencėn tonė. Janė pikėrisht kėto vlera dhe parime qė duhet tė na ēojnė drejt pėrcaktimit tė qėllimeve dhe jo te pasiguritė dhe frika.

    2. Vendos objektivat e tua

    Pasi pėrcakton vlerat e tua, atėherė pėrpiqu qė tė vizualizosh veten tėnde pas dhjetė vitesh nga momenti aktual. Ēdo detaj duhet qė tė pėrfshihet nė imagjinatėn tėnde: shtėpia, makina, partneri, zyra, qeni. E rėndėsishme ėshtė qė tė pėrqendrohesh edhe nė detajet e karrierės tėnde. Ēfarė do tė bėsh ditė pas dite, ku dhe me kė? Mė pas vishe kėtė vizion me vlerat e tua dhe me besimin tėnd, sepse ndryshe, ai nuk ka shans qė tė mbijetojė.

    3. Puno pėr afatet mė tė shkurtra

    Dhjetė vite ėshtė njė kohė shumė e gjatė dhe jo gjithnjė mund tė parashikohet nė detaje, ndaj mė mirė pėrgjysmoje kėtė kohė dhe merru me pesė vjetėt e saj tė parė. Mbi tė gjitha duhet tė sigurohesh qė je duke ndjekur rrugėn e duhur. Ndaj fillo tė vizualizosh veten nė njė periudhė kohore 5-vjeēare. Dhe mė pas nė njė periudhė 2-vjeēare, pra mė tė shkurtėr dhe mė afėr teje e mė pas, kėshtu me radhė, tė vizualizosh njė vit, gjashtė muaj, tre muaj, njė muaj dhe vijmė te dita aktuale dhe se ēfarė duhet tė bėjmė qė tė arrijmė tė realizojmė objektivat e ditės.

    4. Zhvillo strategji dhe taktika

    Sigurisht qė ēdo objektiv ėshtė i destinuar qė tė dėshtojė pa njė ekzekutim tė tijin nė mėnyrė korrekte dhe me kėmbėngulje, ndėrkohė qė kaosi dhe rrėmuja mund tė na ēojnė nė drejtim tė gabuar. Pėr kėtė kemi nevojė pėr njė plan strategjik qė do tė sigurojė qė veprimet tona do tė na ēojnė drejt objektivave tė kėrkuar. Duhet tė bėjmė njė analizė tė vetes: tė vlerėsojmė forcat, mundėsitė, dobėsitė, kėrcėnimet. Kjo duhet tė jetė njė ndihmė pėr strategjinė qė do tė ndiqet, sepse mund tė ekzekutojmė taktika bazuar nė pikat tona tė forta, ndėrkohė tė mund tė pėrpiqemi njėherazi tė shmangim ose mundim dobėsitė. Duhet tė mėsohemi qė tė kapim rastet dhe tė shmangim kėrcėnimet.

    5. Ekzekutim me efikasitet

    Mund tė ndjekim njė strategji tė tillė: tė ndajmė tė gjitha aktivitetet nė katėr kuti: urgjente dhe tė rėndėsishme, urgjente dhe tė parėndėsishme, jo urgjente dhe tė rėndėsishme, jo urgjente dhe tė parėndėsishme. Ne e kalojmė kohėn duke u marrė zakonisht me aktivitetet tona urgjente e duke braktisur aktivitetet qė janė mė pak urgjente, por jo mė pak tė rėndėsishme, tė cilat janė shumė tė rėndėsishme pėr tė arritur objektivat tona afatgjatė. Duke i ndarė dhe balancuar aktivitetet, do tė mund tė merremi me tė gjitha pa harruar asnjė.

    6. Krijo marrėdhėnie me njerėzit

    Pėr njerėzit me simptomėn e frikės nga dėshtimi, problemi janė njerėzit e tjerė. Shpeshherė ne bėhemi reaktivė, ose mbrojtės tė vetes, duke i dhėnė tė tjerėve mundėsinė qė edhe tė na manipulojnė pėr dobėsitė qė kemi dhe pasiguritė qė shfaqim. E megjithatė ėshtė plotėsisht e mundur qė tė merremi vesh edhe me njerėz tė vėshtirė, nė rast se ne do tė ndalojmė sė pari botėn qė na rrethon, duke u nisur vetėm nga kėndvėshtrimi ynė. Duhet tė fillojmė ta shohim edhe nga kėndvėshtrimi i tė tjerėve. Nėse njė proces i tillė do tė bėhej me pastėrti dhe sinqeritet, ne mund tė farkėtojmė strategji fitimtare, qė mund t’i shndėrronte armiqtė tanė potencialė dhe pengesat para nesh nė favorin tonė dhe nė favor tė arritjes sė objektivave.

    7. Gjej dhuntinė tėnde unike

    Ende jeni nė pėrpjekje? Epo ndoshta sepse nuk e keni gjetur ende dhuntinė tuaj tė veēantė. Tė gjithė ne e kemi njė tė tillė, njė dhuratė apo ndonjė talent tė dukshėm, apo tė fshehtė qė fillimisht duhet ta zbulojmė dhe pastaj ta pėrdorim nė tė mirėn tonė. Pa vrisni mendjen: cili ėshtė talenti juaj? ( SHQIP)

      Ora ėshtė 19/5/2024, 12:21