BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Albert Verria: Mjeshtri i dramės qė shkakton humor!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Albert Verria: Mjeshtri i dramės qė shkakton humor!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/3/2012, 11:09

    Albert Verria: Mjeshtri i dramės qė shkakton humor! 0988

    Verria na kujton rrugėtimin e tij nė kinematografinė shqiptare, punėn nė Teatrin e Vlorės, bashkėpunimet nė role me artistė tė mėdhenj, vėshtirėsitė dhe aventurat profesionale, pasionin pėr filmin dhe njė peng.

    75 vjeē, aktori ėndėrron rolin e njė dashnori, ndryshe nga “Kapedani” qė jemi mėsuar tė shohim prej dyzet vjetėsh.

    Aktor i vetėm i kinematografisė shqiptare qysh prej fillimeve tė saj qė ka ditur tė ndėrtojė role karakteresh tepėr tė vecantė e me mjeshtėri artistike.

    Tipari dallues qė e bėn Albert Verrian unik ėshtė realizimi i situatave komike nėpėrmjet njė interpretimi dramatik.

    Asnjė si ai di ti japė njė karakteri tė egėr dhe tė vrazhdė nota humori duke i bėrė rolet e tij tė dashur pėr publikun e tė gjitha kohėrave

    Tė gjitha rolet qofshin komikė ose jo duhen konsideruar si dramatikė. Sa mė dramatikė tė jetė personazhi aq mė mirė vjen

    Nė teatėr apo komedi aktori kurrė nuk duhet ta mendojė qė po luan komedi, pėrkundrazi duhet t’i japė rolit elementin e duhur dramatik

    Sa herė qė publiku e kujton personazhin e Xha Sulos i shkon ndėrmend plaku kapriēoz, i padurueshėm dhe shumė maskilist, por qė me batutat e tij tė bėn pėr tė qeshur pafund e natyrisht ėshtė e vėshtirė ta harrosh atė.

    Po aq interesant nė personalitetin e tij ėshtė edhe aktori qė e interpreton atė, Albert Verria. Aktori dinjitoz i cili ka gdhendur njė larmi karakteresh nė celuloidin e kinemasė shqiptare e qė kujtohet pėr tė gjitha rolet e tij.

    Mes tyre do tė pėrmendnim filmat si “Pėrse bie kjo daulle”, “Kapedani”, “Brazdat”, “Operacioni i zjarrit”, “Shpėrthimi”, “Shtigje lufte”, “Nė fillim tė verės”, “Thirrja”, “Koncert nė vitin 1936”, “Goditja”, “Agimet e stinės sė madhe” e shumė tė tjerė pa harruar dhe role tė arrira nė teatėr.

    Intervista


    Zoti Verria besoj se nuk ka fat mė tė madh nė jetė se tė jesh artist. Ju keni xhiruar filma qė tashmė transmetohen pas dyzet vitesh, dhe ėshtė nostalgji e privilegj t’i shohim.

    Mė mbushen sytė me lot kur kujtoj fjalė tė mira dhe konsiderata nga brezi nė brez, unė kurrė nė jetėn time edhe si aktor nuk i kam vėnė qėllim vetes tė mbetem i gjallė edhe pas vdekjes.

    Unė kam punuar me mish e me shpirt pėr tė nderuar nė radhė tė parė veten time dhe mė pas familjarėt apo miqėt e mi. Pa modesti mė bėhet qejfi kur edhe mbesat, apo nipėrit e mi krenohen e kujtojnė rolet e mia.

    Vendlindja juaj ėshtė Fieri, por jeta juaj ėshtė e lidhur me qytetin e Vlorės.

    Jam shumė krenar qė kam lindur nė Fier dhe jam rritur atje.I vogėl shkoja nė amfiteatrin e Apollonisė, ulesha nė shkallėt e teatrit dhe mendoja se sa e sa pjesė janė luajtuar aty.

    Autorė si Euripidi, Sofokliu, Eskili, Aristofani apo tė shumė dramaturgėve romakė. Por mendoja qė mes tyre kanė luajtur edhe ilirėt, e kjo mė bėnte tė zhvilloja imagjinatėn, e kėshtu mendoja qė arti skenik mund tė bėhej promotori im i jetės.

    Megjithatė edhe pse ju tėrhiqte bota e skenės dhe artit ju studiuat zooteknikė nė shkollėn e mesme.

    Kur isha nė shkollėn fillore profesori i letėrsisė mė jep rolin kryesor, tė Miēurinit tė vogėl. Miēurini, siē dihet, ėshtė njė botanist i madh rus dhe ai nė njė pemė si mollė apo ftua shartonte lloje tė ndryshme frutash.

    Shurini, ky fėmijė i vogėl donte tė ndiqte teorinė e Miēurinit dhe arriti qė nė njė pemė tė vogėl ftoi tė bėnte mollėn dhe dardhėn. Pasi mbaroi pjesa e cila nuk zgjati mė shumė se 15 minuta, doli shumė mirė, tė gjithė shokėt e mi po mė thėrrisnin “Shurini, Shurini!”.

    Unė pėrsėri nuk po e kuptoja kjo do ishte rruga ime pėr tė ecur nė art apo do ishte ndonjė tjetėr. Sepse nė atė periudhė mė pėlqente shumė dhe arkeologjia.

    Ėshtė i lindur talenti, si mendoni ju zoti Verria?

    Po ja pėrmendėt pak mė parė qė kam mbaruar dhe shkollėn e mesme pėr zooteknikė. Me thėnė tė drejtėn e kam studuar atė shkollė me mish e me shpirt pasi mendoja qė do tė ishte drejtimi im.

    Isha shumė i zoti dhe mė pėlqente ta studioja. Por mė vonė konkurrova pėr aktor nė shkollėn e parė qė u hap nė Shqipėri nė vitin 1959 dhe fitova. Klasa e parė do tė kishte 16 veta, ku katėr prej studentėve do tė vinin nga filmi qė ishte luajtur nė Rusi, “Furtuna”.

    Aty erdhėn shumė emra tė njohur tė dramaturgjisė dhe filmit shqiptar.

    Ka profesione tė ndryshme qė arrihen mirė nėse punon apo studion shumė. Ndėrsa arti nuk ėshtė i tillė. Nėse nuk ke talent nė art nuk ia del dot.

    Ke shumė tė drejtė. Pasi mund tė ketė shumė qė kanė studiuar mjeshtėrinė e aktorit por nėse nuk e ke talentin e lindur, mund tė mos bėhesh dot aktor.

    Megjithatė pėrkushtimi, intuita, forca pėr tė vazhduar gjithmonė nė drejtimin qė ke zgjedhur, sigurisht pėrveē talentit, tė ndihmojnė tė bėhesh i aftė. Unė mė tepėr jam aktor intuitiv sesa racional.

    Mund tė na e shpjegosh pak? Ēdo tė thotė?

    Racionalja mua mė ndihmon pėr tė kuptuar fjalėt dhe vetė rolin nė tėrėsi. Mė ndihmon pėr tė kuptuar logjikėn e rolit dhe marrėdhėnien mes meje si aktor dhe personazhit qė duhet tė luaj.

    Ndėrsa intuita mua mė ndihmon tė vizatoj gjithė figurėn e karakterit qė do tė vesh. Pėr ta thėnė me fjalė tė thjeshta intuita ėshtė baza e mjeshtėrisė sė aktorit, edhe racionalja ka rėndėsinė e saj,

    por aktori nėse nuk ka intuitė nuk mund tė interpretojė rolet dhe figurat sa nga njėri personazh te tjetri.

    Gjithmonė kam marrė role tė vogla qė shpalosin karaktere tė fuqishme, episodike. Kam luajtuar edhe role tė mėdha, por rolet e vogla mė kanė ndihmuar t’i kuptoj dhe t’i pėrcjell mė mirė.

    Rolet e mėdha tė godasin vetė, ata janė heronj, dhe puna pėr t’i sjellė nuk ėshtė aq e vėshtirė sa pėr rolet e vogla.

    “Kapedani” edhe pse ėshtė xhiruar para dyzet e ca vitesh, vazhdon dhe ndiqet me admirim edhe nga brezat e tanishėm, e batutat e tė cilit janė mėsuar pėrmendėsh.

    Ėshtė e vėrtetė. Edhe unė ndjej sodisfaksionin tim, qė filmi edhe sot e kėsaj dite jepet nga shumica e televizioneve, dhe ndiqet me interes. Ky rol tek unė erdhi spontanisht.

    Ne si teatėr kishim pėr tė dhėnė njė shfaqje nė Teatrin Popullor dhe atė ditė qė zbrita nga treni takova Ismail Ēapjakun, i cili tashmė nuk jeton mė, mė dha skenarin.

    Ēfarė ndjesie pate kur more skenarin dhe fillove ta lexoje?

    Nuk e lexova fare skenarin. Lexova vetėm rolin qė do realizoja nė kinoprovė.

    Para se tė shkonit nė kinoprovė, kur e lexuat ēfarė ndjesie patėt pėr personazhin?

    Gjėja e parė qė mendova ishte qė meqė mė erdhi ky shans duhet ta bėja me mish e me shpirt pėr tė nxjerrė atė qė duhej. Dola tė Parku Rinia karshi Dajtit. E merrja tekstin e mėsoja me mend dhe fillova ta interpretoja me veten time.

    Njerėzit qė mė shihnin teksa kalonin, mendonin qė ky mund tė jetė ndonjė budalla apo i ēmendur. Absolutisht qė nuk i vija re fare, mė pas mora autobusin dhe shkova nė kinostudio. U futėm nė kinoprovė.

    Gjatė kohės qė bėnim grimin erdhėn dy regjisorėt dhe zhvillova kinoprovėn me njė audiencė prej 70 apo 80 vetave.

    Ishte e vėshtirė pėr ju tė interpretonit Xha Sulon i cili ishte njė plak rreth tė 70-tave, ndėrsa ju ishit vetėm 32 vjeē?

    Kjo ėshtė e vėrtetė. Megjithatė unė u mundova qė tė pėrshtatesha mė sė miri me personazhin. Xha Sulo ishte njė personazh me mbeturina patriarkale, dhe shumė konservator ndėrsa tek unė nuk ekzistonin kėto gjėra.

    E dyta, pėrsa i pėrket moshės ai ishte i madh ndėrsa unė i ri dhe kjo ishte tjetėr gjė. Xha Sulo i urrente gratė ndėrsa unė nga natyra i dua gratė. Me thėnė tė drejtėn jo vetėm nga pamja por mė pėlqejnė dhe fizikisht.

    E shikoni ndonjėherė kur e transmetojnė kanalet e tjera televizive, kėto lokale pėr shembull?

    Po e shikoj. Por kam nipėrit dhe mbesat e mia tė vogla qė mė shikojnė mua gjatė gjithė kohės qė filmi ėshtė nė transmetim. Dhe mendojnė se si jam aty pranė tyre dhe se si dal nė televizor.

    Pas pėrfundimit tė studimeve ju u emėruat nė Teatrin e Vlorės nė vitin 1963.

    Mund tė them se kam qenė me fat tė punoj nė kėtė teatėr. Dhe ka qenė njė nga teatret mė me traditė tė zhvilluar edhe nė atė kohė. Ai mori njė profesionalizėm tė gjerė, pasi filluan tė viheshin pjesė tė shkėlqyera me kalimin e kohės.

    Pėrveē kėsaj duke qenė edhe pjesėmarrės aktiv nė kinematografi kam punuar dhe me emra tė tjerė shumė tė njohur tė regjisurės shqiptare.

    Gjithė kjo eksperiencė me emra tė mėdhenj mė ka ndihmuar tė formoj bagazhin tim si aktor dhe tė analizoj mė thellė gjithė karakteret qė mė duhej tė interpretoja.

    Si koncept i punės time kam pasur idenė qė ēdo rol ta punoja me shumė punė dhe shpirt derisa ta nxirrja tė pėrkryer, edhe kur bėhej fjalė pėr role episodikė.

    Do kishit dashur tė kishit qenė nė Teatrin Kombėtar tė Tiranės dhe jo tė Vlorės?

    Me thėnė tė drejtėn e kam pasur kėtė mundėsi tė isha nė Teatrin Popullor tė Tiranės por nuk kam pranuar. Nuk kam pranuar sepse nė Teatrin e Vlorės unė gjeta njė kolektiv tė mrekullueshėm.

    Zoti Verria, duke parė rolet tuaja shohim se ju keni njė mjeshtėri artistike ku dallon aftėsia pėr t’i bėrė dramatike rolet edhe kur ata janė komikė.

    Ose ndodh qė tė na bėni pėr tė qeshur edhe pa qeshur vetė siē ndodh me shumicėn e aktorėve komikė.


    Para se tė pėrgjigjem, mė lejo tė bėj njė parantesė duke dalė jashtė modestisė sime. Kur i shoh rolet qė i kam bėrė shpesh them me vete “pse unė i kam bėrė kėto?” mė duket e pabesueshme ose sikur i ka bėrė dikush tjetėr.

    Ndėrsa pėrsa i pėrket elementit komik qė unė i jap rolit duhet tė theksoj njė fakt shumė tė rėndėsishėm: tė gjitha rolet qofshin komikė ose jo duhen konsideruar si dramatikė. Sa mė dramatikė tė jetė personazhi aq mė mirė vjen.

    Pėr shembull, te Xha Suloja kurrė nuk kam menduar qė ai ėshtė komedi. Kam qarrė hallin tim, nuk doja qė njė grua tė bėhej kryetare e kooperativės, doja patjetėr qė tė ishte njė burrė. Dhe jo vetėm kėtė, por ēdo grua e shihja me pėrbuzje dhe kėtė e bėja me shumė seriozitet.

    Dhe nė teatėr apo komedi aktori kurrė nuk duhet ta mendojė qė po luan komedi, pėrkundrazi duhet t’i japė rolit elementin e duhur dramatik.

    Rolet mė tė vėshtira nė fakt mbeten rolet e karakterit. Dhe ju kė do quani tė tillė?

    Pėr mua janė tė gjitha, pa pėrjashtim. Nė shumė role edhe kam vuajtur, si pėr shembull te Soll Lili (Agimet e stinės madhe) jemi futur nė kėnetė nė orėn shtatė tė mėngjesit dhe kemi qėndruar aty deri nė shtatė tė darkės.

    Mes shushunjave dhe nepėrkave. Duke ecur me orė tė tėra nėpėr ato ngushtica tė vogla, nė errėsirė, ku mund tė mbeteshe brenda. Duke menduar pastaj qė nė atė kohė nuk kishte as efekte kompjuterike dhe ēdo gjė bėhej pėr sė gjalli.

    Nė filmin “Operacioni i zjarrit” kujtoj qė mė janė hedhur pesė bote tė mėdha me ujė. Nė fakt rolet janė akte qė bėhen nė kolektiv, nėse ti nuk e bėn mirė apo unė duhet t’i kthehemi disa herė aktit, e tė xhirojmė derisa tė gjithė tė kenė arritur perfeksionin.

    Por kishte njė disiplinė tė fortė gati tė hekurt artistike.

    Duket qė qėndrojnė fort nė shpirtin tuaj edhe kinemaja dhe teatri?

    Vlora ē’ėshtė e drejta mė ka dhėnė tė gjitha llojet e kėnaqėsive. Mė ka dhėnė mbi tė gjitha respektin. Kudo qė shkoj dhe ulem pėr tė pirė kafe nuk e di se nga mė vjen kafeja, se kush e paguan.

    Spektatori mbetet i mrekullueshėm dhe ėshtė gjynah qė tė neglizhosh me krijimtarinė tėnde kur ai tė respekton vėrtet. Kėto figura dhe karaktere, qė tashmė janė stamposur nė celuloid mė japin shumė kėnaqėsi.

    Rolet tuaja tė cilat edhe kur ishin episodikė ishin aq tė veēantė dhe tė rrallė nė tipologjinė e tyre, ishin shkruar pikėrisht pėr ju apo ishit ju qė i bėnit tė tillė?

    Jo ishte vetė regjisori qė e caktonte dhe e fiksonte mė parė, qė ky rol i shkon pėr shtat vetėm Albert Verrias. Madje ka pasur role qė unė nuk bėja kinoprovė fare. Unė isha i pėrkushtuar dhe i dhėnė me shpirt pas kėsaj punė ndaj dhe rolet dilnin origjinalė.

    Mė japin shumė kėnaqėsi dhe dashuri sa herė qė i shoh por dua tė them diēka. Kėto role qė i kam bėrė nuk i bėj dot mė.

    Nė ē’kuptim?

    Unė jam i gatshėm dhe mund tė bėja shumė role tė tjera por tė riinterpretoja edhe njė herė ato role qė kam bėrė nuk i bėj dot mė. Sikur tė mė thonė tė bėjmė edhe njė herė Kapedanin, me tė njėjtin skenar dhe fjalė, nuk do e bėja dot.

    Tė mendosh qė te Kapedani kam qenė vetėm 30 vjeē dhe shoh se sa mė shumė vite kalojnė aq mė i ri duket filmi.

    Pėr ju zoti Verria cili mund tė jetė roli mė i dashur qė keni? Ndoshta ėshtė e vėshtirė ndarja e tyre pasi tė gjithė mund tė jenė tė dashur, por qoftė edhe nga situata nė tė cilėn janė realizuar?

    Nė fakt e kam tė vėshtirė tė tė jap njė pėrgjigje sepse ėshtė shumė e vėshtirė ndarja. Ėshtė tamam si babai qė nuk mund t’i diferencojė dot fėmijėt, pasi pėr tė, tė gjithė njėlloj janė. Tė gjitha rolet kanė qenė tė vėshtirė dhe tė lodhshėm pėr t’u realizuar.

    Nė radhė tė parė lodhja veteveten duke u pėrqendruar. Por pėrqendrimi i tepėrt ndonjėherė tė shkėput, ndaj duhet tė kisha njė pėrqendrim mė konseguent dhe permanent pėr ta tipizuar karakterin nga koka te kėmbėt.

    Ju ka mbetur peng ndonjė emėr i kinemasė shqiptare qė nuk keni luajtur me tė? Qoftė mashkull ose femėr?

    Kam interpretuar me tė gjithė por diēka tjetėr mė ka mbetur peng. Tė luaja rolin e njė dashnori, sepse unė nuk di tė bėj vetėm kėto role tė fortė e dramatikė por di dhe tė dashuroj.

    Nė kėtė moshė ndoshta jo, por edhe mund ta bėja sepse e kam forcėn dhe energjinė e duhur. /SHQIP/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 18:26