BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Silvi Bakiri: “Ē’do tė thotė tė jesh fotomodele”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Silvi Bakiri: “Ē’do tė thotė tė jesh fotomodele”

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/3/2012, 11:12

    Silvi Bakiri: “Ē’do tė thotė tė jesh fotomodele” 0989

    Njė nga imazhet publicitare mė tė njohur tek ne tregon dallimin midis punės sė modeles dhe tė fotomodeles. Sa ndikon imazhi nė suksesin e shitjes sė njė produkti masiv.

    Cilat janė veēoritė dhe problemet e marketingut tek ne. Cilat janė vėshtirėsitė qė njė femėr e bukur duhet tė hasė jo vetėm pėr tė mbajtur njė formė perfekte fizike, por dhe tė mos jetė e paragjykuar pėr cilėsi tė tjera.

    Mendoj se njė femre tė bukur nė pamje shpesh i duhet “tė luftojė” disa herė mė shumė pėr t’i kultivuar cilėsi, si inteligjenca dhe pjekuria, se dikush mė pak e bukur.

    Ēdo gjė negative nė jetėn time e kthej nė pozitive, ky ėshtė rregulli im numėr njė. Nuk ka rėndėsi se ēfarė ndodh, unė pėrpiqem ta kthej nė favorin tim.

    Ē’do tė thotė tė jesh fytyra e njė produkti tė konsumit masiv? Si e ndihmon kjo marketingun?
    Tė jesh fytyra e njė produkti do tė thotė ta pėrfaqėsosh atė duke pėrcjellė vlerat e tij mė tė mira te konsumatori.

    Pėrzgjedhja e njė imazhi ose njė fytyre pėr njė produkt ėshtė njė praktikė mjaft e pėrhapur, vitet e fundit edhe nė Shqipėri e cila sipas studimeve marketuese rezulton mjaft efikase me nė pėrhapjen dhe njohjen e shpejtė tė markės nė treg.

    Nė rastin e njė produkti tė konsumit masiv target grupi i synuar ėshtė mė i gjėrė dhe si i tillė ėshtė me shumė rėndėsi qė imazhi i pėrzgjedhur pėr mesazhin promocional nė media apo nė ēdo lloj mjeti tjetėr reklamues tė gėzojė disa cilėsi e vlera tek tė cilat mund tė gjejė veten e tė identifikohet blerėsi.

    Ēfarė ndryshimi ka midis njė modeleje dhe njė fotomodeleje?
    Njė modele preferohet tė jetė mbi tė gjitha shtatlartė, mbi 1.73metra, elegante nė pėrmasat e njė manekini, tė ketė tipare tė rregullta tė fytyrės si dhe nje look natyral.

    Puna e njė modeleje zhvillohet kryesisht nė pasarelė por edhe nė seanca photoshooting pėrpara objektivit tė aparatit fotografik. Njė fotomodele ėshtė e domosdoshme tė ketė njė fytyrė me tipare tė rregullta,

    tė theksuara e shprehėse si dhe pėrmasa tė rregullta trupore. Gjatėsia nuk ėshtė kusht i domosdoshėm pėr njė fotomodele, megjithatė preferohet tė jetė mbi 1.65. Njė fotomodele, si kuptohet dhe nga vetė emri punon vetėm me fotografinė.

    Cili ėshtė sekreti i realizimit tė njė fotoje tė bukur?
    Nga eksperienca ime me fotografinė mendoj se qė njė foto tė dalė e pėrkryer nevojitet t’i kushtohet vėmendje elementėve tė tillė si modelja, sfondi nė raport me modelen si dhe cilėsia e fotografimit, dritė-hijet, ngjyrat.

    Modelja duhet tė jetė e lirshme dhe sa mė e natyrshme pėrpara objektivit, aq sa tė luajė me tė.

    Ēfarė mendon se ėshtė pika jote e fortė nė fotografi?
    Duke u nisur edhe nga pėrshtypjet e profesionistėve tė fushės mendoj se pika ime e fortė pėrpara aparatit ėshtė shikimi.

    Sa ndikon komjuteri nė njė foto?

    Njė foto kalon gjithnjė nė njė fazė pėrpunimi pėrmes kompjuterit. Por, nga ana tjetėr njė ndėrhyrje e tepruar, siē ndodh tė shohim rėndom, pėrveē se nuk ėshtė profesionale bėn qė tė humbasin

    dhe veēantitė qė e bėjnė atė artistikisht tė mirė. Edhe nė foto fashion, ku pėrdoret mė shumė photoshop, duhet tė ruhen gjithnjė tė pa prekura ato tipare qė shprehin karakterin e njė modeli.

    Shumė artistė pėrdorin nė mėnyrė tė ekzagjeruar photoshopin, ēfarė mendon ti?
    Kjo ėshtė zgjedhja e tyre megjithatė, pa dashur ta gjykoj shumė, unė mendoj se sot pėr fat tė mirė po fillon tė humbasė nocioni i perfeksionit. Domethėnė : Nėse dikur, kohė pas kohe kishim modele ideale tė bukurisė femėrore nė pėrmasa e tipare sot pranohen,

    si pjesė e sharmit dhe personalitetit tė veēantė tė secilit, edhe disa “defekte”. Obsesioni pėr tė qenė “perfektė” qoftė edhe vetėm pėrmes photoshop, i kthen padashje kėto personazhe nė kopje tė njėra-tjetrės.

    Cili ėshtė efekti i origjinalitetit tė njė fotografie?
    Njė foto ėshtė e mirė kur ėshtė origjinale e natyrale, pra mė pak ose aspak ndėrhyrje. Mendoj se duke respektuar secilėn nga elementet e sipėrpėrmendura si modeli, sfondi, ngjyrat, dritė-hijet. Njė fotograf profesionist mund tė realizojė njė foto tė bukur.

    Zgjodhe tė studiosh marketing rastėsisht?
    Zgjedhja pėr tė studiuar nė Fakultetin Ekonomik erdhi pėr shkak tė natyrės sė punės qė bėja. Duke qenė e lidhur me marketingun nė praktikė mendova se disa njohuri teorike do e plotėsonin mjaft mirė eksperiencėn time nė kėtė fushė. Pra nuk ka qenė njė zgjedhje e rastėsishme.

    Nga eksperienca jote si imazh produkti, por edhe nga studimet ku ēalon marketingu te ne?

    Marketingu nė Shqipėri ėshtė njė fushė qė sa ka nisur tė eksplorohet. Kjo pėr shkak tė formės sė thjeshtė tė organizimit tė shumė prej bizneseve shqiptare. Nė bizneset me kapital tė huaj, pėrkundrazi, ka shumė kohė qė marketingu shihet si njė hallkė e pandarė brenda njė kompanie,

    qė mundėson nė mėnyrė tė padiskutueshme suksesin e njė produkti apo shėrbimi qė nė krijimin e tij, shpėrndarjen e deri tek shitja. Mjaft tė pėrmendim faktin se nė kompanitė e mėdha me degė nė tė gjithė Botėn gati 30% e fitimeve tė pėrgjithshme shfrytėzohen vetėm pėr marketing.

    Cilat janė mėnyrat mė efikase pėr tė goditur te konsumatori?
    Qėllimi i njė fushate marketingu ėshtė pikėrisht tė godasė te konsumatori. Njė fushatė e mirė garanton njė rezultat tė matshėm dhe qė zgjat nė kohė. Mėnyrat e tė bėrit marketing janė tė shumėllojshme,

    qė nga mesazhet promocionale pėrmes mjeteve tė komunikimit masiv radio, televizion, gazeta, revista, billborde, citylight, etj deri tek marketingu i drejtėpėrdrejtė nė terren (marketing-shitje). Lloji i produktit apo shėrbimit pėrcakton se cila nga tė mėsipėrmet ėshtė mėnyra mė efikase.

    Sapo ke realizuar njė set fotografik me njė fotograf tė famshėm italian, ēfarė tė bėri pėrshtypje.
    Nė Shqipėri ka fotografė shumė tė zotė e mund tė them se kam qenė mjaft e kėnaqur nga eksperienca me ta. Mė bėri pėrshtypje veēanėrisht mėnyra e pėrzemėrt dhe e sinqertė e komunikimit me tė gjatė punės dhe sigurisht profesionalizmi.

    Ushqimi ėshtė armik pėr njė fotomodele ashtu si edhe pėr njė modele?
    Ėshtė e rėndėsishme qė si njė modele ashtu dhe njė fotomodele tė ndjeke njė diete tė pasur nė vlera ushqyese por tė varfėra nė kalori. Ruajtja e njė peshe konstante dhe frekuentimi i palestres gjithashtu ėshtė me mjaft rėndėsi.

    Ushqimi, sigurisht ėshtė armik nėse abuzohet me tė. Por, dhe njė trup mjaft i dobėt e i paushqyer nuk do tė ishte nė gjendje tė pėrballonte njė jetė aktive normale, prandaj mendoj se ngrėnia e rregullt e vakteve duhet ndjekur me rigorozitet.

    Cila ėshtė pjata qė nuk do tė refuzojė ndonjėherė?
    Njė pjatė makarona alla italiana nuk do t’i refuzoja dot.

    Ē’mendon pėr vegjetarianėt?
    Kam disa miq vegjetarianė qė janė dhe aktivistė nė mbrojtjen e tė drejtave tė kafshėve. E respektoj zgjedhjen e tyre. Di se dhe mjaft personazhe tė huaj VIP kanė bėrė tė njėjtėn zgjedhje duke qenė madje dhe dėshmitarė nė fushata tė pėrvitshme, qė zhvillohen pėr ditėn ndėrkombėtare tė vegjetarianėve.

    Mund tė veēoj kėtu aktoren angleze Jane Honeywell, e cila zgjodhi njė mėnyrė mjaft origjinale pėr tė dhėnė ndihmėn e saj si aktiviste e tė drejtave tė kafshėve. Ajo pozoi toples brenda njė pjate duke u vėzhguar nga tė gjithė duke qenė se slogani i fushatės ishte : “ Provoni tė viheni nė vend tė atij qė keni nė pjatė”.

    Po pėr ata animalistė qė janė kundėr pėrdorimit tė lėkurave e peliēeve origjinale?
    Edhe pse pėrbėjnė njė minorancė, e pėr fat tė keq nuk kanė arritur ende tė kenė njė ndikim tė ndjeshėm nė kėtė drejtim, mendoj se ėshtė e drejta e tyre tė jenė kundėr pėrdorimit tė lėkurave tė kafshėve, madje tė protestojnė pėr tė mbrojtur njė ide tė tillė.

    Nėse do tė tė dhuronin njė peliēe tė bėrė me disa dhelpra tė vrara (shumė e shtrenjtė) do ta vishje me qejf ?
    Nėse nuk do ta dija kaq ekzaktėsisht origjinėn e peliēes do ta pranoja me qejf, por nėse do tė mė thuhej se pėr kėtė peliēe janė sakrifikuar disa kafshė, atėherė do tė vihesha nė dilemė. (qesh)

    Njė femėr e bukur ndihet keq kur meshkujt tėrhiqen nga pamja dhe pak mendojnė pėr inteligjencėn?
    Njė femėr e bukur dhe inteligjente do tė shqetėsohej vetėm pėr dikė qė mendon mjaft pėr inteligjencen.

    Ėshtė paragjykim qė femrat e bukura jo shpesh janė dhe inteligjente?
    Mendoj se ky ėshtė njė paragjykim dhe madje haset shpesh. Bukuria ėshtė njė dhuratė e natyrės por nėse nuk rrezaton njė shpirt dhe njė mendje tė bukur bėhet mė e shėmtuar dhe e vakėt, ndoshta edhe se dikush qė ėshtė pranuar si jo e bukur fizikisht.

    E pikėrisht pėr kėtė arsye, unė mendoj se njė tė bukure nė pamje shpesh i duhet “tė luftojė” disa herė mė shumė pėr t’i kultivuar kėto cilėsi, se dikush mė pak e bukur.

    Kush e ka pėrhapur kėtė, femrat jo tė bukura?
    Rėndėsi mė tė madhe nė kėtė rast kanė ajo pjesė e femrave tė bukura qė shėrbejnė si kundėrshembuj tė kėtij paragjykimi. /SHQIP/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 23:00