BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ledion Liēo: Isha rebel, kam bėrė shpeshherė 20%-sha!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ledion Liēo: Isha rebel, kam bėrė shpeshherė 20%-sha!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/3/2012, 15:26

    Ledion Liēo: Isha rebel, kam bėrė shpeshherė 20%-sha! 0990

    Ai ėshtė njė prej djemve mė tė pashėm tė ekranit, por jo vetėm. Duket sikur ka lindur pėr tė bėrė televizion, dhe kėtė e provojnė tė gjitha sipėrmarrjet qė ka realizuar. Ėshtė shumė i dashur pėr publikun dhe kėtė e ka arritur falė karizmės dhe elokuencės qė shpėrfaq nė ekran. Ēdo mėngjes ju bėn zgjimin me “Wake Up” nė “Top Channel”, ku sė bashku me Eno Popin pėrcjell informacione tė shpejta, tė duhurat pėr njė zgjim tė mirė.

    Sapo ka pėrfunduar njė projekt gjigant dhe shumė tė suksesshėm siē ishte “The Voice”, talent show, i cili u kthye nė zakonin e pėrjavshėm tė shqiptarėve. Por sot, s’do tė vijė pėr tė rrėfyer asnjė nga sipėrmarrjet e tij televizive (kėto dhe tė tjera detaje nga karriera e tij ia ka besuar revistės AS, ku do tė shfaqet kėtė muaj). Do tė vijė pėr tė rrėfyer njė pjesė shumė tė veēantė tė jetės, siē ėshtė gjimnazi. Si e ka kaluar Ledion Liēo kėtė periudhė? Rebelimet e adoleshencės, mėsimet, pasionet dhe dėshirat e tij. Reagimin qė pati e ėma kur e pa me flokė tė lyer. 20%-shat e lėndėve mėsimore si pasojė e mungesave. Dėshira pėr tė filluar njė punė dhe ‘injorimi’ qė i bėnė si pasojė e moshės sė vogėl, derisa fati vendosi pėr tė…Pas konkurrimit nė “Poleposition”, merr telefonatėn qė do t’i ndryshonte jetėn. Telefonata qė do ta shndėrronte nė njė prej meshkujve mė tė suksesshėm tė ekranit. Rrėfehet Ledioni…

    Si e kujtoni adoleshencėn tuaj? Keni qenė njė gjimnazist rebel?

    Njė periudhė e bukur, si pėr tė gjithė tė tjerėt. Me qejfe, pasione tė ndryshme, tė larmishme. Sa i takon rebelizmit, po, unė kam qenė njė adoleshent rebel. Pėr herė tė parė i kam lyer flokėt nė klasė tė tetė.

    Pa lejen e prindėrve?

    Absolutisht. Madje imė mė, mė ka takuar nė rrugė atėherė dhe kemi bėrė edhe njė skenė nė publik mesa mbaj mend. Kemi qenė njė grup rebel, por jo nė llojin e atyre qė fillojnė cigaren apo gjėra tė kėsaj natyre. Ne kemi dashur tė angazhoheshim, tė dėgjonim muzikė tė mirė.

    A keni qenė nė grupin e atyre nxėnėsve qė mblidheshin pėr tė lėnė orėt e mėsimit?


    Unė i lija edhe vetė orėt, p.sh. mua mė ėshtė dashur qė tė bėja dy 20%-sha dhe kjo ndodhte vazhdimisht. Nė gjimnaz ka pas ndodhur dendur dhe dilja mirė. Unė kam njė gjė, qė edhe sikur t’i lė pėr disa kohė gjėrat, mjafton qė t’i pėrkushtohem dhe arrij t’i pėrvetėsoj. Nė kėtė kuptim kam bėrė gjithmonė gjėrat qė kam dashur pėr momentin. Nuk ėshtė se i kam menduar gjatė.

    Keni qenė nė radhėt e nxėnėsve tė mirė d.m.th.?

    Po, kam qenė nxėnės i mirė.

    Nė kėtė kohė ju keni nisur edhe angazhimin me aktivitete artistike…

    Nė gjimnaz, po, nė gjimnaz. Qė nė vit tė parė. U gjenda nė njė klasė ku ishin tė shumtė njerėzit e angazhuar, pastaj edhe me njė mik, me tė cilin i kemi humbur paksa marrėdhėniet, por qė ai falė punės qė kishte lidhje me teatrin, na angazhonte dhe bėnim koncerte. Nuk ėshtė se kishte vetėm njė aktivitet, siē ishte “Rinfesti”, por merreshim edhe me gjėra tė tjera. Pasioni im pėr muzikėn qė atėherė, jo aq pėr prezantimin se sa pėr muzikėn, mė shtynte qė tė angazhohesha. Vitet e gjimnazit pėr mua kanė qenė: shkollė, pak orė nė shtėpi dhe gjatė gjithė kohės jashtė, fillimisht pėr tė kėrkuar njė punė. Nuk e mendoja qė puna ime e parė do tė ishte nė televizion apo nė radio, thjesht doja njė punė, mund tė ishte ēfarėdo.

    Pėr ēfarė e donit kėtė punėn?

    Doja tė kisha njė punė, pėr t’u ndjerė i pavarur. Doja tė punoja, doja tė kisha ca para mė shumė, tė kisha njė mundėsi pėr t’u takuar me njerėz tė rinj. Atėherė, duke qenė se isha shumė i vogėl, nuk mė merrte njeri seriozisht qoftė pėr t’u punėsuar edhe si kamerier, apo edhe si recepsionist. Pastaj u desh kohė, nisur nga dėshira ime e madhe pėr t’u marrė me muzikėn dhe artin nė pėrgjithėsi, qė pa ardhur nė “Top”, nisa tė frekuentoja ambiente me njerėz qė kishin punuar dhe kishin arritur diēka. Thjesht doja tė bėja diēka. Nuk e dija ēfarė do tė bėja, por doja tė isha i angazhuar nė diēka. Rasti ishte pastaj qė, menjėherė pas finales sė “Poleposition”, unė isha mes 9 finalistėve. Edhe pse nuk u ndava me njė ēmim, mė telefonoi Bojken Lako pas 3 javėsh dhe mė tha qė hajde tė bėsh njė provė pėr tek “Select”-i. Nuk ėshtė se e kisha provuar ndonjėherė, po thashė, unė flas, pse jo. Erdha e bėra provėn dhe pastaj sa mė shumė kalonte koha, aq mė shumė u pėrfshija brenda. /Gazeta Shqiptare/

      Ora ėshtė 9/5/2024, 00:07