BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Eliza Hoxha: “Pėr njė fėmijė kam ende kohė”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Eliza Hoxha: “Pėr njė fėmijė kam ende kohė”

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/3/2012, 07:29

    Eliza Hoxha: “Pėr njė fėmijė kam ende kohė” 0991

    E talentuar dhe plot sharm janė jo epitete por cilėsi atribuar ndėr vite nga publiku. Eliza Hoxha ėshtė njė artiste unike. E suksesshme nė disa fusha dhe me pika interesi tė pafundme. personaliteti muzikor i saj ėshtė i njohur pėr publikun. Jo aq ai profesional si urbaniste e pedagoge e sukseshme. Ajo nė kėtė intervistė na flet jo vetėm pėr hitet e fundit muzikore dhe eksperiencėn profesionale por na zbulon diēka mė tepėr pėr veten e saj si njeri me zemėr dhe pasione por pa njė dashuri.

    “Unė gjėrat dhe proceset nė jetė nuk i shoh dhe nuk i peshoj vetėm si shpėrblim financiar…Nuk ėshtė se kam jetuar ndonjėherė nga muzika, por tė paktėn dikur kam gjeneruar aq sa projekti ta mbuloj projektin e rradhės.

    Sot kjo bėhet edhe mė e vėshtirė duke parė konditat shumė fluide dhe tė paqėndrueshme tė njė tregu muzikor shqiptar, i cili nuk ka njė bazament tė vėrtet pėr vlerat”



    “Unė jam e prirur qė jetės ti qasem pozitivisht e po ashtu edhe relacioneve, pavarėsisht shumė zhgėnjimeve qė mė kanė pėrcjellur deri tani. Jeta ėshtė shumė mė e bukur dhe ka kuptim kur mendon e kujton momentet e bukura dhe kur bėnė gjėra tė bukura”



    “E gjej veten tė dyzuar tek muzika dhe arkitektura. Ēdo kėngė ka strukturėn, ka ritmin, kohėn, emocionin. Ka harmoninė e vet. ashtu si edhe cdo qytet qė ka strukturėn, formėn, ritmin, emocionet e tij tė shtresuara ndėr vite.

    Ka aq shumė pėr t’u zbuluar dhe pėr ta ushqyer vetėn nė rrugėtimin dhe rrėfimet e reja midis tė dyjave”

    Tė flasėsh pėr Elizėn nuk ėshtė e thjeshtė. Karriera si kėngėtare, e cila ka ardhur gjithnjė nė rritje, e ka renditur Elizėn nė artistet “big” tė muzikės shqipe.

    Pas njė masteri nė Belgjikė, Eliza sot mban postin e drejtoreshės nė Kėshillin e Lartė Drejtues nė Galerinė e Arteve nė Kosovė.

    Shkruan vetė tekstet e kėngėve tė saj, ka punuar si fotoreportere dhe opinioniste nė tė pėrjavshmen “Zėri”, por punon edhe si pedagoge nė Universitetin e Prishtinės dhe atė tė Tetovės. nė Fakultetin e Arkitekturės.

    Njė artiste shumėdimensionale, me shumė pika interesi e qė pėr ēudi, ka pasur energjinė dhe kreativitetin tė ketė sukses nė tė gjithė “kungujt qė mban nėn sqetull”.

    Sapo ke nxjerrė nė treg dy klipe tė reja. Njėri ėshtė me natyrė argėtuese, kurse tjetri, iu dedikohet fėmijėve me sindromėn “down”. Cila prej kėtyre kėngėve ėshtė e preferuara jote?

    Ėshtė vėshtirė tė veēosh njėrėn prej kėngėve si mė tė preferuarėn… Paēka se kanė dalė nė tė njėjtėn kohė, kėto dy videoklipe janė ideuar dhe realizuar nė momente tė ndryshme. “Unė jam si ti”, flet pėr njerėzit me sindromėn “down”,

    por qė po tė dėgjosh me vėmendje tekstin, do tė kuptosh se pėrfshin tė gjitha kategoritė e njerėzve me nevojė tė veēantė. Puna pėr kėtė klip ka nisur qė nė muajin mars dhe kėnga nė fakt, atėherė ėshtė publikuar.

    Ka qenė dita ndėrkombėtare e fėmijėve me sindromin “down”. Klipin patėm mundėsi ta realizonim nė shtator, pėrderisa prezantimi i projektit tė kompletuar u bė gjatė njė darke bamirėsie tė organizuar nga OJQ “Down Sindrom Kosova”.

    “Nuk mundesh” ėshtė njė kėngė ritmike, nė tė cilėn tė shohim shumė ndryshe. Me flokė tė gjata, tė verdha dhe kaēurrela. Ti ndryshon vazhdimisht edhe nė pamje. Pse?

    Ndryshimi nuk vjen sepse unė dua tė dukem ndryshe pėr shkak tė kėtij apo atij trendy, por sepse ēdo kėngė ka natyrėn e saj, sė cilės unė pėrpiqem sa mė shumė t`i pėrshtatem.



    Je e vetmja artiste qė ka realizuar disa krijime tė kėsaj natyre, qė nga “Homazh pėr Prishtinėn” e deri te “Unė jam si ti”… Pse kjo zgjedhje?

    Kjo ndodh sepse, sa vjen dhe piqesh dhe kupton se muzika ėshtė mė tepėr se sa argėtim. Ėshtė komunikim. Pėr kėtė arsye, ajo nuk duhet parė thjesht si njė mėnyrė vetėm pėr tė dėfryer njerėzit,

    por duhet tė komunikojmė pėrmes saj mesazhe tė rėndėsishme pėr brengat tona, sfidat tona, ėndėrrat tona, premtimet apo edhe zhgėnjimet tona lidhur mė vendin dhe komunitetin tė cilit i pėrkasim.

    Muzika ka njė forcė tė madhe pėr tė pėrcjellė kėto lloj mesazhesh, sepse zgjat mė tepėr nė kohė dhe nuk iu imponohet njerėzve. Ajo dėgjohet me kėnaqėsi, pa shumė impenjim dhe pastaj, kushdo e zbėrthen njė kėngė nė mėnyrėn e tij; nga grupmosha tė ndryshme, kėnga kuptohet sipas kėndvėshtrimit tė gjithsecilit.



    Kėnga “Unė jam si ti” ėshtė njė duet me “Etno Engjujt”. Si u bėnė ata pjesė tė kėtij projekti?

    Kur disa fėmijė me sindromėn “down” janė pyetur nga OJF-ja se cilin kėngėtar do preferonin tė kėndonte pėr ta, kanė shprehur dėshirėn pėr djemtė e “Etno engjujve”. Kėshtu u bėnė ata pjesė e kėtij projekti.

    Kėngėn e punuam me Florent Boshnjakun. Ai e ka bėrė bazėn melodike, kurse unė kam shkruar tekstin, teksa pėrderisa djemtė e “Etnoengjuve” kanė bėrė repturėn pėr pjesėn e tyre.

    Shkruani shpesh tekste kėngėsh? Pa tekst kėngėtari ėshtė i humbur nė kėngė, prandaj pėrveē zėrit, teksti ėshtė arma e tij pėr tė arritur zemrat e publikut.

    Te kėnga “Unė jam si ti”, siē e thashė edhe mė sipėr, teksti ėshtė gjithpėrfshirės. Njė nga vargjet e kėngės, thotė: “Nga njė zgjedhje ne bėjmė ēdo ditė, por unė nuk zgjodha tė jem i tillė”, sepse pėr shumė gjėra tonat, nuk jemi ne qė zgjedhim.

    Kam mėsuar se, kur ke qenė e vogėl, babai kompozonte kėngėt e tua. E vėrtetė ėshtė?

    Babi ka punuar gjithė jetėn nė Radio Televizionin e Prishtinės, kurse tani ėshtė nė pension. Ai ka qenė mė sė shumti i orientuar nė muzikėn popullore,

    kėngė e valle popullore, qė i ka kompozuar vetė. Mes tyre ka pasur dhe kėngė pėr fėmijė dhe ato i kam kėnduar unė. (Buzėqesh)

    Ke shumė fusha interesi. Muzika ē`vend zė midis tyre?

    Unė jam tip energjik dhe kam nevojė qė qė disi ta kanalizojė energjinė time. Bėj punė tė cilat i kam shumė pėrzemėr, teksa muzika ėshtė ajo qė pėrveēse mė pėrmbush shpirtėrisht,

    kam arritur qė shumė ndjenja tė mia, qoftė personale qoftė dhe kolektive nė Kosovė, t`i pėrfaqėsojė pėrmes kėngėve tė mia.

    Si arrini t’i alternoni punėt tuaja si arkitekte dhe si artiste?

    Ka shume vite qė paralel shkojnė tė dyja, me momente tė caktuara prioritei pėr njėrėn apo tjetrėn varėsisht nga nevoja, por ka shumė pika kohezive kur ato ndėrthuren njėra me tjetrėn pėr tė thėnė dhe pėr tė reflektuar mė shumė nė ndonjė ēėshtje tė caktuar.

    Vlen ti pėrmend projektet si “Homazh pėr Prishtinėn”, njė kėngė dhe video qė shpalos brengėn pėr mungesėn e dashurisė pėr qytetin e Prishtinės, i cili po shfytyrohet ēdo ditė.

    Pastaj projekti multimedial “Pėr ata qė s’janė”, i cili ishte pėrtej njė kėnge duke shpalosur gjithė brengėn pėr personat e pagjetur nga lufta e fundit nė Kosovė, pėrmes njė instalacioni me shenjues simbolik dhe metaforik pėr ta reflektuar ēėshtjen nga dimensione tė ndryshme.

    Edhe mjedisi ėshtė njė problematikė tė cilėn ti e ke prekur…

    Po. Quhet “E dua kėtė vend” njė kėngė dhe klip qė shpalos Kosovėn e gjelbėr me tė gjitha mrekullitė e saj natyrore, duke bėrė thirrje pėr njė vėmendje dhe pėrkushtim mė tė madh ndaj mjedisit ku jetojmė dhe tė cilit i pėrkasim, me qėllim qė tė kemi ēfarė ti lemė gjeneratave tė reja qė do vijnė.

    Si ishte eksperienca e Biennales sė Venecias ?

    Me projektin multimedial me titull “Between the Two” isha pjesė e Biennales sė 53-tė tė Venecias nė 2009, projekt ky i cili reflekton mbi kontradiktat e urės si koncept dhe si element ndėrlidhės, nė njė kontekst si qyteti i ndarė i Mitrovicės.

    Aty ku ura humbet rolin e saj parėsor dhe shėndėrrohet nė pikė legjitimimi, simbol ndarjeje dhe kufiri pėr dy etnitetet qė jetojnė aty. Pėrmes simbolikės sė elementeve tė caktuara qė reflektonin konditat e qytetit veri-jug,

    hapėsira e breglumit aktualisht e parė nga tė dy komunitetet mė shumė si kufi, simulohet pėrmes strategjive kulturore dhe tė rigjenerimit, si njė mundėsi pėr ta rikthyer lumin psikologjikisht nga ideja e kufirit tek rrjedha e jetės.

    Midis muzikės dhe arkitekturės, cila ėshtė ajo qė tė jep tepėr kėnaqėsi?

    Tė dyja mė japin knaqėsinė e vet pasi pėr tė dyja unė jap shumė nga vetja. Punoj shumė dhe i dua me sinqeritetin mė tė madh.

    Po financiarisht cila tė shpėrblen mė shumė?

    Unė gjėrat dhe proceset nė jetė nuk i shoh dhe nuk i peshoj vetėm si shpėrblim financiar…Nuk ėshtė se kam jetuar ndonjėherė nga muzika, por tė paktėn dikur kam gjeneruar aq sa projekti ta mbuloj projektin e rradhės.

    Sot kjo bėhet edhe mė e vėshtirė duke parė konditat shumė fluide dhe tė paqėndrushme tė njė tregu muzikor shqiptar, i cili nuk ka njė bazament tė vėrtet pėr vlerat. Por edhe profilizimi im gjithnjė e mė shumė nė fushėn e

    planifikimit urban si dhe angazhimi im nė pozicione tė rėndėsishme publike, siē ėshtė drejtimi i Galerisė sė Arteve tė Kosovės dhe puna nė Universitetin e Prishtinės, bėjnė qė prezantimet e mia muzikore tė mbeten gjithnjė e mė shumė, vetėm pjesė e aktiviteteve televizive.

    Sa e pengojnė ato njera tjetrėn ?

    Si frymė, si ide, si koncept nuk ėshtė se e pengojnė njėra tjetrėn, pėrkundrazi. Por brenda meje personalisht kishte pėrplasje mes tė dyjave nė momente tė caktuara, e sidomos pasi u ktheva nga studimet e mia pasuniversitare nė Luven,

    Belgjikė. Pėrgjegjėsia e punės universitare dhe asaj si urbaniste bėn ēdo ditė e mė shumė rrugėtimin tim kah profesioni im primar dhe filtrim maksimal tė prezantimeve muzikore. Pastaj pengesat vijnė edhe nga konteksti kulturor ku pėrkasim.

    Ēdo tė thotė kjo?

    Duke qenė se njerėzit nuk duan tė pranojnė dot qė ti mund ti bėshė dy punė, dy gjėra me shumė pėrkushtim, dashuri dhe me sukses…Plus qė duke qenė dhe femėr pikėpyetjet dhe presionet bėhen mė tė mėdha pėr tė minimimuzar njėrėn krah tjetrės nė rrethana tė caktuara.

    Por unė, duke qenė se jam person qė gjithnjė kam besuar nė bindjet dhe pėrcaktimet e mia, me punė i kam mbijetuar tė gjitha kėto lloj sfidash.

    Por sa e ndihmojnė?

    Unė gjej veten tė dyzuar tek secila. Ēdo kėngė ka strukturėn, ka ritmin, kohėn, emocionin. Ka harmoninė e vet. ashtu si edhe cdo qytet qė ka strukturėn, formėn, ritmin, emocionet e tija tė shtresuara ndėr vite.

    Ka aq shumė pėr t’u zbuluar dhe pėr ta ushqyer vetėn nė rrugėtimin dhe rrėfimet e reja midis tė dyjave …Prandaj jam shumė e lumtur dhe e pėrmbushur nga tė dyja.

    Pse je ende beqare?

    Sepse…

    Nė njė dashuri mbahen mend mė tepėr momentet e bukura apo zhgėnjimi?

    Unė jam e prirur qė jetės ti qasem pozitivisht e po ashtu edhe relacioneve, pavarėsisht shumė zhgėnjimeve qė mė kanė pėrcjellur deri tani. Jeta ėshtė shumė mė e bukur dhe ka kuptim kur mendon e kujton momentet e bukura dhe kur bėnė gjėra tė bukura.

    Ēfarė do ta bėnte njė dashuri perfekte dhe a ekziston ajo?

    Dashuri perfekte nuk ka, por perfeksioni mbėshtjell njė dashuri atėherė kur e adhurojmė dhe e dashurojmė personin tjetėr me gjithė anėt e mira dhe tė kėqija qė ka. Atėherė dashurojmė sinqerisht.

    Ėshtė mė mirė tė dashurosh me mendje apo me shpirt?

    Si ėshtė mė mirė nuk e di, por unė dashurojė me gjithė shpirtin. Po tė ishte me mendje sigurisht se nuk do isha singėl. (qesh)

    Tek njė djalė ēfarė ėshtė qė tė shkakton njė reagim emotiv tė menjėhershėm?

    Se kam menduar dhe pėrcaktuar ndonjėherė. Unė jam natyrė spontane dhe zakonisht ėshtė njė energji qė tė mbėshtjell njė moment tė caktuar nė relacion me tjetrin.

    Shumė kėngėtare kėtė kohė sapo kanė lindur apo janė nė pritje. Ti e mendon njė fėmijė?

    Mendoj qė tė gjithė nė jetė kanė orėn e vet. Ēdo gjė ka kohėn dhe momentin e vet tek secili nga ne.

    Ėshtė e domosdoshme martesa pėr tė patur njė fėmijė?

    Jo patjetėr.

    /Revista Shqip/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 9/5/2024, 03:09