BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    BE: Shqipėria zhvillime pozitive!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje BE: Shqipėria zhvillime pozitive!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/3/2012, 17:17

    BE: Shqipėria zhvillime pozitive! PE35

    Komisioni Evropian (KE) vlerėson pozitivisht reformat e integrimit nė Shqipėri si dhe zhvillimet mė tė fundit nė vend. Pjesa mė e rėndėsishme mbetet ende reforma zgjedhore, dhe progreset e arritura javėt e fundit. Parlamenti Evropian (BE) ka shprehur vullnetin e mirė pėr tė pėrfshirė nė rezolutėn pėr Shqipėrinė tė gjitha arritjet qė Shqipėria mund tė korrė deri nė tetor.

    Pėrveē qasjes mė aktive dhe inkurajimit tė Komisionit Evropian (KE) pėr reformat e integrimit nė Shqipėri, njė ndjeshmėri pozitive ndaj zhvillimeve tė fundit nė vend ėshtė shprehur hapur edhe nė takimet qė ministrja e integrimit Majlinda Bregu ka zhvilluar me deputetė tė Parlamentit Evropian (PE).

    Zėvendėskryetari i delegacionit pėr Ballkanin, Libor Roucek i grupimit socialistdemokrat ve nė pah progreset qė janė arritur javėt e fundit, duke u ndalur veēanėrisht tek rėndėsia e reformės zgjedhore.

    “Zhvillimet janė pozitive dhe mund tė themi se janė bėrė shumė progrese. Por ne jemi ndalur gjerėsisht tek reforma zgjedhore. Jo lidhr me detajet e zgjedhjeve, pasi kjo nuk ėshtė detyra jonė. Por ajo qė ėshtė e rėndėsishme pėr ne dhe qė u themi forcave politike nė Shqipėri ėshtė qė kodi zgjedhor dhe proēedurat tė jenė nė pėrputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR. Pasi na pėlqen apo jo, Shqipėria nuk do tė gjykohet pėr faktin se kush do fitojė apo kush do ti humbi zgjedhjet e 2013, por se sa do ti plotėsojė vendi standartet gjatė zgjedjeve nė 2013”, u shpreh Roucek.

    Eurodeputetja Doris Pack, apo kryetari i delegacionit pėr Ballkanin , Eduard Kukan i grupimit tė djathtė nė Parlamenti Evropian (PE) ndajnė qėndrimin e komisionerit Fyle, se Shqipėria duhet tė ecė pėrpara me tė gjitha aksionet e nevojshme, nė mėnyrė qė tė ofrojė njė masė tė konsiderueshme rezultatesh konkrete, duke pėrfshirė edhe pėrfundimin e shpejtė tė reformės elektorale dhe rishikimin e rregullores sė Parlamentit Shqiptar. Edhe nė takimin qė ministrja Bregu ka patur me raportuesin pėr Shqipėrinė, Nikolaos Chountis, ėshtė vėnė nė pah vullneti i Parlamentit Evropian (PE) pėr tė pėrfshirė nė rezolutėn pėr Shqipėrinė tė gjitha arritjet qė Shqipėria mund tė korrė deri nė tetor.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 14:23