BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gatimi, pasioni i ri i meshkujve!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Gatimi, pasioni i ri i meshkujve!

    Mesazh nga LePuRuShJa 31/3/2012, 18:32

    Gatimi, pasioni i ri i meshkujve! Images

    Sipas tė dhėnave tė “Eurostat”, sot 43 pėr qind e meshkujve europianė merren rregullisht me kuzhinėn nė shtėpi. Qėllimi? Tė joshin gruan e zemrės.

    Njė sondazh i bėrė nga “Emperica Research” te mė shumė se 1000 gra atė kontinentit australian ka nxjerrė nė pah njė aspekt kurioz tė konceptit tė sensualitetit mashkullor. Sipas 77 pėr qind tė grave tė intervistuara, nė fakt, mashkulli ėshtė mė seksi kur nis tė gatuajė, sesa kur “propozohet” si partner seksual. Me pak fjalė, ushqimi merr vendin e parė nė bashkimin e mrekullueshėm ushqim&seks. Nga kėtej del se janė ende shumė tė ndryshme mėnyrat e tė parit tė jetės dhe marrėdhėnieve intime mes meshkujve dhe femrave. Nėse shumė meshkuj preferojnė njė grua qė tė jetė e zonja nė krevat dhe jo nė kuzhinė, pėr gratė gjithmonė sipas studimit tė bėrė nga “Emperica” ėshtė krejtėsisht e kundėrta: jo rastėsisht, pjesa mė e madhe e tė intervistuarave deklaroi se pėlqen njė vakt tė mirė, tė gatuar me shumė dashuri nga partneri, sesa tė bėnin dashuri. Nė fakt, pėr meshkujt kuzhina po bėhet gjithmonė e mė shumė njė terren ku ata preferojnė tė kalojnė shumė kohė. Meshkujt e zotė apo ata qė synojnė tė bėhen tė tillė nė kuzhinė, po rriten vazhdimisht ashtu siē tregon fenomeni i kurseve tė kuzhinės, qė gjithmonė e mė shumė po pushtohen nga baballarė apo beqarė qė duan tė mėsojnė tė gjitha sekretet e kėtij zanati tė mrekullueshėm.

    Shkollat e kuzhinės

    Sipas tė dhėnave tė “Eurostat”, sot 43 pėr qind e meshkujve nė Europė merren rregullisht me kuzhinėn nė shtėpi. Nė vitet ‘80-tė maksimumi ishin 28%. Mosha mesatare e tė regjistruarve priret tė ulet gjithmonė e mė shumė: aktualisht ata qė i preferojnė mė shumė kėto kurse janė meshkujt e moshės 30 deri nė 45 vjeē dhe me njė rrogė mesatare apo tė lartė. Nė njė nga shkollat mė tė famshme tė kuzhinės nė Milano, tė Italisė shumė kurse nė mbrėmje arrijnė deri nė 50 pėr qind pėr sa i pėrket pjesėmarrjes sė meshkujve, ndėrsa nė kurset individuale kjo, pėrqindja shkon nė 70. Kurioziteti pėr pjatat dhe recetat e ndryshme vazhdon tė rritet dhe nga kjo po pėrfitojnė shumė shkollat e kuzhinės qė po pėrballen me njė fluks tė madh tė regjistruarish, kryesisht meshkuj. Nė Francė, nė Itali, apo edhe nė Britani nė shkollat e kuzhinės, numri i meshkujve ka kohė qė e ka kaluar atė tė femrave. Mė shumė se gjysma e pjesėmarrėsve pėrbėhet nga i ashtuquajturi seksi i fortė, ai qė dikur nuk futej as nė derėn e kuzhinės. Sipas ekspertėve, ndryshe nga femrat qė pėlqejnė pjatat tradicionale tė familjes tė gatuara mirė, meshkujt kanė shumė fantazi nė kuzhinė.

    Joshja

    Po pėrse meshkujt dėshirojnė gjithmonė e mė shumė tė bėhen kuzhinierė tė zotė? “Pėr tė bashkuar miqtė. Tė rinjtė e sotėm organizojnė shpesh darka apo festa sidomos nė fundjavė ku nuk mungojnė perimet, frutat llojet e sallameve dhe gatimet e shtėpisė”, pėrgjigjen ekspertėt. Sipas tyre, meshkujt regjistrohen nėpėr kurse kuzhine, regjistrohen mbi tė gjitha pėr tė mėsuar qė tė ndajnė me miqtė atė qė kanė mėsuar. Por ekziston edhe njė motiv tjetėr: joshja. Sepse gatimi i mirė ėshtė njė instrument i nevojshėm pėr tė bėrė pėr vete njė femėr. Nė fakt, kjo duket dhe nga numri i madh i beqarėve qė ndėrmarrin njė nismė tė tillė. Nuk thonė kot: dashuria nis nga stomaku.

    Burri ideal, kuzhinier

    Pas tė dhėnave tė studimit tė bėrė te 1000 gra, pėrdoruese interneti dhe forumesh, blogjesh dhe platformash tė domosdoshme ėshtė kuptuar se nga cila anė shkojnė orientimet dhe shijet e grave pėr burrin ideal. Lajmi ėshtė se pikėrisht nė vend tė parė renditen kuzhinierėt, qė sfidojnė tė gjitha figurat klasike, ata qė kanė kohė qė rezistojnė nė majė tė klasifikimeve, d.m.th meshkujt me uniformė. Plot 6 nė dhjetė gra tė intervistuara (58 pėr qind) deklarojnė se nuk munden t’u rezistojnė meshkujve qė janė mjeshtėr nė kuzhinė, njė model qė sipas tyre gjeneron siguri, altruizėm dhe simpati. Nuk ėshtė e shkruar askund me ligj qė femrat gatuajnė mė mirė se meshkujt, madje shefat e kuzhinės mė tė mirė tė botės janė meshkujt. Shumė prej femrave tė pyetura preferojnė tė zgjedhin njė mashkull qė di tė gatuajė shumė mirė, tė kujdeset pėr shtėpinė dhe fėmijėt, sesa njė doktor qė ka emėr, qė vjen vonė nė shtėpi, i lodhur, i rraskapitur dhe qė nuk kap gjė me dorė. (Shqip)

      Ora ėshtė 8/5/2024, 11:56