BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ermira Causholli: Si erdha nuse nga Korca ne Tirane!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ermira Causholli: Si erdha nuse nga Korca ne Tirane!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/4/2012, 18:06

    Ermira Causholli: Si erdha nuse nga Korca ne Tirane! 01022


    Ajo ka njė histori pėr tė treguar. Historinė e dashurisė sė saj me bashkėshortin, Arditin. Deri tani kemi dėgjuar shumė ēifte qė kanė rrėfyer nė studion e emisionit qė ajo drejton, historitė e tyre, por Mira Ēausholli ka njė rrėfim tepėr interesant pėr veten e saj.

    Detajet e dasmės sė bėrė mes krismave tė armėve nė vitin e mbrapshtė 1997, si erdhi nuse nga Korēa nė Tiranė, nė njė kohė ku rrugėt ishin tė mbushura me banda.

    Njė pajė qė nuk e mori me vete, fustanin e nusėrisė qė e zėvendėsoi me paliēeta, e shumė tė tjera, gazetarja i rrėfen nė kėtė intervistė. Ne kemi kėnaqėsinė qė pėr herė tė parė Ermira po i tregon pėr ‘Mapo’-n kėto detaje.

    Mira, pas kaq kohėsh qė drejton Histori Dashurie, si ndihesh nė ēdo sezon tė ri?

    Sė pari, dua t’ju falėnderoj pėr intervistėn, pasi ėshtė hera e parė qė unė flas pėr gazetėn ‘Mapo’, njė gazetė kaq cilėsore nė tregun mediatik shqiptar dhe ju pėrgėzoj pėr punėn tuaj.

    Tani ndihem mė e sigurt sesa nė fillim, sepse nė fillim mendon do pėlqehet apo jo emisioni, nėse do vijnė njerėzit. Duke qenė se ėshtė njė emision qė trajton pjesėn private tė njerėzve, ishte shumė e madhe frika nė fillim nėse do tė pranonin shqiptarėt tė rrėfenin dashurinė e tyre. Ndėrkohė rezultoi e suksesshme. Jo vetėm qė kjo frikė qė u shua, por rezultoi i suksesshėm projekti pėr shkak tė temės qė trajtohet, siē ėshtė dashuria e dy njerėzve. E vetmja gjė qė programit i jep sukses pavarėsisht se aty ēdo gjė kurohet mė sė miri, njerėzit trajtohen nė mėnyrėn mė profesioniste tė mundshme.

    Si u krijua “Histori Dashurie”?

    Si njė ide e imja, duke parė shumė programe nė kanale tė huaja sidomos italiane. Duke parė qė njerėzit shikonin dhe ishin shumė tė apasionuar pas filmave dhe telenovelave pse mos tė bėjmė njė gjė qė t’i ngjajė telenovelės, por tė jetė e vėrtetė, mos tė jenė aktorėt ata qė luajnė dashurinė, por tė jenė vetė njerėzit qė tregojnė historinė e tyre. Ky program do bėhej nė Shqipėri dhe nuk mund tė ishte krejtėsisht si njė program italian, sepse ndryshe ndodhin gjėrat te ne ndryshe andej. Sa i pėrket dashurisė, ne kemi njė gjė tė bukur qė ėshtė unike, them unė, qė nė Shqipėri ka shumė ēifte tė cilat kanė njohur vetėm njėri-tjetrin nė jetė. Brezi i prindėrve tanė e mbrapa ėshtė e sigurt qė kanė njohur vetėm njėri-tjetrin, burri gruan e tij dhe gruaja burrin qė ka nė krah. E kam thėnė shpesh qė sikur vetėm pėr kėto raste ky emision ia vlen tė ekzistojė.

    Tė dėgjosh kaq histori dashurie, ju vetė ēfarė ju ka impresionuar?

    Nė kėtė moment qė flasim jam unė njeriu qė ėshtė ndikuar mė shumė nga ato histori. Shpresoj qė tė jetė edhe pėr publikun kjo, sepse ai ėshtė qėllimi kryesor. Tė vijė njė emision me pozitivistet, ku njerėzit herė pas here mund tė gjejnė edhe detaje tė jetės sė tyre. Kur komentet janė pėrherė pozitive, unė jam e ndikuar dhe jam ajo qė besoj mė shumė te njė dashuri ideale. Nėse deri dje tė flisje pėr njė dashuri ideale tė jepte thjesht kėnaqėsi nė bisedė, sot mua mė duket njė realitet.

    E beson?

    Po e besoj. Besoj te dashuria ideale.

    Top-historitė mė tė mira…

    Ēdo histori nga njėri emision te tjetri mė lė njė mbresė tė caktuar, njė shije tė caktuar dhe mė jep njė mesazh tė caktuar. Sipas tė gjitha specifikave qė pėrcjell, secila histori ėshtė shumė e bukur dhe shumė e madhe nė veten e vet.

    Mira, mesazhi i dashurisė ėshtė shumė i bukur, po si mendon, sot ēiftet e reja dinė tė dashurojnė vėrtet?

    Duke u nisur nga shembujt e programit tim, jo shembuj tė tjerė, unė do tė thosha qė edhe tė rinjtė shpesh na lėnė me gojė hapur. Mėnyra sesi ata e pranojnė dashurinė e tyre dhe me gjithė se kanė shumė pak vite ata shprehen tė sigurt pėr njė histori qė do vazhdojė. Kam pėrshtypjen se janė shembuj tė mirė pėr njė pjesė tė madhe tė rinisė sonė. Herė pas here rinia bėhet edhe mosbesuese nė atė qė bėn dhe sheh ēdo ditė.

    Mendon se ka ndryshuar koncepti pėr dashurinė?

    Jo. Mund tė ketė ndryshuar. Mund tė jetė bėrė mė e lehtė pėr ta arritur, pėr ta pasur, por duhet tė jetė, kam pėrshtypjen, pėr ta mbajtur. Ėshtė e lehtė pėr t’u arritur, por kjo nuk duhet ta bėjė tė lehtė pėr t’u shkėputur njė marrėdhėnie.

    Ermira, keni vendosur tė tregoni nė kėtė sezon historinė tuaj tė dashurisė…

    Unė kam vendosur ta tregoj historinė time tė dashurisė kėtė sezon. Kjo jo sepse historia ime ėshtė ndryshe nga tė tjerat, jo sepse ėshtė mė e bukur se tė tjerat, jo se ka mė pak apo shumė elemente pėr tė treguar se tė tjerat… Qėllimi pse po e bėj ėshtė sepse publiku e ka kėrkuar qė ta tregoj edhe historinė time. Pėrveē kėsaj kėtė e bėj pėr tė treguar njėherė e mirė qė unė nuk kam pėrdorur asnjė nga historitė, asnjė nga njerėzit apo fėmijėt e tyre qė kanė dalė nė programin tim. Asnjėherė nuk ka qenė qėllim pėr t’i pėrdorur dhe unė tė fitoj sukses dhe para, duke pėrdorur pjesėn e privatėsisė sė tyre.

    Kush do tė jetė moderatorja e historisė suaj?

    Kėtė nuk e kam menduar akoma, as detajet. Po kėtė sezon besoj se unė do tė rrėfej edhe historinė time.

    Nuk do tė ndani me ne disa detaje nga historia juaj?

    Dashuria ime ėshtė relativisht e gjatė dhe jetėgjatė. Ėshtė kurorėzuar me dy vajzat e mia. Njėra qė ka lindur bashkė me martesėn time dhe tjetra pas disa vitesh. Ndėrkohė sot, sėrish nė kėtė vit qė jemi, pres tė bėhem nėnė pėr herė tė tretė. Ėshtė njė kėnaqėsi shumė e madhe, njė gėzim shumė i madh, qė ka kurorėzuar gjithė ato vite tė aventurave, tė momenteve tė bukura por edhe problemeve qė ka pasur lidhja ime. Kjo ka kulmuar nė vitin e dasmės sime, e cila ėshtė bėrė mė 23 mars tė vitit 1997, ku nuk mbeti gazetė e huaj pa shkruar pėr dasmėn time. Im shoq i fiksuar ndoshta dhe nė moshė shumė tė re pėr tė bėrė aventura, (por qė ajo ishte njė aventurė me shumė rrezik brenda), vjen nė Korēė dhe mė merr nuse me njė ekskortė krushqish tė armatosur. Pa lidhje fare, njė fiksim i tim shoqi pėr ta bėrė dasmėn nė ditėn qė ishte caktuar. Kur ne e caktuam ditėn e dasmės nuk menduam se ēfarė do tė ndodhte atė vit.

    Veē emocioneve tė dasmės, mė trego pak pėr frikėn e tė qenit pjesė e asaj anarkie qė po ndodhte nė Shqipėri… Ishe mė tepėr e lumtur apo e frikėsuar?

    Tė them tė drejtėn lumturia venitej dhe zbehej nė momentin qė prisja tė vinte im shoq nga Tirana nė Korēė. Mė veshėn njė fustan tė bardhė dhe mė rregulluan. Unė nuk u pashė asnjėherė nė pasqyrė. Kush mė njeh mirė nuk e beson kėtė. Ideja qė ai ishte nisur por do tė mbėrrinte apo jo, kjo mė zbehte lumturinė e dasmės dhe lumturinė e njė sakrifice qė i dashuri im i zemrės po bėnte pėr mua. Gjė qė nuk u ndodh njerėzve sot, sepse martohen nė ditė tė bukura dhe nuk kanė mundėsi t’i tregojnė sa shumė e duan njėri-tjetrin me njė sakrificė sublime. Njė sakrificė ku ishte jeta brenda. Nė njėfarė mėnyre ai po mė thoshte mua qė unė jam gati tė vdes pėr ty, “le tė vdes pėr ty”…

    Pastaj si vazhdon…?

    Nė momentin qė ai mbėrriti nė Korēė mirė e bukur rrugėn qė do bėnim bashkė pėr nė Tiranė nuk e mendoja gjatė, sepse ishim tė dy.

    Si ishte rruga, Mira, nga Korēa nė Tiranė?

    Njė rrugė e mbushur me banda, me maska. Me njerėz qė tė vrisnin dhe tė hiqnin qafe pėr hiēgjė. Ti nuk kushtoje asgjė nė atė moment.

    Patėt ndonjė incident?

    Ēuditėrisht jo, dhe sipas tė dhėnave qė patėm pastaj nga disa miq tanė tė policisė sė shteti, ishim e vetmja makinė qė nuk ishim prekur dhe nuk ishim ngacmuar pėrveēse vjedhur kuptohet. Unė e hoqa fustanin e bardhė qė tė mos provokoja hajdutėt rrugėve qė tė ndalonin makinėn. Mamaja ime nga njė pajė shumė e madhe qė mė kishte bėrė mė dha me vete njė palė ēarēafė, dy jastėkė dhe njė jorgan pėr natėn e parė tė martesės. ‘Tė paktėn merr kėto’,- mė tha. Po jo, nuk i marrim i thosha, se do na i shikojnė nė makinė dhe do na i vjedhin, ndėrsa mamaja kėmbėnguli t’i merrja pasi mė tha qė “Nuk mund tė tė nis kėshtu”.

    Po dasma si shkoi?

    Dasma nuk u bė. Ishte planifikuar njė dasmė me 400 tė ftuar. Lokali i dasmės u dogj. Tė afėrmit e mi ikėn tė gjithė me familje nė Greqi, sepse ruanin fėmijėt.

    Ju tė dy ku pėrfunduat?

    Ne pėrfunduam nė Tiranė mirė e bukur. Unė me paliēeta po me flokėt e bėra. Pastaj bėmė njė dasmė me rreth 70 vetė. Ishte dasma e parė qė bėhej nė gjendjen e jashtėzakonshme qė ishte nė Tiranė. Dasma u bė te Taverna e Dajtit. Doli bukur edhe pse 70 veta, tė cilėt nuk u ulėn asnjė sekondė, ia dolėn tė krijonin atmosferė.

    Besoj, jashtė lokalit kishte roje?

    Jo shumė. Disa nga shokėt e Arditit qė ishin atėherė studentė nė Akademinė e Rendit. Tirana ishte e qetė nė atė kohė.

    Mira, si ėshtė lidhja mes njė mjeku dhe njė gazetareje?

    Mjek ėshtė vetėm i familjes, sepse nuk e ushtron profesionin e tij. Ėshtė shumė i dhėnė tani pas punės sime, pas realizimit tė ėndrrės sime. Gjej rastin ta them publikisht qė ėshtė ai qė realizoi ėndrrėn time pėr tė bėrė kėtė program, pėr t’u shėrbyer njerėzve me pjesėt mė tė mira tė shoqėrisė. Nė fund tė fundit i kemi.

    A ka qenė historia juaj njė shtysė pėr kėtė emision?

    Ėshtė bukur kur njerėzit tregojnė historinė e tyre tė vėrtetė tė jetės, sepse asgjė nuk tė kuriozon mė shumė. Tė paktėn sot nė ekranet tona, ku nuk po marrim vesh ēfarė po shohim nga mėngjesi nė darkė, njė moment pozitiviteti, qoftė ky dy orė nė javė, ėshtė shumė i dobishėm pėr shoqėrinė, pėr problemet qė ajo po kalon sot.

    Si e menaxhon kohėn?

    Shumė keq (qesh). Nuk jam fare korrekte dhe me tė njohurit dhe miqtė e kam tashmė tė ezauruar si problem, sepse mė njohin. Me tė rinjtė, ose me ēiftet qė lė takime edhe pas shumė pėrpjekjeve qė bėj pėr tė qenė e rregullt dhe korrekte, sėrish njė 5 apo 10-minutėsh vonesė janė gjithmonė.

    Tė bėsh njė emision ėshtė njė angazhim mė vete, po ashtu si familja dhe fėmijėt. Si e gjen veten mes ekranit, bashkėshortit dhe fėmijėve?

    Ekrani, shtėpia, familja dhe gjėrat qė dua janė ato tė cilat nuk mė preokupojnė. Asnjėherė nuk interferon njėra te tjetra pėr tė mė marrė kohė apo pėr tė mė bezdisur. Unė bėj punėn qė dua dhe nė kėtė mėnyrė nuk e ndjej si marrje kohe nga gjėrat e tjera tė miat. Fėmijėt janė gjėja qė dua mė shumė se ēdo gjė tjetėr. E gjej kohėn nė mėnyrėn mė tė lehtė tė mundshme. Te puna dhe familja jam gjithmonė korrekte.

    Vajzat ēfarė tė thonė kur tė shohin nė ekran?

    E madhja e shikon me indiferencė Mirėn nė ekran. Mė thotė: “shumė mirė je, shumė mirė je, pėrse tė tė shikoj akoma? Je shumė mirė dhe kaq”. Kėtė e thotė thjesht pėr kortezi, nuk i intereson shumė. Pastaj vajza tjetėr ėshtė asistentja ime edhe pse ėshtė 7 vjeēe. Vjen me mua nė ditėt e provave, nė ditėt e regjistrimit, gjatė transmetimit. Ėshtė gjithė kohės nė studio me mua. Arrin tė mė imitojė, tė mbaj mend ēdo gjė qė thuhet nė program nga ēiftet, nga paneli, mban mend kėngėt qė kėndohen…

    Pas dy vajzave tė rritura, pritja e njė fėmije tjetėr ēfarė emocioni tė jep?

    Sikur po pres fėmijėn e parė. Njėlloj ėshtė. Vajzat mė janė bėrė tė dyja si shoqe dhe ardhja e fėmijės sė tretė, qė nuk e dimė ende ēfarė gjinie ka, ėshtė njė lumturi e madhe pėr gjithė familjen.

    Dėshironi djalė?

    S’do ishte keq tė ishte pak djalė. E madhja do njė motėr, ndėrsa mė e vogla do vėllaēko. Arditi nuk e ka problem, sepse ėshtė shumė i lidhur me vajzat.

    Me sa pasion e jetoni jetėn tuaj, duke qenė se po flasim kaq shumė pėr dashurinė?

    Njė nga komponentėt qė e mban njė lidhje tė gjatė dhe tė shėndetshme ėshtė pasioni. N.q.se bashkėjeton apo je i martuar, ke fėmijė apo je i dashuruar, nėse nuk ke pasion brenda, gjėrat e tua do tė jenė afatshkurtra. Investimi pėr tė pasur gjėra gjatė do tė pėrmbyset shumė shpejt.

    Jeni xheloze? Kush ėshtė mė xheloz nga ju tė dy?

    Kėtė pyetje s’ma ka bėrė asnjė gazetar deri tani dhe mė vjen shumė mirė qė pėr herė tė parė do them tė vėrtetėn. Gratė xheloze shpesh mundohen ta fshehin xhelozinė e tyre, siē kam bėrė dhe unė deri dje. Kam qenė shumė xheloze, shumė fare dhe krejt pa shkak. Tė jesh xheloz me shkak ėshtė e justifikueshme. Kur nuk punonin bashkė, kam qenė njeriu mė bezdisės dhe xheloz qė mund tė jesh pėr njė partner. Kush njeh tim shoq, Arditin, do tė thotė qė jam e ēmendur, por qė kam qenė pa shkak. E pranoj, kam qenė.

    Tani nuk jeni mė?

    Nuk jam aq shumė tani. E kam gjithė kohėn pėrpara syve dhe ngaqė ka shumė vite qė jep prova besnikėrie absolute.

    Gjeni kohė gjithmonė pėr njėri-tjetrin?

    Ne punojmė bashkė dhe kjo na jep mundėsinė e tė qenit bashkė pėr shumė kohė. Sa i pėrket pjesės tjetėr qė ėshtė shtėpia, unė pėrpiqem tė jem njė grua e dobishme pėr bashkėshortin dhe fėmijėt e mi. Mė pėlqen tė gatuaj, mė pėlqen tė vendos pėrparėsen tė bėj dreka, darka, t’i pyes ēfarė duan, tė bėj ndonjė surprizė me shijet e veēanta qė kanė.

    Duket sikur fėmijėt bėhen barrė pėr pushimet e njė ēifti…

    Absolutisht. Fėmijėt, qė nga momenti qė ka lindur vajza e madhe i kam marrė gjithmonė me vete. Asnjėherė nuk kam preferuar tė shkoj me pushime me bashkėshortin po pa fėmijėt. Fėmijėt i japin lumturi jo vetėm ditėve kur je nė shtėpi, po lumturia mė e madhe tė jesh me ta pėr pushime. Nuk tė pengojnė fėmijėt tė rrish me bashkėshortin nė intimitet gjatė pushimeve, tė bėsh ēfarė tė duash ti, nėse e menaxhon mirė kohėn. Arrij t’i bėj tė gjitha gjatė pushimeve. Arrij t’i jap rėndėsinė dhe kohėn e duhur tim shoqi po edhe fėmijėve.

    Ndiheni tėrėsisht e realizuar?

    Kėtė pėrgjigje do ta jap nė shtator, kur tė kem lindur fėmijėn e tretė.

    E lumtur?

    Mjaftueshėm.

    I frekuentoni qendrat estetike?

    Jo. Nuk bėj palestėr, nuk shkoj nė asnjė vend tė tillė. I bėj vetė tė gjitha.

    E keni frikė plakjen?

    E kam, tė them tė drejtėn. Po ngaqė dua shumė jetėn, them qė mjafton tė jetoj gjatė dhe le tė plakem, punė e madhe.

    Ēfarė ėndrrash ushqeni pėr vajzat tuaja?

    E para, dua qė tė rriten mirė dhe shėndetshėm. E dyta, ėshtė shkollimi dhe nuk dua tė ndikoj nė zgjedhjet qė do tė bėjnė pėr jetėn e tyre. Thjesht dua qė tė jenė tė realizuara pėr jetėn e tyre.

    Jeni nėnė e rreptė apo…?

    Herė pas here jam e rreptė, po nė shumicėn e rasteve jam njė nėnė e ėmbėl (qesh).

    Jeni pro apo kundėr operacioneve plastike?

    Duke qenė se edhe im shoq ėshtė mjek, jam kundėr operacioneve plastike. Ai ėshtė me idenė qė njeriu i nėnshtrohet njė operacioni kur ka nevojė emergjente fiziologjike. Kjo besoj qė mė ka bėrė dhe mua tė jem larg pėrqafimit tė operacioneve plastike.

    E konsideron martesėn tėnde nė ato kushte njė ēmenduri?

    Ajo ka qenė njė aventurė e ēmendur, qė fatmirėsisht pėrfundoi pozitivisht.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 07:49