BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Alfred Kaēinari: “Dancing With The Stars”, njė ngjarje e gėzuar!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Alfred Kaēinari: “Dancing With The Stars”, njė ngjarje e gėzuar!

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/4/2012, 12:58

    Alfred Kaēinari: “Dancing With The Stars”, njė ngjarje e gėzuar! 01027

    Profesor si po ndiheni nė kėtė eksperiencė krejt tė re? Ēfarė menduan kur ju bėnė ftesėn pėr tė qenė nė jurinė e “Dancing With The Stars”?

    Mendova menjėherė qė do jem nė njė ambient kolegėsh, njerėzish tė njohur dhe profesionistėsh, i cili i ka konsoliduar rezultatet e tij dhe pritshmėrinė e ndjekjes nga ana e publikut. Ėshtė padyshim njė nga programet mė tė ndjekura nė Shqipėri vitet e fundit. Kam njė tėrheqje vėrtetė pozitive.

    Nėse do iu kishin ftuar tė kėrcenit, do kishit pranuar?

    Jo! Ėshtė njė ndėr gjėrat qė pothuajse nuk mund ta bėj fare.

    Ėshtė hera e dytė qė iu shohim nė juri, kujtojmė kėtu jurinė e “Etheve”… Duket sikur tė gjithė iu kanė marrė pak frikė qė atėherė. Do jeni po aq i rreptė?

    Nuk besoj se ka qenė ēėshtje rreptėsie, mė shumė se sa ēėshtje e tė qenurit tėrėsisht i drejtpėrdrejtė nė ato qė kam thėnė. Megjithatė, do tė pėrpiqem tė mos i zhgėnjej pritshmėritė e publikut dhe konkurrentėve sa i pėrket kėsaj pjese (qesh).

    Ju identifikoheni me muzikėn e ndėrkohė iu duhet tė gjykoni mbi kėrcimin. Jeni gati tė jepni vlerėsime pėr koreografitė?

    Besoj qė as unė, as Iva nuk do fokusohemi tek detajet e koreografive sepse pėr kėtė kemi super ekspertin qė ėshtė qendra dhe ne jemi dy krahėt. Ne mė shumė do tė diskutojmė pėr fenomenin estetik e artistik. Kuptohet qė kėto lloj komisionesh nuk janė ngushtėsisht profesionale sepse nuk ėshtė se ne kėtu po i hapim rrugėn njė talenti apo po ia mbyllim njė talenti tjetėr. Tė gjithė konkurrentėt janė profesionistė tė afirmuar tė fushės sė tyre, janė njerėz qė nuk presin tė realizohen nė kėtė fushė. Pastaj spektakli ėshtė njė garė, por edhe njė lojė.

    Ē’mendim keni pėr pėrzgjedhjen? Si iu duken personazhet?

    Janė personazhe shumė tė ndryshėm, por tė gjithė tė spikatur nė fushėn mbulojnė.

    Keni inat ndonjėrin?

    Absolutisht jo! Unė shumicėn e tyre i kam miq.

    Atėherė do mbani ndonjėrin me hatėr…?

    Do mbaj veten me hatėr (qesh). Pastaj ne edhe po tė duam vetėm 50% mund tė mbajmė me hatėr se pjesėn tjetėr e vendos publiku. Janė vėrtetė tė ndryshėm kėta personazhe duke e filluar nga profesor Kapexhiu pėr tė pėrfunduar tek Zhaku apo Adelina Tahiri.
    Tė gjithė janė personazhe qė kanė arritur diēka tė rėndėsishme. Jam e bindur qė secili prej tyre ėshtė studiuar mirė nga ana e autorėve pėrpara ftesės sepse secili prej tyre ka publikun e vet.

    Familja juaj si e priti kėtė eksperiencė tuajėn krejtėsisht tė re?

    Pėrgjithėsisht familja ime kėto ftesa i pret me kėnaqėsi. Janė mėsuar qė tė mė shohin herė pas here nė pozita tė tilla pėrpos atyre qė unė bėj zakonisht. Kjo ėshtė njė eksperiencė nga e cila pres qė unė tė marr shumė kėnaqėsi. Sigurisht qė edhe kjo kėrkon impenjimin e vet, por ėshtė pėrvojė pozitive. Do ta quaja njė ngjarje tė gėzuar!

    Meqė jemi tek familja, mund tė na thoni se si e vlerėsoni ju si prind dhe profesionist rrugėtimin e Anės dhe Gjergjit nė fushėn e artit?

    Vajza pjesėn e parė, atė mė kryesoren e ka kryer. Ka pėrfunduar Akademinė e Arteve nė Tiranė. Gjithashtu, ka pėrfunduar dhe njė master tė perfeksionimit tė lartė pėr piano nė Romė. Tashmė punon nė Akademinė e Arteve si pedagoge dhe ka marrė rrugėn e saj. Djali ėshtė akoma nė fillimet e tij duke qenė se ėshtė nė vitin e parafundit tė shkollės sė mesme. Sa i pėrket pjesėmarrjes sė tij nė “The Voice”, unė kam qenė neutral as nuk e kam shtyrė e as nuk e kam penguar. Ka qenė tėrėsisht njė dėshirė e tij dhe unė e kam lėnė tė ecte vetė deri aty ku eci. Kjo ishte njė pjesė e eksperiencės qė lidhet me fushėn e artit, por sigurisht e ardhmja e Gjergjit nuk ėshtė tek kėndimi. Ai ėshtė pianist. Ka prirje tė mjaftueshme, ndoshta edhe pak mė tepėr se tė mjaftueshme pėr tė qenė njė muzikant i mirė. Padyshim qė tė arrijė deri nė kėtė pikė duhet tė bėjė njė punė shumė tė madhe. /Bluetooth/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 13:29