BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Juliana Pasha: Do doja tė realizoja njė program pėr gatimin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Juliana Pasha: Do doja tė realizoja njė program pėr gatimin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/4/2012, 13:02

    Juliana Pasha: Do doja tė realizoja njė program pėr gatimin! 01028

    Me njė look tė ri dhe mė energjike se kurrė, Juliana Pasha na ka bėrė tė gjithėve pėr vete, teksa ėshtė shfaqur si njė gjykatėse e denjė nė show-n e talenteve “X Factor Albania”. Kėngėtarja e dhjetėra hiteve, njėherėsh pėrfaqėsuese e Shqipėrisė nė “Eurovizion”, rrėfen sot, nė kėtė intervistė speciale pėr faqet e suplementit tė sė shtunės eksperiencėn e saj nė kėtė spektakėl, e bashkė me tė shumė surpriza tė tjera, tė cilat po jua lėmė t’i zbuloni nė vijim tė kėtij rrėfimi…

    Si po e pėrjeton Juljana “X Factor”-in?

    Eksperienca e “X Factor”-it deri mė tani ka rezultuar mjaft pozitive dhe e veēantė. Jam duke kaluar njė periudhė mjaft tė ngarkuar, por edhe tė bukur njėkohėsisht.
    Fakti qė ende i kam nė garė tė katėrta vajzat e kategorisė sime mė lumturon shumė, pasi tregon se puna jonė po shpėrblehet nga publiku.

    Cilat ishin pritshmėritė tuaja pėr kėtė eksperiencė? Ēfarė menduat kur morėt ftesėn pėr tė qenė pjesė e jurisė?

    E kam parė si njė eksperience qė do tė mė ishte e vlefshme nė karrierėn time, si njė mundėsi pėr tė pasur nė ‘CV’-nė time artistike diēka ndryshe nga kėnga.
    Unė personalisht jam munduar tė jem pjesė e disa aktiviteteve tė ndryshme, qė nuk kanė tė bėjnė vetėm me kėngėn, por kanė tė bėjnė me artin nė pėrgjithėsi. Mendoj se artisti duhet tė jetė i gatshėm gjithmonė pėr eksperienca tė reja.

    Sa e lidhur jeni me konkurrentet e grupit tuaj?

    Jam shumė e lidhur me vajzat! Tashmė janė bėrė njė pjesė e pandarė jo vetėm e imja, por edhe e familjes sime.

    Ju ndodh qė tė ėndėrroni pėr tė ardhmen e tyre nė muzikė? E ndjeni peshėn e pėrgjegjėsisė te vetja?

    Unė do mundohem qė tė jem mbėshtetje pėr to nė tė ardhmen e tyre mė tė gjitha mundėsitė e mia.

    Mendoni qė njėra prej vajzave tė grupit tuaj do jetė ‘faktori x’ i Shqipėrisė?

    Mendoj se kam njė grup ku duken shumė qartė talentet dhe karakteret e veēantė qė kėrkohen sot nė muzikė, ndaj shpresoj se njė nga vajzat e mia mund tė jetė fituesja e “X Factor”.

    Kush do e fitojė “X Factor”?

    Mė i miri, mė i veēanti, ai/ajo qė publiku do ta dojė deri nė fund.

    Keni filluar ta ndjeni konkurrencėn me grupet e tjera?

    Sigurisht qė ka konkurrencė mjaft tė fortė, pasi talentet nuk mungojnė dhe janė tė vėrtetė, realė nga fillimi deri nė fund.

    Po midis kolegėve tė jurisė ka konkurrencė?

    Unė bashkė me kolegėt e mi jemi munduar ēdo ditė t’u japim konkurrentėve gjithēka nga vetja, duke filluar qė nga eksperienca jonė e deri tek teknikat e tė kėnduarit, qė shumė kėngėtarė profesionistė nė Shqipėri ende nuk i njohin. Puna jonė fillon nė tė mėsuarin e konkurrentėve e deri tek mbrojtja e tyre.

    Ju ka ndodhur qė dikush nga kolegėt t’iu bėjė me nerva me komentet qė ka bėrė kundrejt njėrės prej vajzave tė grupit tuaj?

    Sė pari, kemi tė bėjmė me njė show gjigant, ku replikat janė tė domosdoshme dhe tė arsyetuara mirė. Sė dyti, paneli i jurisė pėrbėhet nga artistė qė jo vetėm e njohin muzikėn, por edhe kanė eksperienca tė ndryshme gjithsecili, ndaj mendimi i tyre ėshtė i vlefshėm nė ēdo rast.

    Ka ndodhur ndonjė konflikt midis jush? Ka gjasa tė ndodhė?

    Jo, aspak, dhe nuk besoj se do tė ndodhė nė asnjė moment.

    Ju ka mbetur ndonjė peng pėr sa i pėrket pėrzgjedhjeve? Jeni penduar pėr ndonjė
    konkurrent, qė nuk e morėt me vete?


    Jam e bindur se kam bėrė pėrzgjedhjet e duhura edhe pse pėr mua ka qenė tepėr e vėshtirė, pasi kategoria e vajzave ka qenė ndėr kategoritė me mė shumė talente dhe mė e vėshtira.

    Nuk ėshtė hera e parė qė ju jeni pjesė e njė jurie tė rėndėsishme. Kujtojmė kėtu “detyrėn” qė kishit nė edicionin e tetė tė “Top Fest”. Ju pėlqen ky rol? Ėshtė mė shumė i vėshtirė, apo i bukur?

    Absolutisht qė ėshtė njė rol qė ka njė pėrgjegjėsi tė madhe. Ėshtė sa e vėshtirė aq edhe e bukur tė jesh pjesė e njė jurie, por nė “X Factor” ėshtė shumė mė tepėr se vetėm njė juri qė duhet tė pėrzgjedhė fituesin e njė festivali. Secili nga ne ka krijuar njė lidhje tė veēantė me ēdo konkurrent dhe pėrpara se tė jemi konkurrentė dhe juri, ne tė gjithė bashkė jemi njė familje e madhe.

    Pėrveē vokalit tė kėngėtarit, ku bazoheni tjetėr pėr tė dhėnė njė vlerėsim ose pėr tė marrė njė vendim? Ēfarė nuk duhet t’i mungojė njė ‘faktori x’?

    Sigurisht qė tė kesh ‘factorin X’ duhet:
    1. Tė kesh vokalin.
    2. Tė kesh ndjeshmėrinė artistike.
    3. Tė jesh unik dhe i dallueshėm.
    4. Tė dish tė performosh nė skenė.
    5. Ta bėsh publikun pėr vete
    Etj. etj. etj…

    Sa e vėshtirė ėshtė tė zbulosh talentet nė Shqipėri?

    Pėr mua ka qenė njė ēudi, por edhe njė kėnaqėsi, qė nė tė gjithė fazėn e audicioneve kam dėgjuar shumė talente nga e gjithė Shqipėria. Ėshtė e vėrtetė qė jo tė gjithė mund tė bėhen kėngėtarė, por ėshtė shumė e rėndėsishme qė njeriu tė dijė tė kėndojė, pasi jo vetėm qė e zbukuron jetėn e tij, por e pasuron atė me njė kėnaqėsi tė veēantė. Ne jemi njė vend i vogėl, por e them me bindje tė plotė, se talentet nuk do tė mungojnė asnjėherė.

    Kur punoni me vajzat e grupit tuaj, besojmė se iu kujtohen edhe fillimet tuaja nė rrugėn e kėngės…Cila ėshtė kėshilla qė iu jepni mė shpesh?

    Absolutisht qė po! Unė bazohem shumė nė fillimet e mia, pasi janė ato qė mė kanė sjellė kėtu ku jam sot.

    Kėshilla ime e vetme ėshtė qė edhe pasi “X Factor” tė mbarojė ato tė krijojnė personalitetin dhe karakterin e tyre nė muzikė, tė jenė tė dallueshme, profesionale dhe tė vėrteta, pasi e vėrteta nuk vdes kurrė.

    Pėr ēfarė i kritikoni mė shumė?

    Pėr mėnyrėn sesi duhet ta ruajnė veten e tyre dhe tė kujdesen gjithmonė pėr vokalin.

    Pas mbarimit tė kėsaj eksperience, ku do pėrqendrohet puna juaj? Kemi dėgjuar se po pėrgatitni dhe njė album, apo jo?

    Pėr momentin nuk dua tė them se do bėj kėtė apo atė, pasi ndonjėherė planet nuk tė realizohen dhe mė pas publiku zhgėnjehet nga deklaratat tona dhe humbet besimin, ndaj po ju them ‘No coment’.

    Jeni njė kėngėtare qė nuk realizoni shpesh videoklipe, ndėrkohė qė nė tregun muzikor shqiptar kjo ėshtė moda e momentit. Pse kjo zgjedhje?

    Pasi nuk e shoh realizimin e njė videoklipi si modėn e momentin, por si njė nevojė pėr tė promovuar kėngėn e re apo albumin e ri tė njė artisti, prandaj do tė bėj videoklip vetėm kur tė kem pėr tė promovuar diēka tė re.

    A do tė donit t’i ndryshonit diēka kėtij “tregu”? Pse?

    Ndonjėherė po, por nuk kam ndonjė arsye tė veēantė. Mendoj se publiku shqiptar meriton mė shumė pėrkushtim dhe respekt nga njė artist, sesa thjesht disa kėngė qė bėhen sa pėr tė dalė me njė videoklip e pėr t’u bėrė i famshėm.

    Kur do dėgjojmė njė kėngė tė re nga ju?

    Shpresoj se me mbarimin e “X Factor” do tė kem mundėsinė tė nxjerr nė tregun muzikor njė kėngė tė re, por jam ende nė punė e sipėr, ndaj nuk mund tė them mė tepėr detaje.

    Programet e mirėfillta muzikore nė Shqipėri janė pak. Nėse do donit tė realizonit njė tė tillė, si do ishte ai?

    Nė fakt, i vetmi program qė unė do doja tė realizoja nuk ka lidhje fare me muzikėn, por me gatimin dhe kuzhinėn, por me shumė mundėsi mund tė alternoja dhe muzikėn me gatimin sė bashku. Kjo ėshtė njė dėshirė e imja, qė mbase njė ditė mund ta marr seriozisht dhe ta realizoj.

    Nė fund, do donim tė dinim mendimin tuaj lidhur me “faktorin X” nė fusha tė tjera, duke qėndruar nė Shqipėri…Sipas jush, kush e ka “faktorin X” nė politikė, nė televizion dhe nė art?

    Nėse unė do filloj tė pėrmend emra, jam e bindur se vetėm me politikėn nuk do mjaftonin faqet e Gazetės. /Bluetooth/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 08:35