BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    'Njė bashkėshort me qira', sherbimi me i ri ne Serbi!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 'Njė bashkėshort me qira', sherbimi me i ri ne Serbi!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/4/2012, 07:30

    'Njė bashkėshort me qira', sherbimi me i ri ne Serbi! Images

    Njė bashkėshort qė mund tė gatuajė, lajė, hekurosė, tė organizojė festa e tė jetė i muhabetit. Nuk ėshtė mė njė ėndėrr, tė paktėn jo pėr gratė serbe, tė cilat nėpėrmjet njė agjencie tė re qė ka hapur dyert nė Beograd, kanė mundėsinė qė tė marrin me qira njė burrė. Ideja ėshtė e 42-vjeēarit, Nenad Pramenkovic, i cili po ashtu ka njė kompani ndėrtimi. "Agjencia e ofron kėtė shėrbim jo vetėm pėr gratė qė nuk kanė burrė, por edhe pėr familjet, pensionistėt apo gjithė ata persona qė kanė nevojė pėr shėrbime tė tilla",-tha Pramenkovic, teksa pinte njė kafe nė njė lokal nė qendėr tė kryeqytetit serb.

    Ai thotė se 'tė gjithė burrat' janė trajnuar qė tė rregullojnė diēka qė mund tė prishet nė shtėpi, tė bėjnė darkėn apo tė jenė shoqėri e mirė nėpėr festa tė ndryshme qė mund tė organizohen. Aktualisht kompania ka angazhuar 5 'bashkėshortė', tė cilėt janė tė specializuar nė disa fusha. Mė i shtrenjti ėshtė peshkatari, i cili paguhet 40 euro nė orė.

    Shefi i kuzhinės paguhet 7 euro nė orė. Bashkėshorti mė i lirė ėshtė shoqėruesi, qė paguhet vetėm 5 euro nė orė. 'Bashkėshortėt' variojnė jo vetėm nga kualifikimet, por edhe nga mosha. Mė i riu ėshtė 19 vjeē dhe mė i vjetri 60. "Kemi vetėm njė muaj qė kemi nisur biznesin. Nuk mund tė them qė kjo punė po lulėzon por pėr momentin jemi tė kėnaqur. Rėndėsi ka qė klientėt tanė janė tė kėnaqur",-tha Pramenkovic. Aktualisht, agjencia ofron shėrbim vetėm nė Beograd, por nėse dikush kėrkon njė peshkatar, mund tė dalė jashtė qytetit, por jo mė larg se 35 kilometra. (AlbaniaS.)

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 18:39