BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ardian Trebicka: Kur i kėndoj dashurisė ndihem humbės e fitimtar!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ardian Trebicka: Kur i kėndoj dashurisė ndihem humbės e fitimtar!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/4/2012, 00:48

    Ardian Trebicka: Kur i kėndoj dashurisė ndihem humbės e fitimtar! 0z13

    Nėse do tė pėrmendet emrin i Ardian Trebickės, menjėherė mendja tė shkon tek kėngėt e ngrohta tė dashurisė. Me njė zė tė ngrohtė dhe shumė tė veēantė, ai ėshtė personifikuar si kėngėtari i zemrave. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Koha Jonė”, Ardian Trebicka, ndan me lexuesit njė pjesė nga kujtimet dhe e pėrditshmja edhe projektet e tij mė tė fundit. Qė nga fillesat nė rrugėn e kėngės e deri tek dėshira e madhe pėr tė bėrė njė pėrmbledhje me kėngėt nga qyteti i tij origjinės, Korēa.

    Ju tashmė jeni njė emėr shumė i njohur nė muzikė, por cilat janė kujtimet tuaja tė para qė ju lidhin me muzikėn?

    Fillesat e ime nė kėngė janė shumė tė hershme, dhe mund tė them se kėnga ka qenė pjesė e pandarė e fėmijėrisė sime. Mbaj mend qė nė shtėpi dėgjoja dhe kėndoja kėngė korēare, pasi edhe origjina e babait tim ėshtė nga Korēa … por ēuditėrisht kėnga e parė nė ambiente jashtė shtėpisė sime ishte “Tundu moj Beke”, tė cilėn ma mėsoi tezja ime. Jam aktivizuar qė nė klasėn e parė fillore dhe qė atėherė kėnga dhe unė jemi bėrė tė pandarė.

    Kur vendoset qė t’i pėrkushtoheshit pėrfundimisht kėngės?

    Mbase nė atė kohė unė kam qenė paksa i vogėl pėr tė vendosur dhe kanė qenė prindėrit e mi qė vendosėn, kuptohet edhe me pėlqimin tim, qė unė tė vazhdoja Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe mė pas Akademinė e Arteve tė Bukura nė degėn e Kantos, si tenor. Pikėrisht nė kėtė periudhė, nė njė mėnyrė kuptova se e ardhmja ime do tė ishte kėnga dhe them se prindėrit e mi nuk gabuan, ndaj ju jam pėrjetė mirėnjohės.

    Si po shkon albumi juaj i fundit?

    Albumi im i ri “KTHIM”, me gjithė vėshtirėsitė qė ka tregu muzikor sot, them se po shkon shumė mirė. Besoj qė dhe ky album pėr pak kohė, ka zėnė vendin e tij mes katėr albumeve paraardhės, pėr vetė. specifikat e tij tė veēanta qė ka. Po thuaj ēdo ditė e mė tepėr ma konfirmojnė kėtė artdashėsit e kėngės sime, tė cilėt i falėnderoj dhe ju jam shumė mirėnjohės, gjė e cila mė bėn tė mos rresht se publikuari dhe mė vonė edhe albume tė tjerė, pra janė burim frymėzimi pėr mua. Mė lejoni qė nė kėtė intervistė tė falėnderoj dy bashkėpunėtoret e mi, tė cilėt pėr mua janė njė pjesė e padiskutueshme e suksesit, kompozitorin Ilirjan Mihali dhe poetin Armand Trebicka.

    Jeni cilėsuar si kėngėtari i zemrave, ēfarė do tė thotė kjo pėr ju?

    Repertori im i dedikohet tėrėsisht dashurisė sė kėsaj teme kaq universale… Unė personalisht ndihem shumė mirė dhe jam vetvetja. Ka shumė rėndėsi tė jesh i vėrtetė dhe i sinqertė pėr ēka kėndon. Kur i kėndon dashurisė ndihesh fitimtar dhe humbės, dashuria ėshtė vetė jeta, pa tė gjithēka vdes, prandaj dhe unė i kėndoj asaj. Besoj se kjo ėshtė arsyeja qė mė kanė cilėsuar kėshtu, dhe sigurisht qė mė vjen shumė mirė pėr kėtė.

    Zėri juaj pėrngjan shumė kėngė- tarit tė njohur Hulio Iglesias, mos vallė ai ka qenė edhe idhulli juaj?

    Kėtė fjali e dėgjoj shpesh… ndihem shumė mirė kur dėgjuesit tek unė gjejnė tė njėjtėn ndjesi si tek Julio Iglesias, sepse duke lėnė modestinė nė art thuhet nė qoftė se krahasohesh me tė mėdhenj je i destinuar pėr i tillė dhe anasjelltas, pėr tė qenė i vogėl… unė ju jam mirėnjohės qė ju dhe dėgjuesit tashmė ma keni pėrcaktuar krahasimin (qesh)

    E keni menduar ndonjėherė se ē’profesion mund tė kishit zgjedhur, nėse nuk do tė ishit njė kėngėtar?

    Po e kam menduar nė fakt. Mua mė pėlqen deti shumė e njė nga mundėsitė pėr tė pasur marrėdhėnie me tė do tė isha qė tė rrija gjatė nė shoqėrinė e tij, pra do tė zgjidhja diēka tė tillė qė kishte lidhje me detin, pse jo peshkatar.

    A keni diēka qė ju ka mbetur peng?

    Besoj se jam ende i ri pėr tė kėrkuar pengjet nga jeta…

    Si nis njė ditė e juaja?

    Prej tre vjetėsh kafen e mėngjesit e konsumoj me kolegėt e mi nė Fakultetin E Arteve “Kristal”, ku unė jam pedagog i degės se kantos klasike dhe moderne. Ndihem mirė qė pjesėn e parė tė ditės e kaloj me mėsimdhėnie. Pasditen ia dedikoj familjes sime dhe shoqėrisė, si nė takime pune apo pse jo dhe pėr tė konsumuar njė gotė verė, meqė e dua aq shumė.

    Si ėshtė Ardiani kėtė herė si bashkėshort, jeni bashkėpunėtor nė punėt e shtėpisė, apo jeni njė burrė “tipik” tė themi…

    Deri tani them se jam bashkėshort ose shokė i mirė, tė paktėn kėshtu mė thotė Kela, bashkėshortja ime, ndėrsa si djalosh, se i tillė ndihem jam ashtu tipik siē thoni ju (qesh).

    A i keni kushtuar ndonjė kėngė bashkėshortes suaj?

    Albumi i parė “Tango” ka qenė i gjithi dedikim pėr Kelėn dhe qė atėherė nuk flas mė pėr dedikime, pasi ajo e kupton se cila kėngė i pėrket asaj. Tek albumi i fundit zgjedhja e saj ėshtė “Tė kam zemėr”.

    Ju gjithmonė keni kėnduar njė lloj zhanri muzikor, keni eksperimentuar me zhanre tė tjera?

    Siē ju thashė mė lart, ėshtė e rėndė- sishme tė jesh vetvetja dhe i sinqertė pėr atė ēka pėrcjell nė publik. Besoj se nė 5 albume, kam eksperimentuar dhe kam qenė i ndryshėm, por brenda tė vėrtetės sė karakterit tim.

    Cilat janė projektet tuaja mė tė afėrta?

    Nė mendjen time kam shumė projekte, por do tė veēoja nė dėshirėn time tė madhe realizimin e njė recitali, pasi besoj se ka ardhur momenti qė pas 5 albumesh, kam seē them nė njė natė pėr artdashėsit e mi. Pėr momentin po merrem me hulumtime mbi kėngėt e qytetit tim tė origjinės Korēės. Ėshtė njė projekt nė njė dimension ndryshe, pėr qytetin tim qė fle prej shumė kohesh brenda meje. Besoj se mbiemri im do tė qėndronte mirė nė njė album tė tillė… Ėshtė njė projekt, tė cilin unė e kam shumė pėr zemėr, por tė cilin e shoh me shumė pėrgjegjėsi, aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr njė repertor tė njė qyteti me shumė tradita qė, pėr fat tė keq, pas viteve ’90-tė kėngėn korēare e trajtuan dhe e servirėn sikur mbiemrat e kėtij qyteti mbaronin me “S”.

    Mendoni se artistėt vlerėsohen mjaftueshėm sot nė Shqipėri?

    Me keqardhje e them se pėr artistėt nė Shqipėri kujtohen pasi vdesin.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 9/5/2024, 03:27