BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Myfarete Laze: Sot muzika shitet me lekė, por i mungon shpirti!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Myfarete Laze: Sot muzika shitet me lekė, por i mungon shpirti!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/4/2012, 13:25

    Myfarete Laze: Sot muzika shitet me lekė, por i mungon shpirti! 11356

    Tė rrėfejė jetėn e saj artistike sigurisht qė nuk mjafton. Do tė duhen mė shumė orė pėr tė dėgjuar e mė shumė faqe pėr tė shkruar. Nė fakt kjo ndodh pėrherė me njerėzit qė e kanė kaluar gjithė jetėn nė skenė, mes artit dhe dashurisė pėr tė. Myfarete Laze, kėngėtarja e dashur e muzikės sė lehtė shqiptare, nė kėtė intervistė flet jo vetėm pėr artin e brezit tė saj, por edhe pėr punėn e saj aktuale. Mundėsia pėr t’u dhėnė shpresė, pėr t’i bėrė tė ndjehen tė vlerėsuar ata qė ndoshta e kanė humbur shpresėn, ėshtė arti mė human.

    Kėtė gjė mund ta bėjnė vetėm njerėzit me zemėr tė madhe, me shumė dashuri brenda vetes. Ata qė nė njė mėnyrė apo tjetėr nuk rrinė dot pa u shėrbyer njerėzve. Kėtė po bėn edhe Myfarete Laze, e cila si pėr ta pėrmbyllur gjithė kėtė cikėl, po pėrgatit dy albume me krijimtarinė e vet pėr t’ua dhuruar adhuruesve tė saj.

    Zonja Myfarete, duket sikur jeni larguar disi nga skena. Ju ka lodhur?

    Jo. Skena nuk tė lodh kurrė, pėrkundrazi tė jep kėnaqėsi dhe tė mban gjallė. Mund tė mos jem prezente nė disa aktivitete, por e ftuar kam qenė nė tė gjitha. Tani sė fundmi kemi dhėnė njė koncert nė prag tė 100-vjetorit nė qytetin e Shkodrės. Kam qenė e pranishme nė aktivitete tė ndryshme artistike nė Kosovė, Itali etj. Nuk e lė jetėn artistike deri sa tė mė lėrė ajo…Ndoshta pėrzgjedhjet pėr aktivitete bėhen pak me klane dhe jo sipas aftėsive, e ky nuk ėshtė faji ynė.

    Jeni nga ato artiste qė keni lėnė gjurmė dhe njerėzit vazhdojnė t’ju duan. Si ka qenė pėr ju gjithė kjo rrugė?

    Pėr tė ndjekur pasionin gjithmonė ėshtė e vėshtirė. Sidomos pėr njė femėr ėshtė mė e vėshtirė, pasi bėhesh nėnė etj. Kur e do diēka gjen mundėsinė pėr ta realizuar, ndoshta jo ashtu siē ke pritur, por e realizon me shumė sakrifica. Herė duke bėrė sakrifica pėr familjen, herė pėr artin, herė pėr shoqėrinė. Megjithatė, jeta e artit ėshtė e bukur, kontaktet me njerėzit janė tė mrekullueshme. Unė di tė them vetėm kėtė: kam vetėm gjashtė vjet qė kam ardhur nė Tiranė dhe isha mėsuar ndoshta nė qytetin tim qė njerėzit mė shihnin dhe nuk mė bėnte pėrshtypje. Ardhja nė Tiranė mė ka befasuar me shumė gjėra, me shumė pritje, puthje duarsh, njerėz tė panjohur qė mė pėrqafojnė, kėrkojnė qė unė tė jem nė aktivitete. Megjithatė, unė mendoj se ne kemi zėra tė mrekullueshėm nė Shqipėri. Janė nė kohėn e tyre dhe bravo, sepse e vazhdojnė rrugėn me shumė sakrifica. Arti do pėrkushtim por edhe njė forcė tė madhe ekonomike. Unė nuk mund t’i ndaj. Ndoshta tani kam mė shumė kohė se asnjėherė pėr veten time. Nuk bėhen tė gjitha bashkė.

    Kėtė pyetje jua kanė bėrė ndoshta shumė herė, por a e mbani mend kėngėn e parė qė keni kėnduar?

    Kėnga e parė ėshtė si dashuria e parė, fėmija i parė, si gjithė gjėrat e para, e paharrueshme. Mbetet gjithmonė nė kujtime shumė e freskėt. Kėnga e parė ka qenė “Nėn kurorėn e ullirit” dhe “Shoqet ilegale”. Tė dyja u vlerėsuan me ēmim, njėra me ēmim tė parė dhe tjetra me ēmim tė dytė.

    Pavarėsisht vėshtirėsive, fakti qė vinit nga Shkodra e kulturės dhe kėngės, ishte mė e lehtė pėr ju?

    Nė librin e tij, Isa Alibali thotė se nė Shkodėr tė gjithė kėndojnė. Unė kam pasur fat qė kam lindur dhe jam rritur nė Shkodėr, pasi ky qytet mė ka dhėnė shumė. E them kėtė me sinqeritetin mė tė madh. Prej Shkodrės kanė dalė aktorėt e parė meshkuj edhe femra, sportistet e para, klubet e para sportive, opera e parė shqiptare e shumė e shumė tė tjera. Unė e gjeta rrugėn e shtruar. Atė thyerjen e fanatizmit e gjeta tė shtruar nga Tinka Kurti, Vitore Nino, Zyhdi Miloti, Marije Kraja… Falė kėtyre figurave qė na hapėn rrugėn, nuk ekzistoi kurrė pengesė pėr ne. Ne e gjetėm rrugėn tė shtruar.

    Ju kanė hequr ndonjėherė vėmendjen pėr ndonjė kėngė “jashtė kornizave”?

    Ajo kohė ka pasur kufizimet e veta, kjo dihet. Ne kemi pasur kompozitorė tė mrekullueshėm. Krijimtaria pėr ta ishte shpirt, Na kanė dhėnė shpirt, jo vetėm kompozimin. Bashkėpunimi me ta ka qenė njė shkollė e madhe. Poetėt si Betim Muēo, Xhevahir Spahiu, Agim Doēi etj, kanė ditur tė luajnė kaq bukur me fjalėn. Kanė ditur ta sjellin poezinė pėr dashurinė, nė atė formė qė ato jetojnė edhe sot. Njė vlerė e madhe ėshtė e kompozitorit, poetėve qė e kanė sjellė aq bukur, por edhe e jona qė e kemi kėnduar me shpirt. Nė Shqipėri nuk ka njė shkollė tė lartė pėr muzikėn e lehtė ose muzikėn zbavitėse. Ndaj pėr ne, njė shkollė e madhe ka qenė brezi paraardhės, por njė shkollė e madhe ka qenė puna nė piano me kompozitorėt dhe poetėt. Kompozitori, kėngėtari, orkestruesi dhe poeti nė atė kohė ishin njė. Ndoshta nė prova gjenerale orkestra ishte e vetėdijshme dhe nuk i binte fort, por lehtė qė tė kaloheshin ca gjėra pa gjurmė, qė mos tė hiqej kėnga nė kėto prova. Mandej kur kalonte provat gjenerale, kalonte nė publik dhe s’kishte ēfarė tė bėhej mė.

    Cili ka qenė miku juaj qė ju ka mbėshtetur mė shumė?

    Njė shkollė e madhe pėr mua ka qenė bashkėpunimi me tė ndjerin Agim Prodani. Pata fat. Mund tė kisha rėnė nė dorėn e ēdokujt kompozitori, ata ishin tė gjithė punėtorė. Gjithė ai brez kompozitorėsh ishin shumė punėtorė. Unė pata fat tė punoja kėngėn e parė me Agim Prodanin, aq sa kam pėrfituar prej tij mė ka shoqėruar gjithė jetėn time. I jam mirėnjohėse!

    A keni nostalgji pėr atė kohė?

    E di pėr ēfarė kam nostalgji? E para, mė mungon melodia e kėngės sot. E dyta, mė mungon teksti. E treta, mungon ai bashkėpunim i mrekullueshėm, kompozitor-poet-orkestrues-kėngėtar. Shpirti mungon. Nėse tani kėngėn e shesin me para, po tė ishte Agim Prodani gjallė nuk do e shiste kėngėn e vet. Ashtu siē nuk e shet sot Limoz Dizdari, Flamur Shehu etj.

    Nėse do tė vazhdojmė tė flasim pėr jetėn tuaj artistike, jam e sigurt qė nuk ka fund, ndaj dua tė ndalem pak tek ajo qė ju bėni tani. Puna juaj nė burgjet shqiptare…

    Unė nuk jam mjaftuar kurrė duke qenė vetėm kėngėtare. Unė kam ideuar dhe organizuar shumė koncerte nė qytetin tim tė Shkodrės. Njė prej mrekullive ka qenė “Dita e Luleve”, “Shėn Gjergji”. Ne kemi bėrė bashkė me grupin e punės, kemi ndėrtuar njė koncert pėr “Shėn Gjergjin”. Lulet janė tė tė gjithėve, s’kanė dallim. Shkodra ka njė veēanti pasi ka 150 kėngė pėr lulet. Nuk i ka asnjė qytet nė Ballkan. Kjo sepse duke dashur tė krahasojnė femrėn, nga fanatizmi e kanė krahasuar me lulen. Lidhur me kėtė ne kemi bėrė edhe njė album me tri pjesė: lulet e gjalla, lulet nė pikturė dhe kėngėt pėr lulet. D.m.th, nuk mjaftohem vetėm tė kėndoj, por edhe tė organizoj. Kur erdha nė Tiranė, kuptohet ishte krejt tjetėr dhe unė kėrkova tė punoja tek burgjet dhe falė mirėkuptimit tė drejtorit dhe ministrit nė atė kohė, gjeta bashkėpunimin e tyre. Mė pritėn me shumė ngrohtėsi. Nė fillim kam qenė e qartė se ēfarė do bėja. Mbaj mend nga Tinka Kurti qė njė bariton i mrekullueshėm shkodran, nė atė kohė kishte krijuar nė burg njė kor me tre zėra. Imagjino me ēfarė vėshtirėsie. Megjithatė, ata janė njerėz dhe burgjet janė riedukuese.

    Pse e kėrkuat kėtė punė?

    Po ju them vetėm ēfarė kam bėrė nga muaji janar deri tani bashkė me stafin e punės. Kemi bėrė 12 panaire me punime artistike nga tė burgosurit, 7 ekspozita nė pikturė nė burgje tė ndryshme. Kam krijuar grup artistik polifonik nė burgun e Peqinit. Njė grup tė mrekullueshėm me ēifteli nė Fushė-Krujė. Kam grupin teatror tė grave nė burgun 325, po kėshtu tek burgu i grave 313. Tek tė miturit nė Kavajė ėshtė njė formacion kaq i ėmbėl repist… Mua mė ngacmon fakti qė t’u gjendesh njerėzve nė nevojė, qė ata tė mos ta humbasin besimin. Tė rikthehen nė jetė, mos tė jenė mė rrezik pėr shoqėrinė besoj se ėshtė detyra jonė mė humane.

    Kur ju shohin qė jeni ju, Myfarete Laze, si reagojnė?

    Nuk e besojnė. Nė fillim nuk e besonin, kurse tani u janė krijuar mundėsitė pėr tė bėrė shumė gjėra nė kohėn e lirė, kurse artizanale, rrobaqepėsie, hidrauliku, mekaniku etj. U jepet mundėsia atyre njerėzve qė prirjet e tyre t’i shfrytėzojnė aty ku janė. Puna ėshtė edhe njė ndihmė e madhe ekonomike pėr ta, pasi tė gjitha kėto punime shiten.

    Ka ndonjė histori qė ju ka prekur mė shumė aty brenda?

    Ka shumė dhe historitė janė nga mė tė ndryshmet, pa dashur t’i hyj kėsaj teme. Aty ka njerėz qė janė tė dėnuar. Ėshtė njė djalė i dėnuar pėr krime tė rėnda, me burgim tė pėrjetshėm dhe ka hyrė shumė i ri nė burg. Aty ka nisur tė shkruajė dhe ka botuar vėllimin e 8-tė me poezi. Para disa ditėsh bėmė promovimin e librit tė tij. Mua mė ka bėrė pėrshtypje nė librin e tij tė parė qė e fillon kėshtu: “O Zot! Tani e di ēfarė ėshtė vetmia. Tani qė kam mall pėr familjen, tani qė jam i mbyllur nė kėto katėr mure. Tani e kam kuptuar sesa dhimbje kam shkaktuar. A kam fytyrė t’u kėrkojė njerėzve tė mė falin?! Zot, veē ty tė lutem. Veē ti mė fal qetėsi”. Poezitė e tij janė fjalė tė njė pendese tė jashtėzakonshme. Unė nuk i pyes kurrė se ēfarė vepre penale kanė bėrė. Mua mė intereson tė gjej gjėrat mė tė bukura tė tyre dhe t’i vė nė dukje. Mendoj se nėpėrmjet terapisė sė artit, terapisė sė punės, edhe atyre njerėzve u ikėn stresi.

    Besoni se arti mund ta ndryshojė botėn?

    Po. Ėshtė i ndjeshėm. Ėshtė shpirt. Njė njeri qė ka prirje pėr art, ėshtė njė fije mė i butė se tė tjerėt. Ėshtė mė paqėsor. Ai di tė dashurojė, di tė flasė, di tė dhurojė gjėra tė bukura.

    U merr shumė kohė kjo gjė?

    Nuk ėshtė e kollajtė, por unė e kam pasion. Ata ndihen tė vlerėsuar, ndaj dhe ne pėrpiqemi tė krijojmė njė jetė aty brenda burgut.

    Tė kėrkojnė ndonjėherė tė kėndosh aty?

    Po, shpesh. Njė kėnaqėsi tjetėr qė mė jep kjo punė ėshtė se tė gjithė artistėt shqiptarė janė shumė humanė. Ata vijnė dhe japin koncerte nė burgje pa asnjė lloj shpėrblimi, siē erdhi Tinka Kurti nė dhjetor nė atė tė ftohtė…. Kėtė e bėn vetėm njė artist i madh. Janė shumė artistė qė vijnė, shumė….

    A ndjeheni e realizuar nė kėtė moment tė jetės suaj?

    Jo. Me keqardhje e them, por unė ndoshta ndryshe nga tė tjerėt nuk e kam ndėrtuar jetėn duke kėnduar nėpėr klube dhe nėpėr dasma. Nuk e kam pėr fyerje. Ajo ėshtė pjesė e punės sime. Unė kam pasur kushte tė tjera. Kam pasur nėnėn e paralizuar pėr 20 vjet dhe nuk kam pasur shumė mundėsi. Tė kesh dikė tė sėmurė pėr 20 vjet nė shtėpi, tė rritėsh dhe dy fėmijė nuk ėshtė e kollajtė. Do doja tė kisha njė jetė mė tė vrullshme artistike, sepse jam nė formė vokale. Megjithatė kurrė nuk ėshtė vonė. Unė ndihem e nderuar nė ato aktivitete ku shkoj. Tė ndihesh e vlerėsuar dhe po aq e veēantė nuk ėshtė pak.

    A keni ndonjė peng nė jetė?

    Njeriu ka pengje, edhe qajmė, edhe qeshim. Janė gjėra tė jetės.

    Bashkėshorti juaj ėshtė trajner basketbolli dhe mėsues i edukimit fizik. Si ka qenė marrėdhėnia juaj?

    E mrekullueshme. Ai e dashuronte sportin e vet dhe e ka pasur mė tė lehtė tė ma kuptojė mua dashurinė pėr artin.

    Gjithmonė jeni nė njė formė tė shkėlqyer. Si ia bėni?

    Kur e ke shpirtin e mirė je rehat. E dyta, janė rritur vajzat. Tani kam mė shumė kohė pėr veten. Edhe kėshillat e vajzave janė si ndėrhyrje kirurgjikale qė merren me ēdo detaj timin. Unė kam pasur fat qė mė ka dhuruar Zoti dy vajza.

    Sė fundmi, zonja Myfarete, a do tė shfaqni diēka tė re pėr publikun?

    Unė gjatė kėtyre viteve kam punuar vazhdimisht. Kam krijime tė reja nga Edmond Zhulali dhe shumė tė suksesshme. Kam krijime tė reja nga Alfred Kaēinari qė janė shumė tė bukura. Falė kujdesit qė Ardit Gjebrea ka pėr artistėt e brezit tonė, kam pasur disa bashkėpunime tė mrekullueshme me tė. Tani po mbledh tė gjithė krijimtarinė time tė vjetėr dhe tė re dhe besoj se do dalin dy albume sė shpejti. Unė do t’i bėj me shpenzimet e mia dhe do t’ua dhuroj gjithė dashamirėsve tė mi.

    Pse po e bėni kėtė, ndoshta sepse nuk jeni mėsuar ta komercializoni muzikėn?

    Jo. Arti nė vetvete ėshtė art, por ėshtė edhe jetesė. Problemi ėshtė se jam borxhlie karshi publikut dhe fansave tė mi. Jam e detyruar qė ta bėj kėtė gjė tė bukur pėr atė rreth qė mė ndjek nė gjithė aktivitetet e mia. Ėshtė njė detyrė morale t’u dhuroj diēka nga vetja kėtyre fansave tė mi qė mė kanė ndjekur gjithė jetėn. /Mapo/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 22:10