BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ardiana Rama: Muzika, udhėtimi qė dua tė marr!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ardiana Rama: Muzika, udhėtimi qė dua tė marr!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/4/2012, 23:28

    Ardiana Rama: Muzika, udhėtimi qė dua tė marr! Ard1

    Intervistoi: Agon Foniqi

    Kėngėtarja Ardiana Rama, pėrmes njė rrugėtimi tė gjatė ia ka dalė mbanė pėr tė bėrė realitet njė ėndėrr: tė pėrcjell emocion pėr publikun. Ajo, me ‘ekstravagancėn’ e saj tė hollė e tė bukur, sikur po dėshmon katėrēipėrisht talentin e saj tė lindur dhe pasionin e saj tė madh pėr artin, pėrgjithėsisht.

    Ardiana Rama, sė fundi, ka luajtur edhe nė serialet televizive “Qyteti pa lumė” (RTK), dhe ‘Shtėpia ime’ ku ka shfaqur talent edhe nė kėtė lėmė. Pėr tė gjitha kėto, lexojeni intervistėn nė vazhdim.

    Ardiana, duket se qysh e re tek ju ėshtė hetuar njė talent, ose shumė talente; po ashtu duket se tė gjitha kanė shpėrthyer vrullshėm. Cilin talent do ta veēonit dhe cilit talent do t’i kushtoni mė shumė pėrkushtim?
    Ėshtė e vėrtetė se qysh si fėmijė e kam dashur skenėn, artin nė pėrgjithėsi. Muzikėn e kam adhuruar dhe kam ėndėrruar qė nė njė tė ardhme tė jem nė skenė (ja qė ėndrra ngjaka tė bėhet realitet). Do ta veēoja muzikėn, sepse ka qenė dhe mbetet pasioni im.

    Skenėn muzikore e keni shkelur, pushtuar, qysh herėt. Me cilėn kėngė jeni paraqitur. Ishte njė rrugė e vėshtirė uvertura e ngjitjes dhe e ngritjes skenike?
    Jam prezantuar pėr herė tė parė me kėngėn “Mos mė prek” nė “Show Fest”, mė 2004. Ishte njė rrugė e vėshtirė, tė cilėn e pėrballova me pasion dhe dėshirė, por edhe me njė dashuri dhe sakrificė.

    A e keni hetuar se, megjithatė, rruga e artit ėshtė e gjatė dhe jo gjithherė e shtruar me lule, ose me tepih tė kuq?
    Tė tillė e kam menduar, por sikur ekziston njė ligj i pashkruar, se arti aq sa tė sjell kėnaqėsi, po aq tė sjell tundim, pak zhgėnjim dhe shumė afirmim. Sikurse thashė, arti kėrkon shumė sakrificė dhe shumė dashuri.

    Mund tė vlerėsoheni edhe si kėngėtarja e festivaleve, sepse pėr njė kohė tė shkurtėr keni marrė pjesė, madje disa herė, nė shumė festivale, si nė Prishtinė, ashtu edhe nė Tiranė. A jeni krenare qė ftoheni nėpėr festivale?
    Flm. pėr vlerėsimin. Ėshtė shumė e vėrtetė qė kam qenė nė disa festivale, sepse i dua ato dhe i ēmoj, kurse ftesat pėr t’u prezantuar nėpėr festivale tė tilla sikur janė njė konfirmim i vlerave qė ke.
    Pra, pėr mua festivalet mbesin njė lloj gare artistike.

    Ardiana Rama: Muzika, udhėtimi qė dua tė marr! Ard2

    Pas kėngėve “Baby Boy”, “Pse je xheloz”, pasojnė edhe kėngė tė tjera dhe suksese tė reja. Si e pėrjetoni realizimin e njė kėnge?
    Mund tė them se realizimin e ēdo kėnge e pres me emocione dhe mė pak, do ta quaja, tremė, ose mė mirė tė them pėrgjegjėsi.

    Ju kemi parė edhe nė serialet “Qyteti pa lumė” dhe ‘Shtėpia ime’, nė RTK. Si jeni ndier dhe a do tė thotė se edhe aktrimi tashmė ju ka rrėmbyer?
    Po, isha pjesė e kėtyre dy serialeve. Ka qenė njė eksperiencė e re pėr mua dhe mund tė them qė aktrimi mė ka rrėmbyer nė magjinė e tij. Zaten, arti, nė njėfarė mėnyre, ėshtė unik dhe fisnik.

    Pas kėtyre serialeve, sigurisht keni marrė ftesa tė reja. A jeni vajzė e dilemave, apo gjėrat i shikoni me prioritet?
    Jo, nuk jam vajzė e dilemave, madje dilemat nuk i kam nė qejf fare. Por, jam vajzė qė gjėrave u jap prioritet dhe nė kėtė prioritet mundohem tė kem njė rend. Pas kėtyre serialeve, ju them se shumė shpejt do tė mė shihni edhe nė projekte tė tjera, mbase nė role mė tė mira.

    Dukeni njė femėr e qetė, e shoqėruar dhe e padjallėzuar, e me shpirt tė butė dhe tė pastėr. A mendoni se femrat tashmė janė pėrfshirė nga njė virus, qė quhet xhelozi?
    Jam njė vajzė shumė e thjeshtė, por mė pak ēapkėnllėk. Gjėrat i marr shtruar, kurse po qe se gjendem para ndonjė sfide, e pėrballoj me dinjitet dhe dal fitimtare. Me njė fjalė, mund tė them se kam njė ego tė fortė, tė cilėn e vlerėsoj si njė virtyt te njerėzit.

    Ardiana Rama: Muzika, udhėtimi qė dua tė marr! Ard3

    Megjithatė, arti sikur ėshtė ilaēi mė i mirė pėr ta luftuar xhelozinė?
    Vaj halli pėr atė qė e pėrfshin ky virus i pashėrueshėm. Sa mė pėrket mua, jam e kursyer nga ai virus dhe besoj se vazhdimisht do tė kem imunitet qė do tė mė shėrbejė si njė aureolė mbrojtėse. Arti kėtė mision ka. Ta mund tė keqen dhe ta shpėtojė botėn, sepse nuk thuhet kot se e bukura, si kategori artistike, i mund tė gjitha tė ligat. Dafina e lavdisė ėshtė e papushtueshme dhe e pėrjetshme, sikurse qė ėshtė arti me tėrė fuqinė e tij.

    /Telegrafi/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 07:07