BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ema Koja: Unė, stilistja qė vesh VIP-at e SHBA-ve!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ema Koja: Unė, stilistja qė vesh VIP-at e SHBA-ve!

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/4/2012, 07:42

    Ema Koja: Unė, stilistja qė vesh VIP-at e SHBA-ve! 01052

    Ndoshta emri i saj me se shumti kujtohet nga shqiptaret si nje atlete profesioniste, por sot ajo eshte nje nga emrat me te njohur ne boten e modes ne Amerike. Kjo eshte Ema Koja, e cila u rrit ne shtepine e saj me dashurine per sportin dhe per artin e bukur te stilimit, pasi kete pasion per moden ajo e trashegoi nga mamaja e saj. Sot Ema ka shtepine e saj te modes ne Amerike “Ema Savahl Couture”, dhe vesh edhe emrat shume te njohur te botes se show-bizit. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, ajo rrefen per jeten e saj atje, si u gjend ne Amerike, per te perditshmen dhe per projektet e saj. Ne fund te intervistes, Ema thote se emri i saj do te jete i lidhur gjithmone me suksese duke qene krenare qe te permendet se ajo eshte shqiptare.

    Ju prej disa vitesh jetoni ne Amerike, si ndjeheni atje?

    Jam shume e kenaqur me jeten time ne ketu ne USA. Udhetoj shume dhe kjo me ben ta vleresoj edhe me shume qytetin ku jetoj, i cili ka nje natyre dhe klime te mrekullueshme.

    Keni mbaruar Institutin e Fizkultures, si nisi tek ju moda, pasi duket se nuk ka asnje lidhje me studimet tuaja?

    Eshte e vertete dhe sporti mbetet dashuria ime e pare. Nuk mund te them se nuk kane asnje lidhje me mua, sepse, nese babi me dha dashurine per sportin, mami me dha dashurine per artin dhe harmonine, e mbi te gjitha me mesoi menyren teknike se si te pres, te qep dhe modeloj. Une u rrita ne nje ambient shume sportiv dhe artistik ne te njejten kohe, me persona shume te talentuar perreth. Duke filluar me tre teze rrobaqepese/disenjatore dhe me kusherinj piktore e artiste. Pra, une kam mesuar te pres, qep dhe krijoj garderoben time qe kur isha e vogel.

    Sa vite ju desh qe te integroheshit me jeten ne Amerike?

    Nuk kisha nevoje te integrohesha ne South Beach, qyteti ku une jetoj. South Beach me pranoi e me deshi ashtu sic isha, une vetem sa u bera ne nje version me i fuqishem, i Emes qe isha ne te vertet.

    Pse zgjodhet pikerisht Ameriken dhe jo nje kontinent me te afert, per shembull Europen per te jetuar?

    Une zgjodha USA, vetem pasi kisha provuar kontinentin Europian dhe kisha udhetuar ne shume vende te tjera. Pra, une nuk u largova direkt nga Shqiperia per ne Amerike. Jetova per 6 vjet ne Itali dhe pasi kisha absorbuar cdo gje qe Italia mund te me mesonte, isha gati per nje grade me te larte rreziku le te themi, dhe kerkoja mundesi me shume per veten qe te rritesha si person.

    A keni pasur ju mbeshtetjen e dikujt ne Amerike, apo gjithcka e keni arritur vete?

    Kur erdha fillimisht jo. Me pas pata perkrahjen e shokut tim te ngushte, David Lahner, me te cilin me vone u martova dhe patem nje djale, Kade. Ai kishte njohuri te mira rreth biznesit, sepse kishte modeluar vete per disa vite. David gjithashtu kishte njohuri te mira ne anen llogaritare, por mbi te gjitha, per mua ai ishte dhe eshte nje baba i mrekullueshem. Ai me ndihmoi dhe me ndihmon shume me djalin, per te me dhene mundesine qe une te punoj, ne nje biznes i cili ka nje ambient me shume stres dhe kur une duhet te udhetoj neper ekzibicione te ndryshme. Pa kete ndihme, nuk do te kishte qene e mundur, sepse une jam nje nene shume e dedikuar dhe nuk do te kisha qene ne gjendje qe t’i beja te dyja punet mire.

    Nga sa persona perbehet familja juaj?

    Familja ime momentalisht perbehet nga im bir: Kade Lahner (10vjec). Per fat te keq, une dhe David jemi divorcuar, por David eshte babai i tim biri dhe shoku im i ngushte gjithmone, keshtu qe ne e konsiderojme njeri-tjetrin ende nje familje.

    Djali juaj, mendoni se ai do te behet si ju, pra do te merret me moden?

    Kade eshte shume i talentuar ne shume drejtime. Nuk jam e sigurt cfare drejtimi do te marre, pasi eshte ende i vogel. Per momentin eshte nje atlet i mrekullueshem dhe mban 2 rekorde ne vrapim, ne aktivitetet e shkolles. I pelqen shume edhe puna me metal. Me sa duket i ka ngjare gjyshit, Grigor Koja, babait tim qe punonte me metal.

    Tashme keni edhe shtepine tuaj te modes “Ema Savahl Couture”, sa e veshtire eshte qe te behesh kaq e njohur ne nje vend qe eshte i huaj?

    Shume e veshtire ndonjehere dhe shume e kendshme here te tjera, ashtu sic eshte jeta. Por sigurisht fakti qe jam lindur dhe rritur ne Shqiperi dhe qe kam qene atlete profesioniste, per shume vite me ka dhene shume avantazh. Them me ka dhene avantazh, sepse me ka kalitur. Une nuk heq dore kollaj nga endrrat e mia dhe veshtiresite i shoh si nje skuader kundershtare, qe nese nuk arrij t’i mposht sot, jam nje hap me afer t’i mposht neser.

    Para nje jave u vleresuat me cmim ne javen e modes ne Miami, cila eshte specifika apo stili juaj me i preferuar?

    Nuk e di nese jeni ne dijeni, por rrobat tona jane te gjitha te pikturuara me dore. Me 70.000 kombinacione te stileve e arteve te ndryshme, ne cdo ngjyre qe zemra deshiron. Moda jone nuk eshte rreth stilit tim te preferuar, eshte rreth mundesise qe ne i japim personit te shprehe stilin e vet personal, nepermjet artit te veshjesh (wearable art).

    Po ne jeten tuaj te perditshme, cili eshte stili juaj i te veshurit?

    (Qesh) Pantallona sportive, atlete, bluze sportive dhe bishtalec. Por kam kapacitetin te shnderrohem ne pamjen e nje disenjatore mode kur kam nevoje.

    Lexova diku se ju bashkepunoni dhe vishni edhe personazhe VIP, a mund te na permendi disa emra te njohur?

    Po eshte e vertete qe kam bashkepunuar edhe me emra te njohur te show-bizit si Paola Abdul, Paris Hilton, Sophia Vergara, Giuliana Rancid, Katy Perry dhe shume te tjere.

    A jane VIP-at kapricoze, apo nuk e diskutojne ate qe keni menduar ju?

    Une nuk punoj gjithmone direkt me VIP-at. Zakonisht stilistet e tyre zgjedhin stilet tona, dhe i drejtojne VIP-et se cfare te veshin. Kompania jone ka nje biblioteke gjigante (70.000 Kombinacione) dhe ke shume mundesi te zgjedhesh. Por kur punoj me ta drejtperdrejt, mund te them se jane njerez shume normal dhe e vleresojne shume punen tone, ndoshta edhe me teper se klientet e zakonshem.

    Sa kushtojne fustanet tuaja dhe cili eshte fustani me i shtrenjte qe keni bere?

    Fustanet kushtojne nga 800 dollare deri ne 4000. Keto per fustanet e ndryshme. Per fustanet e nuseve cmimet shkojne edhe me lart.

    A keni menduar qe nje dite te jeni pjese e “Fashion Week New York”?

    Sigurisht! Jam e sigurt se nese jeta nuk merr ndonje drejtim tjeter, kjo do te realizohet ne te ardhmen e afert.

    Dhe pyetja e fundit, cilat jane projektet tuaja me te aferta?

    Momentalisht jam duke punuar ne menyre paralele me shume projekte. Me vone do te degjoni vetem per projektet e suksesshme dhe ju siguroj per kete. /Koha Jone/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 19:41