Sėrish kėrkohet shkarkimi i Sheremet Ahmetit
Vizitor- Vizitor
Ministri i Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti, ėshtė pajtuar me faktin se rasti i vjedhjes nė Dhomėn e Dėshmive qė ka ngjarė nė prill tė kėtij viti - ka dėmtuar imazhin e Policisė sė Kosovės dhe pėrkundėr kėsaj, edhe sot, pėrgjigja e tij ėshtė hetimet vazhdojnė....
Ministri Pajaziti ėshtė paraqitur tė martėn nė njė seancė tė Kuvendit tė Kosovės, ku po shqyrtohet ēėshtja e skandalit tė vjedhjes nė Polici. Ai nuk dha shumė hollėsi rreth hetimeve qė po zhvillohen rreth kėsaj ēėshtjeje, mirėpo theksoi se, pėr zbardhjen e kėtij rasti janė angazhuar ekspertėt mė tė dėshmuar policorė.
Ju siguroj se do tė ketė rezultate konkrete nė kėtė rast, ka thėnė ministri i Punėve tė Brendshme duke potencuar pėrkushtimin e tij pėr tė luftuar kundėr krimit tė organizuar.
Nė njė formė, Pajaziti ka arsyetuar vetveten nga pėrgjegjėsia, duke shpjeguar se, sipas Ligjit mbi policinė, Ministria ėshtė pėrgjegjėse pėr zhvillimin e politikave, ndėrsa pėrgjegjėsia direkte i pėrket menaxherėve tė Policisė.
Ndėrkohė, kryetari i Komisionit pėr Siguri i Kuvendit tė Kosovės, Rrustem Mustafa, ka pėrsėritur kėrkesėn e kėtij komisioni, pėr shkarkimin e drejtorit tė Policisė sė Kosovės, Sheremet Ahmeti, pėr shkak tė papėrgjegjėsisė nė postin qė ka.
|
|
No Comment.