Pavarėsia e Kosovės nuk ka shkelur tė drejtėn ndėrkombėtare
Vizitor- Vizitor
Qėndrimi i Gjermanisė ėshtė se me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės nuk ėshtė shkelur e drejta ndėrkombėtare, ėshtė shprehur ambasadori gjerman nė Beograd Wolfram Maas.
Ai pėr shtypin e Beogradit ka siguruar se vendi i tij nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė ka sqaruar pozicionin e vet nė deklaratėn dhėnė gjykatės. Nė njė pyetje hipotetike se nėse gjykata shpreh njė mendim tjetėr a do ta rishqyrtojė Berlini njohjen e shtetit tė Kosovės, ambasadori Maas tha se Gjermania gjithmonė ėshtė pėrpjekur qė tė bazojė politikėn e vet nė realitet.
"Meqenėse deri mė tash rreth 60 vende e kanė njohur Kosovėn, ndėrsa pranimin e Kosovės nė FMN dhe Bankėn Botėrore e kanė miratuar mbi gjysma e vendeve tė botės, mendoj se ekzistimi i Kosovės sė pavarur ėshtė njė fakt real", ėshtė shprehur ambasadori gjerman nė njė intervistė pėr gazetėn "Veēernje Novosti".
Duke folur pėr veprimin e EULEX-it, diplomati gjerman ka vlerėsuar se misioni i BE-sė "po i zhvillon kapacitetet e veta hap pas hapi" dhe se do tė pėrfitojė besimin e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, si dhe do t'i kontribuojė stabilizimit tė situatės. Por ai ka shtuar se ėshtė e rėndėsishme qė njerėzit tė cilėt kanė nevojė pėr ndihmė, duhet tė bashkėpunojnė me ata qė duan tė ndihmojnė.
I pyetur nėse Komisioni Evropian me rastin e heqjes sė vizave qytetarėve tė Serbisė do tė kėrkojė qė pasaportat e reja tė mos u jepen shqiptarėve, ambasadori gjerman tha se vendimet pėr liberalizimin e vizave nuk merren vetėm pėr rajonin nė tėrėsi.
"Kur BE ofron lirimin nga vizat, ajo pėrcakton se me kėnd kjo ka tė bėjė, ndaj nė bisedimet e KE me qeverinė serbe, tė dyja palėve duhet t'u jetė e qartė se ndaj kujt do tė zbatohet liberalizimi i vizave", ka thėnė diplomati gjerman.
|
|
No Comment.