BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pakoja e Ahtisaarit ėshtė e pandryshueshme

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    23062009

    Buzqeshje Pakoja e Ahtisaarit ėshtė e pandryshueshme

    Mesazh nga Vizitor

    Pakoja e Ahtisaarit ėshtė e pandryshueshme Juhfdj


    Asnjė kėrkesė e Serbisė me tė cilėn synohet ndryshimi i kompetencave tė Qeverisė sė Kosovės dhe ICO-sė nė procesin e decentralizimit, nuk mund tė pranohet, thonė zyrtarė qeveritarė kosovarė dhe ata tė pranisė ndėrkombėtare. Sipas tyre, Beogradi mund tė bashkėpunojė, por jo edhe tė marrė kompetenca nė zbatimin e decentralizimit nė Kosovė.

    Duke iu pėrgjigjur njė kėrkese tė Qeverisė sė Serbisė, sipas sė cilės kėrkohet caktimi i njė pėrfaqėsuesi neutral ndėrkombėtar qė tė marrė rolin e njė ndėrmjetėsi mes Serbisė dhe Kosovės, nė lidhje me zbatimin e decentralizimit, ministri i Pushtetit Lokal nė Qeverinė e Kosovės, Sadri Ferati, ka deklaruar pėr Radion Evropa e Lirė se, “asnjė kėrkesė qė ka tė bėjė me ndryshimin e kompetencave tė Qeverisė sė Kosovės pėr zbatimin e decentralizimit, nuk mund tė diskutohet fare”.

    Kurse, roli i Beogradit, sipas tij, mund tė jetė i pranueshėm vetėm nė cilėsinė e bashkėpunimit dhe marrjes sė informacioneve, por jo edhe tė ndryshimeve nė dispozitat e Pakos sė Ahtisaarit, ku flitet pėr decentralizimin. "Por, Pakoja e Ahtisaarit ėshtė e pandryshueshme dhe duhet tė implementohet e tėra nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės”, tha Ferati.

    Procesi i decentralizimit zbatohet nė Kosovė nga qeveria si dhe autoritetet lokale nėn mbikėqyrjen e ICO-sė. Shefi i Zyrės pėr informim nė ICO, Andy McGuffie, tha se decentralizimi ėshtė njė proces qė i pėrket Qeverisė sė Kosovės dhe mbėshtetet nga ICO-ja. “Ky proces ėshtė njė mundėsi e mirė pėr reforma gjithėpėrfshirėse, nga tė cilat do tė pėrfitojnė tė gjithė qytetarėt e Kosovės”, tha McGuffie.

    Lidhur me kėrkesat e Beogradit pėr njė pėrfaqėsues neutral ndėrkombėtar qė do tė pėrfshihej eventualisht nė kėtė proces, McGuffie tha se ICO nuk ka biseduar asnjėherė nė lidhje me kėtė proces me autoritetet e Beogradit. “Decentralizimi ėshtė duke u zhvilluar nėn dhe nga autoritetet e Qeverisė sė Kosovės dhe e ka mbėshtetjen e ICO-sė”, tha ai.

    Ndryshe, Beogradi njeh dhe bashkėpunim me misionin e EULEX-it dhe atė tė UNMIK-ut, por nuk e njeh ICO-nė, pėr shkak se ICO ka nė mandat mbikėqyrjen e zbatimit tė Pakos sė Ahtisaarit, dokument ky qė nuk pranohet nga autoritetet serbe.

    Ministri serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, ka deklaruar se Beogradi nuk e pranon decentralizimin sipas Planit tė Ahtisaarit, por do tė pranonte tė pėrfshihej nė kėtė proces marrė parasysh rėndėsinė qė ka pėr serbėt e Kosovės, nėse do tė caktohej njė ndėrmjetės neutral ndėrkombėtar.

    Sidoqoftė, njė kėrkesė e tillė duket si fillim i ri i kėtij procesi nga ana e autoriteteve vendore dhe ndėrkombėtare nė Kosovė dhe si e tillė hidhet poshtė. /Radio Evropa e Lirė/
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 6/5/2024, 22:49