BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Studimi - Femrat mė pak tėrheqėse zgjedhin karrierėn???

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Studimi - Femrat mė pak tėrheqėse zgjedhin karrierėn???

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/4/2012, 12:09

    Studimi - Femrat mė pak tėrheqėse zgjedhin karrierėn??? Images

    Njė studim i ri, qė mund tė konsiderohet gjithashtu edhe shumė i diskutueshėm, sugjeron se vajzat zgjedhin t’i pėrkushtohen karrierės kur mendojnė se nuk janė nė gjendje tė tėrheqin njė mashkull.

    Sipas studimit nė fjalė, nuk janė dėshira pėr karrierė apo pėr pėrfitime financiare ato qė e shtyjnė njė femėr qė t’i pėrkushtohet totalisht karrierės. Arsyeja e vėrtetė qė i shtyn gratė tė ndjekin karrierėn, sipas tė dhėnave tė disa studiuesve, ėshtė frika dhe pasiguria qė kanė ato se ndoshta janė jo shumė tėrheqėse pėr t'u martuar.

    Nė qendėr tė argumentit tė studimit ėshtė ideja se gratė kanė evoluar nga stadi i tė qenėt thjesht shtėpiake dhe sot ato i gjen nė poste tė rėndėsishme pune. Hulumtuesit kryen disa eksperimente pėr tė dalė nė argumentin e tyre befasues
    Pasi mblodhėn tė dhėna rreth meshkujve dhe femrave nga e gjithė SHBA, ata zbuluan se numri i meshkujve tė privilegjuar nė poste tė mira pune kishte rėnė, ndėrsa pėrqindja e grave nė karrierė dhe tė paguara shumė ishte rritur. Pėrveē kėsaj, gratė e kėsaj kategorie ishin bėrė nėna nė njė moshė tė madhe dhe kishin mė pak fėmijė.

    Kur u pyetėn gratė nė lidhje me kėtė ndryshim tė proporcionit burrė-grua nė postet e privilegjuara nė punė, ato u shprehėn se nuk besonin qė mungesa e burrave do tė ēonte nė hapje tė mė shumė vendeve tė punės pėr gratė. Nė vend tė kėsaj, ato mendonin se kjo do tė bėnte qė tė kishte mė shumė konkurrencė pėr tė gjetur njė burrė.

    Eksperimenti pėrfundimtar testoi dyshimin e studiuesve se femrat mė pak tėrheqėse do tė ishin mė tė interesuara tė ndiqnin karrierėn, pėr shkak se atyre u duket e vėshtirė pėr tė siguruar njė partner. 87 gra tė reja u pyetėn nė lidhje me pikėpamjet e tyre mbi familjen dhe karrierėn. Ata u pyetėn gjithashtu pėr faktin se sa tėrheqėse e besonin veten pėr njerėzit e tjerė. Ato gra tė cilat e shikonin veten si mė pak tė dėshirueshme se mesatarja, ishin kryesisht tė orientuara nga karriera.

    Hulumtuesja Kristina Durante, nga Universiteti i Teksasit nė San Antonio, e cila udhėhoqi studimin tha: "A ka ndikim raporti i burrave ndaj grave nė aspiratat pėr karrierė tė grave? Tė dhėnat e arkivuara nga njė seri eksperimentesh laboratorike sugjerojnė se pėrgjigja ndaj kėtij dyshimi ėshtė po" /ikub/

      Ora ėshtė 19/5/2024, 11:36