BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Flaura Kureta rrėfen rolin e saj nė dramėn “Doktor Shuster”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Flaura Kureta rrėfen rolin e saj nė dramėn “Doktor Shuster”

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/4/2012, 11:09

    Flaura Kureta rrėfen rolin e saj nė dramėn “Doktor Shuster” 0000033

    Dhe pse e re, ajo ka luajtur mbi 20 role nė drama dhe komedi. Nuk ka luajtur role dosido, por role me disa nga aktorėt mė tė spikatur si me Agim Qirjaqin, Robert Ndrenikėn, Timo Fllokon, Roland Trebickėn, Enver Petrovcin, Bujar Asqeriun etj.. Ajo thotė me bindje se nuk do ta zėvendėsonte me asgjė profesionin qė ka. Vlerėson shumė punėn e regjisorit dhe nuk i ndan rolet e komedisė nga ato tė dramės. Sipas Flaurės, tė luash krah Robert Ndrenikės ėshtė njė nder i madh, po aq sa ėshtė dhe pėrgjegjėsi. I pėlqen kur i thonė je njė aktore e mirė, se sa njė femėr e bukur. Edhe nė skenė dhe nė jetė ajo nuk do tė tregohet koketė, por njė njeri real me kėmbė nė tokė.

    Ēfarė emocionesh keni ndjerė kur regjisori Spiro Duni ju ofroi rolin e Divnės tek drama “Doktor Shuster”?

    Tė tė gėnjej qė nuk u gėzova?! Ishte njė emocion i njė lloji tjetėr qė m’u besua roli i Divnės, pasi e kisha lexuar pjesėn dhe e njihja si tekst. Roli m’u dha disa ditė para se tė fillonte projekti. Roli ishte i njė vėshtirėsie tė lartė, pra isha para njė sfide. Nuk ishte njė rol qė e kisha bėrė deri mė sot. Vėshtirėsia e rolit nuk qėndronte vetėm nė ndėrtimin e tij, nė amplitudat e mėdha emocionale qė kishte si personazh, por edhe pėr vetė faktin sepse unė nuk luaj moshėn time, por njė grua nė moshė qė duhet t’i pėrqasej dhe t’i afrohej nė shumė detaje personazhit kryesor, Doktor Shusterit. Pra, impresioni ishte shumė pozitiv, po aq sa ishte dhe pėrgjegjėsia.

    Besuat se do ta realizonit kėtė personazh?

    Po, patjetėr, deri sa e pranova. Pėr tė mbėrritur te ky rol rrugėtimi im artistik ka qenė i gjatė dhe jo i lehtė. Kur filloi puna me personazhin, dhe unė e pranova, mendova se mund ta luaj. Kam pasur goxha eksperienca deri sa tė mbėrrija kėtu, si nė Shqipėri dhe jashtė saj. Kėto eksperienca mė kanė rritur artistikisht. Ndoshta me kėtė rol kishte ardhur momenti dhe koha tė bėja diēka ndryshe nga rolet e tjera. Divna ishte fati dhe oportuniteti i njė kafshate tė madhe, ku vlerat aktoriale qė ka ēdo aktor, janė tė fshehura dhe tė mbartura diku. Dhe ja vjen momenti qė tė shfaqen. Pikėrisht mendova se ishte njė rol qė unė mund t’i shpėrfaqja kėto akumulime aktoriale. Nuk mund tė thuash se si kam ardhur unė tek personazhi apo si erdhi Divna tek unė. Divna ėshtė mėsuese pianoje me moshė mbi tė 50-at, dhe interpretimi live nė piano e ka plotėsuar si figurė. Njė personazh anakronik qė i ka ngelur ora nė vend, ėshtė motra e doktor Shusterit, e cila ka njė botė tė madhe emocionale dhe shpirtėrore qė qėndron shumė, ėndėrron shumė dhe mund tė thuash se ėndrrat e saj kanė ngelur disi pezull nė mes dy kohėve. Janė nga ata personazhe qė jetojnė realitetin e sotėm, por qė kanė asosacione nga e kaluara. Po ta shohėsh edhe nga mėnyra se si autori Kovaēeviē e ka ndėrtuar kėtė personazh, tė gjitha kėto aluēinacione vijnė nė mėnyrė shumė graduale, shumė organike, sepse Divna nuk dihet se kur jeton nė tė sotmen dhe kur jeton tė shkuarėn, ėndrrat e saj.

    Cila ėshtė linja kryesore e saj?

    Linja e saj kryesore, ėshtė linja qė ka me vėllanė e saj, Doktor Shusterin, dashuria e madhe qė ka pėr tė, si dhe dashuria e saj pėr Sergein, dashuria e vetme e jetės sė saj, mashkulli qė e ka bėrė te dashurojė fort, tė ėndėrrojė dhe tė vuajė, pasi kur ai ndahet nga jeta, Divna e kujton gjithmonė, ka aluēionacione tė vazhdueshme, e ėndėrron ēdo ēast aq sa disa herė padashje kthehet ne situate komike personazhi i Sergeit Duke e kėrkuar me ngulm ajo “sikur e gjeti” Sergein, i cili mishėrohet tek kėngėtari i operės, njė personazh tjetėr i dramės. Kėtu shkrihen kėto dy realitete tė Divnės, aluēinacionet e saj.

    Pėrballė njė aktori klasi, Robert Ndrenikės, ua ka vėshtirėsuar apo ua ka lehtėsuar rolin Ndrenika?

    Ėshtė hera e tretė qė luaj me Robert Ndrenikėn. Herėn e parė kam luajtur tek njė vepėr e Ēehovit, rolin e Nataljes (vajza e tij) kur sapo isha diplomuar (kisha mbaruar Akademinė e Arteve) dhe gėzimi ishte shumė i madh qė do luaja pėrkrah njė legjende tė skenės. Herėn e dytė kam luajtur para katėr vjetėsh “Njeriu qė pa vdekjen me sy” tė Viktor Eftimiut, ku pėrsėri isha vajza e tij ku luaja rolin e Alisės. Nė harkun e kėtyre viteve kam pasur fatin dhe komoditetin tė jem pėrkrah disa prej personaliteteve tė aktrimit shqiptar, pėrveē Prof. Robertin qė e kam dhe mik shumė tė mirė. Por nė kėtė projekt e kam partner direkt pasi 80 pėr qind tė rolit e kam me tė. Pėrveē kėtyre tė dy rolet qe janė dhe rolet kryesore tė kėsaj drame, ku linja kryesore ėshtė vėlla motėr. Kjo ishte njė sfidė e madhe pėr mua qė tė luash pėrkrah njė aktori tė tillė kalibri, ėshtė fa, por dhe risk i madh, pasi aktorėt e mėdhenj vėrtet tė ndihmojnė, por pėrballė tyre duhet tė jesh shumė dinjitoze, dhe profesioniste dhe mendoj se kėtė sfidė e kam kaluar me sukses.

    Konkretisht si ėshtė sjellė Ndrenika me ty?

    Siē sillen profesionistet e vėrtetė. Ka qenė njė marrėdhėnie shumė e bukur nė prova dhe jashtė saj. Mėnyra se si sillet me mua Ndrenika ma lehtėson punėn, por vetė loja e tij tė bėn qė tė jesh komode dhe tė ndihesh mirė krah tij. Roberti mė ka ndihmuar shumė, pasi kemi bėrė dhe prova individuale sepse kėta personazhe janė shumė njerėzorė, pasi ne i hasim kudo, e tė tillė ka shumė dhe nė Shqipėri. Intelektualė qė se kanė marrė shpėrblimin e duhur pėr punėn qė kanė bėrė. Konkretisht vėlla e motėr, njėri doktor i famshėm, tjetra mėsuese pianoje, nuk janė vlerėsuar sa duhet, ndaj jam pėrpjekur tė kapim anėn njerėzore tė tyren, sepse aktorėt e vėrtetė rrokin tek personazhi vėrtetėsinė, nėntekstin, atė qė nuk ėshtė e shkruar me fjalė, nė dialog, nė pjesėn teatrale. Kėtu qėndron suksesi i kėsaj drame, sepse kėtu spektatorėt qajnė dhe qeshin njėkohėsisht. Nuk ka qenė e lehtė, por dhe nuk ėshtė e vėshtirė tė punosh para aktorėve tė tillė, sepse duken tė vėshtirė, nė pamje tė pare, po aq njerėzor dhe tė thjeshtė janė kur ulesh tė punosh me ta .

    Njė vajzė e re simpatike, ndėrsa Divina njė grua mbi tė pesėdhjetat. Kur ju pashė ashtu, mendova, si njė grua e madhe. Kush ka luajtur rol nė pėrshtatjen e Divnės?

    Pėrkushtimi dhe puna pėr krijimin e figurės sė Divnės ka qenė maksimal dhe me shumė dashuri. Pėrveē provave, mimikės sė fytyrės, kostumit, njė rol tė rėndėsishėm ka luajtur dhe grimi. Unė dua tė falėnderoj mjeshtren e grimit Bebeka Allėn, e cila mė ka ndihmuar se si unė tė pėrqasesha dhe tė afrohesha nė moshėn e Divnės. Ulesha nė dhomėn e grimit dhe pak nga pak duke shtuar thinjat e bardha, me atė grimin, duke mė plakur pak nga pak mė transformonte nė njė plak fisnike. Ky ėshtė njė aksesor dhe njė element i rėndėsishėm qė e ndihmon aktorin tė ndihet personazhi i vėrtetė i dramės, jo vetėm nė brendėsi, por edhe vizualisht. Pra tė ketė imazh tė kuruar. Unė nė pėrgjithėsi kam luajtur moshėn time, por nė kėtė rol ndihem tamam njė Divnė e vėrtetė

    Luani nė drama, por edhe nė komedi. Ku ndihet mė e sigurt Flaura?

    Unė i kam prekur tė dy zhanret dhe pikėrisht tani po luaj dhe tek drama “Doktor Shusteri” dhe tek komedia “XXL”, tek Teatri i Komedisė. Aktorėt e vėrtetė nuk i ndajnė dramėn nga komedia, ashtu si nė jetė qė nuk mund t’i ndajmė tragjiken nga komikja. Edhe unė nuk i ndaj dot, sepse i kam tė dy pjesė tė shpirtit, tė jetės, tė sė pėrditshmes. Ndihem mirė tek tė dyja. P.sh, Divna i mbart tė dyja, dhe komiken dhe tragjiken. Pra, ka shumė ngjyra si personazh dhe komikja del padashur.

    Nė ekonominė e tregut, shohim se tregu i aktorėve ėshtė pak i ngushtė dhe nga ana materiale s’kanė tė ardhura pėr njė jetesė tė kėnaqshme. Je penduar qė ke zgjedhur kėtė profesion?

    Kam mbaruar shkollėn e muzikės dhe mė pas zgjodha tė vazhdoja pėr aktore, pasi e kisha ėndėrr. Jo mė kot e zgjodha, pasi e dua kėtė profesion dhe nuk jam penduar aspak edhe pse realiteti ėshtė i vėshtirė. Kur merr duartrokitje si tek “Doktor Shuster”, kur dėgjon fjalė tė mira pėr lojėn, kur shtypi shkruan mirė, tė gjitha kėto e pėrligjin sakrificėn, por dhe problemet e tjera qė kanė tė bėjnė me profesionin.

    Ėndrra e lėnė pėrgjysmė?

    Regjisura. Kam qenė disa herė asistente nė vepra tė rėndėsishme si “Macja nė ēatinė e nxehtė”, Fishkėllimė nė errėsirė”, “Gjashtė personazhe kėrkojnė autor”, “Kėngėtarja tullace”, “Shpellari” etj.. Regjia ėshtė e vėshtirė dhe ndryshon nga aktrimi. Regjia ėshtė njė dirigjencė me shumė vegla, ku duhet njė kapacitet dhe akumulim i jashtėzakonshėm. Por le tė mbetem tek aktrimi. Ėndrra vazhdon, megjithatė kurrė mos thuaj kurrė!… /Albert Zholi Gazeta Telegraf/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 16:57