BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Afėrdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi, dasmė tradicionale nė Shkup!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Afėrdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi, dasmė tradicionale nė Shkup!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/4/2012, 11:19

    Afėrdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi, dasmė tradicionale nė Shkup! 0000036

    Dihet tashmė qė Afėrdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi kanė njė lidhje tė konsoliduar bashkė. Ai ėshtė kėngėtar, shqiptar nga Tetova, por shumė i dashur edhe nė Shqipėri e Kosovė. Nė bisedėn me Afėrditėn nuk mund tė rrimė pa i pyetur pėr martesėn e tyre. Afėrdita na tregon se e kanė nė plan, shtyrja e saj ka qenė pėr shkak tė angazhimeve tė shumta dhe mungesės sė kohės. Vetėm njė gjė ka tė sigurt, qė dasmėn do e bėjnė nė Shkup dhe familja e Afėrditės do tė vijė aty momentin qė ata do tė martohen. Dreshaj premton pėr njė dasmė tė madhe e tradicionale.

    Sapo ka dalė nga palestra e kėrcimit. Buzėqesh dhe tė imponon qė t’i pėrgjigjesh me tė njėjtėn pamje. Ėshtė e ēiltėr, e pėr nga thjeshtėsia qė paraqet, nuk tė jep pėrshtypjen se po flet me njė nga modelet mė tė mira nė Amerikė, njėkohėsisht edhe Miss Kosova. Por kjo, nė pamje tė parė, e ka njė arsye: prej 13 vjetėsh jeton Detroit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

    Afėrdita Dreshaj ka ardhur nė Tiranė pėr njė projekt televiziv, qė e bėn atė personazh nė spektaklin “Dancing With The Stars”, ku ajo ėshtė njė nga balerinat Vip. Shtatėlartėsia e saj nuk kalon pa u vėnė re, 182 centimetra e gjatė. Trupi i hollė bėn qė tė gjithė tė kthejnė kokėn, por pėr Afėrditėn ky nuk ėshtė aspak problem, ėshtė mėsuar me kėto situata.

    Madje na tregon se Tirana i pėlqen shumė dhe do tė donte qė sė shpejti tė vinte e tė jetonte kėtu, megjithėse ėshtė puna qė e mban tė lidhur me Amerikė. Nė njė bisedė me tė, ne kemi mėsuar mė shumė pėr shqiptaren e Malit tė Zi, e cila me modesti tregon projektet e veta dhe jetėn nė SHBA. Ajo na rrėfen se e ka filluar shumė rastėsisht, ishte 17 vjeēare, kur njė fotograf e ndalon nė rrugė dhe i kėrkon t’i bėjė njė foto.

    Vajza ishte e shoqėruar mė tė ėmėn, e cila si fillim nuk e mirėpriti kėrkesėn e fotografit, por nė pranin e saj bėhet fotoja dhe aty u kuptuar qė aparati dhe Dreshaj rrinin shumė mirė bashkė. Tashmė qė kanė kaluar tetė vjet, ajo ndihet shumė e kėnaqur me punėn, ėshtė e mirė paguar dhe jeton mjaftueshėm komode me pagesat qė merr. Na ka treguar se ka qenė imazh i kazinove greke nė Amerikė, i Lamborghinit… tė gjitha nuk mund t’i pėrmendim. Nuk e ka problem tė tregojė as pagesėn. Pohon se ėshtė paguar 20 mijė euro pėr njė set fotografik, por edhe 18 apo 15 mijė. Mbi tė gjitha na zbulon edhe njė sekret, qė martesa e saj me Shpatin do vijė shumė shpejt, dhe ceremonia do bėhet nė Shkup



    Afėrdita, kjo ėshtė periudha mė e gjatė qė po qėndroni nė Tiranė?

    Ka ndodhur edhe mė parė. Kam ndenjur edhe vitin e kaluar me Shpatin, kur ishte ai pjesėmarrės nė tė njėjtin spektakėl. Kėshtu qė ēdo ditė e mė shumė po e dashuroj kėtė vend dhe ėndrra ime ėshtė tė vij tė jetoj nė Tiranė.

    Njė vit mė parė shihje Shpatin tė ishte konkurrent nė DĖS, ndėrsa kėtė vit jeni ju, cili ėshtė ndryshimi?

    Vitin e kaluar kur ishte Shpati, unė isha mė e qetė dhe mė kujtohet qė i thoja pėr ndonjė lėvizje, po bėje se ėshtė shumė e thjesht, ndėrsa tani qė po e pėrjetoj vetė, po e shoh qė ka vėshtirėsitė e veta me anėt pozitive dhe negative. Tani ėshtė Shpati qė mė jep kėshilla. Mė thotė qė duhet tė pėrqendrohem e tė jap mė tė mirėn.

    Ėshtė mė e thjesht pėr ty se sa pėr konkurrentėt e tjerė?

    Kur shoh balerinė profesionistė qė kėrcejnė dhe bėjnė disa lėvizje, unė mendoj qė kurrė nuk mund ta bėjė atė, por kam vėnė re qė baleti ka disa sekrete tė vogla, tė cilat tė bėjnė dhe ato qė duken tė vėshtira tė mos jenė mė tė tilla.

    E synon ēmimin?

    Pse jo. Nė fund tė fundit kur i futesh njė gare synon qė tė punosh nė maksimum dhe pse jo tė dalėsh e kėnaqur nga ajo garė.

    Kur ta propozuan tė merrje pjesė nė kėtė spektakėl, pranove menjėherė apo u mendove dy herė?

    U mendova, sepse isha nė Amerikė. Atje isha e zėnė me punė dhe koncerte, madje kėtu kam ardhur pak me vonesė. Faktikisht mendova se tė marrėsh pjesė nė DĖS ėshtė njė shėnim shumė i mirė nė CV e njė personi. Kėshtu qė, pse jo, tė mos e kem edhe unė njė tė tillė.

    E patėt tė vėshtirė axhendėn?

    Normal, e kisha shumė tė vėshtirė sepse mė duhet tė lija disa gjėra nė mes atje dhe kėtu duhet tė punoja paralelisht edhe pėr disa klipe.

    Afėrdita ju, jetoni nė Amerikė?

    Po. Kam lindur nė Malin e Zi dhe prej 13 vitesh jetoj nė Amerikė.

    Si e ke filluar karrierėn?

    Rastėsisht kam bėrė njė set fotografik qė u pėlqye dhe dalėngadalė mu bė si punė.



    Ju tha dikush qė, juve jeni ekzakte pėr kėtė punė?

    Mė ka ndodhur rastėsisht nė rrugė. Mė ndali njė fotograf dhe mė tha a mund tė bėj njė foto. Mami normal nuk donte se imagjinonte ndryshe punėn e modelingut. Erdhi me mua herėn e parė kur kam bėrė foto, e pa qė njerėzit nė Amerikė janė shumė seriozė sidomos nė punė dhe nuk ka asgjė tė keqe tė bėsh modelen.

    Si ėshtė tė jesh pėrballė aparatit?

    O, tashmė jam shumė e lirė dhe kur shoh aparat, shndėrrohem nė “sexy” apo “e egėr”, dmth i bėj tė gjitha rolet.

    Tashmė prej sa vitesh punon nė modė?

    U bėn tetė vite dhe jam shumė e kėnaqur.

    Je modele pėr njė fushė tė caktuar apo pėr shumė fusha?

    Mė shumė se modele, fotomodele dhe reklama televizive. Kam bėrė shumė reklama, nė disa vende, si Greqi apo Gjermani. Ka njė larmishmėri fushash, duke nisur qė nga produktet kozmetike, e deri te fakti qė kam qenė imazh i Lamborginit dhe kazinove greke nė Amerikė. Tani nė Shqipėri pėr herė tė parė do jem imazh pėr njė kompani, tė cilėn nuk mund tua zbuloj pėr momentin, por ju them se kjo ėshtė njė kontratė shumė e madhe.

    Paguhet mirė njė modele nė Amerikė?

    Shumė. Kjo ėshtė e vetmja gjė qė kam bėrė. Atje ke kontrata tė mėdha, punė mė tė vogla dhe mund tė jetosh mirė me njė rrogė si modele.

    Sa ju janė paguar juve projekte tė ndryshme? Mund tė na thoni shifra?

    Jam paguar, 20 mijė dollarė, por edhe 18 apo 15 mijė. Pastaj dhe nė Greqi, kam kaluar shumė mirė dhe atje jam paguar mirė.

    Jeton mė familjen Amerikė?

    Jetoj me mamin, vėllain dhe motrėn.

    Si ėshtė dita juaj atje ?

    Ēohem herėt. Vishem shumė thjesht e zakonisht jam pa make-up. Ndėrsa problemin e kam kur vij kėtu, sa kur dal, Shpati mė thotė: Kėshtu do vishesh? Por kėtu ėshtė njė stil pak mė ndryshe. Pastaj bėj dhe trajtime.

    Ke shoqėri atje?

    Po, kam shoqe amerikane, por edhe shqiptare.

    Ėshtė e bukur jeta prej modeleje?

    Ėshtė e bukur, por ka edhe vėshtirėsitė e veta, duhet ta mbash veten gjithmonė. Gjithēka ka nevojė pėr plotėsimin e kushteve tė veta.

    Pak mė parė mė thatė se jeta juaj nė SHBA ėshtė e kėnaqshme, por ju dėshironi tė jetoni nė Tiranė, i ke marrė parasysh problemet ?

    I kam marrė parasysh, por ato janė ca probleme tė vogla dhe ēdo gjė ka pozitivet dhe negativet e saj. Po. Mua Tirana mė pėlqen shumė, ka dhe njerėz tė mirė, pastaj kėtu kam krijuar njė shoqėri timen. Nėse mė pyesin se ku dua tė jetojė nė Ballkan, do zgjidhja Tiranėn. Shpresoj tė ma plotėsojė Shpati kėtė dėshirė nėse e lexon kėtė intervistė (qesh).

    Keni ndonjė planė pėr martesė?

    Kemi plane, por kur, nuk e dimė. Sa herė themi: Do martohemi vitin e ardhshėm, na dalin aktivitete. Ne duam ta bėjmė njė dasmė tė madhe. Si fillim duam ta bėjmė tradicionale, pastaj mendojmė nė rrethin e ngushtė familjar. Por kur tė vijė koha ėshtė e sigurtė njė gjė, qė dasma do tė bėhet nė Shkup. Familja ime do tė vijė aty, kėshtu e kemi planifikuar.

    Do jetė kėtė verė?

    Jo, kėtė verė jo, kemi albume, projekte.

    /Entela Resuli Gazeta Shekulli/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 21:40