BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Era Rusi: Kėnga mė dha famė qė nė bangat e shkollės!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Era Rusi: Kėnga mė dha famė qė nė bangat e shkollės!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/4/2012, 11:22

    Era Rusi: Kėnga mė dha famė qė nė bangat e shkollės! 0000037

    Era Rusi, kėngėtarja me zėrin brilant, e njohur pėr interpretimet e saj ‘live’, ka vendosur tė rrėfejė sot pėr suplementin e tė mėrkurės vitet e gjimnazit. Ndonėse nė dhe tė huaj dhe larg familjarėve tė saj, kėngėtarja e dashur e skenės shqiptare ia ka dalė tė spikasė nė muzikė qėkur ishte adoleshente, duke u kthyer kėshtu nė mė tė famshmen e shkollės. Po sa tė vėshtirė e pati Era kėtė eksperiencė nė jetėn e saj. Cilėt ishin njerėzit qė e mbėshtetėn dhe ēfarė i dha Greqia. Dashuria pėr muzikėn qė e ‘detyroi’ ta lėrė nė gjysmė shkollėn pėr Informatikė. Kurset e kantos dhe marrėdhėniet me mėsueset. Ngacmimet e djemve dhe jeta e natės nė Greqi…

    Do flasim pak pėr periudhėn e gjimnazit, si ka qenė kjo kohė pėr ty?

    Periudhėn e gjimnazit unė e kam kaluar nė Athinė, pasi kisha shkuar atje pėr studime. Mbaj mend qė ka qėnė njė periudhė fillimisht shumė stresuese, pasi u nisa nga Shqipėria diku nga mesi i shtatorit dhe u futa menjėherė nė shkollė nė tetor pa ditur asnjė fjalė greqisht. Fillova kurset parapėrgatitore tė muzikės pėr Akademinė dhe nė njėfarė mėnyre po mėsoja notin nė det si i thonė njė fjale. Zėri im ishte mėnyra mė e mirė pėr t’u integruar. Shumė shpejt unė pėrvetėsova kėngėt greke, tė cilat mė bėnė tė njohur tek bashkėmoshatarėt e mi nė shkollė e nė komunitet. Mbaj mend se paraqitja ime e parė ishte nė festėn kombėtare tė Greqisė nė fund tė tetorit, ku unė, shqiptarja qė kisha vetėm 1 muaj nė shkollė kėndova solo, ēka mė bėri menjėherė tė njohur e tė respektuar nė shkollė. Mė vonė fitova konkursin e Akademisė. Me pak fjalė vitet e gjimnazit kanė qėnė shumė impenjative, por edhe shumė emocionuese.

    Sa orė nė ditė mėsoje?

    Nė periudhėn e gjimnazit studioja shumė pasi kisha edhe vėshtirėsinė e gjuhės, sidomos vitin e parė. Nėse njė studenti tė thjeshtė i duheshin 2 orė nė ditė, mua mė duheshin 4. Nga ana tjetėr kisha edhe studimet e shkollės sė muzikės ku shkoja ēdo pasdite.

    Ke qenė nxėnėse e dhjetės domethėnė?

    Kam qenė ndėr nxėnėsit e dalluar nė gjimnaz, por absolutisht mė e mira isha nė shkollėn e muzikės (qesh).

    Prindėrit i ke pasur shumė strikt nė kėtė aspekt?

    Prindėrit i kam pasur nė Shqipėri, unė jetoja me familjen e hallės. Ata mė kanė ndihmuar shumė madje mė shoqėronin fillimisht nė shkollėn e muzikės, pasi mė ndihmonin nė pėrkthim (qesh).

    Kishit uniformė nė shkollė, e respektoje?

    Jo, nuk kishim uniformė. Nėse do tė kishim, patjetėr qė do ta respektoja.

    Tė kanė tėrhequr vėmendjen ndonjėherė mėsuesit nė shkollė?

    Kam qenė gjithnjė njė fėmijė i sjellshėm nė shkollė (qesh) dhe i kam respektuar gjithnjė mėsuesit. Kam pasur shoqėri tė mrekullueshme dhe jam shumė e lumtur pėr kėtė. Kam nostalgji pėr kėtė periudhė tė jetės.

    Je zėnė ndonjė herė me ndonjė mėsuese?

    Jo, asnjėherė. Kam pasur gjithnjė njė raport tė veēantė me mėsuesit e mi, si ata tė gjimnazit, ashtu edhe tė shkollės paralele tė muzikės. Madje, mėsuesja e gjuhės dhe letėrsisė ishte arbėreshe dhe shpesh mė merrte nė shtėpinė e saj pėr tė bėrė ėmbėlsira dhe komunikonim shqip. Po kėshtu mėsuesja e pianos dhe mė vonė ajo e kantos. Mė trajtonin si vajzėn e tyre apo si shoqe mė vonė. Shpesh herė me taktin dhe dashurinė e tyre mė mbushnin mungesėn e nėnės.

    Ke kopjuar ndonjėherė?

    Nuk kam kopjuar asnjėherė nė gjimnaz, mė vinte turp (qesh). Kur shikoja shokėt dhe shoqet e klasės qė kopjonin, thosha me vete “po unė pse s’kopjoj dot”.

    Katėr ke marrė ndonjėherė?

    Natyrisht qė po (qesh).

    Cigare ose alkool ke pirė nė gjimnaz?

    Jo, cigare asnjėherė. Nuk mė ka tėrhequr edhe kur shoqet e mia e pinin. Ndėrsa alkoolin e kam filluar shumė vonė (qesh).

    Cila ishte lėnda qė pėlqeje mė shumė dhe cilėn prej tyre s’e pėlqeje?

    Matematikėn, fizikėn dhe kiminė i kam pasur tmerr, ndėrsa lėndėt shoqėrore mė pėlqenin. Nė shkollėn e muzikės lėndė tė preferuar, natyrisht kam pasur kanton (qesh).

    I ke lėnė orėt e mėsimit?

    Jo, nė gjimnaz nuk i kam lėnė asnjėherė orėt, pėrveēse kur pėrgatisnim shfaqet e shkollės dhe i kishim tė justifikuara nga mėsuesja kujdestare.

    Na trego pak pėr ngacmimet e djemve…

    Si tė gjitha gocat edhe unė qė kam pasur ngacmime nga djemtė, ndoshta edhe mė tepėr pasi kam qėnė gjithnjė nė qendėr tė vėmendjes pėr shkak tė kėngės. Megjithatė, asnjėherė nuk i kam marrė seriozisht djemtė qė vinin mė flisnin pasi kisha tė tjera prioritete atėherė. Po natyrisht kisha marrėdhėnie shumė tė mira shoqėrore.

    Po jetėn e natės e ke frekuentuar?

    Jeta e natės nė Greqi ėshtė e njohur nė gjithė botėn. E kam shijuar shumė kėtė pjesė pasi fillimisht mė merrnin me vete djemtė e hallės, ndėrsa mė vonė kur u rrita dhe krijova shoqėrinė time, dilja me to. Mė ka marrė sinqerisht malli pėr kėtė pjesė.

    Si e kujton mbrėmjen e maturės?

    Nuk kam bėrė mbrėmje mature, pasi aty nuk e praktikojnė.

    Era ti je diplomuar pėr…

    Nė gjimnaz pėr “Informatikė” ndėrsa Akademinė pėr “Muzikė moderne”.

    E doje kėtė shkollė?

    Informatika ėshtė njė degė shumė e bukur dhe fitimprurėse por, unė dashuroj muzikėn dhe informatikėn nuk e vazhdova mė pėrtej gjimnazit. Tani qė jam rikthyer nė Shqipėri po vazhdoj njė universitet tjetėr pėr “Shkenca komunikimi” ku dhe e ndiej veten mė mirė.

    /Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 08:05