BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rrėfehen Princ Leka dhe Princesha Elia: Do bėjmė dasėm tė madhe vitin tjetėr nė Shqipėri e Kosovė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Rrėfehen Princ Leka dhe Princesha Elia: Do bėjmė dasėm tė madhe vitin tjetėr nė Shqipėri e Kosovė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/4/2012, 14:29

    Rrėfehen Princ Leka dhe Princesha Elia: Do bėjmė dasėm tė madhe vitin tjetėr nė Shqipėri e Kosovė! 0000043

    Princi Leka, nė njė intervistė tė gjatė, rrėfen se ai vijon tė jetė princ. Leka flet me tone tė moderuara, thotė se vetėm familja mbretėrore mund tė bashkojė shqiptarėt, por pa ndryshuar kufijtė ekzistues.

    Zonja dhe zotėrinj pėrshendetje. Sot emisionin “Fakt” e kam spostuar nė ambientet e Oborrit Mbretėror. Nė njė intervistė tė parė me Princin Leka dhe Princeshėn. Mirėmbrėma dhe Mirė se ju gjej.

    Mirėmbrėma! Mirė se erdhe!

    Pyetja e parė qė lind menjėherė pas vdekjes sė Mbretit Leka I, pėr ēdo qytetar shqiptar ėshtė se cili ėshtė statusi juaj?



    Tani, sipas ligjit 1928 statusi i familjes mbretėrore, dmth statusi im, ėshtė princi i kurorės ose princi i shqiptarėve dhe nuk do tė ketė asnjė ndryshim derisa sot Shqipėria ėshtė Republikė dhe jemi te konsoliduar tek ligjet qė janė realisht ndėrkombėtare.

    Princ i kurorės, gjithsesi me vdekjen e Mbretit Zog nė 1961 njė Asamble Parlamentare, e cila nuk e ka njohur qeverinė e Enver Hoxhės ka kurorėzuar si mbret, mbretin Leka I.

    Absolutisht e vėrtetė. Edhe nė kėtė drejtim ka qenė njė mesazh i viteve ‘60 kundėr regjimit komunist, sepse vetėm njė mbret nė diasporė mund tė pėrfaqėsojė qeverinė shqiptare dhe shqiptarėt nė mėnyrė dinjitoze kundėr regjimit komunist, qė nė atė kohė ka qėnė i tmerrshėm.

    Gjithsesi, ka hapur njė farė debati betimi juaj mbi varrin e Mbretit Leka I, ditėn e varrimit pasi duket si njė betim prej njė mbreti tė ri. Tė paktėn tė nesėrmen shtypi Tiranės ka shkruar se tashmė nuk kemi tė bėjmė me princin leka, por kemi te bejme me mbretin Leka II.

    Realisht betimi im ka qene nje betim, privat ose personal prane varrit te babait tim, por qe eshte edhe mbreti i shqiptareve, nje mesazh per te gjithe lekalistet, zogistet dhe mbeshtetesit e familjes mbreterore qe une do te vazhdoje me rrugen e familjes se tradites shqiptare dhe ky eshte nje mesazh i mirefillte qe edhe pse shqiperia nuk eshte nje mbreteri por nje republike, roli i familjes mbreterore eshte statike, ka nje rol, nje te ardhme ne shqiperi, ne do te jemi prezent sidomos ne aktivitete sociale, politike dhe ēeshtje kombetare. Shqiperia ka nevoje per vazhdimesi dhe nje institucion sic eshte oborri mbreteror nuk i takon nje individi siē jam une, une jam nje princ, por eshte e vertete qe oborri mbreteror si institucion ka nje vazhdimesi te vazhdueshme dhe kjo eshte dicka qe ne kemi deshire te konsolidojme rolin e familjes mbreterore por edhe te oborrit mbreteror, ne te ardhmen e shqiperise.



    Ne intervisten e fundit qe kam patur me mbretin Leka I, pak kohe para se te vdiste i kam bere nje pyetje lidhur me zgjedhjen tuaj dhe kjo pyetje kishte te bente me faktin se ndryshe nga babai juaj, ndryshe nga mbreti zog, ndryshe nga ju, princi leka ka zgjedhur per princeshe dhe per bashkeshorte nje shqiptare. Gjithashtu me kujtohet, ne mos gabohem princeshe, ne nje takim ne pallatin e brigadave, kryeministri i vendit, z. Berisha, ju ka prezantuar para grupit diplomatik me shprehjen ‘shikoni sa princeshe te bukur shqiptare kemi’.

    Po eshte e vertete, po.

    Po e filloj me njohjen tuaj, me Princin Leka. Kur dhe si jeni njohur me Princin?

    Ne kemi pothuajse 4 vjet qe jemi njohur dhe gjithmone me duket si hera e pare sa here e shoh. Jemi njohur ne teater parka Kame, ne Ib. Te dy kemi qene te ftuar per promovimin e nje terreni golfi. Une kam qene e ftuar nga regjisori i mirenjohur Gezim Kame, ndersa Leka ka qene i ftuar nga miku i tij Marin Harxhi. Te dy bashke kane edhe federaten e golfit ne shqiperi dhe gjate atij kokteji jemi takuar, jemi prezantuar, ka qene takimi i pare dhe tjetri nuk ka vonuar ka qene te nesermen dhe te pasnesermen e keshtu me rradhe derisa une mora avionin dhe vazhdova studimet e mija ne France. Por qe nga takimi i pare mund te them qe jemi takuar intensivisht gjate muajve te veres.

    Pyetja e pare qe mund te bente cdo shqiptar, duke qene se jemi dhe pak skeptik ndaj gjithckaje apo mosbesues. Princi Leka, pasionant pas golfit dhe federaten e golfit ne Shqiperi, nje federate pa asnje fushe golfi.Princi leka nje princ me trashegimi historike, kuluturore, morale, politike, por akoma pa nje status te vecante. Jeni njohur me nje pasionant golfi, pa asnje fushe golfi me nje princ akoma pa status?

    Une gjithmone kam qene ne mbeshtetje te sportit. Angazhimi im duke mbeshtetur sportin, sidomos duke mbeshtetur disa sporte qe nuk ekzistojne ne Shqiperi. Kjo eshte nje trashegimi qe ka pasur mbreti Zog dhe familja mbreterore qe ka mbeshtetur nje federate te viteteve 30, qe ka qene federate e futbollit, ku Shqiperia nuk ka pasur asnje fushe futbolli, prandaj ne kete koncept ne kemi deshire qe te stimulojme idete, te perfaqesojme sportet qe nuk jane te zhvilluara ne shqiperi, te kryejme vizione te reja qe realisht te stimulojne turizem, te hapin hapsirat edhe gjithmone une me Elian do te jemi mbeshtetes ne keto angazhime, ne keto endrra, vizione te rinjsh qe nuk ekzistojne ne shqiperi, sepse realisht ne mund te stimulojme dhe mund te ndryshojme edhe faqet, realizimet. Ka shume mbeshtetes ne kete sport, siē kam qene ne kontakt edhe me mbeshtetes te tjere, te sporteve te tjera, si hipizem qe realisht eshte nje sport qe akoma eshte ne fazen e pare te zhvillimit te saj, sepse shqiperia ka nevoje per ambasadoret jo vetem te nivelit politik, por edhe sportive. Shqiperia eshte nje vend I vogel, ne kemi disa sportise te qe jane te perkryer, dmth ne kemi realizuar disa fitore ne sportet e peshengritjes, etj, por duhet te kryejme hapsira te ndryshme. Edhe nqs ne mund te luajme nje rol simbolik.

    Ne rast nderhyrjeje, kam nje koment mbi promovimin tuaj dhe nje pyetje per princeshen. Duket se gjithmone keni deshiruar te promovoni gati – gati te pamunduren, territorin e Shqiperise pot a kthejme te gjithin ne fushe golfi, me standaradet profesionale qe kerkojne fushat e golfit, ju sigurisht e njihni me mire se sa une, Shqiperia vete eshte sa nje fushe golfi, nga njera ane. E dyta, promovoni dhe mbroni traditen, historine e monarkise, por duket ne realitetin shqiptar e pa mundur. Pyetja eshte per princeshen. Jeni njohur me nje princ shqiptar, qe nuk ka lindur ne Shqiperi, i cili ne traditen e tij ka per deshire te promovoje te pamunduren?

    Une kur jam njohur me Leken kam vleresuar fillimisht njeriun te cilin kam takuar, padyshim e dija qe ishte princ i shqiptareve, padyshim qe kisha respektin maksimal per historine e familjes mbreterore, por per mua kishte rendesi cfare perfaqeson ai jo vetem familja e tij dhe historia e tij, por ai vete si individ. Si e shikon ai jeten ne Shqiperi, si e shikon ai veten ne shqiperi, ka tendencen te shikoje vetem gjerat e mira ne Shqiperi, ka deshire qe t’i shikoje gjerat e mira, ka deshire qe t’i shtyje me tutje dhe ka shprese se shqiperia do te behet nje vend endrrash. Me pelqen dashuria e tij per kete vend.

    Gjithsesi, nje vajze e re, e njohur per publikun shqiptar, me nje mama te talentuar, nje prej aktoreve me te mira ne Shqiperi, vertet keni vleresuar dashurine dhe ndjenjen e Lekes, princit per Shqiperine, por a ju ka trembur ideja se statusi juaj pavarsisisht se ndoshta edhe vetem simbolik ne nje fare menyre do te ndryshoje? Nje aktore qe tashme te gjithe e therrasin princeshe.

    Jo te gjithe. Mendoj se Leka me ka ndihmuar per sa i perket perceptimit te ketij statusi sepse gjerat kane ardhur shume natyrshem dhe ne fillim njeriu kur njihet me dike qe i pelqen nuk ka tendence qe te mendoje te gjitha keto gjera qe ne pamje te pare mund te duket shume bukur, shume roze dhe pastaj shikohen pergjegjesite dhe te gjitha me rradhe. Megjithate une mendoj se sot per sot ne statusin qe sot ka familja mbreterore ajo cka mua me kerkohet eshte dicka qe une e bej me zemer sepse nese ka disa njerez qe e degjojne dhe e vleresojne fjalen qe vjen nga oborri mbreterore, atehere ajo jo vetem qe nuk me kushton por e bej me zemer, me shume deshire, jam mesazhe qe duhen dhene, pozitive dhe mundohem te jem ne mbeshtetje te iniciativave te mira, te artit, te cultures, te shoqerise shqiptare, te potencialit shqiptar. Une nuk I kam pare veshtiresite e kesaj gjeje ende. Deri sot jam perballur me gjerat qe mua me ushqehen dhe me duken shume te rendesishme.

    Princ Leka: Kur flitet per nje status ketu ne shqiperi mund te jete shume simbolike, por puna qe ne bejme, angazhimet dhe qendrimet qe ne kemi, sidomos aktivitet sociale dhe ceshtjetve kombetare nuk jane simbolike. Jane reale, ne do te kuptojne qe shqiperia eshte shtet qe ka problem, ka nje realitet qe realisht eshte I veshtire dhe ne do te gjejme te gjitha hapsirat, mundesite qe edhe kete titull qe mund te trashegojme qe nuk na takon neve te shfrytezohet per projekte, pune qe relaisht shteti shqiptar ka nevoje. Shqiperi tani eshte antare natos, ka vizione pro evropiane, ne vete si culture, si popull duhet te jemi shume te hapur, te kemi ate fleksibilitetin e bashkepunimit, te jemi sa me shume te angazhuar, te jemi te hpaur per ide te ndryshme. Pa pasur nje energji, qe relaisht sot kemi nevoje per ate energji, kemi nevoje per shprese,kemi nevoje per nje vision te caktuar, kemi nevoje per institucione qe kane vazhdimesi, qe ne nuk i kemi sot. Prandaj ne kete drejtim ne jemi duke u fokusuar, kemi disa angazhime qe nuk jane me focus vetem ketu ne shqiperi, por edhe angazhime jashte shetit qe rrisin imazhine familjes mbreterore, publikime te ndryshme, sic jane librat, intervistat, kemi shprese.



    Do te flasim gjeresisht per angazhimet qe ka familja mbreterore dhe ne vecanti lidhur me problemet qe kane shqiptaret kudo, por gjithsesi jemi akoma tek momenti njohjes dhe tek vendimi juaj per tab ere shqiperine me nje princeshe shqiptare, ndryshe nga babai juaj dhe gjyshi juaj, nga mbreti Leka I dhe mbreti Zog. Por kur keni vendosur ta beni shqiperine me nje princeshe shqiptare a mendonit se ne rast se statusi jauja nuk do te kishte vetem kuptim historic, honoristik, simbolik, sigurisht edhe politik, por do ishte nje status legal do te ishte edhe e shtirur per nje vajze shqiptare ti nenshtrohej rregullave te ambjentohej me te gjithe protokollin e nje familjeje mbreterore.



    Absolutisht qe une besoj se Elia ka qene gjithmone shume korrekte. Ajo si natyre, e njeh shume mire statusin edhe ne bote te familjeve mbreterore, kemi mbeshtetje, nuk jemi vetem, sic thashe nje institucion sic eshte nje familje mbreterore nuk eshte vetem ka dhe institucione te tjera, kemi lidhje edhe me familje te tjera mbreterore qe kane qene ne ndihmese sepse jemi nje cift i ri, ne nuk kemi deshire qe femijet tone te rriten ne france apo nje nje vend tjeter. Jemi te konsoliduar ne shqiperi, jemi pjese e shoqerise, kemi rolin tone; Elia mbi te gjitha me ka mbeshtetur sepse ajo njeh me mire mentalitetin shqiptar sesa une. Jam fatkeqesiht i rrituar jashte prandaj mbeshtetja e saj, idete, logjika, konceptimet e problemeve ne shqiperi ka qene nje ndihmese e dyte. Se dyti une kam nevoje per nje partnere ne jete, ne shoqeri, por edhe elia duhet ta kuptoje se pushteti i dyte shpesh here ne Shqiperi jane grate. Ato kane rolin e tyre, kane angazhimet e tyre, Elia ka marre persiper disa angazhime, psh realizimin e nje projekti per krijimin e nje fondacioni qe do te jete me emrin e nenes mbretereshe, Elia ka edhe nje projekt qe ka deshire te shprehe …….. . Prandaj roli i Elias eshte jashtezakonisht shume i rendesishem. Ne nderkohe jemi te fejuar.

    Kjo eshte pyetja e rradhes. Folet per femije, folet per tradita shqiptare. Ju ka shqiptarizuar me shume nje princeshe shqiptare, me shume nje bashkeshorte shqiptare, kur do te kemi nje dasem mbreterore shqiptare?

    Ne do te ndjekim traditen shqiptare. E kam permendur qe …… nuk eshte vetem e princit por e te gjithe shqiptareve. Kam deshire qe te realizojme nje dasem jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove. Ne po presim, sipas tradites sepse me largimin e mbretit nenkuptohet do te kemi nje vit zi, por shpresojme qe vitin tjeter te kemi mundesi te percaktojme nje date te mirefillte per dasem, por shyqyr qe kam Elian. Ajo ka qene gjithmone krah meje, sidomos ne dhjetor, pas humbjes se mbretit ajo me ka mbeshtetur shume. Sinqeriteti i asaj, shpirti i saj, i jam shume mirenjohes.

    Po flasim per nje dasem mbreterore ne Shqiperi. Pak a shume ne nje vit elektoral.

    Qendrimi i familjes mbreterore gjithmone kur vine fushatat politike partiake, institucioni i familjes mbreterore duhet te jete larg partive, ne kemi qendrimin tone qe eėshte pro politikes kombetare, do te jemi shume te angazhuar, bashke me Elian do te jemi te angazhuar, kemi disa projekte per te vizituar disa qytete ne Shqiperi, do te bashkepunojme me shume me komunat bashkite per projektet kombetare, por kemi vizionin qe ne fund te vitit ne duhet te kemi bere vizite ne maqedoni.

    Elia zaharia: Une desha te shtoj dicka per nje dasem ne kohe elektoriale. Per mendimin tim nje dasem ne kohe elektorale, sic duhet te ndodhe ne te gjitha vendet eshte nje kohe e lumtur, ne ate kohe te gjithe njerezit kane mundesi te zgjedhin fatin e vet dhe per mendimin tim nje dasem nuk duhet te jete gje tjeter vetem t’ja shtonte lumturine kesaj kohe qe duhet te jete e lumtur per te gjithe shqiptaret. Eshte momenti qe ne zgjedhim.

    Duke folur per dasem dhe duke degjuar muzike ne sfonde duket sikur bashkia eshte kujdesur qe tju shoqeroj muzika ne vilen tuaj gjate gjithe kohes.

    Kemi nje lokal shume afer qe eshte kryesisht ne shkelje te cdo hapsire ligjore, por me mire te fokusohemi ne problemet e tjera te Shqiperise se problemet e perditshme kemi shprese se do te marrin rrugen e vet.

    Princeshe ju keni angazhimet tuaja, po krijoni nje shoqate, me cfare lidhen keto angazhime kryesisht?

    Une jam ne fazen e krijimt te nje fondacioni qe do te quhet mbreteresha xheraldine, do te jete nje fondacion bamiresie, po cfare po merrem tani eshte e rendesishme, sepse do te jete shpejt, ne date 22 prill, ne parkun e liqenit jam perfshire ne nismen qytetare ne pqe me natyren, fushate ndergjeggjesimi per qytetaret mbi rendesine e mirembajtjes se ambjentit ku jetojme, do te mbjellim fidane, lule, ne parkun e qytetit dhe ai park ne te gjithe e dime qe eshte mushkria e tiranes dhe eshte nje thirrje qe une i bej qytetareve nga te gjitha shtresat sociale sepse mendoj qe eshte e rendesishme per te gjithe femijet, per te gjithe ne qe jetojme ketu, puna nuk eshte turp, puna eshte nder dhe une ju ftoj qe te punojme se bashku ate dite dhe te socializohemi, te njihemi, do te kete shume personazhe nga jeta artisitke, kam ftuar shume artiste dhe jam e lumtur, entuziaste sepse ishin te gjithe shume pozitiv per te marre pjese dhe eshte mire qe do te japin edhe ata shembullin e tyre qytetar. Eshte e rendesishme per te gjithe dhe per mua eshte dicka qe me prek shume.

    Para pak ditesh kam shoqeruar Princin Leka ne paris ku ne fakt per habi dhe me deshire konstatoj se nga te tjere princer te Europes me status legal, nje respekt dhe nje partneritet me princin Leka. A keni rastistur ju personalisht te takoheni me princesha pas statusit qe ju tashme keni? Princesha shqiptare ka takuar homologe apo princesha te tjera?

    Une kam pasur kenaqesine te takoj princeshe Klean e Belgjikes, e cila ka ardhur edhe ne ėshtepi eshte takuar me mbretin, me ka lene pershtypje te jashtezakonshme. Princeshe Klea ka fondacione te vetat dhe eshte nje zonje bamirese dhe shikoj qe njerezit sa me shume gjera te bejne ne jeten e tyre aq me te thjeshte jane, aq me me kembe ne toke, dhe me te vertete per mua ajo ka qene nje shembull sepse eshte nje zonje e jashtezakonshme dhe per mendimin tim eshte shembull sepse kjo dmth te jesh nje princeshe, kenaqesia e saj eshte kur shikon te tjeret te lumtur dhe kur ben mire. Me te vertete eshte nje bamirese dhe per mua ka qene nje experience pozitive. Pastaj kemi pasur edhe takim ne paris me princin e malit te zi me te cilin ruaj kujtime shume te mira.

    Pyetja qe cdo kush do t’i bente nje princeshe eshte kush eshte idhulli juaj? Mendja pare kujtdo i shkon tek Lady D. Kush eshte princesha model?

    Po Lady D eshte e vertete qe ka bere shume, ajo ka qene shume e angazhuar dhe une do deshiroja qe aq sa me jepet mua mundesia te jem e angazhuar. Mendoj qe ne Shqiperi ka shume gjera per te bere keshtu qe shpresoj me gjithe shpirt qe te kem mundesi t’i jap ketij vendi aq sa une mundem, modestisht te kem fjalen time, zerin tim ne problematikat shqiptare.

    Ju si princeshe ju referuat edhe takimit me princin e Malit te Zi. Grupi i xhirimit qe kisha ne Paris e ka fokusuar kete, keni pasur nje takim te ngrohte me nje princ fisnik malazez. Ishte takimi i pare me te?

    Ishte takimi i pare dhe kemi biseduar per problemet qe ka Mali i Zi sidomos kam shprehur shqetesimin per ceshtjen shqiptare te Malit te Zi, qe te kene mbeshtetje sa me te forte sidmos qe tani po diskutohet shume per zonen e ………. Jane edhe disa levizje te pakendshme nga ana e qeverise malazeze. Familjet mbreterore gjithmone ………… mbrojne qendrimet e secilit shtet, kane qendrimet e tyre, por edhe ne kemi mundesi te gjejme kontaktet e bashkepunimit, kemi folur per liqenin e shkodres, ai ka shprehur deshiren e tij te promovoje liqene, vleren e saj, kemi diskutuar edhe per statusin e familjes mbreterore ne Malin e Zi, ato malazeze kane krijuar status te vecante per familjen mbreterore, gezon disa privilegje nga shteti, kane informacione mbi kete status edhe te gjejme bashkepunimin. Kemi shprehur shqetesimin tonme per reagimet e ashpra qe jane erdorur nga qeveria serbe ne Mal te Zi, sepse kane edhe ato problemet e tyre, qendrimin e princit Aleksander te Maqedonise, viziten e tij ne Kosove, qe edhe une bashke me qeverine e Kosoves kam reaguar vazhdimisht, prandaj ne duhet te kuptojme qe Evropa ka historine saj dhe kjo eshte me shume evidente qe shtetet si ne Bullgari ……… eshte bere edhe kryeminister, ne disa shtete te tjera, Rumani etj kane status te mirefillte, qe jane edhe politike dhe praktike per integrimin e Rumanise ne BE dhe ne kete ndihmese eshte e rendesishme qe edhe ne te jemi sa me shume te informuar. Familja mbreterore duhet te filloje te hapet me shume, prandaj e thashe ne fillim qe jemi bere me shume intensive ne angazhimet tona edhe me familjet e tjera mbreterore. Une ne qershor do te jem ne Suedi, me takime te ftuar nga fam mbreterore suedese, do te jete nje ballo qe Elia eshte duke filluar te gjeje veshjen e vecante.

    Elia Zaharia: Qe do te jene nga stilistet shqiptare me elemente tradicionale, folklorike, te gjitha detajet.

    Princ Leka: Keto jane metoda te ndryshme qe edhe ne te kemi sa me shume nje imazh te mirefillte, por edhe te tregojme qe familja mbreterore ne nivele te ndryshme eshte e angazhuar me sa ka mundesi qe te vije. Mos harrojme qe presidenti i nje shteti e ka te veshtire sepse vitin e pare shlyen borxhin qe ka realizuar, dy vjetet e tjera ai eshte i bllokuar, nuk takon njeri sepse nuk ka imazhe, nuk ka pushtet dhe nuk ka vazhdimesi, vitin e fundit eshte i detyruar te gjeje te ardhmen e tij, ndersa nje familje mbreterore eshte konstante edhe duke shfrytezuar kete stabilitet, sidomos qe familja mbreterore eshte per te gjithe rajonin, jo vetem per shqiperine. Eshte per Kosoven, Maqedonine. Per ceshtjen came. Kjo eshte nje ceshtje qe ne do te mbeshtesim, eshte nje ceshtje e jona dhe kemi realizime, prandaj jemi te hapur.

    Familja mbreterore ka nje status te vecante, gati gati eshte imazhi i Malit te Zi. Me aq sa pashe pas atij takimi nje princ i cili paguhej me pagen e presidentit, ne cdo lloj rasti ishte imazhi i Malit te Zi, te pakten me aq sa e di keto dite ne Shqiperi po tentohet te formatohet legalisht statusi i Oborrit ne Shqiperi. A keni propozimet tuaja dhe gjykimet tuaja, bashkepunimet tuaja me legjislativet shqiptare se kush duhet te jete modeli, statusi i familjes mbreterore ne Shqiperi?

    Ne rradhe te pare do te kerkojme informacione nga i gjithe rajoni jone, si shtetet Greqi, Itali, Mali i Zi, Serbi dhe vende te tjera, si e kane konsultuar statusin e tyre, jane elementet ligjore. Shqiperia eshte republike dhe duhet te jemi realist. Mos harro qe Mali i Zi dhe familje te tjera mbreterore jane familje qe kane ndryshuar shtetesine e tyre dhe nuk jane angazhuar per shtetin e tyre, kurse ne si familje mbreterore kemi qene gjithmone te angazhuar politikisht, si ne Shqiperi edhe diaspore, kemi qene pro ceshtjeve kombetare, pro politikes.

    Familjet mbreterore ne Ballkan, kane pak a shume kete histori, por kane ndryshuar shtetesine e tyre dhe jane pershtatur me vendet ku kane jetuar, familja mbreterore shqiptare eshte rasti specifik qe nuk ka ndryshuar per asnje rast kombesine e vet. Me cfare pasaporte keni levizur?

    Une kam levizur, jam rritur dhe lindur me pasaporten e mbreterise se Shqiperise.

    Vili autoritet ka leshuar kete pasaporte?

    Vete oborri mbreteror.

    Nje pasaporte e cila u eshte njohur?

    Eshte njohur krejtesisht nga te gjitha vendet e botes, ne kemi udhetuar me viza ne Shtetet e Bashkuara, Angli, Zvicer, France deri sa ne 2002 kemi ardhur ne Shqiperi, per nje periudhe eeshte njohur edhe nga shteti shqiptar me nje akt urdher te vecante per shkak te levizjes, deri ne 2003 ku familja mbreterore ka marre pasaporte diplomatike me vendimin e vecante te keshillit te ministrave.

    Pra per asnje rast nuk keni ndryshuar pasaporten shqiptare?

    S’kemi pranuar asnjehere, pervec shtetseisse shqiptare, ky eshte nje vleresim, tregues qe edhe mbreti leka duke jetuar larg shqiperise por duke punuar per te gjithe rikthimin ne demokraci ne atdhe eshte dicka e vecante per rajonin tone.

    Keni lindur ne Afriken e Jugut, jeni regjistruar si shqiptar qe ne momentin e lindjes?

    Nuk jam regjistruar fare ne Afriken e Jugut. Diten e lindjes time ne Afriken e Jugut, dhomen e spitalit per 24 ore e kane shpallur toke shqiptare.

    Per te qene i qarte, autoritet e Afrikes se Jugut dhomen e spitalit ku ju keni lindur per 24 ore e kane shpallur toke shqiptare?

    Toke shqiptare. E njejta gje ka ndodhur gjate luftes se dyte boterore me princin Aleksander te Serbise, por eshte nje vleresim, dicka simbolike, por shume e bukur.

    Shteti shqiptar nuk e ka njohur si toke shqiptare?

    Absolutisht ato nuk e kane njohur dhe donin vendim qe nuk ka qene …. E tyre.

    Gjithsesi, ju keni levizur gjithmone me pasaporte shqiptare, pavarsisht peripecive, tashme jeni shtetas shqiptar, me pasaporte diplomatike, ne kerkim dhe ne pritje te nje statusi final-legal, me nje te ardhme te Oborrit ne Shqiperi. Keto jane ceshtje ligjore. Te kalojme pak ne ceshtje politike. Pavarsisht se jeni ne pritje te statusit, jeni nipi i mbretit Zog, jeni djali i mbretit Leka, jeni princi i kurores, do doja te dija gjykimin tuaj mbi situaten ne Shqiperi, Kosove, shqiptaret ne Maqedoni, shqiptaret ne Mal te Zi, u shprehet pak me pare edhe per ēeshtjen ēame. Cili eshte vizioni i princit te kurores mbi te ardhmen e shqiptareve, apo mbi ate se si jetojne shqiptaret sot, politikisht dhe gjeografikisht?

    Se pari une kam disa angazhime qe jane parashikuar javen tjeter do te jem ne SHBA per aktivitete te Vatres, ne 100 vjetorin e Vatres bashke me Elian. Familja mbreterore ne kohen e mbretit ka pare me shume lindjen, une jam per rikthimin e qendrimin e familjes mbreterore, vlerat evropiane, te marrin nje orjentim dhe nje vleresim te jashtezakonshem per SHBA. Amerika ka qene nje mbeshtetje e jashtezakonshme, per ceshtjen kombetare dhe do nje realizim, levizje nuk mund ta kishte bere pa pasur kete miqesi, kete mbeshtetje te vazhdueshme. Do te thote, levizja e familjes mbreterore duhet te jete ne konsolidimin, kontaktet e miqve qe kemi ne SHBA. Se dyti, une kam shprehur deshiren dhe ne fund te vitit do bej nje vizite ne Maqedoni, une shoh qe shteti shqiptar dhe vlerat shqiptare, elementet shqiptare, ne Maqedoni jane nje faktor stabiliteti per rajonin tone. Ka problem specifik, ne do te ulemi dhe do te kryejme nje trekendesh. Kjo eshte nje filozofi qe mbaj dhe do te mbeshtese dhe promovoje qe Prishtina, Tirana dhe Shkupi jane nje trekendesh i jashtezakonshem per faktorin e shtetit shqiptar ne rajonin tone.

    Duket se platforma juaj, ky ka qene qellimi i ekzistences se monarkise shqiptare, ju folet shume per miqte europiane dhe miqte amerikane, po a ju duket se kjo platforme bie ndesh me politiken e tyre te jashtme. Po flisnim per nje trekendesh tirane, prishtine, shkup qe ne fakt gjithmone na ka shqetesuar, apo me kete teze gjithmone jane mbrojtur armiqte e Shqiperise.

    Perkundrazi, sepse ne duhet te jemi shume te qarte se ceshtjet kombetare nuk eshte lidhur me emblemat apo me fjalet e bukura sic ka dale me partite apo levizjet e reja. Ne duhet te fokusohemi qe mireqenia e shqiptareve, familja si baze, per forcimin ekonomik te shqiptareve, te burimeve njerezore, duke siguruar qe shqiptaret duhet te jene sa me shume te perfshire ne qeverisjen e Maqedonise, duke kuptuar se rritja e popullsise ne rajon eshte e vazhdueshme. Keto jane elementet qe duhet te kemi fokusim te vecante. Nuk mund te bazohemi tek fjalet, flamuri mbi te gjitha. Ne duhet te jemi ne korrent, me te angazhuar qe te gjejme metoda te ndryshme qe shqiptaret ne rajonin tone te jene sa me shume aktiv, te jene shtetberes, te mos pranojne levizjet qe nuk jane kombetare, por perforcimin e vlerave, tradites, familjes jane parimore. Une dua qe neser, pasneser, shqiptaret kudo qe jane, te jetojne me lirine e tyre, te kene mudnesi te flasim gjuhen, te kene mundesi te promovojne vlerat evropiane. Ne jemi pro Evropes, ne do te jemi faktor stabiliteti dhe kjo besoj eshte ne parimet evropiane, te vizionit mbare nderkombetar.

    Besoj qe ky qendrimi juaj do te ngjalle debat publik dhe politik sepse duket sikur keni ndryshuar apo modernizuar koncepptin e monarkise shqiptare mbi sovranitetet. De facto po flisni per sovranitet te dhuruar, nuk po flasim me per nje Shqiperi te madhe, nuk po flasim per bashkim kufijsh, po flisni per kufij ekzistuese, po flisni per liri te shqiptareve kudo qe jane, po flisni per promovim te traditave shqiptare. Nuk po flisni per nje Shqiperi te Madhe.

    Ne po flasim per nje Shqiperi etnike, ne po flasim per vendet qe jetojne shqiptaret, vlerat dhe mundesite qe nje shqiptar, nje familje shqiptare te jetojne ne normalitet.

    Cfare ka parasysh princi i kurores me termin Shqiperi etnike? Shqiperi pa kufi fizik?

    Ne duhet te kemi fleksibiletin e idese. Kufijte e sotme ne Evrope kane ndryshuar, ne jemi per bashkimin shqiptar. Bashkimi i shqiptareve do te thote bashkimi i te gjithe elementeve, edhe politike. Orjentimi…

    Te jemi pak me te qarte. Bashkimi me kufijte ekzistues?

    Qe ne te kryejme nje mbreteri te bashkuar. Si e ka …. Anglez, si teknologji juridike. Ajo eshte nje element. Sot kemi partite politike, di qe vetem ne Shqiperi kemi 140 kryetar partish, ne Maqedoni kemi percarje te jashtezakonshme nga dy partite kryesore, ne Kosove kemi percarje midis faktoreve politik. Prandaj i vetmi institucion qe mund te bashkoje shqiptaret pa u perfshire ne politiken e brendshme te cdo shteti eshte familja mbreterore si institucin, cdo perpjekje tjeter mund te kryeje acarim. Ne si shqiptare jemi nje popull qe ka konflikte prandaj ne duhet te gjejme patjeter qe jemi system qe largon shqiptaret nga konfliktet, sistem qe eshte gjitheperfshires, qe krijon hapsira, po nuk promovon dhune, keqkuptime, eshte ne stabilitet te vazhdueshem afatgjate, evropiane, qe realisht ne Shqiperi si dhe ne vende te tjera, eshte modeli qe edhe nderkombetaret e kuptojne qe nese shqiperia do te kete nje afat te gjate perpara se te hyje ne BE ne duhet te gjejme nje zgjidhje dhe ajo eshte sot mbreteria.

    Gjithsesi zgjidhja eshte mbreteria. Mbreteria me kufij ekzistues apo me ndryshim kufijsh?

    Une nuk kam deshire te hyj ne detaje, nenkuptohet sic e thashe qe ne do te kemi nje orjentim te mirefillte. Ne do te perforcojme aktivitetet shqiptare, nqs nje shqiptar do te marr nje post ne ministri te kete te gjithe kapacitetet per te miren dhe objektivat e tij. Politika ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni jane bere politika individuale, nqs ne kemi individe te politikes nuk ka vazhdimesi, prandaj une kam deshire te perserit edhe para medias tuaj qe familja mbreterore nuk eshte individi, princ Leka ose princeshe Elia, por ne jemi nje institucion qe ka nje vazhdimesi.



    Ju u shprehet se ne Shqiperi ka mbi 140 parti, me duket se eshte krijuar nje format politik, i cili po te shikosh terminologjine, menyren sesi del para shqiptareve gati gati te jep imazhin e nje aneksi te familjes mbreterore dikur qe flet per Shqiperi te Madhe, per bashkim te shqiptareve, per Shqiperi etnike, per levizje kufijsh, madje mendohet se ne programin e tyre do ta parashtroje kete gje, e kam fjalen per Aleancen Kuq e Zi. Duket se ate qe shqiptaret mund ta shikonin tek princi i kurores edhe simbolikisht po e improvizon dikush tjeter dhe parashikohet de facto, nga nje vend tjeter. E thene me qarte nje tjeter subjekt eshte veshur me flamurin kombetar dhe familja mbreterore po flet per aleate, per miq dhe mos ndryshim kufijsh, pra terminologjia kombetare me duket se eshte zhveshur nga fjalori juaj.

    Duhet tė kuptojme qė ēėshtjėt kombėtare nuk i takojnė partive individuale, edhe unė jam kundėr keqpėrdorimit tė fjalėve tė ēėshtjes kombėtare vetėm pėr interesa kombėtare, kjo pėr mua ėshtė krejtėsisht kundėr ēdo besimi, ne po shohim edhe nė Kosovė se janė krijuar disa lėvizje, si Vetvendosja ,etj., tė cilat kanė qenė momentale dhe nuk kanė qenė pozitive. Kėto nė fakt kanė qenė tė perdorura nga armiqtė tanė pėr tė sulmuar vlerat e ēėshtjes sonė kombėtare. Ne duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm si tė kuptojmė, si tė interpretojmė dhe si ta mendojmė kėtė ēėshtje qė ka njė vlerė tė jashtėzakonshme. Tani duhet tė flas edhe pėr partinė Lėvizja e Legalitetit…

    Lėvizja e Legalitetit ėshtė i vetmi formacion politik nė Shqipėri, e cila kėrkon rikthimin e monarkisė, gati, gati nuk njeh referendumin e 97-ės. Ky njė referendum shumė i kontestuar, ka pak a shumė programin politik tė Oborrit Mbretėror tė 39-ės. Tė paktėn ky parashtrim qė po bėni jeni shumė mė modern se oborri deri mė sot, por edhe mė shume se vetė Lėvizja pėr Legalitet. Cilat janė raportet tuaja me kėtė formacion politik?

    Me lėvizjen Legaliteti kam marrdhėnie tė shkėlqyera. Legaliteti ėshtė njė forcė politike qė kėrkon rikthimin e mbretėrisė, pėr bashkimin kombėtar, ka gjetur qė metodėn e vetme pėr tė bashkuar shqiptarėt ėshtė nėpėrmjetė familjes mbretėrore. Kam njė konsideratė tė jashtėzakonshme edhe pėr kryetarin e partisė, z Eqerem Spahia, i cili sidomos mbas funeralit mė ka mbėshtetur maksimalisht. Ai ėshtė njė politikan i mirėfilltė, i cili dhe ne postin e zv/ministrit tė Mbrojtjes ka bėrė njė punė tė shkelqyer, qė ka marrė edhe konsiderata nga ndėrkombėtarėt. Ne jemi duke kėrkuar rikthimin e energjisė nė partinė e Lėvizjes sė Legalitetit, do tė ketė dhe jam i sigurtė qė do tė ketė mbas zgjedhjeve lokale, ku partia e Lėvizjes sė Legalitetit ka marrė rreth 40 mijė vota. Ata kėrkojnė tė jenė shumė mė shumė aktiv nė shoqėrinė edhe nė problemet dhe tematikat e shoqėrisė shqiptare, janė duke kėrkuar tė jenė shumė aktiv dhe mė njė energji tjera, tė ndryshojnė edhe imazhin e partisė. Edhe nė kėtė drejtim unė kam besim se edhe me disa figura tė reja qė janė angazhuar nė kėtė parti. Legaliteti ėshtė duke transformuar imazhin e vjetėr, nuk ėshtė mė nga ato parti e viteve ‘30 qė tė tjerėt mund tė mendojnė.

    Gjithsesi duket qė nė qėllimin e partis sė Lėvizjes sė Legalitetit ėshtė qartėsishtė e shkruar dhe e thėnė qėllimi i kthimit tė monarkisė. Ėshtė njė program i kėsaj partie apo ėshtė edhe njė dėshirė e juaja, njė nxitje e Oborrit Mbretėrorė Shqiptar?

    Jo absolutisht, partia Lėvizja e Legalitetit ka votuesit e saj, ėshtė njė parti demokratike, ka formėn e saj tė pavarur domethėnė me kuptimet edhe politikat e saj. Nė kėmi njė lidhje historike me kėtė parti dhe siē ju kam thėnė ėshtė njė parti qė ka ka vleresimin maksimal, edhe nė do tė konsiderojmė se familja mbretėrore si institucion do tė qendroi larg politikės partiake. Siē ju kam pėrmendur edhe mė parė Legaliteti ėshtė nė rikthimin e historisė, kjo krijon njė lidhje tė natyrshme me kėtė parti. Nėnkuptohet qė kam dėshirėn qė kjo parti tė forcohet mė shumė, tė jetė njė energji tjetėr nė sferėn e politikės, njė vazhdimsi. Lind pyetja…, kėto lėvizjet Aleanca Kuqezi etj, mbas 80 vitesh a do tė ekzistojnė?! Ndėrsa Legaliteti u krijua nė vitet 20 dhe akoma ėshtė pjesė e politikės sė shtetit shqiptar, dhe kjo ėshtė njė meritė jo vetėm e njė kryetari, por e njė vizioni tė shpresės. Legalistėt nė shpirt janė si rrebelėt tė mbėshtesin, janė gati tė mbėshtesin njė qėllim, njė vizion qė realisht unė i vlerėsoi jashtėzakonisht shumė.

    Gjithsesi pėrveē moshės suaj tė re Oborri Mbretėror nė Shqipėri ka njė trashegimtar modern, jo vetėm nė moshė, jo vetėm nė kulturė, por edhe nė koncept politik. Realisht, ajo qė po dėgjoj sot nga platform juaj ėshtė njė koncept shumė modern pėr tė ardhmen shqiptare, ajo ēfarė shqiptarėt dhe unė vetė kemi perceptuar nga qėllimi politik i oborrit mbretėrorė nė Shqipėri. Keni lėshuar nė koncept shumė nga sovraniteti, atė qė sot shtetet moderne perėndimore po e bėjnė, po flisni pėr sovranitet kulturor, integritetit tė shqiptarėve kudo qė janė, pa ndryshim kufijėsh. Folėt pak mė parė edhe pėr njė vizitė nė Maqedoni. Vizitė e cila duhet tė ketė njė njė agjendė, sigurisht qė nuk ėshtė vizitė privatė, pėrveē faktorve shqiptar nė Maqedoni. Ēfarė keni parashikuar tjetėr nė takimet tuaja?

    Sė pari kam dėshirė qė vizitėn nė Maqedoni, nė Kosovė dhe nė Shqipėri, duhet tė jeni mė shumė tė qartė, duhet tė keni edhe mė shumė kujdes se si tė takoheni me njerzit. Siē ju thashė Familja Mbretėrore nuk ka dėshirė tė hyjė nė politikė e brendėshme tė faktoreve shqiptarė nė Maqedoni, ne do tė realizojmė takime me tė gjithė komunitetet siē edhe me tė gjitha partitė, pa dallim. Ka shumė rėndėsi qė ne tė orientim dhe njė hapsirė komunikimi me faktorė tė ndyshėm nė Maqedoni, qė do tė vijė me kohėn.

    Githsesi, kam luksin tė kem nė intervistė Princin e Kurorės, trashgimtarin e Oborrit Mbretėror nė Shqipėri, po qė de facto ėshtė edhe pjesė e administratės shtetėrore nė Shqipėri. Njė princ, pjesė e administratės nė Shqipėri, nuk besoi se ka rast tė dytė nė tė gjithė trashėgimninė mbretėrore botėrore?

    Unė kam pasur gjithmonė rolin nė administratėn, nė Ministrinė e Jashtme pėr dy vjet, nė Ministrinė e Brendshme si njė periudhė pėrvoje, ėshtė njė vlerėsim qė Familjes Mbretėrore i jepet tė kuptojė se si rrjedhin gjėrat brenda administratės. Kam mbajtur qėndrimin qė gjėrat nuk ndryshohen nga bulevardi, duhet tė jemi tė angazhuar, por nuk besoi se do tė qėndroj shumė, statusi i Familjes Mbretėrore ėshtė njė status shumė i veēantė, edhe koha ime nė administratė do tė jėtė njė kohė e shkurtėr.

    Njė princ shqiptar qė ka preferuar tė marrė eksperiencė duke qenė pjesė e administratės shqiptare, gjithsesi, pėrveē kėsaj ekperience, e tillė ėshtė edhe kontakti me fugurat vendimmarrėse nė Shqipėri. Do doja tė pyesja mė radhė, cilat janė raportet tuaja me kryeministrin e vendit?



    Unė kam respekt tė jashtėzakonshėm pėr kryeministrin, pėr respektin qė ai ka treguar pėr Familjen Mbretėrore, mė lejoni tė shpreh falenderimet e mia pėr kryeministrin, ndihmesėn dhe mbėshtetjen sidomos pas humbjes sė Mbretit, krijimin e mundėsive tė zhvillimit realishtė dinjitoze dhe nė kėtė faktorė do tė kuptojmė qė politika shqiptare dhe roli i kryeministrit shihet si njė hap i madh i jashtėzakonshėm pėr tė punuar pėr shqiptarėt. Gjithmonė institucioni i kryeministrit ėshtė njė isnstitucion qė duhet respektuar nga tė gjithė elementėt dhe nė qoftė se Familja Mbretėrore do tė jetė e angazhuar nė tė ardhmen e Shqipėrisė.



    Gjithsesi naltėsi, nė pėrceptimin e shqiptarve tė paktėn nė kėto 20 vjetė, dy kanė qenė figurat politike qe kanė qenė pretendente de facto pėr tė qenė lider tė sė djathtės, kryeministri aktual Berisha, ish president i vendit, lideri i parė pėrfaqsues historik i sė djathtės, pas sistemit tė rrėzimit tė Enver Hoxhės, dhe Mbreti Leka i Parė, i cili nuk ka qenė shumė aktiv, pasi historia politike tani ėshtė e njohur. A mendoni se ka pasur ndonjė xhelozi nga kryeministri aktual ngaj Familjes Mbretėrore?



    Jo, absolutisht nuk besoi se kjo ka ekzistuar, sepse kryeministėr dhe kryetar i Partisė Demokratike, partia kryesore nė Shqipėri. Kurse institucioni i mbretėrisė nuk ka pėrfshirje politike partiake, kjo do tė thotė nuk mund tė behet krahėsimi, tė dy institucionet janė tė ndryshme, kanė pasur pikpamje politike tė ndryshme. Edhe vetė Mbreti Lek ka pasur njė respekt pėr kryeministrin, bisedat e tyre kanė qenė shumė tė ngrohta, realisht kanė folur pėr problemet e shqiptarėve, kanė folur pėr zhvillimet nė rajonė dhe kjo ėshtė diēka qė edhe unė kam dėshirė ta mbėshtės. Ne nuk mund tė jemi tė konsoliduar pėr tė kaluar momente tė veēanta tė politikės, duhet qė tė kemi fleksibilitet, duhet tė jemi tė aftė tė kuptojmė problemet nė njė periudhė kohore, tė zhvillojmė edhe mė tepėr me faktorė tė tjerė politikė.

    Ju iu referuat edhe vlersimeve tė Mbretit Leke ndaj kryeministrit, a keni parė ndonjė shenjė dėshpėrimi tė Mbretit Leka pas ardhjes nė Shqipėri, ku shqiptarėt si simbol tė sė djathtės shihnin Sali Berishėn dhe jo Familjen Mbretėrore?

    Si Famile Mbretėrore ne i takojmė tė gjithė shqiptarėt, prandaj do tė vij mė shumė kohė qė Familja Mbretėrore tė mos konsiderohet si njė element. Ne nuk mund tė jemi tė majtė domethėnė, por duhet tė konsolidojmė se jemi mbi palėt. Kjo do tė thotė qė edhe Shqipėria sa mė shumė tė avancohet emancipimi i politikės shqiptare, Familja Mbretėrore do tė ishte larg interpretimit majtas ose djathtas. Sot do tė kuptojmė se shumica e shqiptarėve ka pasur njė ndikim tė majtė, ky ėshtė realitet, ku tė konsistojmė kėtė vlerė nė mėnyrė ekonomike vetėm qėndrimet politike, edhe Partia Demokratike tė ndryshėm shumė pėrfshirės, nga element tė ndryshėm, me pikėpamje tė ndryshme pėr politikėn. Prandaj me kalimin e kohės me avancimin dhe emancipimin nė politikėn shqiptare, do tė shohin se familja Mbretėrore do tė kalojė jashtė plitikės partiake. Por do tė krijojė edhe njė mirėkuptim me Partinė Socialiste, tė ketė edhe mė shumė bashkėpunim se kjo ėshtė e natyrshme. Shqipėria nuk do ketė vetėm njė pushtet, parti tė ndryshme kalojnė, vijnė, ikin, prandaj ky fleksibilitet, mirėkuptimin edhe kontaktin e paqes. Ne kemi munguar sidomos kėto 10 vitet e fundit, edhe me parti tė tjera nė Shqipėri, e majtė ose e djathtė.

    Duke qenė se folėt pėr Partinė Socialiste si njė princ kurore jashtė palėve, por nė rastė se gjyshi juaj ka qenė mbreti shqiptarėve, gjyshja dhe gjyshi i kryetarit tė Partisė Socialiste kanė shėrbyer nė oborrin mbretėror deri nė vitin ‘39. A keni raporte me Z.Rama, kryeministrin e mundshėm tė ardhshėm?

    Ne jemi takuar nė ambiente tė ndryshme por nuk kemi raport tė veēantė.

    Duket se familjet tuaja deri nė vitin 39 do tė kenė qenė shumė tė afėrta?

    Unė nuk jam i informuar, nuk kam pasur kontakt, por z.Rama mė ka treguar nė njė takim miqėsor histori tė gjyshit tė vet qė ka punuar nė oborrin mbretėror, ka qenė kampion garash. Duhet tė kuptoni qė nė vitin ‘25 Shqipėria e ka pasur nje popullsi 350000, ne kulmin e mbreterise kemi pasur po 1 milion, ndonjėhere qe takohemi me ndonje familje do te gjeni qe ka orientime pro familjes mbreėterore sepse Shqiperia ka qene aq.

    Folet pak me pare per nje dasem kosovare, per nje udhetim ne Maqedoni, per ēeshtjen ēame, kur te kemi princin dhe princeshen shqiptare ne nje tur shqiptar, kur do t’ju shohim jashte Tirane?

    Ne kemi zhvilluar dhe zhvillojme cdo fundjave, jashte Tirane. Une kam qene kritik ndaj jeteses ne Tirane. Tirana per mua eshte shume e mbytur, nuk krijon idete, logjike, eshte rutine qe nuk e zhvillon njeriun dhe ne kete drejtim do te jemi cdo fundjave jashte qytetit te tiranes, ne zona te ndryshme te shqiperise. Kjo per mua eshte nje fillim. Kam nje problem sepse shpesh here kur takojme shqiptaret ata kane probleme, shprehin probleme, qe kane familjen mbreterore si nje mjet qe mund te zgjedhin, por ne nuk kemi pushtetin per te zgjedhur problemet qe jane qytetaret e Shqiperise, por nese ka mundesi me thoni dhe une do te jem gjithmone prane atyre komunava, bashkite, familjeve. Ne jemi te rinjte, kemi kete energji. Dhet te fillojme te fokusojme kete energji per aktivitetet dhe problemet reale.

    Mqs jemi ne fund ka vite qe shiptaret, lekalistet, presin qe eshtrat e mbretit Zog te prehen ne Shqiperi. Kam ndjekur me grupe xhirimi, ne Paris para pak ditesh tek ceremonia e pervjetorit te vdekjes se mbretit Zog, ka nje deklarate, nje komision shteteror per te kthyer eshtrat e mbretit Zog ne Shqiperi, realisht ne cfare faze jane pergatitjet per kete gje dhe a mund te ndodhe kjo de facto para 100 vjetorit te pavarsise? Ne rast se po, pashe nje varr dinjitoz te mbretit Zog, ne nje varreze madheshtore. Kush jane varrezat dinjitoze per nje familje mbreterore ne Shqiperi? Moralisht, politikisht, logjikisht eshtrat e mbretit Zog duhet te jene ne Tirane, por nga ana estetike, nje qytetar shqiptar dhe nje simpatizant i asaj qe ka bere Ahmet Zogu per Shqiperine, me mire nje varr i mbretit dinjitoz si ai e Parisit sesa eshtrat e mbretit ne nje varr aspak dinjitoz siē jane varrezat e Sharres apo Tufines.

    Te falenderoj per komentin dhe mendimin, ne shpresojme per rikthimin e eshtrave te mbretit Zog ne date 8 tetor, qe ka qene data e lindjes se mbretit Zog. Une kam pasur kontakt me komisionin qe eshte ngritur per rikithimin e eshtrave te mbretit Zog ne atdhe, ato shpresojne ne rindertimin e varrezave mbreterore te behet tek parku i liqenit, ne nje ambient ku ka qene varreza e nenes Mbretereshe. Sot isha ne nje takim bashke me disa eksperte dhe kane deshire qe ne kete varreze te kete disa simbole. Duke kuptuar qe nena mbreteresha ka qene katolike, mbreti zog musliman, nena mbretereshe ka qene bektashije, nena ime ka qene ….. prandaj shpresoj se varrezat nuk do te simbolizojne vetem figuren, traditen, historine, periudhen e mbreterise, por do te jene nje simbol i te gjitha feve, bashkimi fetar edhe si forme mbreterore, si nje nga simbolet e saj, eshte nje factor mbrojtes, qe per mua ka shume rendesi. Do kerkoj qe ne varreza te perfshihen emrat e te gjithe oficereve qe i kane sherbyer familjes mbreterore. Te siguroj qe te kete nje imazh qe edhe ato qe nuk jane pro familjes mbreterore, qe kane pikmapje te ndryshme. Lind pyetja, cfare historie ka Tirana si qytet, ato pak objekte, jane shkaterruar, pervec qendres duhet te kryejme edhe ambjente te tjera dhe ne kete drejtim do vazhdoj te kem kontakt me kryetarin e bashkise, duhet mbeshtetur vlera e familjes mbreterore nė qytetin e Tiranes.

    Duke qene se mbreti zog ju krijoji shqiptareve nje qender metropoli dinjitoz, uroj qe shqiptaret t’i krijojne minimalisht nje varreze dinjitoze. Une ju falenderoj qe kemi qene sot bashke ne emisionin Fakt, ju uroj nje vit sa me te mbare dhe nje dasem sa me te shpejte.

    Elia dhe Princ Leka: Faleminderit.

    /Bisedoi Cim Peka ne emisionin e tij Fakt/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 21:37