BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Grimohu me akull gjate veres!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Grimohu me akull gjate veres!

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/4/2012, 16:11

    Grimohu me akull gjate veres! Images

    Truku qe duhet ne dite vere, rrėmben kthjelltėsinė e njė cope akulli

    Formula tė freskėta dhe tė tejdukshme i japin lėkurės mė shumė refkese sesa tonalitet dhe ngjyra tė pėrcaktuara. Sepse ėshtė verė. Dhe duhet freski.

    Pluhur magjik
    Magically Cool Liquid Powder ėshtė njė pluhur i freskėt, qė i jep freskinė e njė rryme oqeanike fytyrės tėnde. Pėrmban njė miks pigmentesh qė ndriēojnė lėkurėn.

    Qerpikė tė lagur

    Wet Gloss Lash and Brow Clear ėshtė njė rimel pa ngjyrė, ideal pėr tė pėrvijuar qerpikėt dhe vetullat, duke u dhėnė njė pamje tė lagur dhe tė rregullt. Eyes Lip Face.

    Buzė tė akullta

    Efekt i lagur mbi buzė nė sfilatėn e stilistit Just Cavalli. Nuanca ėshtė njė rozė pudėr, por jo njė ngjyrė e qartė. Efekti xhel e bėn grimin tė butė.

    Shkėlqyes dhe balsam

    Gloss Volupte Sheer Candy ėshtė njė buzėkuq hidratues si njė balsam por ndriēues si njė gloss. Krijon njė efekt pasqyrė dhe hidraton buzėt. Yves Saint Laurent Parfume.

    E freskėt si uji

    Glam Shine Fresh, njė shkėlqyes brilant, i pasur me antioksidantė dhe vitamina. U jėp buzėve njė pamje tė plotė dhe tė lėngshme. Nga L’Oreal Paris.

    Vėshtrim i bardhė

    Nga sfilata e Giambattista Valli: vėshtrim i veshur me tė bardhė hėnore, qė mbulon edhe qerpikėt dhe jep njė efekt tė akullt.

    Theksi tek mollėzat

    Mollėza tė dukshme, falė njė grimi gjithė dritė nė sfilatėn e Blumarine. Buzėt janė tė veshura me efekt tė lagur dhe me njė nuancė tė lehtė mandarine.

    Reflekse tė argjendta

    Njė nuancė e spikatur argjendi, thuajse si copėza akulli nė backstage-n e Krizia-s. Fytyra merr shkėlqim duke filluar qė nga zona e thėmthave.

    Pluhur pasqyrash

    Translucent Loose Powder, njė pudėr me pėrmbajtje tė mėndafshtė dhe me njė fund transparent. Jep njė ndriēim perlash, duke shmangur shkėlqimin e tepėrt. Shiseido.

    Rozė e mėndafshtė

    Shine Lipstick in Love ėshtė njė rozė e plotė dhe lehtėsisht e mėdafshtė. Jep mbi buzė njė efekt romantikn dhe elegant. Dolce & Gabbana. (Mapo)

      Ora ėshtė 7/5/2024, 02:57