BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mimoza Marjanaku: Jam “ngulur” nė teatėr, se s’pata shans nė kinema!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Mimoza Marjanaku: Jam “ngulur” nė teatėr, se s’pata shans nė kinema!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/4/2012, 21:34

    Mimoza Marjanaku: Jam “ngulur” nė teatėr, se s’pata shans nė kinema! 0000046

    Aktorja Mimoza Marjanaku ėshtė njė emėr qė i ka sjellė shumė skenės teatrore. Me dhjetėra personazhe e kanė bėrė njė emėr tė dashur pėr publikun, i cili e ka vlerėsuar aktoren pėr emocionet qė i ka dhuruar. Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “Sot”, pėr jetėn e saj artistike aktorja tregon se ka qenė mė shumė nė teatėr dhe jo se ka qenė zgjedhja e saj, por nuk i ėshtė ofruar ndonjė shans pėr tė qenė nė kinema, duke theksuar se e shikon tė vėshtirė zhvillimin e saj.

    Pėr Mimoza Marjanakun nėse do tė ishte njė rol nė film, ai duhej tė pėrshtatej me moshėn e saj, dhe ky do tė ishte njė bashkėpunim i mirė. Ndėrsa sė fundi ajo vjen me njė rol interesant para publikut nė komedinė “Jo vetėm shtrirė bėj diēka”, qė mbrėmė pati natėn e parė nė skenėn e Universitetit tė Arteve. Vepra e cila kėtė herė erdhi me regji tė Kiēo Londos u pėrcoll me vlerėsime, ku pas skenės sė Fierit ishte Tirana qė priti kėtė herė trupėn e aktorėve. Mes aktorėve tė veprės, Mimoza Marjanaku solli gruan e sekretarit tė pėrgjithshėm tė Ministrit tė Rendit, njė rol pėr tė cilin tregon se ėshtė i bukur dhe se i ka dhuruar momente tė veēanta. Nė intervistėn dhėnė pėr gazetėn, aktorja tregon se kjo ėshtė njė pjesė qė ėshtė shkruar nė vitet ’70 nė Londėr, ku nė atė kohė lulėzonte prostitucioni, por sipas saj edhe pse ėshtė shkruar nė kėto vite ėshtė njė fenomen shumė aktual dhe nė ditėt e sotme, dhe trajtimi qė i ka bėrė regjisori si njė vepėr pa atdhe e ka bėrė atė aktuale. Aktorja Mimoza Marjanaku tregon se problematika e veprės u shpalos tek spektatori dhe u prit mirė nga ai, i cili e ndjeu veprėn sa angleze aq dhe shqiptare. Pjesė e intervistės me aktoren janė dhe momentet qė i kanė dhuruar mė shumė emocione, ku aktorja tregon se ka provuar shumė role, mes tyre veēon rolin e gazetarit Vurko nė komedinė “Pas vdekjes”, pėr tė cilin pohon se edhe pse ishte njė rol burri ajo diti ta sjellė bukur nė skenė.

    -Keni vite qė jeni nė skenėn teatrore, por ēfarė ju ka dhuruar deri mė tani jeta artistike me teatrin?

    Unė kam mbaruar pėr aktrim nė vitin 1994 dhe pas shkollės jam kthyer pėr disa vite nė Itali dhe jam rikthyer nė vitin 2005 nė Durrės, ku pas kėtij viti nuk jam shkėputur nga skena dhe kam sjellė disa role para publikut. Roli im i parė ka qenė nė njė pjesė tė Dario Fo, “Tė jesh nėnė” e vėnė nė skenė nga regjisorja Driada Dervishi, jam ndjerė mirė dhe kur kam lozur me Yllka Mujon nė skenė, kam qenė nė veprėn “Hotel Piazza”, ku kemi qenė protagonistė me Hervin Ēulin, kam qenė nė pjesė tė shkruar dhe tė vėna nė skenė nga Haxhi Rama, etj. Ka qenė e veēantė komedia “Pas vdekjes” e rivėnė nė skenė nga Hervin Ēuli, ku mes katėr personazheve ne femrat kemi lozur role burrash dhe unė bėra rolin e gazetarit Vurko. Ishte njė eksperiencė shumė e bukur. Nuk ishte tendenca e regjisorit qė ne tė flisnim me zė tė trashė, por u ndjeva shumė mirė nė kėtė rol. Kemi qenė dhe nė Kosovė dhe atje ėshtė pritur shumė mirė. Kėtij personazhi burri unė i futa forcėn e gruas dhe prandaj doli bukur, sepse gratė janė mė tė forta se burrat. Ndėrkohė qė familja ime vazhdon tė jetojė nė Itali dhe unė gjej rastin dhe ti falėnderoj fėmijėt e mi, qė mė kanė kuptuar dhe unė vijoj tė ushtroj profesionin tim.

    -Jeni vlerėsuar pėr atė qė keni sjellė para publikut, por mes teatrit dhe kinemasė ku ndiheni mė mirė?

    Kam qenė mė shumė nė teatėr dhe jo se ka qenė zgjedhja ime, por nuk mė ėshtė ofruar ndonjė shans pėr tė qenė nė kinema, por di qė kinemaja ėshtė e vėshtirė. Do tė kisha qejf tė kisha dhe njė bashkėpunim nė kinema.

    -Nėse do tė ishte njė bashkėpunim nė kinema, cili do tė ishte roli?

    Mendoj se duhet tė ishte njė rol i njė gruaje nė moshėn time, dhe do tė mė pėlqente tė ishte dhe njė rol i njė mamaje tė re.

    -Mendimi juaj sot pėr teatrin shqiptar?

    Teatri pėr shumė vite ka qenė nė krizė dhe nga eksperienca ime qė kam pasur nė Durrės kam parė qė publiku pėr shumė kohė i ishte larguar teatrit. Nuk di tė gjej arsyen e vėrtetė, ndoshta dhe pėr arsyen e nivelit jo tė kėnaqshėm tė veprave, por po shikoj qė po rikthehet publiku. Mė vjen mirė qė po shikoj qė nuk po bėhet jetė dhe art vetėm nė Tiranė, por dhe nė qytete tė tjera. Durrėsi ka pasur njė bum shfaqjesh dhe janė pritur mirė dhe kėtė po e shikoj dhe nė Fier.

    -Vini kėtė herė me shfaqjen “Jo vetėm shtrirė bėj diēka” edhe nė skenėn teatrore tė Universitetit tė Arteve, por si erdhi bashkėpunimi me regjisorin Kiēo Londo?

    Ėshtė hera e parė qė unė bashkėpunoj me teatrin “Bylis” dhe me regjisorin Kiēo Londo. Ėshtė dalja ime e parė nga Durrėsi nė kėtė teatėr, dhe pėr mua ishte njė gjė e re, ishte risi dhe tė rikthehem nė qytetin tim ku unė jam lindur dhe rritur dhe kam pasur ėndrrat e mia pėr tu bėrė aktore. Rikthehem si aktore dhe jo mė si publik qė kam qenė dikur. Ishte shumė frytdhėnėse tė punoja krah aktorėve tė njohur Luftar Paja dhe Arqile Lipes, dhe duke ndenjur afėr tij kam ndjerė dhe emocionet e tij pas 18 vitesh nė skenė. Ishte njė bashkėpunim shumė i mirė dhe ishte e bukur, sepse krahas punės qė ne bėnim me komedinė paralelisht vazhdonte dhe rikonstruksioni i teatrit “Bylis”, i cili u tėrhoq nga regjisori Londo me mbėshtetjen e fuqishme tė kryetarit tė bashkisė sė qytetit.

    -Kėtė herė jeni me njė rol interesant nė skenėn teatrore. Si ndiheni me kėtė personazh?

    Nė kėtė vepėr unė kam rolin e Xhen Fedo dhe jam bashkėshortja e sekretarit tė pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Rendit, tė cilin pėr tė diskretituar qeverinė e rrėmbejnė dhe e fusin njė orgji me qėllim qė ti bėnin foto dhe publikimi i tyre do tė sillte dorėheqjen e ministrit dhe rėnien e menjėhershme tė qeverisė. Veē inspektorit Ruf qė luhet nga Luftar Paja dhe ėshtė njė figurė e ndershme, tė gjithė tė tjerėt bėhen pjesė e pisllėqeve, makinacioneve, situatave tė vėshtira. Duke qenė e futur thellė nė jetėn politike tė bashkėshortit tim jam e detyruar qė ta mbuloj. Nė fillim e mora si njė rol tė njė gruaje tė ndershme, por dhe unė bėhem pjesė e lojės dhe mė duhet qė nė njė moment tė joshja dhe kryetarin e opozitės, i cili kishte ardhur aty pėr tė hetuar dhe unė duhej ta largoja nga vendi i ngjarjes. Kjo ėshtė njė pjesė qė ėshtė shkruar nė vitet ’70 nė Londėr, ku nė atė kohė lulėzonte prostitucioni. Por edhe pse ėshtė shkruar nė vitet ’70 ėshtė njė fenomen shumė aktual dhe nė ditėt e sotme, dhe trajtimi qė i ka bėrė regjisori duke e trajtuar si njė vepėr pa atdhe, e ka bėrė atė aktuale. Pra tė duken gjėra tė njohura, mund ti shikosh kėtu, nė Itali, Gjermani etj, dhe sėrish mendon se ēfarė po ndodh. Kjo gjė u shpalos dhe u prit mirė nga spektatori, i cili e ndjeu veprėn sa angleze aq dhe shqiptare, megjithėse ne u munduam qė nė vepėr tė sillnim humorin anglez.

    -Ishte e vėshtirė puna pėr kėtė personazh, i cili vjen nė vijim tė jetės suaj artistike?

    Unė kėtu bėhem palė me tė gjithė femrat e tjera, qė ēfarė nuk bėjnė pėr tė arritur qėllimet e tyre dhe unė me dhimbje bėhem palė. Ėshtė njė rol i vėshtirė, sepse duhet tė kisha marrėdhėnie me shumė personazhe, duhej tė ndaja marrėdhėniet qė kisha me inspektorin, marrėdhėniet me ministrin, shefin e opozitės, por ne kemi punuar non stop pėr rreth dy muaj dhe them se ia dolėm. Meqė deri tani shfaqja ėshtė pritur shumė mirė mendoj se ēdo personazh ka qenė nė vendin e tij. Sa i takon rolit tim, ēdo grua do tė bėnte tė njėjtėn gjė, si gruaja e ministrit, sekretarit tė ministrisė apo dhe njė punėtori.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 22:58