BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Agim Krajka: Kultura e popullit tim nuk pėrfaqėson kėngėt qė tregojnė pjesėt e trupit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Agim Krajka: Kultura e popullit tim nuk pėrfaqėson kėngėt qė tregojnė pjesėt e trupit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/4/2012, 14:07

    Agim Krajka: Kultura e popullit tim nuk pėrfaqėson kėngėt qė tregojnė pjesėt e trupit! 0000047

    Mjeshtri i madh nė krijimtarinė muzikore shqiptare, kompozitori Agim Krajka, i cili e ka pasur gjithnjė bazė frymėzimi folklorin flet sot pėr njė traditė nė zhdukje tė kulturės shqiptare. I njohur ndėr vite me kompozimet e tij nė kėngė tė muzikės sė lehtė, popullore, valleve apo dhe muzikė filmash, nė intervistėn dhėnė pėr gazetėn “Sot”, kompozitori i druhet njė shthurjeje gjithnjė e mė shumė tė traditės.

    Kompozitori nderuar me titullin “Mjeshtėr i Madh”, pohon se pas 16 vitesh emigrim nė Amerikė u kthye nė Shqipėri, por gjeti njė realitet ndryshe nga ai qė kishte lėnė nė krijimtarinė muzikore shqiptare. Keqardhje kompozitori i njohur pohon se ndjen dhe pėr rininė shqiptare, qė sipas tij nuk po edukohet me vlerat e kombit, tė cilat ai i quan jetėsore pėr jetėn dhe kulturėn.

    -Jeni njė emėr i njohur i krijimtarisė muzikore shqiptare, si nė muzikėn e lehtė dhe nė atė popullore, muzikė filmash, etj. Por a mendoni se gjatė kėtyre dy dekadave ėshtė bėrė aq sa duhet pėr krijimtarinė muzikore, veēanėrisht pėr atė folklorike?

    Mė herėt ekzistonte fshati me tė gjithė tiparet e veta, me gjuhėn, zakonet qė e kishin trashėguar gjenerata tė tėra. Nė atė kohė nuk kishte pseudorganizime, por ishte njė organizim qė i interesonte edhe sistemit nė atė kohė, por kishte njė gjė, qė fshatari ishte autokton nė fshatin e vet me gjuhėn, traditėn dhe zakonet. Deshte, s’deshte edhe ai ishte krijues, qoftė nė muzikė, poezi etj, dhe nuk kishte asgjė tjetėr pėrveēse tė riprodhonte atė qė ishte trashėgimi nga fshati i tij. Por unė pyes nė kėto mė shumė se 20 vjet ky ėshtė ky fshat? Fshatarėt kanė ikur nga fshatrat, kanė shitur tokat, etj, dhe janė nė qytete apo vende tė tjera. Nuk kam asgjė kundėr kėsaj qė ata kanė lėvizur nga fshatrat dhe sigurisht pėr njė jetė mė tė mirė, por ama ne nuk duhet tė kemi sot pretendime, sepse sot nuk e kemi mė fshatin me zakonet dhe traditėn e tij popullore, por nė emėr tė kėsaj lirie dhe demokracie sot ne po humbasim kulturėn tonė. E them kėtė sepse sot ne nuk e kemi mė fshatin qė krijonte dikur ato valle apo kėngė tė bukura popullore. Edhe pse nė atė kohė kishte interesa partiake, vėmendja ndaj folklorit kishte dhe njė organizim. Nė ēdo fshat ēonte njė njeri tė arsimuar qė dinte ti binte njė vegle muzikore, kitarė, fizarmonikė,etj, dhe e kishte si detyrė qė ēdo vit krijohej njė aktivitet me kulturėn e atij fshati, dhe mė pas shumė fshatra bashkė krijonin dhe festivalin e njė rrethi. Dhunimi i folklorit sot ėshtė dhe sepse atje ku buronte folklori nuk ka mė krijues.

    -Njė nga veprimtaritė mė tė mėdha folklorike ka qenė dhe Festivali Kombėtar i Gjirokastrės. Si i kujtoni vitet, kur ai sillte me qindra folkloristė nė skenė?

    Festivali Kombėtar i Gjirokastrės ishte njė aktivitet i madh mbarėkombėtar. Ajo muzikė qė kultivohej, ato arritje qė ishin nė tė gjitha drejtimet, ishin tė gjitha nė televizion apo nė radio. Por sot ku e kemi kėtė? Sa orė nė ditė jep televizioni Klan, Top-Channel, etj, muzikė popullore? Kur u vjen puna se duhet ta bėjnė kėtė ata mund tė bėjnė vetėm ndonjė koncert, por ama duke e pėrjashtuar vitin e kaluar ky u bė njė organizim i kėngėve popullore, nuk ka asgjė tjetėr qė tė sjellė nė vėmendje kėtė krijimtari. Duhet tė jetė e pėrhershme vėmendja ndaj asaj krijimtarie popullore, ėshtė kultura dhe tradita jonė. Mė vjen keq qė pas ndėrrimit tė sistemit ėshtė bėrė festivali i Gjirokastrės dhe askush nuk e merr vesh se kur bėhet! Nuk merret vesh se ēfarė tė rejash solli, cilat ishin ēmimet etj. Kjo ndodh sepse mediat janė tė interesuara pėr tė tjera gjėra. Unė sot pyes se ēfarė bėhet me kulturėn tonė, ēfarė po bėjnė mediat televizive pėr ti treguar botės qė ne jemi shqiptarė? Unė kam disa vite qė jam kthyer nga Amerika nė Shqipėri dhe nuk e di se kur zhvillohet festivali i Gjirokastrės, madje edhe kur bėhet, kėtė aktivitet folklorik dikur madhor, sot e shikoj si njė festė Pashke apo Bajrami. Festivali i Gjirokastrės ka pasur jehonė tė madhe dhe nuk e harroj kurrė nė jetėn time. Ne si Ansambėl Kombėtar nga ai festival merrnim shumė, sepse ishte dhe njė burim i madh pėr ata qė deshėn kulturėn, por ishte dhe njė kėnaqėsi shumė e madhe qė nė njė Shqipėri tė vogėl, tė gjeje kaq pasuri nė folklor. Tani qė na mungojnė tė gjitha mua mė vjen jashtėzakonisht keq. E them kėtė sepse pėr 500 vjet nga njė Turqi tė pushtuar, ajo nuk arriti dot tė na dhunojė folklorin tonė, as gjuhėn dhe muzikėn. Kjo ėshtė meritė e kombit tonė qė e ruajti kaq shumė traditėn dhe kulturėn.

    -Sa punohej pėr festivalin e Gjirokastrės nė ato vite, ku ishin mė shumė pėrgatitjet?

    Mbahej njė pėrgjegjėsi shumė e madhe nė atė kohė pėr kėtė festival. Ishte njė pėrgjegjėsi tmerrėsisht e madhe, por ama edhe investohej shumė nga shteti pėr kėtė aktivitet. Vėrtetė investonte pėr interesat e veta shteti, por ama kishte rėndėsi se si monumentalizoheshin vallet dhe kėngėt nė kulturėn dhe traditėn e popullit. Ata e dinin dhe prandaj investonin. Vėrtetė kishte elozhe pėr partinė, por popullit i mbeste njė valle e bukur, njė kostum i bukur, njė kostum i bukur. Krijimtaria ishte shqip. Prandaj sot them se mė vjen tmerrėsisht keq, janė tė gjithė toponime tė huaja. Mua sot me mė lėnė nė mes tė Tiranės, nuk di tė dal. Nuk themi sot ABC nė shqip, por e shqiptojmė nė anglisht? S’e marr vesh ē’janė gjithė kėto, duke pasur gjuhėn tonė tė bukur. Ashtu si thashė dhe pak mė lart, nuk ndjej asgjė nga veprimtaritė folklorike edhe pse kam vite qė jam kthyer tė jetoj nė vendin tonė. Nuk shikoj asnjė krijimtari tė re gjatė kėtyre 20 viteve, dhe kjo veēanėrisht nė sferėn e folklorit. Gjirokastra nė vitet kur zhvillohej festivali mė kujtohet se ishte njė qytet i hulumtuar nga e gjithė Shqipėria.

    -Kemi dhe institucione shtetėrore qė merren me veprimtaritė folklorike, por ēfarė mendoni pėr funksionin e tyre sot?

    Tė gjitha sferat institucionale janė, dhe shqetėsohem qė tė gjithė strukturat administrative qė merren me kėto punė pse nuk funksionojnė. Kjo ndodh ashtu siē nuk funksionon Zyra Shqiptare e sė Drejtės sė Autorit. Sot shfaqen filmat me muzikėn tonė, transmetohet muzika jonė dhe askush nuk kujtohet, dhe ne nuk kemi marrė as dhe 100 lekė tė vjetra. Unė jam autor muzike i 9 filmave shqiptarė, dhe kujtoj kėtu dhe krijimtarinė e pasur muzikore, me kėngė tė lehta, kėngė dhe valle popullore. Sot bėhen CD brenda natės dhe as emrin e kompozitorit nuk e vėnė. Kjo ėshtė njė dhunė barbare, mė vjen keq dhe nuk di ē’tė them. Nuk fajėsoj qeverinė, por kanė faj strukturat shtetėrore qė janė vėnė pėr kėtė punė, kėtyre iu duhet kėrkuar llogari pėr investimet.

    -Po etnografia, sa ėshtė ruajtur sot?

    Nuk jam historian i folklorit shqiptar, por mė vjen mirė tė them se kam qenė viktimė e kėtij folklori. Dhe kjo sa i takon krijimtarisė, kam qenė i dashuruar me folklorin qė kur mu krijua vetėdija qė jam shqiptar dhe u shkollova. Unė shkoja nė zona tė ndryshme, si Bilishti ku shikoja krijimtarinė, shkoja nė Konispol ku dėgjoja muzikėn ēame, njė perlė tė folklorit shqiptar. Krijova dy-tre valle ēame ku Ansambli i Shtetit mori edhe ēmime si nė Dizhon tė Francės, dhe jo vetėm me muzikėn por dhe me kostumin popullor, me fisnikėrinė se si kėrcehej vallja ēame, dhe me pasurinė folklorike. Nuk ke se ēfarė ti thuash, Ersekės, Bilishtit, Ēamėrisė, etj, pėr folklorin e pasur. Por unė sot nuk i dėgjoj mė. I jam kushtuar gjithė jetės sime folklorit dhe kam qenė mbi 30 vjet nė Ansamblin e Shtetit, si fizarmonicist, dirigjent dhe kompozitor, dhe kisha kėnaqėsi kur shkoja nė fshatra dhe shikoja atė pasuri me melose shqiptare. Mė vjen keq qė ne kemi njė muzeum tė madh me vlerė folklorike, dhe sot tė vetmit qė nuk e njohim jemi ne.

    -Pak mė lart ju pėrmendėt se gjatė kėtyre dy dekadave nuk keni parė krijime tė reja me vlera dhe veēanėrisht nė folklor, por gjithashtu theksoni se kemi pasuri nė kulturė. Po sot pse nuk shfrytėzohet kjo pasuri kulturore?

    Kjo pasuri nė traditėn dhe kulturėn tonė nuk ka vėmendje, sepse tani po propagandohen gjėrat qė ne qenkemi tė vonuar nė botė pėr tė bėrė kėngė se sa kėmbė apo trup tė bukur ka njė femėr. Qė kur ka lindur njerėzimi, janė hulumtuar dhe dihet qė gruaja e di se kush ėshtė burri, por dhe burri e di se kush ėshtė gruaja, dhe se kuptoj se ēfarė tė reja na sjellin sot televizionet qė na mbytėn me kėngė ku tregohen pjesėt e trupit. Kjo nuk ėshtė kultura e popullit tim. Mirė tė rinjtė, por ato gjenerata qė kanė sakrifikuar me gjak e sakrifica pėr kombin, ēfarė po i shijojnė. Ēfarė ti them sot Tiranės, qė na ka mbytur muzika tallava, ėshtė bėrė biznes.

    -Po me brezin e ri sipas jush ēfarė do tė ndodhė, nėse vijon mosvėmendja ndaj kulturės?

    Mė vjen keq, por ne po mundohemi ta kthejmė brezin e ri nė njė turmė. Me ato rroba qė flenė me ato shkojnė nė shkollė, dhe i shikoj pėrditė dhe as nuk dinė asgjė pėr kulturėn tonė. Kėtij brezi do ia besojmė Shqipėrinė? Jo, mė vjen keq por nė emėr tė hyrjes nė Europė ne po e kthejmė rininė nė njė turmė, qė turma nuk di nga ka ardhur dhe nuk di nga tė shkojė.

    -Nė jetėn tuaj artistike jeni i njohur jo vetėm nė krijimtarinė e muzikės sė lehtė, por dhe nė atė popullore. Si kujtoni kohėn tuaj me Ansamblin Popullor?

    Puna ime me ansamblin ka qenė njė hulumtim i madh qė kam pasur fatin tė punoj pėr mė shumė se 30 vjet me tė. U mbarsa me njė kulturė qė nuk di ē’tė tė them. Sikur ta kisha jetėn edhe 300 vjet tė tjerė, dhe tė kisha kushtet qė unė tė shkruaja dhe tė materializohej ajo muzikė unė do tė kisha shkruar thellėsisht bukur shqip. Ne kemi qenė shumė fanatik ndaj dhunės sė tė huajave. Unė kam qenė pėr shumė vjet drejtues artistik i Ansamblit tė Shtetit dhe kisha muzikantė tė shkėlqyeshėm, investohej qė nė shkolla. Mbaje pėrgjegjėsi tė madhe, pėr kėngėtarėt, instrumentistėt. Nuk kishte asgjė jashtė asaj tradite. Ishin kėrkesa dhune, por nė dispozicion tė ruajtjes sė traditės dhe zhvillimit tė kulturės. Mė kujtohet qė unė i bija kryq e tėrthor me fizarmonikė nė krahė territorit tė Shqipėrisė, pėr mė shumė se 30 vjet kam hulumtuar ēdo fshat pėr krijimtarinė. Sot unė nuk di qė ka njerėz qė merren me krijime folklorike, por di qė ka njerėz qė merren me krijime qė futen nė studio, me tastiera, as notat nuk njohin. Nė jetėn time kam bėrė 500 valle popullore dhe ka qenė njė punė qė vinte nga hulumtimi pėr folklorin shqiptar, ndėrsa sot nuk ekziston.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 18:15