BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Valton Krasniqi: “Femrat nuk janė tė rėndėsishme nė jetėn time”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Valton Krasniqi: “Femrat nuk janė tė rėndėsishme nė jetėn time”

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/4/2012, 14:18

    Valton Krasniqi: “Femrat nuk janė tė rėndėsishme nė jetėn time” 0000049

    Sapo ka publikuar kėngėn e tij mė tė re, njė bashkėpunim me Sabina Danėn. Kėnga “Tė dua” e cila sapo ėshtė publikuar nė stacionet muzikore shqiptare, ėshtė nė vazhdėn e baladave tė tij tė dashurisė e ēuditėrisht dashuria dhe femrat pėr kėngėtarin shqiptar me banim nė Zvicėr nuk janė prioritare. Por, artisti rrėfen se ka pasur njė dashuri tė madhe nė jetė, e njė zhgėnjim e dhimbje tė madhe prej saj. Pėr fat tė mirė, kjo dashuri i ka shėrbyer pėr tė krijuar njė prej baladave mė tė bukura tė dashurisė “Syt e tu”, ku Valton Krasniqi i kėndon dashurisė mė tė madhe tė jetės sė tij.

    Si lindi bashkepunimi me Sabina Danen?

    Pėr herė tė parė me Sabinėn, jemi njohur gjatė spektaklit “Netėt e klipit shqiptar”, ku unė fitova ēmimin “Best Video Dance”. Ajo i kishte pėlqyer kėngėt e mia, veēanėrisht balladat. Ishte ajo qė kėrkoi tė kishim njė duet bashkė. Qė nga ai moment fillova ta projektoja me mendje njė duet me tė dhe mesa duket funksionoi.

    Ju edhe me pare keni provuar bashkėpunime me kėngėtare femra siē ishte Emmy, pėrse herė pas here zgjidhni tė vini me tė tilla bashkėpunime?

    Nė fakt ky ėshtė qėllimi i muzikės: tė bashkojė njerėzit nė botė. Qėllimi im ėshtė t’i ndihmoj kėngėtarėt e rinj pėr tė krijuar sukses dhe pėr ti dhėnė njė mundėsi mė shumė nė ndėrtimin e karrierės.

    Besoj se kjo ėshtė e vėrtetė, pėrderisa bashkėpunimet ju i keni pasur me kėngėtare tė reja tė sapo lanēuara…

    Siē tė thashė pak mė lart, pėr mua nuk ka rėndėsi tė realizoj duete me kėngėtare qė janė tė famshme. Por parapėlqej kėngėtare qė janė nė fillimet e tyre dhe nėse kėnga qė realizojmė shndėrrohet nė hit, atėherė unė jam i lumtur sepse kam bėrė njė punė tė mirė. Dua tė ndihmoj tė rinjtė tė krijojnė sukses, edhe pėr njė arsye tjetėr, sepse tregu muzikor ka nevojė pėr zėra tė rinj.

    Ju jeni ndėr kėngėtarėt qė shpenzoni mė shumė pėr realizimin e klipeve. Ju ka kushtuar shumė ky klip?

    Nė fakt unė nuk kam punuar vetėm pėr tregun shqiptar por edhe pėr atė evropian. E pėr tė qenė nė lartėsinė e kėngėtarėve perėndimore atėherė duhet patjetėr qė tė vish me klipe me kualitet tė lartė, tė cilat edhe kushtojnė shumė. Pėr kėtė arsye shifrat pėr mua nėnkuptojnė cilėsi. Jo rastėsisht klipet e mia vazhdojnė tė transmetohen nė stacione muzikore si MTV apo Viva. Edhe ky klip me Sabina Danėn, nuk ėshtė i lirė.

    Si i siguroni tė ardhurat pėr tė mbuluar shpenzimet kolosale tė klipeve?

    Pėr fat karriera ime kryesisht zhvillohet nė Zvicėr ku funksionon Ligji pėr tė drejtat e autorit. Qė do tė thotė sa herė qė kėngėt e mia transmetohen nė radio apo televizion aq herė shtohen tė ardhurat e mia financiare. Njė burim tjetėr fitimi janė pa diskutim edhe koncertet tė cilat unė i kam pasur nė tė gjithė Evropėn.

    Ju nuk para jeni i pranishėm nė koncertet qė organizohen nė Shqipėri. Pėrse?

    Pagesat e koncerteve nė Shqipėri janė pėr tė ardhur keq, kurse kushtet nė tė cilat zhvillohen koncertet janė skandaloze. Deri tani nė Shqipėri kam pasur vetėm dy koncerte por pagesat kanė qenė tė njėjta me ato tė njė koncerti qė kam organizuar nė Evropė.

    Ju e synoni tregun shqiptar apo ju duket tepėr i varfėr e pėr kėtė arsye preferoni ta ndėrtoni karrierėn jashtė Shqipėrisė?

    Pėrveēse tregu ėshtė i varfėr, nė Shqipėri nuk funksionon aspak ligji pėr tė drejtat e autorit qė penalizon shumė artistė shqiptarė.

    Megjithatė pėr disa artistė, tregu shqiptar funksionon mė sė miri. Cilėt mendon se janė artistėt e momentit nė Shqipėri?

    Pėr mendimin tim kėngėtarėt e momentit janė Dafina Zeqiri, Genta Ismajli, Flor Mumajezi e disa tė tjerė.

    Kemi vėnė re qė shumė kėngetare tė reja, pėrfshirė edhe Dafina Zeqirin po synojnė tė imitojnė kėngėtare me famė botėrore siē ėshtė Rihanna. Ēfarė mendoni pėr kėtė fenomen?

    Nuk ėshtė ēudi. Rihana ėshtė e bukur, e pasur. Nė kushtet nė tė cilat jetojnė kėngėtaret shqiptare patjetėr duhet tė imitojnė dikė. Pėr tė krijuar njė stil apo imazh individual duhet tė punosh shumė dhe tė investosh shumė financiarisht.

    Ēfarė do ti kėshillonit tė gjithė kėngėtarėve tė rinj qė synojnė tė jene pjesė e shoė biz-it?

    Punė, punė dhe vetėm punė.

    Jeta juaj private nuk ėshtė prekur shumė nė media. Pėrse keni mbajtur njė qėndrim kaq tė mbyllur pėr kėtė pjesė?

    Unė jam edukuar nė tė tillė mėnyrė. Raportin me median dhe fansat e bėj nėpėrmjet muzikės. Unė jam kėngėtar dhe dėshiroj tė pėrmendem pėr punėt qė realizoj nė muzikė. Nuk kam dashur ta krijoj karrierėn time me skandale, pėr tė vetmen arsye sepse nuk kam pasur nevojė pėr kėtė lloj fame.

    Mė tregoni diēka mė shumė pėr veten, por bėjeni duke e menduar si njė reklamim qė do ti bėnit pėr tė qenė I pėlqyer nga femrat

    Jam shumė i ėmbėl (qesh)

    Sa rol luajnė femrat nė jetėn tėnde?

    Nėse duhet tė tregohem i sinqertė; nuk luajnė ndonjė rol tė rėndėsishėm. Nuk kam shumė kohė tė merrem me femra sepse jam shumė i angazhuar me punė.

    A ėshtė e vėrtet qė kėngėtaret nė pėrgjithėsi i kėndojnė dashurive tė cilat i kanė pėrjetuar nė jetėn e tyre?

    Mendoj se ndodh kėshtu nė shumicėn e rasteve. Ēdo njeri ka pėrjetuar dashurinė dhe dhimbjen e domosdo kėto janė ndjenja qė e frymėzojnė shumė njė artist. Njė kėngėtar
    qė i ka kėto ndjesi i pėrkthen nė muzikė dhe tekst kėngėsh.

    Po ju keni ndonjė kėngė te cilėn e keni njė dedikim personal.

    Sigurisht qė e kam.

    Cila ėshtė ajo kėngė?

    “Sytė e tu”.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 16:07