BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tjeter evolucion biologjik, krijohet ADN-ja artificiale!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Tjeter evolucion biologjik, krijohet ADN-ja artificiale!

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/4/2012, 15:03

    Tjeter evolucion biologjik, krijohet ADN-ja artificiale! Images

    Punimi i fundit tregon se ADN-ja dhe "fqinja" e saj e afėrt kimike, RNA, s'janė unike nė aftėsinė e tyre pėr tė koduar informacionin.

    Shkencėtarėt kanė fiksuar njė sukses tė radhės, duke imituar kiminė e jetėn pėrmes versioneve sintetike tė molekulave tė ADN-sė. Punimi i fundit tregon se ADN-ja dhe "fqinja" e saj e afėrt kimike, RNA, nuk janė unike nė aftėsinė e tyre pėr tė koduar informacionin dhe pėr ta kaluar atė pėrmes trashėgimisė. Pra, ADN ka njė sozi tė ndėrtuar nė laboratorė dhe qė quhet XNA, ose mė saktė Acid Kseno-Nukleik, qė nėnvizon origjinėn e saj jo natyrale.

    Studimi, i publikuar nė revistėn “Science” dhe i kryer nga njė grup ndėrkombėtar i koordinuar nga “Medical Research Council” i Britanisė sė Madhe, ėshtė premtues pėr "biologjinė sintetike" nė tė ardhmen dhe nė pėrpjekjet bioteknologjike. Gjithashtu hedh aludime mbi idenė se nėse jeta ekziston diku tjetėr, ajo mund tė jetė e detyruar pikėrisht nga evolucioni, por jo nga njė kimi e ngjashme me tonėn.
    Molekula sintetike imiton shumė mirė modelin e saj, deri nė pikėn e evoluimit nė mėnyrė spontante dhe automatike. Pas qelizės artificiale tė realizuar nė vitin 2010 nga amerikani Craig Venter, biologjia sintetike hedh njė tjetėr hap pėrpara, me prodhimin e grupimit tė parė tė molekulave tė afta pėr tė maganizuar, kopjuar informacion gjenetik dhe pėr tė evoluar pikėrisht siē di tė bėjė ADN-ja natyrore. /ikub/

      Ora ėshtė 27/4/2024, 19:05