BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Odeta Dishnica dhe Ervis Nallbani: Si na bashkoi baleti!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Odeta Dishnica dhe Ervis Nallbani: Si na bashkoi baleti!

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/4/2012, 09:40

    Odeta Dishnica dhe Ervis Nallbani: Si na bashkoi baleti! 000119

    Qė nė fillim baleti ka qenė dashuria e tyre e pėrbashkėt. Vazhdon tė jetė sigurisht duke i lidhur pėrjetėsisht, pasi zbuluan se pas tij fshiheshin shumė elementė tė tjerė tė pėrbashkėt qė do i mbanin mė fort sė bashku. Odeta Dishnica dhe Ervis Nallbani janė ēifti balerin, jo vetėm nė skenėn e baletit, por nė jetėn e pėrditshme. Janė shfaqur me performancat e tyre nė Teatrin e Operės dhe Baletit, nė spektakle tė ndryshme televizive si dhe nė “Dancing with the stars”, tė cilėt do i shohim sėrish. Aty kanė gjetur gjuhėn qė i bashkon pėrjetėsisht, nė kėtė dialog tė pėrditshėm qė ata bėjnė pėr tė zhvilluar pasionin e tyre, aty ndodh dhe tė debatojnė, ka zėnka tė vogla, diskutime, mendime pėr tė arritur nė njė konkluzion. Nė jetėn e tyre ėshtė shtuar dhe njė pjesėtar i tretė nė familje. Ėshtė djali i vogėl, Matiasi i cili ka kėrkuar mė tepėr vėmendje, si pėr tė thėnė se “nuk ėshtė” baleti gjithēka. Nė kėtė rrugėtim tė pėrbashkėt ata i kanė besuar njėri tjetrit mė tepėr se dashuri, duke u ndjerė tė lumtur nė familjen e tyre tė vogėl, tė sapokrijuar.

    E kishit menduar kur ishit nxėnės nė Shkollėn e Baletit qė do martoheshit me njė tė profesionit tuaj?

    Odeta: Jo. Por jo se e pėrjashtoja mundėsinė qė tė ishte balerin.

    Ervisi: Kurrė nuk e kisha menduar. Ngaqė e dija mirė qė ishte njė profesion i lodhshėm nuk do doja qė personi i jetės sime tė ishte balerin. Orė tė zgjatura pune, shfaqje qė mund tė jenė ēdo mbrėmje dhe nuk e mendoja se ishte personi i duhur pėr tė mbajtur njė familje.

    Ju kur jeni njohur?

    Ervisi: Jemi njohur qysh nė shkollė tė mesme. Kur Odeta erdhi nė vit tė parė nė shkollėn e baletit unė isha nė vitin e katėrt. Por ka qenė njė njohje nga larg. Mua mė tėrhiqte vėmendjen jo vetėm nga ana e jashtme por edhe si tip. Ishte shumė e rezervuar e tė jepte pėrshtypjen e njė vajze shumė serioze. Ne tė baletit jemi zakonisht karaktere mė shprehėse e nuk ngurrojmė tė flasim apo tė japim pėrgjigje. Por nė rastin e saj ishte ndryshe.

    Nuk ka qenė njė dashuri me shikim tė parė?

    Odeta: Absolutisht jo. Unė Visin edhe pse nuk e njihja nga afėr e shikoja si njė djalė tė ēilter e tė sinqertė edhe pse ndonjėherė mė dukej mė i hedhur se sa duhej. Por mendimi pėr atė ishte ai i njė njeriu pozitiv dhe me njė shpirt tė mirė. Do tė duhej qė tė ishim nė akademi tė Arteve pėr t’u bėrė miq tė afėrt. Visi pasi kishte mbaruar shkollėn e mesme tė baletit, u transferua jashtė pėr disa kohė. Pėrveē kėsaj punonte edhe nė Teatrin e Operės. Pėr kėto arsye ai e filloi me disa vite vonesė Akademinė dhe qėlluam, kur unė shkova nė vit tė parė pėr koreografi tė ishin nė njė klasė. Aty u miqėsuam dhe rrinim e flisnim shumė bashkė. U krijua njė marrėdhėnie miqėsore shumė e mirė, ku shpesh diskutonim jo vetėm pėr problemet e shkollės dhe tė baletit por edhe mė tepėr. Ashtu si ndodh midis dy miqve tė ngushtė.

    Kur e kuptuat qė jeni dashuruar?

    Ervisi: Kishim kohė qė frekuentoheshim dhe kalonim kohė bashkė, nė shkollė e nė Teatėr tė Operės. Dilnim edhe shpesh me shoqėrinė tonė tė pėrbashkėt ku shumica ishin nga baleti. Kėshtu qė koha qė frekuentonim bashkė ishte relativisht e madhe.

    Odeta: Edhe pse me fjalė nuk kishim thėnė asgjė ndihej te tė dy qė diēka mė tepėr se miqėsia po provonim pėr njėri tjetrin. Unė nga ana ime kisha filluar tė ndieja rėndėsinė e tij dhe kėtė e kuptoja sidomos kur nuk e kisha pranė. Nė kėto raste njeriu i gjen justifikime pune apo shkolle tjetrit pėr t’u takuar mė shpesh e per tė ndenjur mė pranė. Kjo ishte arsyeja qė nė njėfarė mėnyre ne “gėnjėnim veten” pėr tė qenė sa mė shpesh e sa mė pranė njėri tjetrit.

    Cili prej jush e hodhi “hapin” i pari?

    Odeta: Ishte Visi. Ndodhi natėn e njė fundviti. Ishim mbledhur bashkarisht me miqtė tanė pėr tė festuar Vitin e Ri. Tė gjithė miqtė ishin ēifte. Tė vetmit ishim ne, ende “single”. Kishim kaluar disa orė duke festuar, e natyrisht edhe duke ngrėnė e duke abuzuar pak me pijen, njė nga rastet e ralla qė ne balerinėt mund tė pimė diēka alkolike, sepse dietat dhe regjimi janė primare nė punėn tonė. Ndodhi qė Visi m’u afrua dhe mė puthi. Unė nuk hezitova aspak. Pėrkundrazi

    Ėshtė mė interesante apo e kundėrta qė tė dy nė ēift tė jenė balerinė?

    Ervisi: Mendoj qė ėshtė gjėja e bukur qė mund tė ndodhė sepse jo ēdokush mund tė tė kuptojė nė profesion. E sidomos kur profesioni yt ėshtė baleti ėshtė akoma edhe mė e vėshtirė. Oraret e zgjatura tė provave nė teatėr, tė ushtruarit e vazhdueshėm pėr tė mbajtur trupin nė formė, spektaklet dhe shfaqjet qė janė gjithnjė nė mbrėmje, janė arsyet kryesore qė e bėjnė lidhjen midis dy balerinėve mė tė arsyeshme se me njė profesion tjetėr. E imagjinoni sikur unė tė isha me profesion financier. Do komunikonim mė njėri tjetrin me pusulla tė shkruara, sepse vėshtirė se oraret do tė na koincidonin.

    Odeta: pėrvec kėsaj njė aspekt pozitiv ėshtė se ne diskutojmė pothuaj gjithė kohės nė lidhje me punėn, pėr njė shfaqje, pėr njė koreografi e deri tek detajet e njė lėvizjeje baleti, ku japin mendime e kritikojmė njėri tjetrin. Sikur unė tė isha dashuruar me njė profesionist ēfarėdo, pėrsėri duhej tė shkoja tek Visi pėr tė rahur mendimet pėr tė realizuar diēka artistikisht mirė.

    Lindja e fėmijės ua ka vėshtirėsuar mė shumė punėn?

    Ervisi: Natyrisht. Kohėn e kemi tė kronometruar ēdo sekondė. Sepse ka shfaqje qė duhet tė vėmė nė skenė, por ka edhe koreografi qė duhet tė krijojmė pėr spektakle tė tjera. Pas lindjes sė djalit duhet tė llogarisim ēdo gjė, nė mėnyrė qė tė gjejmė edhe kohėn e nevojshme pėr tė ndenjur me tė. Pėr fat tė mirė janė edhe prindėrit tanė qė kujdesen shumė pėr djalin. Pa ndihmėn e tyre do tė ishte shumė mė e vėshtirė sidomos pėr Odetėn, e cila pėrveē impenjimeve artistike tani ka edhe ato si nėnė apo pėr familjen.

    Ervisi ėshtė “djalė pėr shtėpi”?

    Odeta: Shumė edhe pse nuk ta jep pėrshtypjen. Por ėshtė ai qė mė jep njė ndihmė tė madhe. Kur nuk na pėrputhen oraret ai qėndron edhe me djalin. Dhe ėshtė aq perfekt sa bėn mos tė ndihet mungesa ime. Alternohemi shumė mirė me njėri tjetrin. Kur unė duhet tė merrem me ushqimin e djalit Visi na pėrgatit darkėn. Nuk ėshtė se i jepet shumė pėr tė gatuar por e rėndėsishme ėshtė qė pėrpiqet tė bėjė maksimumin.

    Cila ėshtė eksperienca mė e bukur nga pikėpamja profesionale?

    Odeta: Veprat e mėdha tė njohura botėrisht, ku kam interpretuar si soliste e Teatrit tė Operas e Baletit si “Kopelia”, “La silfide” etj. Ėshtė e vėshtirė t’i veēosh nga njėra tjetra sepse tė gjitha janė tė bukura e secila ka tipologjinė e vetė artistike. Por nėse duhet tė veēoja njė prej tyre ėshtė baleti “Bajadera”, sepse profesionalisht ėshtė njė balet mė njė teknikė tė vėshtirė dhe kėrkon shumė impenjim. Realizimi me sukses i tij ishte me tė vėrtetė njė nga sfidat mė tė mėdha tė karrierės sime artistike deri tani.

    Ervisi: Baleti. Eksperienca si solist i parė te Baleti “Carmen” i George Bizet.

    Po nga ana emocionale?

    Odeta: Kur udhėtuam pėr nė Grand Canarie. Ishte shumė e bukur se isha nė muajt e parė tė shtatzėnisė e ndihesha shumė e lumturuar edhe nga ky fakt, ndaj nuk e harroj kėtė.

    Si e pėrcaktoni punėn tuaj?

    Odeta: Njė punė ku talenti vetėm nuk mjafton por kėrkon edhe shumė impenjim dhe njė punė tė vazhdueshme tė pandėrprerė. Nė ēdo profesion tjetėr mund tė kesh luksin qė tė shkėputesh pėr njė periudhė tė caktuar e pastaj tė kthehesh sėrish. Nė balet kjo nuk ndodh.

    Ervisi: Edhe pse e lodhshme ėshtė shumė e bukur. Baleti ėshtė njė art nga mė elegantėt dhe kėrkon shije e ndjesi tė veēanta. Ėshtė pėr njė publik sqimėtar, me shije tė hollė, e vetmja formė arti ku gėrshetohen mė sė miri muzika, lėvizja, sporti, ekspresioni e format trupore. Nga sporti i zakonshėm i mungon vetėm elementi i garės dhe ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh fijen dalluese midis njė sporti artistik apo arti sportiv.

    Sa i rėndėsishėm ėshtė vullneti?

    Odeta: Ėshtė jo i rėndėsishėm por i domosdoshėm. Kemi njohur njerėz shumė tė talentuar por qė u ka munguar vullneti pėr t’u ushtruar e pėr tė punuar.

    Ervisi: Baleti nuk ėshtė si kėnga. Qė mund tė kėndosh edhe pa shumė punė nėse Zoti tė ka dhėnė njė zė tė bukur e vesh muzike. Baleti kėrkon talent, por mbi tė gjitha kėrkon shumė punė dhe djersė. Pa harruar edhe durimin.

    Ka patur ndonjė moment qė keni menduar tė hiqni dorė prej tij?

    Odeta: Asnjėherė. As nuk e kam menduar. Ėshtė gjėja qė i trembem mė tepėr.

    Ervisi: Nė vėrtetė unė kam patur njė moment. Nuk ėshtė se doja tė hiqja dorė por pata njė dėmtim nė gju, kėputje menisku dhe iu nėnshtrova njė ndėrhyrjeje kirurgjikale. M’u desh disa kohė tė qėndroja pa lėvizuar dhe atė periudhė mendova se mos dėmtimi do tė mė detyronte tė tėrhiqesha nga baleti. Imagjinoni, njė jetė prova dhe punė e papritmas frika e mendimi se tė gjitha mund tė kenė shkuar dėm.

    A debatoni pėr arsye baleti? Ēfarė konkretisht?

    Odeta: Pjesėn mė tė madhe tė ditės (qesh). Sidomos kur hedhim njė koreografi. Fillojmė e diskutojmė pėr mėnyrėn sesi mund tė realizohet mė mirė. Ervisi: (qesh) aty hahemi kokė mė kokė. Na ndodh qė tė shohim njė dvd me njė shfaqje baleti qė duhet tė vėmė nė skenė dhe duke parė lėvizjet diskutojmė sesi mund tė realizohen pėr t’u bėrė mė tė lehta. Por edhe kur jemi duke krijuar njė koreografi. Unė mbroj fort idenė time apo njė stil tė caktuar. Pra, kompromise pėr punė nuk bėjmė, (qesh).

    Keni menduar tė bėni njė kompani baleti?

    Odeta: Kjo do tė ishte njė gjė e mrekullueshme. Do ta dėshironim shumė edhe pėr faktin se nė Shqipėri nuk ka njė tė tillė.

    A do tė funksiononte?

    Ervisi: Jam i bindur qė do tė fuksiononte. Por kuptohet qė pėr kėtė duhen edhe mbėshtetje financiare sepse ka kostot e veta. Natyrisht qė publiku do ta priste shumė mirė. Deri tani publikut nuk i ėshtė afruar njė gjė e tillė, por unė mendoj se nėse do t’i ofrohej njė spektakėl nga njė kompani baleti jam i sgurt se do tė mirėpritej kudo qė tė jepeshin shfaqje. Dhe kjo mund tė bėhej nė Shqipėri e jashtė saj nėse do tė punohej mirė.

    Cilėt janė balerinėt qė i keni si pika referimi?

    Odeta: Idhulli im ėshtė balerina e famshme ruse nga Shėn Petėrburgu, Nataliya Makarova, si dhe francezja Sylvie Guillem.

    Ervisi: Balerini anglez Adam Cooper.

    Ēfarė raporti keni me publikun?

    Odeta: Publiku ėshtė mjaft i rėndėsishėm sidomos pėr ne, sepse kur shikon sallėn qė ėshtė mbushur plot e pėrplot ndihesh psikologjikisht mė i sigurt, i vlerėsuar dhe ėshtė pikėrisht aty qė njė balerin jep maksimumin e tij. Nėse salla do tė ishte me pak njerėz tė humbet edhe entuziazmi e motivimi. Ėshtė ēelėsi i suksesit tonė, sepse ne bėjmė prova dy herė nė ditė e pėr njė kohė tė gjatė pikėrisht pėr atė moment kur ndodhemi pėrpara publikut.

    Ervisi: Pa publikun nuk do tė ekzistonte artisti sepse puna jonė ėshtė vetėm pėr ta. Gjithēka i dedikohet atij dhe bėhet pėr tė. Natyrisht edhe duartrokitjet nė fund tė shfaqjes janė shpėrblimi ynė mė i madh.

    Do tė interpretonit mė me dėshirė njė balet klasik apo bashkėkohor?

    Odeta: Mė pėlqen shumė baleti klasik, sepse kėrkon njė interpretim me nivel mė tė lartė teknik dhe ka njė shkallė shumė mė tė lartė vėshtirėsie sepse kėrkon mė shumė korrektėsi dhe nuk mund t’i shmangesh dot asnjė lėvizjeje sado tė vogėl.

    Ervisi: Unė preferoj bashkėkohorin, sepse nė Shqipėri vazhdon t’i dedikohen shumė baletit klasik, kurse nė botė baleti bashkėkohor po zė njė vend shumė tė rėndėsishėm. Ėshtė njė formė e re e kėtij arti ku lėvizja ėshtė revolucionarizuar tėrėsisht e mund tė luhet pėr njė kohė mė tė shkurtėr nga njė trup mė me pak njerėz. Baleti klasik kėrkon njė masivitet balerinėsh dhe orė tė tėra shfaqjesh.

    Kur realizoni njė koreografi mendoni pėr publikun apo pėr emocionet tuaja?

    Odeta: Nė fillim pėr emocionet tona sepse ėshtė njė gjė qė duhet tė tė vijė nga shpirti. Duhet ta ndjesh vetė pikėsėpari sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė realizohet. Hapi i dytė ėshtė ndjesia qė pėrcjell te publiku. Nėse balerini nuk ndien gjė e ka shumė tė vėshtirė pėr tė mos thėnė tė pamundur, tė pėrcjellė emocion te publiku.

    E keni menduar qė baleti ėshtė njė profesion qė njė ditė nuk mund tė jeni mė nė skenė?

    Odeta: Ėshtė mjaft e vėshtirė ta pranosh njė gjė tė tillė. Nuk e mendojmė por na shkon ndėrmend kur na flasin njerėz mė tė rritur nė moshė. Pėr momentin nuk duam tė mendojmė por qė ėshtė njė gjė qė nuk e shmang dot. Do tė vijė njė ditė qė edhe neve do tė na duhet ta lėmė. Ėshtė e trishtueshme.

    Ervisi: Edhe kur vitet do kalojnė unė nuk e mendoj qė mund tė shkėputesh nga baleti. Mund tė mos interpretosh nė skenė por mund tė jesh i rėndėsishėm pėr skenėn dhe publikun si koreograf. Kjo do tė tė bėnte tė ndiheshe gjithmonė pjesė e saj.

    Do tė kishit dėshirė qė djali juaj tė bėhej balerin?

    Odeta: Varet, ndoshta po sepse duke patur dy prindėr balerinė natyrisht do tė kishte mė shumė pėrkushtim dhe ndihmesė nga ana jonė. Kėshtu do tė kishte atė mbėshtetje e kėshillim tė nevojshėm qė ne nuk e patėm. Por nga ana tjeter, kur kujtoj sesa e mundimshme dhe sa sakrifica kėrkon ky profesion atėherė mendoj qė do tė ishte mirė tė kishte njė zanat tjetėr.

    Ervisi: Pse jo! E mendoj shpesh sepse qysh tani qė ėshtė vetėm njė vjeē rri me ne, sheh dvd me shfaqje me tė njėjtin pėrkushtim thua se e kupton pėr ēfarė bėhet fjalė dhe nuk i ndihet zėri derisa dvd-ja mbaron. Mė vjen ta pyes: “Hė! Si t’u duk?” (qesh).

    Cilat janė planet e momentit?

    Odeta: Kėtė moment jemi shumė tė zėnė me provat e baletit klasik “Romeo e Zhuljeta” tė Sergei Prokofiev, qė do tė vihet nė skena pas disa javėsh. Po ashtu jemi pėrfshirė me kėrcimet nė programin televiziv “Dancing ėith the stars” qė do nisė nė Vizion plus.

    Visi: Edhe me koreografitė e kėrcimeve tė programit televiziv “Histori dashurie”

    Njė ėndėrr?

    Odeta: Tė kėrcej nė njė skenė tė njė teatri tė famshėm europian.

    Ervisi: Tė themeloj njė kompani baleti timen. / Revista Shqip/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 19:13