Nė njė kohė kur po afron mbajtja e raundit tė dytė tė zgjedhjeve presidenciale nė Francė, Nikola Sarkozi ka kėrkuar largimin e Greqisė nga zona Shengen. Kjo pėr shkak se nuk po arrin tė parandalojė hyrjen e emigrantėve tė paligjshėm nga kufiri i saj me Turqinė.
Retorika anti-emigrant e Sarkozisė ėshtė njė pėrpjekje pėr tė marrė mbėshtetjen e votuesve tė sė djathtės ekstreme, pasi vota e tyre shihet si pėrcaktuese pėr fituesin.
Ministri i Brendshėm i Francės, Claude Gueant ka caktuar 11 muaj afat pėr reformimin e Shengenit ose pėr ndryshe ka kėrcėnuar me vendosjen e kontrollit kufitar.
Ministri, i cili ėshtė mik i afėrt i presidentit Sarkozi, tha se ēdo vit nė BE hyjnė 400 mijė emigrantė tė paligjshėm.
Nga ana e saj Greqia ka reaguar duke thėnė se nuk mund tė kontrollojė kufirin pa bashkėpunimin Turqisė. /F.Stafa/